• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tregime Islame

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

6. Një beduin takohet me një turmë njerëzish dhe i pyet për emrat e tyre. Njëri tha e kam emrin Besnik, tjetri Pengim, tjetri Stabil, e tjetri i Rreptë. Atëherë Beduini tha: “Besoj se edhe në bazë të emrave tuaj janë edhe veprat tuaja”.

7. Esmeiju thotë: “Hyra në qytet, kur pashë një grua shumë të bukur, e cila kishte burrin jo të pashëm, e i thashë: “Si po e ndien veten të lumtur të jesh nën kurorë të këtij burri jo të pashëm?!” E ajo më tha: “Dëgjo ti! Ndoshta çështja më e mira është në mes tij dhe Allahut: të sillem mirë e të fitoj shpërblim, ose të sillem keq e të dënohem”.

8. Ibn Semak Zahid i ka thënë Harun Rashidit, derisa ai ishte duke pirë një gotë ujë: “O emir i besimtarëve, nëse do të ishe etur dhe nuk do të të lejohej për ta pirë këtë gotë ujë, - sa do të kishe paguar për të?” - Rashidi i thotë: “Me tërë pasurinë time”. Ibn Semaki ia parashtron pyetjen tjetër: “Po nëse do të ishte zënë në kanalin e urinës (dhe nuk do të dilte), - sa do të kishe paguar për t’u liruar nga ai ujë (pasi të jetë shndërruar në urinë)?” – “Me tërë pasurinë time!” – u përgjigj.
Atëherë Ibn Semaki i thotë: “O emir i besimtarëve! Nuk ka dobi prej pasurisë, e cila nuk vlen më shumë se një gotë ujë dhe një lirim urinimi”.

9. Një beduin shkon në një lagje të qytetit ku fëmijët loznin dhe e gjuanin njëri-tjetrin me gurë. Fatkeqësisht atij i bie një gurë në kokë dhe lëndohet shumë. Ai shkon te prijësi i qyteti dhe ankohet. Prijësi e pyet: “Në çfarë dite ke ardhur?”
- “Në ditën e vështirë dhe të rrezikshme” – u përgjigj.
“Në cilin vend?”
- “Në vendin e shkretë, të thatë, pa bimë”.
Prijësi qeshi dhe ia kompensoi me të holla.

10. Një njeri, i cili kishte përvetësuar me përpikëri një lojë zbavitëse, kërkon nga Emiri i besimtarëve – Ebi Xhafer El-Mensuri ta lejojë për ta demonstruar para mase. E ai ia lejoi. Ai mori disa letra, pastaj i hidhte në ajër në mënyrë të çuditshme, pa ra asnjë prej tyre në tokë.
Pastaj Xhaferi tha: “Vazhdo.” Ai i nxori disa shkopinj të gdhendur si shigjetë në maje. E gjuajti të parën ngulitet për muri, pastaj të dytën afër mbi të. Kështu ai i hodhi 100 shkopinj të gjitha u ngulitën në mur dhe asnjë nuk ra për tokë. Kur e përfundoi demonstrimin, shpresoi se emiri do t’i jepte ndonjë shpërblim, mirëpo Mensuri i thirri xhelatët dhe u tha: “Merreni këtë njeri dhe mëshojani me njëqind shkopinj. Ai bërtiti: “Po pse o emir i besimtarëve?! Ai u përgjigj: “Sepse e humbe kohën e muslimanëve me gjëra të padobishme.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

11. E kanë pyetur një të urtë:
- Cila është gjëja më e mirë për njeriun?
- (Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.
- Po nëse atë nuk e ka?
- Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.
- Po nëse ata nuk i ka?
- Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.
- Po nëse nuk e ka?
- Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.
- Po nëse nuk e ka?
- Heshtjen, e cila e shpëton.
- Po nëse nuk e ka?
- Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.


12. Haxhaxh bin Jusuf Thekafiu, i cili ishte i njohur për barbarizëm, derisa lahej në një liqe, ai desh u fundos, por njëri prej muslimanëve e shpëton. Kur e nxjerr në tokë, Haxhaxhi i thotë: “Kërko çka të duash se do të plotësohet”. - Ai i tha: “Po kush jeni ju që të më jepni çka të kërkoj”. - Ai i thotë: Unë jam Haxhaxh Eth-thekafiju”. - Ai njeriu i thotë: “Kam vetëm një kërkesë. Pash Allahun, mos i thuaj askujt se të kam shpëtuar”.

13. Tregohet se Basra-janët i ka pyetur një njeri: “Kush është zotëria juaj (zotëria e Basrajanëve)?” Ata i thonë: “Husejni”. – “Po me çfarë është bërë zotëria i juaj (me çfarë veprash)?” - Ata i përgjigjen: “Sepse njerëzit (e Basrës) kanë pasur nevojë për diturinë e tij, e ai nuk ka pasur nevojë për ta ”.

14. Është pyetur një njeri i mirë: “Unë vuaj nga sëmundja e largimit prej Allahut. Si të shërohem?”
Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit,gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë.Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë.Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut.Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh.

15. Ibrahim bin Ethemi r.a. pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai i thotë: “Urdhëro”.
A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
- Jo, - u përgjigj.
- A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?
- Jo.
- A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
- Jo.
- Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

16.Muaviju i thotë një njeriu prej Jemenit: “Sa injorant është populli yt që e ka emëruar femrën sundimtare?” Ai ia kthen Muavijës: “Më injorant se populli im është populli yt,sepse kur I Dërguari i Allahut i ka ftuar për ta adhuruar të Gjithëmëshirshmin,ata kanë thënë: “O Zot, nëse është kjo e vërtetë prej Teje,zbritna gurë në kokat tona në vend të shiut ose na dëno me dënim të dhimbshëm”.E nuk kanë thënë:“O Zot nëse kjo është e vërtetë prej Teje,na udhëzo në rrugë të drejtë”.

17. Një dijetar,derisa ishte në minber,i bëhet një pyetje.E ai përgjigjet: “Jo nuk e di”. Atëherë i thonë: “Po minberi nuk është vend i të paditurve”. E ai u thotë: “Unë këtu jam ngritur në bazë të diturisë sime, sepse po të ngritesha në bazë të paditurisë sime do të arrija në qiell”.

18. Një njeri shkon te Hasan El-Basriju r.a. dhe i thotë: “Cili është çelësi (sekreti) i devotshmërisë tënde. E ai u përgjigj: “Katër gjëra”:
1. E kam ditur se rizkun nuk e ka përsipër askush, pos unë vetë, dhe jam angazhuar vetë.
2. E kam ditur se punën time nuk e kryen askush, për atë jam angazhuar vetë.
3. E kam ditur se Allahu më sheh dhe do t’i paraqesë veprat e mia, e jam turpëruar të më shohë në mëkate.
4. E kam ditur se vdekja më pret, andaj kam përgatitur material për t’u takuar me Zotin tim.


19. Një As’hab hyn në një vend ku një grup njerëzish hanin ushqim, mirëpo ai nuk i njihte. E u tha: “Es-selamu alejkum, o ju grup njerëzish jofisnik”. Ata e ngrenë kokën lart e i thonë atij: “Jo, për Zotin jemi fisnik”. Ai eci përpara dhe u ul në mesin e tyre dhe u lut: “O Zot, le të jenë ata të drejtët, ndërsa unë le të jem rrenacak”. Dhe e zgjati dorën në pjatën e tyre duke thënë: “Po çka jeni duke ngrënë?” Ata i thanë: “Ishim duke ngrënë helm”. Ata i thanë: “Po a e njohe ndonjërin prej nesh?” As’habi sinjalizoi te ushqimi dhe tha: “E njoh këtë”.

20. Një i varfër e lut një arab që t’i japë diçka. Ai i thotë: “Unë nuk kam asgjë për t’i dhënë dikujt tjetër. Krejt atë çka e kam është ajo, për të cilën jam më i nevojshëm unë për të se të tjerët”. Lypësi i tha: “Po ku janë ata që veten e lënë keq, edhe pse kanë nevojë (e u japin të tjerëve)? Arabi ia ktheu: “Kanë shkuar (kanë vdekur) ma ata, të cilët nuk lypin prej tjerëve”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

21. Kur është pyetur një njeri i çmendur, i cili nuk fliste shumë dhe nuk i përgojonte të tjerët: “Çka mendon për Iblisin (shejtanin)? Ai është përgjigjur: “Për të kam dëgjuar fjalë shumë, e të fshehtën e tij e di Allahu më së miri”.

22. Një njeri shkon në luftë në rrugën e Allahut dhe e lë në shtëpi bashkëshorten me fëmijë. Disa prej grave, të cilat e kishin imanin e dobët, i thonë: “Oj nënë e gjorë, po kush do të përkujdeset për familjen e të t’i ushqejë fëmijët nëse e ka caktuar Allahu të bie dëshmor? Mirëpo,kjo grua besimtare nuk kishte tjetër të thoshte, pos me bindje dhe iman të fortë u thotë:“Unë burrin tim e di se ka qenë i përkujdesur,i ushqyer;ndërsa nuk e di se ka qenë ushqyes apo përkujdesës.E nëse vdes i ushqyeri mbetet ushqyesi – FURNIZUESI (Allahu i Lartmadhëruar).

23. Një ditë Ebu Dardai qëndroi pranë Qabesë dhe u tha shokëve të tij: “A është e vërtetë se çdonjëri prej jush, i cili merr një udhëtim, përgatitet me mjete dhe material për rrugë: - I thonë: “Po”. Atëherë u thotë Ebu Dardai: Rruga e ahiretit është më e gjata”. Ata i thonë: “Na trego mjetet dhe materialin (përgatitjen) për atë rrugë”. Ai u thotë: “Kryejeni haxhin për çështjet madhështore, falni dy rekate në errësirë të natës, për ta tejkaluar errësirën e natës së varrit dhe agjëroni ditë të vështira për t’u liruar Ditën e gjatë të Ringjalljes”.

24. Xhahidhi ka qenë shkrimtar dhe poet arab i njohur, me fytyrë të shëmtuar, mirëpo ka qenë komik, dhe ka përdorur komedi, bile edhe me vetë pamjen e tij. Xhahidhi tregon një rast për veten e tij, duke thënë: “Isha ulur pranë shtëpisë sime, m’u afrua një grua dhe më tha: “Kam nevojë për ty, që të vish me mua në një vend! Xhahidhi thotë: “Shkova me të derisa shkuam te një dyqan ku pronari merrej me pikturim. E ajo i tha: ‘Sikurse ky, bëri me shenjë nga unë dhe shkoi’. Pastaj e pyeta piktorin: ‘Çka po thotë ajo?’ E piktori m’u përgjigj:‘Ma ka sjellë një unazë dhe kërkoi nga unë që ta pikturoj në të fytyrën e shejtanit. E i kam thënë asaj: Oj zonjushë! Po unë asnjëherë nuk kam parë fytyrën e shejtanit. Për këtë arsye të solli ty tek unë dhe tha atë që e dëgjove”.


25. Asam bin Jusufi kalon pranë Hatem El-Esmit dhe e pyet: “A falesh?” I thotë: “Po”. Më trego si e fal namazin. Ai përgjigjet: “Ngritem me urdhrin e Allahut, eci me frikë të Allahut. Hyj në namaz me nijet të pastër, marr “tekbir” me madhërinë e Tij. Lexoj Kur’an me përpikëri dhe vëmendje të plotë. Bie në ruku i përulur, bie në sexhde i nënshtruar, ulem plotësisht në ulësen e fundit, jap selam me nijet, dhe e përfundoj namazin me sinqeritet të pastër ndaj Allahut. Pastaj i kthehem vetvetes me frikë se a thua Allahu - a më ka pranuar namazin tim. Dhe i ruaj kohët e namazit deri në vdekje”. Pastaj ai i thotë: “Vazhdo se ti namazin e fal të plotë”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

26. Një hatibit, derisa mbante ligjëratë para njerëzve, i shpëton një erë. E u thotë: “O ju njerëz! Allahu ka krijuar trupat tanë dhe në ta ka vendosur shpirtrat. E kur ka mundësi njeriu që t’i ndalë që të mos dalin prej tyre? Njëri, i cili ishte prezent, tha: “Dhe . . . dalja e shpirtrave në nevojtore është sunet, ndërsa në minbere bid’at. Zoti na faltë neve dhe juve!”

29. Nasrudini del në treg për të blerë një gomar dhe aty takon një shok të tij, i cili e pyet: “Po ku po shkon? – “Po shkoj të blejë një gomar”. Shoku i thotë: “Thuaj: (Insha Allah) Nëse do Allahu”. Nasrudini ia kthen: “Jo nuk është ashtu si thua, se dërhemët i kam në xhep, ndërsa gomari në treg”. Derisa ishte në treg duke kërkuar (gomar) ia vjedhin dërhemët, e ai kthehet i dëshpëruar. E shoku i tij i thotë: “Ku është gomari o Nasrudin? I thotë: Dërhemët u vodhën “ (Insha Allah) nëse do Allahu”.

30. Një mendjelehtë shikon në pusin e bunarit dhe sheh aty veten si në pasqyrë, e pastaj shkon te nëna e tij dhe i thotë: “Oj nënën, në bunar është një hajdut.” Nëna shkon deri te bunari, shikon në pus dhe thotë: “Po, për Zotin, me të qenka edhe një hajdute.”

31. Një njeri e pyet Hashim Kutbin:
- Sa i ke numëruar?
- Prej një deri njëmijë apo një mijë e më tepër.
- Nuk kisha atë qëllim.
- Po çfarë qëllimi kishe?
- Sa i numëron prej sinëve (dhëmbëve)?
- 26 dhëmbë: Dhjetë lart, e gjashtëmbëdhjetë poshtë.
- Nuk e kisha për qëllim atë.
- Po çka kishe për qëllim?
- Sa vjet i ke?
- Nuk kam të miat asnjë, të gjitha janë të Allahut.
- Sa vite?
- Shumë!
- Ti djalë i sa (viteve) je?
- Djalë i dyve: i nënës dhe i babait.
- Sa të kanë ardhur ty?
- Po të më kishte ardhur diçka do të isha i vdekur.
- Po si të them pra?
- Thuaj: “Sa vite të jetës të kanë kaluar?”.

32. Tregohet se një njeri shkon në xhami për t’u falur me xhemat, një njeri hyn në shtëpinë e tij për të bërë imoralitet, por qeni i heton dhe i mbytë që të dy. Kur kthehet në shtëpi i sheh që të dy të mbytur: Ende shtëpia dhe prona ime është e mbrojtur. E ruan pasurinë, e shoku dëshiron të më tradhtojë?! Habi! Shoku e thyen besën e moralit tim. Por, më habitshme është se si atë e ruan qeni!

33. Omer Ibnul Hatabi e pyet një djalosh:
- Si e ke emrin?
- Gacë.
- Biri i kujt je?
- I flakës.
- Prej nga je?
- Nga zjarri.
- Ku e ke shtëpinë?
- Në një lagje të zjarrit.
- Po në cilën anë?
- Nga ajo e cila digjet më së tepërmi.
- Shko sa më shpejtë te shtëpia jote (familja jote) se ata janë djegur.
Djaloshi shkon me shpejtësi te shtëpia e tij kur sheh se i ka ndodhur ashtu siç i ka thënë Omeri r.a.

34. Tregon Esmeiju: E kam pyetur një djalë arab: “A kishe dashur që t’i kesh njëqind dërhem, por të ishe i çmendur? E ai më është përgjigjur: “Jo”. Kur e kam pyetur: “Por, pse?” - Frikohem se çmenduria bën aso gabime, me të cilat i humbi të gjitha të hollat e mbetet vetëm çmenduria”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

35. I urti ka thënë:
“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:
1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
2. Mos u brengos për të ardhmen;
3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.


36. Omeri r.a. ka thënë: “Prej çdo fatkeqësie që më ka ndodhur i kam parë tri dobi prej saj, prej të cilave më ka begatuar Allahu:
E para: Se ajo fatkeqësi nuk ka cenuar fenë time, se po të kishte qenë ajo fatkeqësi në fenë time, do të kishte qenë fatkeqësi e madhe, prej së cilës njeriu e humb edhe këtë botë edhe botën tjetër.
E Dyta: Se ajo fatkeqësi ka mund të jetë më e madhe, sepse çdo fatkeqësi mund të ketë diçka më fatkeqe se ajo fatkeqësi.
E Treta: Zoti më ka dhënë durimin, e durimi dhe llogaria në atë fatkeqësi janë baza të sigurisë, me të cilat Allahu lehtëson fatkeqësinë pasi që të ndodhë.

37. Tregon Ibn Halkani: Kam qenë me disa shokë të besueshëm nga një fshat i quajtur Ebi Selamet. Në atë fshat ka qenë një njeri injorant dhe mendjelehtë. Një ditë bisedohej për vlerën e pastrimit të dhëmbëve me misvak. E ai tha: “Për Zotin, nuk i laj dhëmbët me misvak, por me të kam për ta larë anusin”. E ka marrë misvakin dhe me të e ka larë anusin. Pastaj atë natë ka ndier dhimbje, e pas nëntë muajsh është ankuar nga dhimbja e barkut dhe anusit, njëherit ka ndier dhimbje si gruaja shtatzënë kur të lindë. Kështu që ka lindur një gjallesë në formë të “Xherdhunit”, e kokën sikur koka e peshkut, me katër dhëmbë (si të vampirit) të dukshëm nga të tjerët, me bisht të gjatë dhe 4 gishta, e anusi i tij si anusi i lepurit. E kur ka lindur ajo gjallesë ka klithur tri herë, bija e tij i ka mëshuar në kokë asaj gjallese dhe e ka mbytur. Ai njeri pastaj ka jetuar vetëm edhe dy ditë dhe vazhdimisht duke thënë: Më mbyti ajo gjallesë dhe ma shkatërroi lukthin. Atë gjallesë e kanë parë një grup njerëzish nga ai vend si dhe hatibi i atij vendi, në vitin 665 hixhrij.

38. Një njeri me emrin Tufejl, i sheh disa njerëz duke shkuar në një vend, ai mendoi se ata janë duke shkuar në ndonjë gazmend dasme dhe iu bashkëngjit. Mirëpo ata kishin qenë poet, të cilët i kishin përgatitur sulltanit vargje lavdëruese. Kur secili e recitoi poezinë e tij dhe secili merr shpërblim, i vjen radha Tufejlit, i cili heshtte. I thonë: “Thuaje poezinë tënde”. Ai thotë: “Po unë nuk jam poet”. Po kush jeni ju atëherë? Ai u përgjigj: “Unë jam ai, për të cilin Allahu ka thënë: ‘Dhe poetët, të cilët enden aty e këtu, e në çdo vend”. Sulltani qeshi dhe urdhëroi që edhe atij t’i jep dhuratë.

39. Ekrea bin Habisi hyn te emiri i besimtarëve, Omer bin Hatabi, dhe sheh se si fëmijët loznin mbi supet dhe mbi shpinën e tij. E thotë: “Çka është kjo, o Emir i besimtarëve? A kështu i lejoni fëmijët tuaj të lozin me ju?”
Omeri pastaj e pyet: “O Ekrea, po ti si sillesh me fëmijët e tu në shtëpinë tënde?”
Ai i thotë: “Kur të hyjë në shtëpi, secili qëndron në vendin e vet, askush nuk flet dhe kush nuk bën zë. Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur”. - Omeri i thotë: “Atëherë ti nuk e meriton të jesh në ndonjë pozitë të lartë për të qeverisur muslimanët”. Dhe jep urdhër për t’u shkarkuar nga detyra.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,296
Pikët
113
Përgjigje e: Tregime Islame

35. I urti ka thënë:
“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:
1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
2. Mos u brengos për të ardhmen;
3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.


36. Omeri r.a. ka thënë: “Prej çdo fatkeqësie që më ka ndodhur i kam parë tri dobi prej saj, prej të cilave më ka begatuar Allahu:
E para: Se ajo fatkeqësi nuk ka cenuar fenë time, se po të kishte qenë ajo fatkeqësi në fenë time, do të kishte qenë fatkeqësi e madhe, prej së cilës njeriu e humb edhe këtë botë edhe botën tjetër.
E Dyta: Se ajo fatkeqësi ka mund të jetë më e madhe, sepse çdo fatkeqësi mund të ketë diçka më fatkeqe se ajo fatkeqësi.
E Treta: Zoti më ka dhënë durimin, e durimi dhe llogaria në atë fatkeqësi janë baza të sigurisë, me të cilat Allahu lehtëson fatkeqësinë pasi që të ndodhë.

37. Tregon Ibn Halkani: Kam qenë me disa shokë të besueshëm nga një fshat i quajtur Ebi Selamet. Në atë fshat ka qenë një njeri injorant dhe mendjelehtë. Një ditë bisedohej për vlerën e pastrimit të dhëmbëve me misvak. E ai tha: “Për Zotin, nuk i laj dhëmbët me misvak, por me të kam për ta larë anusin”. E ka marrë misvakin dhe me të e ka larë anusin. Pastaj atë natë ka ndier dhimbje, e pas nëntë muajsh është ankuar nga dhimbja e barkut dhe anusit, njëherit ka ndier dhimbje si gruaja shtatzënë kur të lindë. Kështu që ka lindur një gjallesë në formë të “Xherdhunit”, e kokën sikur koka e peshkut, me katër dhëmbë (si të vampirit) të dukshëm nga të tjerët, me bisht të gjatë dhe 4 gishta, e anusi i tij si anusi i lepurit. E kur ka lindur ajo gjallesë ka klithur tri herë, bija e tij i ka mëshuar në kokë asaj gjallese dhe e ka mbytur. Ai njeri pastaj ka jetuar vetëm edhe dy ditë dhe vazhdimisht duke thënë: Më mbyti ajo gjallesë dhe ma shkatërroi lukthin. Atë gjallesë e kanë parë një grup njerëzish nga ai vend si dhe hatibi i atij vendi, në vitin 665 hixhrij.

38. Një njeri me emrin Tufejl, i sheh disa njerëz duke shkuar në një vend, ai mendoi se ata janë duke shkuar në ndonjë gazmend dasme dhe iu bashkëngjit. Mirëpo ata kishin qenë poet, të cilët i kishin përgatitur sulltanit vargje lavdëruese. Kur secili e recitoi poezinë e tij dhe secili merr shpërblim, i vjen radha Tufejlit, i cili heshtte. I thonë: “Thuaje poezinë tënde”. Ai thotë: “Po unë nuk jam poet”. Po kush jeni ju atëherë? Ai u përgjigj: “Unë jam ai, për të cilin Allahu ka thënë: ‘Dhe poetët, të cilët enden aty e këtu, e në çdo vend”. Sulltani qeshi dhe urdhëroi që edhe atij t’i jep dhuratë.

39. Ekrea bin Habisi hyn te emiri i besimtarëve, Omer bin Hatabi, dhe sheh se si fëmijët loznin mbi supet dhe mbi shpinën e tij. E thotë: “Çka është kjo, o Emir i besimtarëve? A kështu i lejoni fëmijët tuaj të lozin me ju?”
Omeri pastaj e pyet: “O Ekrea, po ti si sillesh me fëmijët e tu në shtëpinë tënde?”
Ai i thotë: “Kur të hyjë në shtëpi, secili qëndron në vendin e vet, askush nuk flet dhe kush nuk bën zë. Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur”. - Omeri i thotë: “Atëherë ti nuk e meriton të jesh në ndonjë pozitë të lartë për të qeverisur muslimanët”. Dhe jep urdhër për t’u shkarkuar nga detyra.
Dhe ti QELBS me thua muve qelbs.
Ti bythshkerdhyme arab.Ne kete forum une ose ti.
Ska paqe,plehre Yogosllavie!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

ALLAHU TË TEJKALON RREZIKUN

Tregohet se Hatem El-Esami u ka thënë djemve të tij: “Dëshiroj të shkoj në haxh”. Ata filluan të pikëllohen e të qajnë, duke i thënë: “Ti po shkon në haxh, mirëpo në dorë të kujt po na lë, kush do të na ushqejë?”.

Ai e kishte vetëm një vajzë, e cila tha: “Lëreni të shkojë, sepse ai nuk është furnizues. Ai shkoi në haxh, ndërsa familjen e tij e kaploi uria, e ata filluan ta akuzojnë vajzën e tij (motrën e tyre). Ajo bëri lutje: “O Zoti im, mos më turpëro para tyre”. Emiri i qytetit kaloi pranë shtëpisë së tyre, duke shëtitur nëpër qytet dhe u thotë shokëve të tij: “Shkoni kërkoni ujë nga ndonjë shtëpi nga këtu.

Ata shkuan kërkuan, kur familja e Hatemit e mbushi një ibrik të ri me ujë të ftohtë, prej ku ai piu ujë. Ai pastaj pyeti: Shtëpia e kujt është kjo: “Shtëpia e Hatem El-Esamit. Ai e gjuajti një qese me ari në oborr të tyre dhe tha: Kush më do mua, do ta dua, dhe ai pajtohet me udhëheqjen time. Ushtarët, të cilët kishin pasuri i hodhën të hollat e tyre në enën e cila kishte qenë me ujë dhe e dërguan nga kishte ardhur. Vajza filloi të qajë.

Nëna e pyet: “Pse po qanë, kur Zoti na lehtësoi gjendjen dhe na solli pasuri. Ajo iu përgjigj: “Sepse krijesa në shikoi kujdes për ne dhe na u lehtësua gjendja, po si do të kishte qenë po të na shikonte Krijuesi?!”.


OMER BIN ABDUL AZIZI DHE DËSHIRA E TIJ SHPIRTËRORE

Rexha bin Hajuhi (minister i sinqertë i Omer bin abdul Azizit) tregon: “Isha me Omer Ibnu Abdul Azizin kur ishte valij i Medinës. Më dërgoi t’ia blej një rrobë. Dhe ia kam blerë për pesëqind mijë dërhem. Kur e shikoi më tha: “Është e mirë, po mos të kishte qenë e lirë”.

Kur u bë Halife e muslimanëve, prapë më ka dërguar për t’ia blerë një rrobë, dhe ia kam blerë për pesë dërhem. Kur e ka shikuar më tha: Është e mirë, por çmimi i shtrenjtë. Tregon Rexhai: Kur e kam dëgjuar këtë kam filluar të qajë. Më pyeti Omeri: Për çka po qan o Rexhai. I thashë: “M’u kujtua blerja e rrobës para disa viteve dhe atë që ma pate thënë.” Omeri ia tregoi fshehtësinë Rexhait dhe qëndrimin e tij duke i thënë: O Rexha, unë kam shpirt, i cili çdo herë kur kam arritur diçka, ka dashur diçka më shumë: shpirti ka dëshiruar të martohem me Fatimen - bijën e Abdul Melikut dhe jam martuar.Shpirti ka dëshiruar të jem në postin e Valij dhe e kam arritur atë post. Pastaj shpirti ka dëshiruar të jem Halife dhe kam arritur të bëhem Halife. Por tani o Rexhai, shpirti dëshiron xhenetin dhe shpresoj të jem njëri prej banorëve të tij.

Omer Bin Abdul Azizi ka dëgjuar se njëri prej bijve të tij ka blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve dhe ia shkruan një shkresë: “Kam dëgjuar se ke blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve, shite atë unazë dhe me ato të holla ushqeji 1000 të uritur. Dhe blej një unazë të hekurit dhe në të shkruaje: “Zoti e mëshiroftë atë, i cili e di fuqinë dhe mundësinë e tij”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

SHAFIIJU ME ZILIQARËT

Tregohet se disa dijetarë të njohur nga Iraku ia kanë pasur zili Shafiijut r.a.. Kështu që dëshironin ta lajkatojnë, sepse ai ia tejkalonte atyre me dituri dhe urtësi.Një pjesë e madhe e studentëve kishin dro prej tij dhe prej diturisë së tij, të cilët prezantonin vetëm në vendkuvendimet e tij; pajtoheshin vetëm me mendimet e tij, me mësimet e tij. Për këtë arsye, këta dijetarë ziliqarë u morën vesh mes vete, që t’i tubojnë disa pyetje enigmatike, për ta sprovuar diturinë dhe mendjemprehtësinë e Shafiijut, kapacitetin e memories së tij, aftësinë e tij dhe atë mu në prezencën e Halifes Reshidë, i cili e donte dhe kishte respekt të veçantë për të. Pasi që i kishin përmbledhur pyetjet i lajmëruan Halifes për të prezantuar në debat që të përgjigjet pyetjeve, të cilat iu parashtrohen Shafiijut r.a., e për ta shikuar se sa me të vërtetë është i ditur dhe i mençur.
Debati filloi kështu:
Pyetja e parë: Çka mendon për njeriun, i cili ka prerë një dele në shtëpi, për nevojat e shtëpisë, e pastaj ka dalë në treg, e kur është kthyer i ka thënë familjes së tij: “Hajeni ju mishin e deles, se për mua është e ndaluar”. E familja i është përgjigjur: “Po, edhe për ne është e ndaluar!”

Përgjigjja: Ky njeri ka qenë idhujtar, e ka pre delen në emër të idhujve, e ka dalë në treg për disa detyra dhe nevoja të veta. Aty Allahu e ka ndriçuar dhe e ka udhëzuar në islam. E kur e ka pranuar islamin, automatikisht mishi i asaj deleje është bërë e ndaluar për të. Kur familja kanë dëgjuar se e ka pranuar islamin edhe ata janë bërë muslimanë, e edhe atyre mishi i deles i është bërë e ndaluar për shkak të pranimit të fesë islame.

Pyetja e dytë: Dy muslimanë të mençur kanë pirë birrë (alkool),njëri dënohet e tjetri jo?

Përgjigjja: Njëri ka qenë i mençur,por i moshës madhore,ndërsa tjetri i mençur fëmijë.

Pyetja e tretë: Pesë persona kanë bërë prostitucion me një grua,kështu që i pari dënohet me vdekje,i dyti me gurëzim,i treti me 100 të rëna, i katërti sa gjysma e 100 të rënave, ndërsa i pesti nuk dënohet fare?

Përgjigjja: I pari e ka lejuar prostitucionin, me fjalë tjera ka thënë se “nuk është haram”, e me këtë ka dalë nga feja, për këtë duhet të ekzekutohet.Pra,e ka mohuar dhe ka vepruar.
- i dyti nuk e ka mohuar prostitucionin,por ka bërë prostitucion duke qenë i martuar,e ai gurëzohet.
- i treti dënohet me 100 të rëna ngase ka qenë i pamartuar.
- i katërti dënohet me gjysmën e 100 të rënave, sepse ka qenë rob.
- i pesti nuk dënohet fare, sepse ka qenë i çmendur.

Pyetja e katërt: Një njeri përderisa falet, duke dhënë selam në të djathtë gruaja e tij automatikisht shkurorëzohet; duke dhënë selam në të majtë i prishet namazi, e kur të shikojë lart në qiell e sheh se i është bërë obligim të paguaj 100 dërhem?

Përgjigjja: - Ky njeri kur ka dhënë selam në të djathtë e sheh personin i cili ka qenë i zhdukur, me gruan e të cilit pastaj është martuar, e kur të shihet i zhdukuri, kurorëzimi me gruan e tij (me gruan e personit të zhdukur) zhvleftësohet.
- Kur sheh në të majtë vëren se rroba e tij është përlyer me papastërti të madhe, për këtë i prishet namazi.
- Kur shikon në qiell e sheh se është paraqitur hëna e plotë, e kjo ia ka bërë të ditur se ka hyrë koha për t’i paguar 100 dërhem, të cilat i ka pasur obligim, me fillimin e muajit tjetër, për ta paguar borxhin.

Pyetja e pestë: Imami falej me 4 persona (xhematë), atij i bashkëngjitet i pesti në anën e djathtë të tij. Kur ka dhënë imami selam në anën e djathtë, e ka parë se është e patjetërsueshme që imami të ekzekutohet, 4 falësit e tjerë duhet të dënohen me të rëna (xhild), dhe xhamia të prishet me themel?

Përgjigjja: Njeriu i cili u është bashkëngjitur në namaz ka qenë në udhëtim, ndërsa në shtëpi të vëllait ka lënë bashkëshorten. Imami ia ka mbytur vëllanë, e ka martuar bashkëshorten e këtij (udhëtarit), duke dëshmuar se ajo grua ka qenë grua e të vdekurit (të mbyturit), për këtë kanë dëshmuar 4 falësit, ndërsa xhamia ka qenë shtëpia e të mbyturit, të cilën shtëpi imami ia ka shndërruar në xhami.

Pyetja e gjashtë: Çka mendon për njeriun, të cilit i ka ikur robi, e ai ka thënë: Nëse ha bukë, ai është i lirë, deri sa ta gjejë. Si të dalë ai nga kjo enigmë?

Përgjigjja: Robi u dhurohet fëmijëve të tij, e ai pastaj han, dhurata e dhënë djemve i kthehet babait të tyre.

Pyetja e shtatë: Dy gra i kanë takuar dy djem dhe i kanë përshëndetur: “Mirë se keni ardhur o burra tanë, o fëmijë tanë, o bijtë e burrave tanë”.

Përgjigjja: Dy djemtë kanë qenë djemtë e atyre dy grave, dhe janë martuar me djemtë e njëra-tjetrës. Kështu djemtë e tyre janë bërë burra të tyre (të njëra-tjetrës), djemtë e tyre dhe djemtë e burrave të tyre (të mëparshëm).

Pyetja e tetë: Një njeri e ka marrë një gotë me ujë për ta pirë; e pi gjysmën, e cila ka qenë hallall, ndërsa gjysma tjetër e sasisë e ka haram për ta pirë?

Përgjigjja: Njeriu e ka pirë gjysmën e gotës dhe ka vjellë gjak në pjesën e mbetur të ujit. Kështu është përzier sasia tjetër e ujit me gjak, prandaj i është bërë haram për ta pirë.

Pyetja e nëntë: Një njeri ia jep gruas së tij një najlon të mbyllur tërësisht, dhe kërkon nga ajo për ta zbrazur, por pa e hapur, pa e thyer dhe pa e shqyer; e nëse e bën një gjë të tillë (e thyen, e shqyen apo e hapë) do të jetë e shkurorëzuar.

Përgjigjja: Najloni ka qenë i mbushur me krip ose me sheqer, ndërsa gruaja nuk bën asgjë tjetër, pos që do ta vendosë najlonin në ujë dhe sasia shkrihet në brendësi.

Pyetja e dhjetë: Një njeri në rrugë takon një grua, një burrë dhe dy djem, dhe pyet: “Kush janë ata djem?” - Burri përgjigjet: “Babagjyshi është axha i tyre, bashkëshortja ime është gruaja e babës së tyre”. Gruaja thotë: “Nëna ime është gjyshja e tyre, ndërsa motra ime tezja e tyre”.

Përgjigjja: Burri ka qenë baba i atyre dy djemve,ndërsa gruaja nëna e tyre.

Pyetja e njëmbëdhjetë: Dy njerëz janë mbi kulmin e shtëpisë, njëri bie dhe mbytet, e tjetri e ka të ndaluar martesën me gruan e tij?

Përgjigjja: Njeriu i cili ka qenë mbi kulm, i cili është rrëzuar dhe ka vdekur është ai i cili ka qenë i martuar me vajzën e robit, i cili ka qenë mbi kulm së bashku me të. E kur ka vdekur prej rrëzimit, vajza është bërë pronësuese e robit, të cilën e ka pasur burri i saj me të cilin e ka të ndaluar të martohet.

Nga ai moment, Rashidi i cili prezantonte në atë debat nuk ka pasur mundësi ta fshehë interesimin e tij për mendjemprehtësinë e Shafijut dhe inteligjencën e tij në të kuptuar dhe në përgjigje dhe tha: Allahu e ka nderuar fisin e Abdul Menafit.

Ti sqarove, shpjegove, ia qëllove. Shafiju r.a. tha: “Allahu ia zgjattë jetën emirit të besimtarëve, por për këta dijetarë kam vetëm një pyetje, nëse përgjigjen elhamdulil-lah, e nëse jo, atëherë lus emirin e besimtarëve që të ndikojë te ata e të mos më bëjnë keq. Emiri tha: Ashtu edhe do të jetë. Pra, o Shafiij, parashtroje pyetjen tënde.

Ai filloi pyetjen: Një njeri ka vdekur, pas vetes ka lënë 600 dërhem, nga pasuria e lënë motrës nuk i ka takuar më shumë se një dërhem. Në çfarë kushtesh bëhet shpërndarja, e cila i takon kështu trashëgimia një dërhem?

Kaloi një kohë e gjatë, dijetarët e shikuan njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk mundi t’i përgjigjej; djersët u shkonin nëpër faqet e tyre.Pas një heshtje të gjatë, Halifja tha:“Jepua përgjigjen”.

Pasi që ata kishin dashur që Shafiijut t’ia humbnin respektin te Halifja, të cilën me meritë e kishte fituar dhe pasi që ata dështuan në planin e tyre, Shafiiju tha: Ky njeri ka vdekur dhe pas vetes ka lënë: dy vajza, nënën, gruan, dymbëdhjetë vëllezër dhe një motër.

Dy vajzave u takon 2/3, që do të thotë 400 dërhem; nënës 1/6, që do të thotë 100 dërhem; gruas 1/8, që do të thotë 75 dërhem; 12 vëllezërve u takon 24 dërhem dhe 1 dërhem për motrën.

Rashidi qeshi dhe tha: “Ti i ke dhuratë prej meje 2000 dërhem, prej meje dhe familjes sime”. Shafiiju pranoi dhe ua shpërndau shërbëtorëve dhe rojtarëve të kështjellës.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

BLERJA E UDHËHEQËSVE DHE KRENARIA E DIJETARËVE

Shejhu i njohur Izudin Abdu Selami ka marrë postin e prokurorit Suprem (Kadi Kudat). Kur u emërua në këtë post ai vërejti se kryetarët e komunave dhe oficerët ushtarak nuk ishin prej vendit, të cilët nuk ishin të lirë absolutisht, por ishin të robëruar.

Sulltani i kishte blerë prej arkës shtetërore kur kishin qenë të vegjël, e kishin mësuar gjuhën arabe, shkencat fetare, kalorësinë dhe teknikën luftarake, e kur janë rritur janë emëruar në postet e tyre të larta. Mirëpo, ata ishin të udhëhequr dhe të blerë prej sulltanit. Me fjalë të tjera robër të tij, pra ata nuk kishin të drejtë lirie. Për këtë arsye ata nuk kishin të drejtë të martoheshin me gra të lira - jorobëresha, nuk kishin të drejtë tregtie të lirë, por vetëm të jenë robër.

Kur udhëheqësit dëgjuan për këtë, kjo çështje u alarmua aq tepër, por shejhu ishte i vendosur në vendimin e tij, që ata të mos kenë të drejtë shitblerje e as martesë. Kështu interesat e tyre ishin në rrezik. Njëri prej tyre, i cili ishte zëvendës i sulltanit u hidhërua aq shumë, i tuboi udhëheqësit dhe shkuan e i thanë: “Çka po do?” Shejhu i tha: “Të thërrasim një seancë gjyqësore ose të mbahet një kuvend dhe të apelojmë që ju të bliheni prej arkës shtetërore të muslimaneve, dhe atëherë ju jeni të lirë me justifikim ligjorë të sheriatit.
Këtë çështje e ngritën te sulltani, e sulltani i tha që të hiqte dorë nga ai vendim. Mirëpo ai nuk hoqi dorë. Atëherë sulltani u hidhërua pa masë, kështu që edhe shejhu u hidhërua dhe i mblodhi plaçkat, hipi mbi gomarë, ndërsa familjen e tij e hipi mbi një gomarë tjetër. Dhe doli nga Egjipti për në drejtim të Sirisë, deri sa arriti në mes të rrugës, kur pas tij u bashkëngjitën pjesa më e madhe e muslimanëve. Në atë vend nuk dëshironte të jetonte as një grua, asnjë fëmijë, e posaçërisht dijetarët, njerëzit e mirë dhe tregtarët.

Kjo çështje arriti deri te sulltani dhe i thanë:“Kur shkoi shejhu të gjithë shkuan pas tij”. Atëherë sulltani mori rrugën dhe i arriti në mes të rrugës. Sulltani i tha shejhut se pajtohet me mendimin e tij, kështu që shejhu u kthye dhe u pajtuan që t’i qesë në tenderim udhëheqësit për ti blerë.

Zëvendësi i sulltanit pastaj shkon të shejhu dhe e lut më të mirë, mirëpo pa dobi. Atëherë zëvendësi i sulltanit tronditet dhe thotë se do t’ia heqë kokën, duke i thënë: “Po si të na blejë shejhu, përderisa na jemi udhëheqës të këtij vendi?!” E merr shpatën në dorë dhe shkon te shtëpia e shejhut, troket në derë. Në derë del i biri i shejhut dhe e sheh se zëvendësi i sulltanit gjendet me shpatë në dorë.

Kthehet dhe i tregon babait për atë që ka parë. Shejhu as që u brengos fare, por i thotë të birit: “O Biri im, baba yt është i vogël që të vritet në rrugë të Allahut, dhe doli para zëvendës-sulltanit për dorëzim. Kur ia lëshon një shikim zëvendës sulltanit, dora e tij filloi t’i dridhej. I bie shpata prej dore, ndërsa i tërë trupi dridhej dhe filloi të qajë.

E luti Shejhun të bëjë dua për të dhe i thotë: “O Shejh im, çka dëshiron ashtu do të bëhet”. I thotë: “Ju thërras të gjithë ju për t’ju shitur”. - Po me të hollat çka do të bëni? “Do ti shpenzoj në dobi të muslimanëve” – tha shejhu. - Po kush do t’i merr ato të holla kur të shitemi. “Unë” – iu përgjigj shejhu.

Pastaj u bë ashtu siç dëshiroi shejhu, i thirri udhëheqësit një nga një dhe e ngriti çmimin e tyre. I mblodhi të hollat dhe i shpenzoi në të mirë të përgjithshme. Kjo ishte diçka çka kurrë nuk kemi dëgjuar prej askujt më herët. Zoti e mëshiroftë Shejhun!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

HAPAT E SHEJTANIT

Ka qenë një beni israil, i cili ishte ndër më të devotshmit në kohën e tij. Në atë kohë kanë qenë tre vëllezër, të cilët e kishin një motër virgjëreshë dhe nuk kishin motër tjetër, pos saj.

Që të tre vëllezërit ishin emëruar vullnetarë në luftë në rrugën e Allahut. Nuk dinin se në përkujdesjen e kujt ta linin motrën e tyre nuk kishin besim te askush dhe nuk dinin se ku ta vendosnin. Të gjithë së bashku u pajtuan që ta dërgojnë dhe ta lënë te mistiku beni israil, sepse tek ai u pushonte zemra dhe në të ishin të sigurt.

Shkuan dhe e pyetën që motrën e tyre ta lënë te ai, që të jetë pranë tij,derisa të kthehen nga udhëtimi.Mirëpo ai tha: “Më ruaj o Zot prej tyre dhe prej motrës së tyre! Unë kurrë nuk mund ta pranoj”. Ata vazhdimisht insistonin derisa e bindën, dhe pranoi. Por u tha atyre: “Le të banojë në një shtëpi përballë faltores sime”. Ata e dërguan motrën e tyre te ajo shtëpi dhe shkuan.

Një kohë të gjatë, derisa ajo banonte aty, ai ia përgatiste ushqimin, zbriste te dera e faltores, pastaj e thërriste; ajo dilte nga shtëpia e saj dhe e merrte ushqimin që ia përgatiste.

Shejtani i shkon me butësi dhe e këshillon mistikun, se ai duhet të punojë punë të mirë, ai duhet të fitojë shpërblim më të madh, dhe se nëse ajo vajza del nga shtëpia e saj ditën, e shohin të tjerët dhe mund të keqkuptojnë, por më mirë është që ti të shkosh me ushqim te shtëpia e saj dhe ta vendosësh ushqimin në pragun e shtëpisë, e kështu do të fitosh shpërblim më të madh. Ai edhe ashtu vazhdon t’ia përgatis ushqimin dhe t’ia dërgonte te pragu i shtëpisë së saj, dhe nuk fliste me të fare.

Kaloi një kohë, pastaj i shkon Iblisi e i thotë në vesh: “Ti duhet të fitosh shpërblim edhe më të madh”, dhe e nxiste vazhdimisht duke i thënë: “Sikur të flisje më të do të çmallet, sepse ajo është e përmalluar për vëllezërit e saj”. Kështu Iblisi vazhdimisht e këshillonte, derisa filloi të bisedojë me të prej faltores së tij.

Pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Sikur të shkoje te dera, të ulesh ti pranë faltores, e ajo pranë shtëpisë së saj e të bisedonit, do të kishte qenë më mirë për të”. Kështu ai nuk ndalej, derisa zbret dhe ulet para faltores, e ajo vajza ulej para derës së shtëpisë së saj dhe bisedonin nga larg.

Një kohë vazhdoi kështu, e pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Ti duhet të fitosh shpërblim më të madh, duke u sjellë më mirë me të. Pra, shko prej faltores tënde dhe ulu në prag të shtëpisë së saj e bisedo me të, sepse më mirë është për të”. Ai vazhdimisht e këshillonte kështu, derisa edhe ashtu veproi për një kohë.

Pastaj shkon Iblisi e i thotë: “Nëse dëshiron shpërblim më të madh, shko dhe hyr në shtëpinë e saj, bisedo më të brenda që mos t’ia shohin të tjerët fytyrën, se kjo është më mirë për ty dhe shpërblim më i madh”. Kështu vazhdimisht e këshillonte Iblisi, derisa filloi të hyjë në shtëpinë e saj, bisedonte me të ditën, e kur kalonte dita shkonte në faltoren e tij.

Pastaj i shkon Iblisi, ia zbukuron fytyrën e asaj vajze para tij, derisa ai e prekë në kofsh dhe e puthë. Dhe Iblisi vazhdimisht ia zbukuronte fytyrën e saj, derisa e shtyn të kontaktojë seksualisht me të, e lë shtatzënë, e ajo pastaj lind fëmijë.

E pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Çka mendon nëse vijnë vëllezërit e saj e ta shohin se ajo ka fëmijë me ty, si do të vepronin me ty? Nuk ka shpëtim prej tyre, andaj shko, merrja fëmijën, mbyte dhe varrose, se ajo frikësohet prej vëllezërve të saj, e do ta mbajë sekret atë se ti ke kontaktuar seksualisht me të”. Ai edhe ashtu veproi dhe e mbyti foshnjën.

Pastaj i thotë Iblisi: “Mbyte edhe vajzën dhe varrose me birin e saj, sepse a mendon dhe a ke besim se ajo mund ta mbajë sekretin?” Kështu ai e mbyt edhe vajzën edhe fëmijën dhe i dërgon në një vend gremine, i varrosë aty dhe mbi varr vendos një guri të madh. Shkon te faltorja e tij dhe fillon të lutet një kohë të gjatë, deri sa kthehen vëllezërit e saj nga lufta. Vëllezërit e pyesin për motrën e tyre.

Ai i ngushëllon dhe u thotë: “Zoti e mëshiroftë” dhe fillon të qajë para tyre, e u thotë: - Nuk ka pasur vajzë më të mirë, por ajo ka vdekur, ja ku e ka varrin. Vëllezërit shkojnë dhe e shohin varrin, aty qajnë për motrën e tyre, qëndrojnë disa ditë te varri i saj dhe kthehen në shtëpi të tyre.

Kur bien vëllezërit për të fjetur u paraqitet shejtani në ëndërr në formë të një njeriu udhëtar dhe fillon prej vëllait më të madh, duke e pyetur për motrën e tyre, e ai i tregon ashtu siç ka treguar mistiku për vdekjen e motrës së tyre,se si kanë shkuar tek varri i saj...

Mirëpo shejtani i thotë: “Kjo është gënjeshtër”, dhe u thotë që të mos i besojnë fjalëve të tij, sepse ai e ka lënë shtatzënë motrën e tyre, pastaj ajo ka lindur djalë, kurse ai e ka mbytur motrën tuaj së bashku me fëmijën e saj, ngase është frikësuar nga ju; e ka futur në një gropë, të cilën e ka çelur vetë pas shtëpisë në anën e djathë, në të cilën ka qenë e vendosur.

Shkoni te shtëpia në të cilën ka qenë e vendosur, dhe kur të hyni do ta shihni se është ashtu si po u them juve. Pastaj i paraqitet Iblisi në ëndërr vëllait të dytë dhe ia tregon të njëjtat gjëra, pastaj i shkon edhe vëllait të vogël, duke iu paraqitur në ëndërr gjithashtu.Në mëngjes kur u zgjuan u ulën të bisedonin mes vete. Njëri tha: “Mbrëmë kam parë një ëndërr të çuditshme” dhe ua tregoi. Edhe tjetri thotë se kishte parë po të njëjtën ëndërr!

Vëllai i madh thotë: “Po ajo është vetëm ëndërr e asgjë tjetër,lëreni këtë punë,harrojeni”. Më i vogli tha: “Për Zotin, nuk e lë pa shkuar te ai vend dhe të shikoj se çka ka.” Shkojnë te shtëpia ku ka banuar motra e tyre, e hapin derën dhe kërkojnë vendin, të cilin ua kishte treguar njeriu (shejtani) në ëndërr, dhe e gjejnë motrën e tyre dhe fëmijën e saj të mbytur.

E pyesin mistikun, ndërsa ai u thotë se kjo është e vërtetë. Atëherë ata e padisin te sunduesi i asaj kohe.E marrin mistikun prej faltores së tij dhe e dërgojnë për ta dënuar me vdekje.

Kur ia lidhin duart për ta ekzekutuar,shkon Iblisi e i thotë: “Unë jam shoku yt, i cili të ka sprovuar me atë vajzë,të cilën e ke lënë shtatzënë,pastaj e ke mbytur me fëmijën e saj. Nëse sot më dëgjon dhe e mohon Allahun, i Cili të ka krijuar dhe të ka dhënë formën, atëherë unë do të shpëtoj prej vdekjes.” Ai e dëgjon dhe e mohon Allahun. Kur e mohon Allahun shejtani largohet prej tij dhe atë e ekzekutojnë.

Për këtë ka zbritur ajeti:“Njësoj, sikurse shejtani kur t’i thotë njeriut: “moho”, e ai kur të mohojë thotë (shejtani): Unë largohem prej teje, unë i frikohem Allahut – Zotit të botëve. Dhe përfundimi i të dyve është se ata do të jenë në zjarr përgjithmonë. Ky është dënimi i kriminelëve”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

ALEGORI TË RRALLA DHE SIMBOLIZIME INTERESANTE

Tregohet se një mbret, deri sa ishte në majë të kështjellës, e sheh në ballkon të një shtëpie një grua shumë të bukur. Pastaj mbreti pyet këshilltarët se e kujt është ajo grua. I tregojnë se është e një punëtori të kështjellës, i cili e ka emrin Fijruz. Mbreti pasi që kishte ra në dashuri me atë grua, e thirr punëtorin e i thotë: “O Fijruz!” Ai i thotë: “Urdhëro i nderuar”. I thotë: “Merre këtë letër dhe shko në filan vendin dhe pastaj më sill përgjigjen nga atje.”

Djaloshi e merr letrën dhe shkon në shtëpi, e vendos letrën nën jastëkun e tij, flen atë natë dhe të nesërmen niset për udhëtim. Përshëndetet me gruan dhe niset për ta kryer detyrën e mbretit, duke mos ditur se çka i kishte përgatitur mbreti. Pasi që ai niset, mbreti shkon te shtëpia e tij, troket në derë me lehtësi. Gruaja e djaloshit thotë: “Kush është në derë?” Mbreti i thotë: “Unë jam zotëria i burrit tënd”.

Ajo ia hapë derën, e ai hyn brenda. Gruaja i thotë: “Sot po e shoh se zotëria ynë na erdhi në shtëpi!” I thotë: “Kam ardhur për t’ju vizituar. Ajo i thotë: “Kërkoj mbështetje tek Allahu nga kjo vizitë, nuk mendoj se është (vizitë) e mirë!”. I thotë mjerë për ty, po unë jam mbreti dhe zotëria i burrit tënd, dhe nuk ma merr mendja se nuk më njeh!” I thotë: “Përkundrazi të njoh, o zotëria ynë, por para teje të tjerët kanë thurur përgjigje:
Po e le ujin tuaj burim.
E kjo për shkak se burimi ka shumë ujë.
Kur mickoja bie në ushqim.
I ngre duart (nuk e ha) edhe pse ma ka ëndja.”
E luajt largohen nga burimi i ujit,
Pasi që kanë lëpi në të.

Pastaj i thotë: “O mbret, në vendin e ujit vjen qeni yt e pi ujë.

Mbreti turpërohet nga fjalët e saj dhe me të shpejt del nga shtëpia, mirëpo e harron këpucën në oborr. Në anën tjetër, djaloshi duke shkuar për ta kryer detyrën e tij, e sheh se me vete nuk e ka letrën. I kujtohet se e ka lënë nën jastëkun e tij dhe kthehet në shtëpi për ta marrë. Posa kishte dal mbreti nga shtëpia ai hyn aty dhe e gjen këpucën e mbretit.

Fillon të mendojë dhe menjëherë e kupton se mbreti nuk e kishte ngarkuar me atë udhëtim, pos për një qëllim të caktuar. Mirëpo, heshtë dhe nuk flet fare. E merr letrën, e dërgon në vendin e duhur dhe kthehet. Kur kthehet, për punën e kryer mbreti e shpërblen me njëqind dinarë. Ai shkon në treg, blen dhuratë për gruan e tij, pastaj shkon në shtëpi, ia jep dhuratën gruas dhe i thotë:“Ngritu se do të shkojmë për ta vizituar familjen tënde”. Gruaja i thotë: “Pse?” I thotë: “Për shkak se mbreti më ka shpërblyer, e dëshiroj t’ia tregoj familjes tënde për ketë bagëti. Shkojnë te shtëpia e gruas së tij, e ata gëzohen pa masë për suksesin e arritur në punë. Dhe ai kthehet në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja i kërkon leje që të rri në familjen e saj.

Kalon një muaj ai nuk pyet dhe nuk interesohet për gruan e vet, shkon vëllai i saj e i thotë: “Duhet të na tregosh se për çfarë je i hidhëruar me motrën tonë, se përndryshe do të padisim në gjyq te mbreti”. Firuzi i thotë: “Nëse dëshironi më padisni, nëse i kam bë ndonjë padrejtësi”. Kështu e padisin dhe dalin në gjyq. Në gjyq gjykatësi e pyet vëllanë e gruas, e ai i thotë: “I nderuari gjykatës, unë ia kam dhënë këtij djali një arë, në të cilën çdo gjë ka qenë në rregull, bunari me ujë plotë të pastër dhe të kthjellët, pemë me fruta, e ky i ka ngrënë frutat, e ka prish arën dhe e ka shkatërruar bunarin. Gjykatësi pastaj i kthehet djaloshit dhe i thotë: “Po ti djalosh çka ke për të thënë?” Fijruzi thotë: “E kam pranuar arën dhe e kam dorëzuar në gjendje edhe më të mire se ka qenë më parë”. Gjykatësi e pyet vëllanë e gruas se a ta ka kthyer arën ashtu siç ka qenë.

I përgjigjet: “Po, por dëshiroj ta di arsyen?” Gjykatësi e pyet Fijruzin. Fijruzi përgjigjet: “I nderuari gjykatës, nuk e kam kthyer se nuk e dua. Por një dit kur shkova te ara pashë gjurmët e luanit (këpucën e mbretit). E jam frikuar se luani mund të kafshojë, e ia kam ndaluar vetes për të hyrë në arë për nderin ndaj luanit”. Derisa mbreti ishte mbështetur, drejtohet ulur dhe tha: “O djalosh kthehu në arën tënde, i qetë e i sigurt.

Se për zotin, vërtet luani ka shkuar te ara, mirëpo nuk ka prek asgjë, e nuk ka këputë asnjë lapë dushku, e asnjë frutë, dhe nuk ka qëndruar vetëm se një çast, dhe ka dalë pa shkaktuar asnjë të keqe. Se për zotin, luani nuk ka parë kurrë si arën tënde dhe më rojtare për pemët e tij. Djaloshi u kthye në shtëpinë e tij, e riktheu gruan e tij, ndërsa as gjykatësi e as të tjerët nuk e kuptuan se çka ka ndodhur dhe si ka qenë puna, e kjo u bë me simbole dhe alegori të çuditshme.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

DIJETARËT BEFASOJNË UDHËHEQËSIT

Tregohet se Hisham bin Abdul Meliku shkon në haxh në Qabe, e kur hyn në Qabe thotë: “Me sillni ndonjërin prej sahabëve” I thonë: “O Emir i besimtarëve, ata kanë vdekur”. Po prej tabi’inëve. Dhe ia sjellin Tavus el Jamanijun. Kur hyn Tavusi, i heq papuçet dhe e përshëndet Emirin e besimtarëve, duke mos e thirr me titull, si dhe ulet pranë tij pa i kërkuar leje. E i thotë: “Si je o Hishan?” Hishani hidhërohet aq fortë sa që dëshiron ta mbysë. I thonë: “O emir i besimtarëve, ti je në Qabe, e i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka ndaluar trazirat dhe vrasjet në Qabe”. Atëherë i thotë: “O Tavus, çka të shtyri të sillesh kështu?” I thotë: “Po si u solla?” I thotë: “I hoqe papuçet, nuk m’u drejtove me “O emir i besimtarëve”. Nuk më thirre me titull, u ule pranë meje pa kërkuar leje dhe the: “O Hisham, si je?” Tavusi i thotë: “Sa i përket heqjes së papuçeve para se të ulem, po them se unë nuk po i heq papuçet për Zotin e Gjithëfuqishëm për çdo ditë nga pesë herë, e Ai as nuk po më dënon, e as nuk po hidhërohet. Ndërsa, nuk të kam thirrur “o Emirë i besimtarëve”, ngase çdo besimtar nuk është i kënaqur me qeverisjen tënde, e u frikësova se mos po bëhem rrenacak. Sa i përket asaj se pse nuk të kam thirrur me titull. Zoti i Lartmadhëruar i ka thirrur pejgamberët: O Davud, O Jahja, O Isa, ndërsa armiqtë i ka thirrur me titull: “Iu thafshin duart Ebi Lehebit, ashtu siq ju kanë tharë”. Ndërsa sa i përket asaj se pse jam ulur pranë teje, unë kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin duke thënë: “Nëse dëshiron për ta parë banorin e xhehenemit shiko njeriun, i cili rri ulur, përderisa pranë tij të tjerët qëndrojnë në këmbë”. Pastaj ai thotë: “Më jep një këshillë”. Tavusi i thotë: “Kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin r.a. duke thënë: “Në xhehenem ka gjarpërinj të mëdhenj dhe akrepa të mëdhenj sa mushkat, të cilët kafshojnë çdo udhëheqës, i cili nuk është i drejtë me popullin e tij”.


Tregohet se Eba Gujath, i njohur si mistik, jetonte pranë varrezave të Buharës. Shkon në qytet për ta vizituar një vëlla. Dy djemtë të Emirit - Naser bin Muhamedit dhe me ta edukatorët e emëruar dilnin nga shtëpia e tij. Kur i sheh thotë në vetvete: “Oh, çka më ndodhi, po nëse tani heshti unë jam bashkëfajtor me ta”. E ngrit kokën në qiell, kërkon mbështetje prej Allahut, e merr një shkop dhe u mëshon njëherë, ndërsa ata ia mbathin me të katërtat në shtëpinë e sulltanit, dhe i tregojnë Emirit atë që ndodhi. Emiri e thërret dhe i thotë: “A e di se ai, i cili del prej sulltanit (i tejkalon kufijtë) përfundimin e ka në burg”. Ebu Gajathi i thotë: “A e di se ai, i cili del prej të Gjithëmëshirshmit (i tejkalon kufijtë e Tij) përfundimin e ka në xhehenem.
- Kush të ka emëruar inspektor.
- Po ai që të ka emëruar Emirë.
- Po mua më ka emëruar Halifja Emirë.
- Po mua inspektor më ka emëruar Zoti i Halifes.
Emiri thotë: Të kam emëruar inspektor në Samerkand.
Ebul Gajathi thotë: “Kam dhënë dorëheqje prej atij posti”.
Emiri thotë: “Çudi me ty, inspekton aty ku nuk je i emëruar. Ndërsa ke dhënë dorëheqje aty ku je emëruar e nuk inspekton”.
Ebu Gajathi: “Për arsye se nëse ti më emëron, prej aty më shkarkon, ndërsa aty ku më emëron Zoti im nuk më shkarkon asnjëherë”.
Emiri: “Kërko diç, do të ta jap”.
Ebu Gajathi: “Më kthe rininë”.
Nuk është në kompetencën time, po a ke ndonjë nevojë tjetër.
- Shkruaj që meleku i xhehenemit të mos më dënojë me zjarr.
- Edhe kjo nuk është në kompetencën time.
- A ke ndonjë kërkesë tjetër?
- Thuaj Melekut të xhenetit të quajtur Ridvan të më shpie në xhenet.
- Edhe kjo nuk është në kompetencën time.
- Të gjitha janë në kompetencën e Allahut, i Cili i ka në dorën e Tij çdo nevojë, dhe çdo gjë që kërkoj prej Tij, Ai më përgjigjet.
- Emiri ia liroi rrugën dhe u befasua me trimërinë dhe imanin e fortë të tij.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

NË GRACKË BIE GRACKËVËNËSI

Tregohet për një shërbëtor të mbretit, të cilin, shërbëtor, të vogël e kishin gjetur në rrugë. Mbreti urdhëron për t’u përkujdesur dhe për ta edukuar, dhe e bashkëngjit me familjen e tij dhe e quan Ahmedi Jetim.

Kur rritet,te ai paraqiten shenjat e urtësisë dhe mençurisë.Kështu që ai e mësoi, e edukoi dhe e arsimoi.Kështu ai i shkroi testament,përpos kësaj e emëron në post të mirë të pallatit shtetëror.E zgjodhi dhe e emëroi që të jetë mbikëqyrës i të gjithë të punësuarve në kështjellën e tij.

Një ditë prej ditëve Emiri e urdhëron t'i sjellë ushqim prej një dhome të tij. Kur shkon ta marrë ushqimin,kur sheh se njëra prej grave të emirit me një djalosh,i cili ishte shërbëtor në krevatin e tij bënin prostitucion.Gruaja e mbretit i thotë që mos të tregojë, dhe nëse nuk tregon do t'i jep çka të dëshirojë,bile edhe të kontaktojë seksualisht me të.

Ai i thotë Allahu më mbrojt,që unë ta tradhtoj emirin,që të bëj prostitucion,kurse ai të gjitha të mirat m’i ka bërë.Pastaj shkon,largohet dhe i thotë asaj se nuk do të tregojë asgjë.Mirëpo,gruaja ndien një frikë në vetvete dhe mendon se Ahmedi jetim do t’i tregojë emirit atë që ka parë.

Kështu që ajo e pret emirin kur kthehet në kështjellë dhe i afrohet duke qajtur.Ai e pyet pse po qan? I thotë: Ahmedi Jetim ka dashur të më përdhunojë. Kur dëgjon Emiri këtë hidhërohet për së tepërmi, dhe vendos ta mbytë.

Pastaj e bën planin që mbytja e tij të planifikohet me kujdes ashtu që njerëzit mos ta marrin vesh se emiri e ka mbytur,e as shkakun e mbytjes. Kështu ai i thotë njërit prej shërbëtorëve kryesorë: “Nëse ta dërgoj një shërbëtor me pako dhe të kërkon ty këtë e këtë ti hiqja kokën, vendose në pako me gjithë kokën dhe përcille tek unë. Shërbëtori kryesor i thotë: “U bë”.

Një ditë emiri e thërret Ahmedin Jetim dhe i thotë: “Shko tek filan shërbëtori dhe i thuaj atij: Merre këtë dhe këtë”. Ai e pranoi urdhrin dhe u nis për ta kryer, mirëpo gjatë rrugës i takon disa shokë shërbëtorë, të cilët dëshironin që tu sqaronte disa gjëra atyre, Ahmedi Jetim arsyetohet duke u thënë se e ka marrë përsipër me ia kryer një punë emirit.

Ata i thonë:“Po do ta dërgojmë një shërbëtor tjetër, i cili do ta përcjellë porosinë e kërkuar,e ti vetëm zgjidhi çështjet tona”. Ahmedi Jetim pranon.Ata e dërgojnë njërin prej tyre,mirëpo ai kishte qenë i njëjti shërbëtor,i cili kishte bërë prostitucion me gruan e emirit.

Kur ai shkon të kryeshërbëtori, e dërgon te vendi i caktuar, ia prenë kokën, pastaj e mbështjell në pako dhe ia kthen Emirit. Emiri kur e hap pakon e sheh kokën e shërbëtorit tjetër, e jo kokën e Ahmedit Jetim. E thërret Ahmed jetimin dhe e pyet çka ka punuar, ai i tregon se si ka ndodhur. Emiri e pyet: “A e di se ky shërbëtor ka bë ndonjë gabim?”

I thotë: Po, ka bërë këtë e këtë me gruan tënde, dhe i kam pa dhe më ka shti me u përbetuar në Allahun me fsheh këtë rast mos me treguar. Kur e dëgjoi Emiri, urdhëroi për ekzekutimin e asaj gruaje, dhe Ahmed Jetimin e gradoi, e nderoi dhe shtoi dashuri edhe më të madhe mbi të. Kështu përfundoi tradhtia. “Dhe nuk kthehet e keqja e kurthit te ai i cili e ka përgatitur kurthin''.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

MËSIME DHE PËRVOJË NGA SHOQËRIMI ME TË MIRËT

Shefik el Belhiju (i njohur si shërues i zemrave) një ditë i thotë nxënësit të tij - Hatem el Esamit: “Çka ke mësuar nga unë gjatë tridhjetë viteve?”
Hatem el Esami i thotë: “Kam mësuar gjashtë gjëra”:
E para: Kam parë njerëzit se ankohen dhe brengosen për çështjen e rizkut, ndërsa secili prej tyre është lakmues në atë që është te tjetri, e nuk e sheh se çka ka në vete.Ndërsa unë i jam mbështetur Allahut,duke u bazuar në fjalën e Tij: “Dhe nuk ka gjallesë në tokë e që nuk e ka rizkun prej Allahut",sepse unë jam prej gjallesave dhe nuk e kam lodhur zemrën dhe mendjen time në atë që përkujdeset i Fuqishmi e i Forti.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E dyta: Kam parë se çdo njeri e ka nga një shok, të cilit ia shpalosë të fshehtat e tij dhe ankohet te ai, mirëpo asnjëri prej tyre nuk i mbulon sekretet dhe nuk i largon ndeshjet e kadereve, fatkeqësive. Ndërsa unë shok timin e kam bërë veprën e mirë, që të jetë mbrojtje në Ditën e Llogarisë, e cila më përforcon para Allahut të Lartmadhëruar dhe më ndihmon për ta kaluar urën e siratit.
Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E treta: Kam parë se çdo njeri ka armik. E kam vështruar se ai, i cili përgojon nuk është armiku im; as ai, i cili më bën padrejtësi; madje as ai, i cili më bënë keq, sepse ata m’i dhurojnë të mira (shpërblime) e m’i marrin të këqijat e mia. Armik imi është ai, i cili më largon nga dëgjueshmëria e Allahut dhe më qon në mëkate. E ai është Iblisi, epshi dhe dynjaja. Këto i kam konsideruar armiq, prandaj jam ruajtur prej tyre, jam përgatitur dhe jam armatosur për t’i sulmuar. Kështu që nuk e lë asnjërin prej tyre të më afrohet.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E katërta: Kam parë se çdo gjallesë kërkohet që ta japë jetën. E kërkues i shpirtit është Melekulmeuti dhe e kam përgatitur vetën që kur të takohem me të, të shkoj pa kurrfarë pengese.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E pesta: Kam parë njerëz që e donë njëri-tjetrin dhe që e urrejnë njëri-tjetrin. E kam vërtetuar se i dashuri nuk posedon asgjë nga i dashuruari. E për këtë arsye e kam hulumtuar shkakun e dashurisë e të urrejtjes dhe e kam zbuluar se ai shkak është trupi. Për këtë arsye e kam distancuar trupin dhe e kam larguar prej epsheve dhe dëshirave. E i kam dashur të gjithë njerëzit dhe nuk jam kënaqur me ta, pos me atë që do të kisha qenë i kënaqur me veten time.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E gjashta : E kam parë se çdo vendbanues do ta lë vendin e tij, e përfundimi i çdo banuesi është te varri. E jam përgatitur, me aq sa kam pasur mundësi, për të bërë vepra, të cilat më sjellin te ai vendbanim i ri, ku pas atij vendbanimi nuk ka asgjë tjetër pos xhenetit ose xhehenemit.
Në fund Shefiku i thotë: Kjo të mjafton dhe kështu vazhdo deri në çastin e fundit, deri në vdekje.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

MOS DËGJO ÇKA THONË TJERËT

Nasradini dhe djali i tij gjithmonë ishin në kundërshtim mes vete dhe çdo here kur e urdhëronte diçka birin e tij, ai ia kthente: “Po e di çka thonë njerëzit nëse punoj ashtu. Nusradini si babë dëshironte t’i jepte mësim praktik, nga i cili do të kishte dobi, dhe të largohej nga paragjykimi se çka thonë njerëzit, e mos t’u shkojë për shtati atyre, sepse atë asnjëherë nuk do ta arrinte.Kështu ai hipi në gomar dhe i tha birit të tij të shkonte pas tij.

Dhe, deri sa ai hipur në gomar, e biri ecte pas tij në këmbë, kalojnë pranë disa grave, të cilat filluan t’i bërtasin Nasrudinit: “Çka është puna me ty ore njeri, a nuk ke kurrfarë mëshire me shpirt, ti hipur në gomar, ndërsa pas teje ky djalosh i lodhur e i rraskapitur?!”

Atëherë Nasrudini zbriti dhe i tha djalit:“Hip ti në gomar”. erisa kalonte pranë disa pleqve, të cilët rrinin ulur në diell, i ranë njërit-tjetrit në duar dhe ia tërhoqën vëmendjen të tjerëve duke menduar se çka është puna me këtë njeri të çmendur, i cili e ka hipur të birin e vet, ndërsa vet ec me këmbë pas tij.

Njeri tha:“O njeri, ti plak të ecësh në këmbë, ndërsa ky djaloshi të hipë në gomar, a kështu i mësohet edukata dhe mirësjellja?! Atëherë Nasrudini i thotë birit të tij: “Ai i dëgjove? Eja pra të hipim që të dy së bashku.” Hipin dhe kalojnë pranë disa njerëzve, të cilët kanë mëshirë ndaj kafshëve (vegjetarian) dhe i bërtasin atij dhe birit të tij: “A nuk po i frikoheni aspak Allahut për këtë kafshë të gjorë, e i kini hipur që të dy këtij gomari, ku secili prej jush e ka peshën më të rëndë se vet gomari?!”

Atëherë Nasrudini zbret, e zbret edhe të birin dhe i thotë: “A i dëgjove? Eja pra të ecim së bashku në këmbë, dhe gomari të ecë para nesh, që të mos na kritikojnë as gratë, as pleqtë, e as vegjetarianët”. Dhe vazhduan rrugën duke ecur gomari para, ndërsa ata dy pas tij; kur takohen me një grup të njerëzve të këqij, të cilët mezi kishin pritur që këtë rast ta marrin si lojë e zbavitje, e thoshin:“Për Zotin,ky gomar për çka tjetër është, përpos se për t’i hipur dhe për të mos u lodhur në rrugë”.

Dhe këtu përfundon tregimi me mesazhin se: Pasi që Nasrudini i dëgjoi fjalët tyre, ai me birin e tij shkojnë te një lis rreth rrugës, e pret një degë të trashë të atij trungu dhe ia hodhi gomarit, ndërsa një degë tjetër e merr vet, si dhe një degë tjetër ia ngarkon birit të vet. Dhe nuk kalojnë gjatë rrugë, deri sa i shohin një grup të njerëzve duke qeshur me pamjen e tyre të veçantë, dhe njeri i lajmëron në polici, e polici i konsideron se jam çmendur dhe i dërgon në spitalin e të çmendurve.

Pasi që Nasrudini përfundon në burgun e të çmendurve ia sqaron birit të tij përfundimin e eksperiencës së tij, duke i thënë: “O biri im! Kështu është përfundimi i atyre, të cilët dëgjojnë thashethemet dhe punon ashtu siç ia ka ënda të tjerëve. Këtë mësim praktik të Nasrudinit është trashëgimi, të cilën e kanë ruajtur gjeneratë pas gjenerate.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGU I XHENETIT

Ebu Hurejre r.a. e takon Seid bin Musejibin dhe i thotë: “Lus Allahun që të na bashkojë në tregun e xhenetit! Seidi tha: A ka në të (xhenet) treg? I thotë: Po, më ka treguar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se kur njerëzit do të hynë në xhenet, vendosen në to, varësisht prej veprave të mira të tyre, dhe thirren ata, përafërsisht, javë për javë të ditëve të kësaj bote, dhe e vizitojnë Allahun e Lartmadhëruar, i Cili iu paraqitet atyre nga arshi i Tij.

Dhe vendosën në një bahçe prej bahçeve të xhenetit. U jepet rasti atyre të hipin në minbere prej minbereve me material të diamantit, me material të perlave, me material të floririt, me material të argjendit. Ulën mbi to, dhe mbi to ka aroma të miskut, kafurit dhe gjithçka është komode, pra karrige çka është më komfore për vendkuvendimin.

Tregon Ebu Hurejre: I kam thënë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s: “A do ta shohim Zotin tonë?” – “Po a dyshoni diçka kur e shihni diellin dhe hënën e re?” I thanë: “Nuk dyshojmë kurrsesi”. Atëherë, pra do ta shihni Zotin tuaj të Lartmadhëruar dhe çdo njëri, i cili do të jetë aty do ta përjetojë kënaqësinë e shikimit të Allahut të Lartmadhëruar. E Zoti i Lartmadhëruar do t’i thotë ndonjërit: “O filan, a të kujtohet kur ke vepruar kështu e kështu?” Atij i kujtohen disa lëshime në jetën e tij, dhe thotë: “O Zoti im, a nuk po më falë?!”
E Zoti i thotë: “Po, me faljen time ti e ke arritur këtë pozitë”. Dhe deri sa ata të jenë në atë gjendje, i mbulojnë ata retë dhe fillon mbi ta të bie shi i mirë, me aso arome që më pare kurrë nuk e kanë ndier.
Pastaj Zoti thotë: “Tani vazhdoni dhe shihni çka kam përgatitur për ju, dhe merrni e merrni çka të dëshironi”. Tregon në vazhdim - shkojmë në një treg të mbushur me melek, ku janë aso të mira çka syri si ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as njeriut në mend nuk ka mundur t’i shkojë.

Tregon: Dhe na jepet neve çka të dëshirojmë. Aty as nuk shiten gjërat, e as nuk blihen, por është vetëm treg simbolik ku takohen banorët e xhenetit dhe e shohin njëri-tjetrin; dhe shokun, i cili është në një pozitë më të lartë, e sheh shoku i tij në pozitë më të ulët, të cilit ia pëlqen rrobat e tij, dhe pa e përfunduar bisedën, i jepet çka ta mendojë, edhe më të mirë se ajo që e ka menduar. Kjo është për arsye që asnjeri të mos lakmojë dhe të mos jetë i pikëlluar. Pastaj kalojmë prej atij vendi dhe i takojmë gratë tona, të cilat na përshëndesin me: “Mirë se erdhët, mire se erdhët”.

Na paskeni ardhur me rroba, veshje dhe erë më të mirë se sa kur keni shkuar!” Ndërsa ne i përgjigjemi: “Ne kemi qenë në venkuvendimin e Zotit tonë Madhështor, dhe e rendit ka qenë që të kthehemi kështu siç po na shihni!”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I LOPËS DHE DJALIT, I CILI ËSHTË SJELL MIRË ME NËNËN E TIJ

Ishte një pasanik i beni israilëve, i cili e kishte djalin e vëllait të varfër, mirëpo ky (i pasuri) nuk kishte trashëgimtar tjetër, pos këtij (të varfërin). Mirëpo, pasi që jeta e tij shihej se sa do të zgjaste, djali i vëllait e mbyt për t’ia marr trashëgiminë dhe shkon e hedh kufomën në një fshat tjetër. Pasi që e hodhi atë në greminë,të esërmen shkon në atë fshat dhe ua kërkon pagimin e gjakut. Fshatarët e atij vendi shkojnë te Musa a.s. dhe kërkojnë prej tij që ta lutë Allahun që t’ia tregojë vrasësin.

Ai i urdhëron me pre një lope,duke u thënë atyre: “Vërtetë Allahu ju urdhëron juve që të preni një lopë. Ata i thanë: A po tallesh me ne?!”, pra deri sa ne po kërkojmë prej teje zgjedhjen e problemeve për një të vrarë, ndërsa ti ende po tallesh me ne!

Musa i thotë: “Kërkoj mbrojte prej Allahut, që unë të jem prej aso injoranteve”, – pra prej talljes me besimtarët. Kur njerëzit e kuptuan se prerja e lopës është urdhër i Allahut të Lartmadhëruar, atëherë ata e morën atë përgjegjësi, e në atë veprim ka rezultuar urtësi e madhe. Kjo nga arsyeja se një njeri i mirë prej beni israilëve, i cili e kishte pasur një familje dhe një viç, e merr viçin dhe e shpie në një mal të pashkelur dhe thotë: “O zoti im, këtë viç po e lë në dorën Tënde, për familjen time kur të rritet”, dhe pas pak ai vdes. Kështu viçi kalon në atë pyll vite të tëra,dhe ikte nga çdo njëri, a që askush nuk mund ta shihte Kur djali i tij rritet,sillej mirë me nënën e tij.

Ai natën e ndante në tri pjesë. Në një pjesë falej, në një pjesë flinte dhe në një pjesë ulet te koka e nënës së tij. Në mëngjes barte dru me shpinën e tij, i shitke në treg sa kushtonin. Pastaj prej atij fitimi një të tretën e jepte sadaka, një të tretën e shpenzonte për vete dhe familjen, ndërsa një të tretën ia jepte nënës së vet.

Një ditë prej ditëve nëna i thotë: “Babai yt ta ka lënë në trashëgim një viç, të cilin e ka dërguar në një pyll. Shko në atë pyll dhe thirr: “Për zotin e Ibrahimit, Ismailit e Is-hakut, që të kthehet te ti. Shenjë e atij viçi është se kur ta pashë shkëlqen aq shumë, sa që do të të duket se prej qimeve të saj po dalin rrezet e diellit, ai quhet viçi i arit për shkak të shkëlqimit dhe bukurisë së tij. Shkon në atë pyll dhe e sheh duke kullotë dhe e thërret me të madhe: “Po të thërras, për Zotin e Ibrahimit Ismailit e Is-hakut e të Jaekubit”.

Ajo i shkon pranë, e kap për qafe dhe niset për në shtëpi. Duke ecur lopa (viçi i cili është rritur) me lejen e Allahut flet: O djalosh, i cili sillesh mirë me nënën tënde! Hip mbi mua se do ta kesh më lehtë gjatë udhëtimit”. Djaloshi ia kthen: “Nëna ime nuk më ka thënë ashtu siç po kërkon ti për të të hipur, por më ka thënë që të të mbaj për qafe”. Lopa i thotë: “Për Zotin e beni israilëve, po të kishe hipur kurrë nuk do të më kishe parë pastaj. Vazhdo rrugën se po që se edhe kodrën e urdhëron që të shkulet në rrënjë, do të shkulej dhe do të ecte me ty për shkak të mirësjelljes tënde ndaj nënës”.

Djaloshi pastaj shkon te nëna e vet me të. Nëna i thotë: “Je i varfër, nuk ke pasuri dhe duke bart dru po lodhesh dhe po mundohesh shumë gjatë ditës, e pastaj po falesh natën. Prandaj shko dhe shite këtë lopë. (Djaloshi) i thotë: “Po sa ta shesë?” Nëna i thotë: “Tre dinar, e për çdo ndryshim të çmimit të mos e shesësh pa u konsultuar me mua”. Çmimi i lopës ishte tre dinarë, dhe shkon në treg për ta shitur me atë çmim. Allahu e dërgon një melaqe në formë të njeriut për ta sprovuar dhe për ta vërtetuar se ai asgjë nuk vepron në kundërshtim me fjalën e nënës së tij.

Sepse Allahu është i informuar për gjithçka. Melaqja në formë të njeriut e pyet: “Sa e shet këtë lopë?” Ai i thotë: “Tre dinar,dhe atë nëse me këtë çmim pajtohet nëna ime”. Melaqja i thotë: “Po e blej për gjashtë dinarë, por pa u konsultuar me nënën tënde”. Djaloshi i thotë: “Po edhe nëse sa pushon kjo lopë më jep ari, nuk e jap pa u pajtuar nëna ime”. Shkon te nëna dhe ia tregon. Nëna i thotë: “shko dhe shite me atë çmim dhe thuaj se edhe unë pajtohem”.

Shkon në treg e takon Melaqen, e cila i thotë: “a u konsultove me nënën tënde?” Djaloshi i thotë: “Ajo më ka thënë që mos ta shes më pak se gjashtë dinarë pa u konsultuar me të, për më pak ose më shumë”. Melaqja në formë të njeriut i thotë: “Po e blej për dymbëdhjetë dinarë”. Djaloshi e refuzon dhe kthehet te nëna e vet dhe ia tregon rastin. Nëna i thotë: “Ai i cili ka dashur ta blej është melaqe në formë të njeriut për të të testuar. Nëse edhe një herë të vjen thuaj: “A ta shesim këtë lopë apo a jo?” Ashtu edhe veproi, e Melaqja i thotë: “Shko te nëna jote dhe mbaje këtë lopë, sepse Musa i biri imranit do ta blejë këtë lopë, për shkak të një të vrari, i cili është vrarë prej beni israilëve dhe mos ia shitni pa ju dhënë aq dinarë sa peshon një vagë. Kështu që (lopën) e mbajnë.

Allahu e ka caktuar që ajo lopë të prehej prej beni israilëve, sepse ato cilësi të cilat ia kërkonin ishin vetëm te ajo lopë me qëllim që ai të shpërblehej për shkak të mirësjelljes ndaj nënës së tij, për shkak të nderimit dhe mëshirës ndaj saj. Dhe e blejnë me ari aq sa ka peshuar dhe e presin, e pastaj me një pjesë të saj i mëshojnë të vrarit, ashtu siq ka i ka urdhëruar Allahu atëherë i vrari ngritet i gjallë në këmbë me lejen e Allahut dhe thotë: “Me ka vrarë filani (djali i vëllait), pastaj prapë bie dhe në atë moment vdes.Atëherë atij (djalit të vëllait) i ndalohet për të trashëguar pasurinë e axhës së tij.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

DËNIMI DHE BEGATIA NË VARR

Nga Berra bin Azib transmetohet: “Kemi prezantuar me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në (përcjelljen) një kufomë të Ensarëve. Pasi shkuam te varri dhe ende pa e mbuluar, u ul i Dërguari i Allahut s.a.v.s., dhe ne u ulëm rreth tij, dhe u bë sikurse mbi ne u mbush me shpend, e ai tha: “Kërkoni mbrojte prej Allahut nga dënimi në varr”, këtë e përsëriti dy-tri herë.

Pastaj vazhdoi: “Me të vërtet kur besimtari ndahet nga kjo botë dhe shkon në botën tjetër, atij nga qielli i zbresin melaqe me fytyra të bardha, fytyrat e të cilëve shndrisin si dielli; me vete kanë rroba të bardha, erë të mirë të xhenetit; ulen në largësi prej tij sa sheh syri. Pastaj i shkon melaqja, e cila i merr shpirtrat, ulet te koka e tij dhe i thotë: - O ti shpirt i mirë, dil se je i falur prej Allahut dhe ke fituar kënaqësinë e tij.

Pastaj vazhdoi duke treguar, - dhe i del shpirti sikurse del një pike uji prej burimi, dhe kur t’ia merr shpirtin ia merr me aq lehtësi sa që nuk hetohet, e pastaj e marrin melaqet, e veshin me ato rroba, me atë erë të mirë, dhe prej tij del shpirti si një frymëmarrje me erë misku të kësaj bote. Pastaj ka vazhduar duke treguar, - dhe ngriten lartë me të, dhe sa herë që kalojnë pranë një grupi të melaqeve, ato pyesin: - Po, çka është kjo erë e mirë?! Ata i përgjigjen: - Filani i biri i filanit, duke e emëruar me emrat më të bukur të tij, me të cilat e kanë thirrur në këtë botë; deri sa ta kalojnë qiellin e kësaj bote, në fillim të botës tjetër. Aty kërkojnë t’u hapen dyert dhe ju hapet dera, e cila shndrit tërë qiellin paraprak, e deri te qielli i ardhshëm, e kështu me radhë, derisa arrijnë te qielli i shtatë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në ilijinë, dhe kthejeni prapë në tokë, se prej saj ju kemi krijuar, në të do t’ju rikthejmë.

Pastaj vazhdoi duke treguar: - Dhe i kthehet shpirti në trupin e tij, pastaj i shkojnë prapë dy melaqe, ulen pran tij dhe e pyesin: - Kush është Zoti yt? Ai përgjigjet: - Allahu është Zoti im.. Pastaj e pyesin: - Cila është feja jote? Ai përgjigjet: - Feja ime është islami. Pastaj e pyesin: - Çka thua për Pejgamberin, i cili u është zbritur juve? Përgjigjet: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. Pastaj e pyesin: - Cilën dituri e ke pasur për bazë. Ai përgjigjet: - E kam lexuar librin e Allahut, i kam besuar, e kam dëshmuar dhe vërtetuar. Atëherë thërret një zë nga qielli: - Robi e ka thënë të vërtetën, andaj shtrojani rrugën e xhenetit, visheni me rroba të xhenetit, dhe hapjani dyert e xhenetit.

Dhe prej erës dhe aromës së tij i zgjerohet varri në gjerësi sa sheh syri. I vjen një njeri me pamje të bukur, rroba të bukura, erë të mirë dhe i thotë: - Përgëzohu me atë, i cili të ka gëzuar sot me atë që të ka premtuar. I thotë: Po kush jeni ju që po më jep lajme të mira?! Ai i përgjigjet: - Unë jam vepra e jote e mirë. Atëherë ai thotë: - O Zoti im! Le të bëhet Kijamet që të kthehem sa më shpejt te familja dhe pasuria ime ... .

Pastaj (I Dërguari i Allahut a.s.) vazhdoi duke treguar: Pabesimtari kur të ndahet prej kësaj bote dhe shkon në botën tjetër, i shkojnë melaqet prej qielli me fytyrë të zezë, rroba të zeza, ulen pranë tij në largësi sa sheh syri, pastaj i vjen melaqja për t’ia marrë shpirtin, ulet te koka e tij dhe i thotë: - O ti shpirt i keq, dil se Allahu është i hidhëruar me ty, dhe i del shpirti prej trupit sikurse hekuri i zjarrtë kur flakërohet prej leshi, dhe ia merr.

Çdo herë kur të kalojnë pranë ndonjë grupi të melaqeve pyesin: - Çka është kjo erë e keqe? I përgjigjen: - Filani i biri i filanit, pra me emrin, me të cilin e kanë thirrur në këtë botë deri sa arrin në fund të qiellit të kësaj bote, kurse porta nuk hapet. Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e lexo ajetin kur’anor:

“... atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës...”.(El-E’arafë, 40)

Pastaj Allahu thotë: - Shkruajeni në librin Sixhinë të tokës së thellë, pastaj shpirti tronditet dhe thotë:

“... e kush i përshkruan shok All-llahut,ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi,ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”.(El-Haxh,31)

Shpirti kthehet në trupin e tij, shkojnë dy melaqe, ulen pranë tij dhe e pyesin: - Kush është Zoti yt? Ai nuk di të përgjigjet por thotë: - Ah, ah, nuk e d! Pastaj e pyesin: - Cila është feja jote? Ai thotë: Ah, ah, nuk e di! Pastaj e pyesin: - Cili pejgamber është dërguar te ju? Ai thotë: Ah, ah, nuk e di! Thërret një zë nga qielli dhe thotë: - Ai është përgënjeshtrues, andaj shtrojani rrugën e zjarrit, hapjani dyert e zjarrit.

Atëherë i vjen nxehtësia dhe vapullimi e përvëlimi, dhe aq shumë i ngushtohet varri, sa që ia thyen edhe eshtrat. I shkon pastaj një njeri me fytyrë të keqe, rroba të këqija, erë të keqe dhe i thotë: Lajm i keq për ty, sot është një ditë e kobshme, e cila ka qenë e premtuar më pare. Ai thotë: - Po kush je ti, i cili ke ardhur me më sjellë kob? Ai ia kthen: - Unë jam vepra jote e keqe, e ai thotë: - O Zot, le të mos bëhet kurrë Kijameti.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

SHKOPI INTERESANT

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: Një njeri nga beni israilët ia kërkoi një beni israilit tjetër 1000 dinarë. Ai i thotë: “Sillmi dy dëshmitarë le të dëshmojnë.” Ai i thotë: “A mjafton që vetëm Allahu të jetë dëshmitar.” Ai i thotë: “Sillma hipotekën.” Ai i thotë: “Mjafton që Allahu të jetë garantues.” I thotë: “Të vërtetën e the”, dhe ia jep për një afat të caktuar. Kaloi në anën tjetër të detit, kreu punën me to. Kur erdh afati kërkoi anije për t’ia quar në afatin e caktuar, mirëpo anije nuk kishte. Atëherë e merr një dërrasë, e shpon dhe i shti brenda 1000 dinarë dhe letrën (të shkruar) prej filanit te filani. “ mbyll mirë e tha: “O Zoti im! Ti e di kur i kam marrë borxh prej filanit 1000 dinarë, i cili kërkoi garancion, e unë i thashë që garantues të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua për këtë. Ai më kërkoi dëshmitarë, unë i thashë mjafton që dëshmitar të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua me këtë. Mirëpo unë u mundova të gjej anije për t’ia larë borxhin, por nuk gjeta. Për këtë arsye po i dorëzoj tek Ti,dhe e hodhi në det”. E përcolli deri sa u largua,dhe përfundimisht nuk gjeti anije. Në anën tjetër, njeriu, të cilit i kishte marrë borxh, shikon mos ka ardhur ndonjë anije duke pritur kthimin e borxhit. Por, e sheh vetëm një shkop, në brendinë e të cilit ishte malli. Duke tubuar dru për familjen e tij, dhe duke i thyer (qarë drutë) i gjeti 1000 lirat dhe letrën. Pas një kohe vjen borxhmarrësi me 1000 dinarë tjera dhe i thotë: “Për Zotin, pandërprerë kam kërkuar anije për të ardhur dhe për të t’i sjellë të hollat, mirëpo ishte e pamundur. Deri sa sot e takova një anije dhe erdha”. Ai i thotë: “Vallë mos më ke dërguar mua diçka?” Tha: “Të tregova se nuk kam mundur të gjej anije deri sot.” I tha: “Zoti e ka la borxhin në vend tëndin, i cili e ka dërguar shkopin (me të holla). E ti me 1000 dinarët tjera vepro si të duash në rrugë të hajrit.”


EDUKATA E EBU HANIFES

Jezid bin Haruni ka thënë: “Nuk kam parë njeri më të edukuar se Ebu Hanifen. Një herë e kam parë duke qëndruar në diell pranë derës së një njeriu, e i kam thënë: “O Ebu Hanife hyr nën hije të murit”. E ai më tha: “Ky mur është mur i kësaj shtëpie, e unë nuk dua të rri nën hije të shtëpisë së tij (për shfrytëzuar hijen e shtëpisë së tij)”. Po ku ka edukatë më të mirë se kjo? Në një variant tjetër thuhet se i ka thënë: Çka të pengoi që të mos hysh nën hije? E Ebu Hanifja i ka thënë: - Pronarit të kësaj shtëpie i kam diçka që e urrej, e unë nuk desha të qëndroj nën hijen e murit të tij, e për se ta shfrytëzoj. Këtë nuk e shoh se është detyrë e njerëzve, por dijetari ka nevojë që prej diturisë së tij të marrë më shumë për vete, se sa t’u japë njerëzve apo të kërkojë prej të tjerëve.

Ebu Hanife, Zoti e pastë mëshiruar, nuk e ka ngrënë mishin e deleve shtat vite, për shkak se kur ka dëgjuar se në Kufe ka humbur një dele, pasi që ka pyetur dhe ka marr përgjigje se në përgjithësi delja jeton aq vite. Pra, i kanë thënë 7 vite, e ai 7 vite nuk ka ngrënë mish dele fare, duke llogaritur se ndoshta ai mish është i deles haram, e pastaj i bë dëm apo padrejtësi zemrës së tij, edhe pse nuk është haram të hash diçka të ndaluar nga mosdija.
 
Top