• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tkob:një balet me personazhet e piktorit caravaggio

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Koreografi italian Tony Candeloro ka sjellë të shtunën në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës baletin premier "Caravaggio, gjak dhe dritë".

I frymëzuar nga magjia e personazheve të krijuara nga piktori Michelangelo Caravaggio, i cili ka jetuar 400 vjet më parë, koreografi italian Tony Candeloro ka sjellë të shtunën në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës baletin premier "Caravaggio, gjak dhe dritë".

Një shfaqje që nuk tenton të tregojë historinë e piktorit italian Caravaggio, por të prek plastikën e personazheve të krijuara prej tij, që u mbajtën të fshehura për 300 vjet pasi shiheshin me xhelozi nga shoqëria dhe piktorë të kohës.

Njëherazi balerin kryesor i shfaqjes, koreografi italian Tony Candeloro, ka interpretuar përkrah balerinëve shqiptarë Enada dhe Gerd Vaso, Erisa Gina, Odeta Dishnica, Jonida Onuzi, Greta Hushi, Elona Nallbani, Ledia Sula, Rovena Shqevi, etj.

Personazhet e këtij baleti duhen, zihen, urrehen, ndahen, nën tingujt e një muzike të shkruar nga Arcangelo Corellin dhe Shpëtim Kushta. Ndërsa elementët skenikë dhe kostumet i ka realizuar vetë Candeloro.

Gjatë shfaqjes, balerinët prezantohen hera herës të fiksuar, të palëvizshëm, me një shprehi të tyren. Dhe jo më kot koreografi italian ka zgjedhur episode të tilla. Do të thotë se është kundër 'manierave' dhe është “pro” lirisë së pasionit, që shpesh njerëzit e fshehin.

Në një prononcim për mediat, koreografi italian është shprehur se është frymëzuar shumë nga piktori italian i periudhës baroke që për të është një mjeshtër i zbërthimit të natyrës njerëzore. Kuadrot e Caraviaggios nuk i duken thjesht piktura. Nëpërmjet tyre ai jep një mesazh të shkëlqyer për njerëzit. Ato përfaqësojnë frikën nga e vërteta.

Kjo është hera e pestë që artisti italian Tony Candeloro bashkëpunon me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës.

Baleti "Caravaggio, gjak dhe dritë" do të shfaqet edhe sot dhe të hënën, në skenën e TKOB-së.
 
Top