• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Treni specialë vetëm për femra

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Hekurudha e Indonezisë ka njoftuar të enjten se ka lëshuar në qarkullim vagonë të trenit vetëm për femra, në mënyrë që të pengohet shqetësimi seksual i femrave në transportin publik.

Vagonët me ulëse ngjyrë të kuqe janë vendosur së pari në linjën hekurudhore që lidh kryeqytetin Xhakarta me qytetin Bogor, ndërsa vagonët e tillë gjenden në fillim dhe në fund të kompozicionit të trenit, ka thënë zyrtari i hekurudhës, transmeton agjencia Reuters.

Dëshirojmë të përmirësojmë shërbimet dhe të mbrojmë udhëtaret, në mënyrë që ato të ndihen të sigurta”, ka thënë Makmur Siaxhaheran, duke shtuar se femrat mund të shfrytëzojnë edhe vagonët me udhëtarë të përzier.

Dëshirojmë të pengojmë shqetësimet seksual enë transportin publik”, ka arsyetuar ai futjen në përdorim të vagonëve specialë për femra.Indonezia është shtet ku jetojnë kryesisht myslimanët.

Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

Sa perpara jan keto ,perpara nesh ne SHQIPERI qe akoma skemi shina ku te eci treni , e jo me kushte, qe sbohet fjale fare :S
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

mire e the belle_vie sa perpara jane..neve kemi vetem fjale boshe...e asgje tjeter...dikur ne kohen e partis udhetoje me tren...kishe lezet...se ka pasur dhe vagon per nenat dhe femijet...por tani e lene mbas dore....!!
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

Sa shpejt filloni dhe gjykoni ju. Po mendoni njëher që India ka 100 vjet me hekurudha? Apo e harruat kolonizimin Anglez, i cili e bëri Indin nga fillimi në fund me hekurudha, për interesat e veta dhe ja la popullit mbas 1950 ta zhvillonte atë rrugë që nisën. Pastaj, India është vendi i cili ka teknologjin dhe shkollat më të forta në botë. Mos u habisni që të gjitha kompanit e mëdha apo universitetet më të mira në botë kan eksperta Indian. Rekord mban Microsoft, që ka 90% të punonjësve Indian, pastaj vjen Apple, Dell, Intel, e me radhë. Në Angli të gjitha kompanit e teknologjis së telekomunikacionit dhe të tjera punëtorët jan Indian :D
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

C'me duhen tjeret mu ore Madness un sjam indiane e smaj pergjegjsi per ata ,, po per veten dhe vendin tim qe kemi ngel aq prapa ihaa
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

C'me duhen tjeret mu ore Madness un sjam indiane e smaj pergjegjsi per ata ,, po per veten dhe vendin tim qe kemi ngel aq prapa ihaa
Studimi i fundit tregoj të kundërtën, vendi i 57, nga 210 pjesëmarrës. Jo dhe aq mbrapa, duke menduar sesa të izoluar kemi qenë, 2 tranzicione brenda 20 vjetësh...! ;)
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

madness nuk po habitem aspak.oke..une po gjykoj pse neve nuk mundemi te kemi ecur perpara...dhe e di shume mire se ato jane ne teknologji shume perpara gjithashtu dhe universitetet!! punetor indian ka kudo..qofte edhe inxhinier kompjutrash ose eksperta..

(Por dhe ne dubai kishte punetor sa te duash indian ku ata ishin dhe ne ndertim numer 1...pike se pari te gjithe dijne anglisht...dhe sa zor eshte te punosh ne nje tempratur 55 grade ne ndertim etj....! )spo e zgjas me teper :D klm
 
Po dhe unë këtë dua të zbuloj! Çfarë nuk shkon me ne dhe nuk po ecim përpara. Këtu çalon diçka, se çfarë është ajo diçkaja po më mundon tej mase shumë...
 
SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

mendoj se neve duam te punojme pak e te fitojme shume...! kjo na mungon...por kur mendojme se jemi po ato njerez qe jetojme dhe punojme jashte shtetit..atehere ka diçka qe ne shqiperi dojne vetem te drejtojne e jo te ulin koken e te punojne si neve qe punojme ketej.
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

mendoj se neve duam te punojme pak e te fitojme shume...! kjo na mungon...por kur mendojme se jemi po ato njerez qe jetojme dhe punojme jashte shtetit..atehere ka diçka qe ne shqiperi dojne vetem te drejtojne e jo te ulin koken e te punojne si neve qe punojme ketej.
Mos harro, një migren 50 vjeçare e damllosi këtë popull, i cili po vuan pasojat sot e kësaj dite. Mendo, paguhej i paafti njësoj me të aftin. Hante njësoj si ai me shkollë njësoj si me atë pa shkoll. Prandaj populli ynë i dashur ka akoma simptomat e gjysëm shekullit të kaluar. Pra, ne duhet të ndërgjegjësohemi, se asgjë nuk vjen nga qielli po nuk lëvize, atëher të vjen buzëqeshja rezatuese e diellit (ajo që pritej nga qielli), kur të than djersën dhe të jep frutet e lodhjes.
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Treni specialë vetëm për femra

Studimi i fundit tregoj të kundërtën, vendi i 57, nga 210 pjesëmarrës. Jo dhe aq mbrapa, duke menduar sesa të izoluar kemi qenë, 2 tranzicione brenda 20 vjetësh...! ;)
E pashe dhe me erdhi mir po a jane te sakta ato statistika valle? se pardje me erdhn famijaret e mi ,dhe kur degjuan lajmin ishin MDR lol
 
Top