• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Travolta, fitues i “Kamerës së artë“

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Berlin, janar - Aktorit hallywoodian John Travolta do t’i ndahet çmimi “Kamera e artë“ në një ceremoni solemne, e cila do të mbahet më 5 shkurt në Berlin. Atij po ashtu do t’i ndahet edhe çmimi “Aktori më i mirë ndërkombëtar“, të cilin më herët e kanë fituar Richard Gere, Bruce Willis, Nicolas Cage dhe Silvester Stalone.
"Të fitosh ’Kamerën e artë’ dhe çmimin për aktorin më të mirë ndërkombëtar, është një nder i madh për mua. Disa gjëra shumë pozitive kanë ngjarë në familjen time këta muajt e fundit: sërish jam bërë baba dhe ky ka qenë një gëzim i madh për mua... Por unë krenohem shumë me punën time dhe është e mrekullueshme të shpërblehesh për këtë“, ka thënë Travolta.
Christian Hellman, kryeredaktori i revistës “Horzu“, që është sponsori kryesor i çmimit “Kamera e artë“ ka thënë se “Travolta është njëri prej yjeve të rrallë hollywoodian i cili me decenie ia ka dalë të qëndrojë në krye të listës A të Hollywoodit“. “Ai është një shembull dhe njëri prej aktorëve me të mëdhenj në botë“, ka thënë ai.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Travolta, fitues i “Kamerës së artë“

Dhe ai vete thote:gezohem shume per kete udhetim ne Berlin.Eshte per mua nje nder shume i madh.Ne muajt e fundit familia ime dhe une kemi jetuar momente shume positive,dhe qe do te behem perseri baba me jep nje gezim te papershkruar.Natyrisht eshte familia dhe shendeti ne plan te pare,por me ben krenar fakti qe punen time e vleresojne!Do te jete nje cast shume i bukur per mua,qe kete cmim do ta marre personalisht.
-bravo- SEa
 
Top