• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Drejtoria e Policisë së Tiranës në një konferencë për media tha se katër personat e arrestuar në kryeqytet për falsifikime shisnin me shtatë mijë euro një diplomë false të Fakultetit Juridik.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Juristi” i realizuar nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tirane, pas nje hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur kapja dhe më pas arrestimi i shtetasve :
- Medat Ruzhdi Kasa, 54 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane,
- Anai Ramadan Muca, 46 vjec, lindur e banues ne Tirane,
- Fadil Isuf Gurri, 43 vjec, banues ne Domje Tirane, me pune ne sektorin privat – tregtare,
- Adriatik Resmi Koci, 45 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me profesion perkthyes ne disa gjuhë të huaja.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe persona të tjerë, bënin të mundur sigurimin e diplomave të Fakultetit të Drejtësisë kundrejt përfitimit të shumës së parave prej 7000 eurosh.

“Nga hetimet e kryera nga ky seksion, ka rezultuar se këto shtetas e kryenin këtë aktivitetet duke i depozituar këtë shumë eurosh, paraprakisht në filiale të ndryshme të bankave në Tiranë, si garanci për pregatitjen dhe dorëzimin e diplomës, afat i cili zgjaste rreth 2 muaj”, deklaroi policia.

Sipas saj, në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan :
- Diplomë e Fakultetit të Drejtësisë e plotësuar.
- Listë notash e plotësuar.
- Shuma prej 7000 eurosh ( në këmbim te një diplomë ).
- Një sërë dokumentash të ndryshëm, si certifikata, fotografi, dokumentacion pronash, vula etj.

Policia tha se po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore per zbardhjen e plote te kesaj veprimetarie kriminale, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave te tjere te implikuar.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Vetem diploma shiten ne Shqiperi? Nje taxi nga aeroporti ne Tirane kushton/e paguan sa frengu pulen.
 
Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,338
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtinë
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Tani pe kuptoje pse disa po bejne "mrekullira"brenda nates,ky eshte turpe i turpeve....
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

7000€ nje diplloma fallso juridiku?
po c'eshte ky budallellek? kush eshte ai idiot qe i paguan ato para per nje dipllome fallso?
7000€ kushton nje dipllome origjinale e fakultetit e juridikut ne shkoder.
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,825
Pikët
113
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

7000€ nje diplloma fallso juridiku?
po c'eshte ky budallellek? kush eshte ai idiot qe i paguan ato para per nje dipllome fallso?
7000€ kushton nje dipllome origjinale e fakultetit e juridikut ne shkoder.
Hallelujah ne origjinal!
Dhe presim drejtesi????????????????????
Do te tjere dhane doreheqjen per KOPJO dipllomash.
Ishin Ministra Mbrojtjeje dhe Parlamentare Europiane.
Jemi ABSOLUT.
Me kot sjemi te fundit!
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

C" jon kto mormoritje mer shok e vllezer ! ne Ks mer dipllomen dhe librezen e partis gratis po i bere pak temena Hashes.
Posht Tilana e Skakodra sa te shtrenjta qenkan.
duhet marre me ju ardhe:d.
Njerin e rastsa para disa kohesh qe nuk e dinte tabelen e shumzimit .Me shkoll me tha se e kishte ekonomikun ..une dikure von e kuptova se matematik nuk ka vetem juridiku.
po nejse ,kjo ska te bej me Tiranen se personi skishte dal kurre jashta Vushtrris.
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Hajde rren hajde

Me 7000 Euro i gjen dipllomat origjinale kur ti dush dhe per cfar te dush

Ka desh me thon qe shiteshin ne menyre te pa rregullt.. d.m.th pa mesime e provime qe i japin direkt ne dore... po per origjinale i marin te keqen se jane te regjistruara me mire se te UT

Po desh ndonjeri ndonje dipllome te me beje ndonje mp se ja jap me gjithe shkolle te mesme.... edhe 8 vjecare
 
Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
31,940

Munde te besh diqka per master hahahahah :)

Prej Masonave cdo gje eshte e mundur, hahahah i madh je :)
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

O biiiiir cfare s'shkruajne keto gazetaret, vetem budalliqe.
Shqiperia korrupsion i gjalle qe ne gjimnaz keto, po shkruajne artikull se ka ble diplome fallco 7000.
Jam dakort, shume, me ato qe ka shkruajtur eurostar-i.
 
  • Like
Reactions: J-W

shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,507
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

7000 euro per nje diplome false duket nje cmim i ekzagjeruar...mund ta maresh te rregullt per shume me pak
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Ku mund te gjej nje diplome (origjinale) per matematike? Ti mbush mendjen vetes njehere e mire se "une vlej" ne matematike? Parate mund te transferohen me ane banke apo duhen cash?
 
shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,507
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Ku mund te gjej nje diplome (origjinale) per matematike? Ti mbush mendjen vetes njehere e mire se "une vlej" ne matematike? Parate mund te transferohen me ane banke apo duhen cash?
Me vjen keq po vetem dy diploma mjekesie kam ne keto momente..keto jane pak te shtrenjta por i ke origjinale
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Diplomat jane origjinale,vetem se vine nga universitetet qe jane fallso.
 
lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,560
Pikët
63
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

për avokat është bo keq
ekonomist,5 mij
3 si fillim,2 kur mer diplomen
zgjat 6 muaj
nëse doni pune tek ish cez,shtoni 4 te tjera
rroga 60 mije ne muaj,te reja sigurisht
shpejtoni,vendet janë duke mbaruar
po nuk fitoi sala,duhet me e mbajt me shkum
 
shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,507
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

edhe sala po te jete nuk te garanton kush me teper se 2 muaj pune,nderkohe qe per te nxjere leket e diplomes duhet te punosh te pakten dy vjet
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Re: Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë eu

për avokat është bo keq
ekonomist,5 mij
3 si fillim,2 kur mer diplomen
zgjat 6 muaj
nëse doni pune tek ish cez,shtoni 4 te tjera
rroga 60 mije ne muaj,te reja sigurisht
shpejtoni,vendet janë duke mbaruar
po nuk fitoi sala,duhet me e mbajt me shkum

Po nuk fitoj Sala,i bje te paguash 4 mije euro per 15 dit pun.
Fun pesmetditshi do me thon.
 
lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,560
Pikët
63
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

nëse rrin sala punohet
po iki sala keq puna
imagjino,njëri pagoi 3 mij,punë në spital
të nesërmen liri iku nga sala
fati i keq,kshu e kan kto pun

o sero miku,kto dit jan ndërprer pagesat
ka ndonjë vend tek elektriku ose tek mirëmbajtja e rrugëve
pa lekë puna,vetëm rroga,e për dy tre muaj,më von si dihet ça bon ai i modhi
vota midis 40-50,ju lutna
kto të tjerat që shkrova më lart jan gjëra me perspektivë
fiton sala kemi mikun,fiton tjetri do i gjehet miku
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
69,525
Pikët
113
Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Po desh ndonjeri ndonje dipllome te me beje ndonje mp se ja jap me gjithe shkolle te mesme.... edhe 8 vjecare
Filloren do ja bësh dhuratë??
-qesh- -qesh-
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Re: Përgjigje e: Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë eu

nëse rrin sala punohet
po iki sala keq puna
imagjino,njëri pagoi 3 mij,punë në spital
të nesërmen liri iku nga sala
fati i keq,kshu e kan kto pun

o sero miku,kto dit jan ndërprer pagesat
ka ndonjë vend tek elektriku ose tek mirëmbajtja e rrugëve
pa lekë puna,vetëm rroga,e për dy tre muaj,më von si dihet ça bon ai i modhi
vota midis 40-50,ju lutna
kto të tjerat që shkrova më lart jan gjëra me perspektivë
fiton sala kemi mikun,fiton tjetri do i gjehet miku
Mir pse iku Iliri nuk eshte faji i Sales.Pastaj doktori ka heq dor nga spitali e nga spitalet.Ka vetem klinika me emertime shtetesh te huaj;klinik amerikone,klinik turke,klinik greke,klinik gjermone etj etj Me bo i pal analiza duhet me shku ne ambasad,se jan me kompetent dipllomatet e huaj te ambasades sesa te dipllomuarit doktoret shqiptar qe punojne ne klinikat e huaja.
 
Top