• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Trashegimia kulturore dhe turizmi

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,285
Pikët
83
Vendndodhja
FrymeMarrja


Prania e zonave e monumenteve të shumta historike e kulturore në qytetin e Prizrenit bashkë me resurset natyrore ka shtyrë drejtuesit e Universitetit Publik të Prizrenit që në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm vendorë e evropianë të angazhohen për themelimin e programit për studime master në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit

Duke shfrytëzuar ekspertizën e këtyre partnerëve në këtë fushë, Universiteti Publik i Prizrenit (UPZ) synon që të krijojë kuadro të reja që do të jenë të afta t’i vënë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe turistike në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Projekti i përgatitur nga organizata arsimore “WUS Kosova” dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit “Tempus”, do të mundësojë bashkëpunimin e UPZ-së me disa universitete e institute evropiane, në drejtim të themelimit të programit për studime master në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit.
Sipas zëdhënësit të UPZ-së, Ramadan Baraliu, aktualisht UPZ-ja është duke zhvilluar konsultimet me këta partnerë, në lidhje me përcaktimin e detajeve të programit, të cilat kontakte pritet që të vazhdojnë me intensitet të shtuar.

“Në muajt në vijim pritet një vizitë pune e koordinatores së projektit, prof. Sara Santori dhe përfaqësuesve të Universitetit të Prizrenit në universitetin ‘Keti Paskara’ në Itali”, ka deklaruar Baraliu
Ai ka bërë të ditur se përcaktimi për një program të tillë të masterit ka ardhur si domosdoshmëri, për shkak të ambientit kulturor e turistik të Prizrenit, që tashmë zgjon interesimin e shumë vizitorëve, por edhe për shkak të shtrirjes gjeografike respektivisht afërsisë me shtetet e rajonit, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ne konsiderojmë se ky program i shkallës së tretë në Universitetin e Prizrenit është shumë i nevojshëm duke marrë parasysh edhe faktin se Prizreni është qendra e trashëgimisë kulturore, ku studentë nga vendi dhe nga rajoni mund të vijojnë studimet në master në trashëgimi kulturore dhe turizëm”, ka deklaruar Baraliu.
Në të njëjtën kohë, sipas tij, ky program do të krijonte mundësi të reja në drejtim të shfrytëzimit të resurseve kryesore të Prizrenit.

“Nga ky program do të dalin ekspertë të specializuar të cilët do të jenë të aftë që resurset që i ka vendi në trashëgimi kulturore dhe turizëm t’i vënë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, është shprehur Baraliu.
Në anën tjetër, drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Prizrenit, Shend Kabashi, ka përkrahur këtë nismë, duke shprehur bindjen se ky program do të sjellë praktikat e duhura akademike evropiane në këto dy fusha.

“Universiteti si institucion arsimor e ka autoritetin për bashkëpunim me universitete e institute të ndryshme evropiane e botërore dhe në këtë mënyrë mund të sjellë përvoja dhe praktika më të mira në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, dhe kësisoj t’u japë shtytje pozitive zhvillimeve në këto lëmi”, ka thënë Kabashi.

Krahas ngritjes së nivelit akademik, sipas zyrtarit të lartë komunal kjo iniciativë e UPZ-së mund të ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara në sferën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit të Prizrenit.

Sipas tij, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm përkrah fuqishëm këtë iniciativë, për shkak se “identiteti i Prizrenit janë trashëgimia, turizmi dhe kultura”.
Masteri për trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizimit do të jetë programi i parë i studimeve të shkallës së tretë në Universitetin e Prizrenit. Aktualisht në këtë institucion të arsimit të lartë zhvillohen studime të nivelit bachelor.

Zbulime
 
Top