• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Trajtimi i stresit pastraumatik

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Sipas Administratës së Veteranëve, rreth 20 për qind e ushtarëve të kthyer nga luftërat në Irak dhe Afganistan vuajnë nga stresi pastraumatik. Një grup shkencëtarësh pranë qendrës mjekësore ushtarake Walter Reed mori në shqyrtim dy ushtarë me stres pastraumatik; një që kishte shërbyer në Falluxha dhe tjetri në Luftën e parë të Gjirit Persik. Të dy ishin trajtuar me barna për më shumë se një vit. Por pa sukses. Barnat kishin shkaktuar tek ata efekteve anësore. Secilit pacient i është dhënë një injeksion në qafë pranë një grupi fijesh nervore të quajtur SGB. Kjo procedurë zgjat 10 minuta dhe mjekët përdorin anestezi lokale. Blloqe të tilla fijesh nervore janë përdorur prej vitesh për të trajtuar dhimbjet kronike dhe sëmundjet e tjera. Shkencëtarët në spitalin ushtarak Walter Reed vunë re se trajtimi SGB ishte i suksesshëm. Të dy pacientët provuan lehtësim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm. Edhe pse fusha e studimit ishte e kufizuar, këto rezultate tregojnë mundësinë e përdorimit të blloqeve nervore për të trajtuar stresin pastraumatik. Ndërkohë, shkencëtarët thonë se prova të mëtejshme klinike janë të nevojshme.
 
Top