• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tirana do të përballet me skuadrën hungareze Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE) në Euro

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Tirana do të përballet me skuadrën hungareze Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE) në Europa League
Kundërshtari i Tiranës në Europa League, Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE), u rendit në vendin e pestë sezonin e kaluar në kampionatin hungarez, duke koleksionuar 53 pikë në 30 ndeshje.



Kundërshtari i Tiranës në Europa League, Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE), u rendit në vendin e pestë sezonin e kaluar në kampionatin hungarez, duke koleksionuar 53 pikë në 30 ndeshje (15 F, 8B, 7H).


President i skuadrës është Ferenc Nagy, ndërsa trajner është Janosh Csank (54 vjeç), një ish-portier dhe një nga trajnerët më të suksesshëm në Hungari (ish-trajner i Ferencvaroshit). Fanellat zyrtare i ka të bardha. Ndeshjet i luan në stadiumin “Ground ZTE Arena” (14 mijë vende).


Zalaegerszegi Torna Egylet është ekipi i qytetit hungarez Zalaegerszeg, në kohën kur ishte ende gjallë perandoria austro-hungareze. Është themeluar në vitin 1912 (Tirana, në vitin 1920). Skuadra bëri bujë nën drejtimin Jozef Vadash. Historia në kampionat nis në vitin 1924, kur Zalaegerszegi ishte pjesë e kategorisë së dytë hungareze.


Në vitin 1934 fitoi titullin e këtij kompeticioni dhe u bë pjesë e elitës së futbollit hungarez. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, nën regjimin e admiralit Miklos Horthi, fusha dhe pajisjet e skuadrës u konfiskuan. Pas luftës, në vitin 1957, ZTE u shkri me dy ekipe të tjera lokale, duke sinjalizuar rilindjen e klubit. Nga ai vit deri në fillim të viteve 1990, ZTE nuk ishte një ekip me pretendime. Kampionati dominohej nga klubi i kryeqytetit hungarez, Ferenvarosh i Budapestit.


Në vitin 1994, ZTE fitoi një vend midis ekipeve më të mira të Hungarisë, ndërsa në sezonin 2001-2002 fitoi titullin e parë kampion, duke lënë pas Ferencvaroshin. Shkëlqimi zgjati shumë pak, pasi u rendit në sezonet pasardhëse në vendet e ulëta të renditjes.


Në historinë e saj ndërkombëtare, ZTE eliminoi në Ligën e Kampionëve kampionet e Kroacisë, NK Zagreb (me gol në fushën kundërshtare) në turin e dytë dhe në turin e tretë takoi Mançester Junaitid, duke arritur një fitore historike në Hungari 1-0 me golin e minutave të fundit nga Bela Koplarovics. Megjithatë, në ndeshjen e kthimit humbi 5-0 në “Old Traford”, duke u eliminuar nga vazhdimi i kompeticionit.


Në Ligën e Kampioneve (1 paraqitje) ka zhvilluar 4 ndeshje: 2 fitore, 2 humbje (3-7 golat, një tur i kaluar). Në Kupën UEFA (1 paraqitje) ka bilanc negativ: 2 ndeshje, 2 humbje (1-9 golat). Edhe në ish-kupën Intertoto ka bilanc negativ: 2 ndeshje, 2 humbje (0-5 golat).


Në skuadrën që mbylli sezonin e kaluar, përveç lojtarëve hungarezë, numërohen edhe dy lojtarë serbë, dy sllovenë, një malazes, një letonez, një sllovak, një boshnjak, por dhe një holandez me origjinë indiane (Princ Rajkomac).
 
Top