• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Troja, një nga çuditë e mëdha

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Perëndesha Afrodita i propozoi atij femrën më të bukur në botë. Parisi, pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarsi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës - për një femër të bukur...


Sot, gadishulli që mbetet mes detit Marmara, Grykës së Çanakkales dhe Korfuzit - Edremit, një kohë njihej si qyteti i Trojës. Troja ishte një qytet i gjallë i kulturës dhe qëndër e mbretërisë në mijëvjeçarin e dytë dhe të tretë p.e.s. Në shekullin e 13-të p.e.s, u përhap një zjarr i madh i cili thonë se është shkaku i fillimit të luftës së Trojës.
Legjenda thotë se, qyteti Troja, 3200 vjet më parë ishte nën drejtimin e mbretit Priamos. Qytetarët ishin njerëz të lumtur dhe trima. Por perëndive iu dukë e tepërt kjo lumturi dhe vendosën t'jua prishnin.
Një ditë e shoqja e mbretit Priamos, pa një ëndërr të keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tëra. Mbreti i cili i besonte shumë këtyre porosive, thirri një fallxhor që t'ia shpjegojë ëndrrën. Sipas fallxhorit, mbretëresha ishte shtatzëne dhe fëmija që do lindte duhej vrarë sepse do ti hapte shumë probleme qytetit. Pasi lindi fëmija, mbreti atë ia dha një qytetari me urdhrin për ta vrarë. Por trojani shpirtmirë nuk mundi ta vriste dhe e la në pyllë, me mendimin që foshnja do vdiste. Por foshnjën e gjeti një bari dhe ai e rriti. Ky fëmijë u quajt Parisi, njeriu që do t'i hap shumë probleme në të ardhmen Trojës.

Në atë kohë në malin Olimp, ku jetonin perënditë, perëndesha Eris, kishte vendosur të hamirej ngase nuk e kishin ftuar në dasmë. Ajo mori një mollë të artë dhe në të shkruajti: "më të bukurës", dhe pastaj e hodhi në mes të sallonit të dasmës ku të gjithë u hodhën për ta kapur atë kokërr molle. Më në fund, kjo mollë mbeti në duart e tre perëndeshave; Herës, Afroditës dhe Athenes, të cilat shkuan te Zeusi për ta ndarë, por ai u tha që nuk merrte vesh nga këto punë dhe ju këshilloi të shkonin në malin Ida, sepse atje ndodhet një princ i Trojës me emrin Paris, dhe ai do të përcaktonte se kuj duhet t'i takoj molla. Të tre perëndeshat largohen në drejtim të Malit Ida, ku në të njëjtën kohë Parisi po kulloste delet pa ditur asgjë. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollën që t'ia jepte më të bukurës por kjo nuk ishte punë e lehte. Të tre perëndeshat i propozuan gjëra të ndryshme Parisit. Hera i ofroi që ta bëj mbret më të fortë të Evropës dhe Azisë nëse do t'ia jepte asaj mollën. Athena i propozoi ta bënte mbret më të zgjuar në botë si dhe të fitonte në luftën me Greqinë. Afrodita i propozoi femrën më të bukur në botë. Parisi pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarsi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës - për një femër të bukur. Mollën e artë ia dha Afroditës. Athena dhe Hera, të pikëlluara, vendosën ta shkatërrojnë Trojë. Afrodita për të mbajtur fjalën, e nisi Parisin për në Greqi, pasi femra më e bukur në atë kohë ishte mbretëresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos. Mbreti e priti shumë mirë Parisin dhe i tha të qëndronte sa të dëshironte në sarajet e tij, pasi që vet u nis për në luftë duke e lënë atë vetëm me të shoqen, pa dyshuar në besnikërinë e tij. Në këtë rast Parisi e rrëmben Helenën dhe e sjell në Trojë. Kur mbreti Menelaos kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen të gruan e vet, e kupton gabimin që kishte bërë dhe i shpallë luftë Trojës. Në kohën kur u martua mbreti Menelaos, të gjithë mbretërit e botës ishin betuar se, po t'i ndodhte gjë Helenës do merrnin pjesë në luftë për të dhe të gjithë kaluan detërat për ta mbajtur fjalën. Mbreti Odiseu i cili ishte shumë i zgjuar dhe hileqar, nuk donte të lente shtëpinë dhe u bë si i çmendur, kur e lajmëruan për luftë. Por lajmëtari që e dinte këtë gjë ia mori të birin peng dhe e hodhi në pus. Odiseu menjëherë kërceu dhe e shpëtoi të birin, ashtu që u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai të marrë pjesë në luftë. Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqën shumë njerëz në të. Vajzat rrëmbeheshin nga luftëtarët. Mbreti Priamos, së bashku me të moshuarit e tjerë të Trojës, e ndiqnin luftën nga kulla. Më në fund, Parisi përballet me Menelaosin. Ata mirren vesh të bëjnë dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndërsa lufta do të mbaronte. Gjatë dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin të arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kërkojë në gjithë Trojën. Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosën ta japin Helenën. Por perëndeshat Hera dhe Athena nuk ishin të kënaqura me këtë dhe donin që Troja të shkatërrohej e tëra. Ato e plagosin Menalaosin, çka dhe u bë shkak të fillonte lufta përsëri dhe të vdisnin me qindra njerëz, gjë që e inatosi perëndinë Zeusin dhe vendosi të ndihmojë Trojën.

Afrodita
Atëherë çdo gjë ndryshoi dhe trojanët filluan të fitonin luftën. Ndërkohë djali i Akilit e vret Parisin, por kjo nuk ishte humbje për Trojën ngase e kishte vrarë shkaktarin e gjitha luftërave. Ndërkohë Troja po u mbronte mirë dhe qëndronte akoma e fortë. Atëherë Odiseu hileqar vendosi të bënte një kalë prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtarë. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të hyrë dhe pushtuar Trojën. Ata nisën përpara një ushtar i cili do t'i bind trojanët që të fusnin kalin gjigant të drunjtë në qytet. Një mëngjes të qetë, Trojanët shohin të habitur një kalë të madh prej druri në hyrje të qytetit. Kapin ushtarin grek dhe ja sjellin mbretit për të dhënë sqarim. Ai nuk ishte ushtar i thjeshtë por një aktor i talentuar dhe duke qarë filloi të tregonte sikur ishte arratisur nga grekët se i urrente ata, kurse për kalin e drunjtë tha se është i shenjtë dhe është bërë për perëndinë Athena. Këtë storie e besuan të gjithë përveç priftit, i cili u tha që ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi.
Trojanët e vendosen kalin në mes të qytetit duke menduar se lufta mbaroi por një natë kur të gjithë flinin, Odiseu dhe ushtarët e tij dolën nga kali ku ishin fshehur dhe vranë ushtarët trojanë, dogjën kampet, i vunë zjarrin gjithë Trojës dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të qytetit të gjithë i kaluan në shpatë. Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priamos, të shoqën e tij dhe vajzën. Helena atë natë iu kthye Meneleosit i cili e prite me gëzim dhe u nisën drejt Greqisë duke lënë prapa rrënojat e një qyteti të djegur...
Troja është një qytet ku prej mijëra vjetësh kanë jetuar shtatë kultura të ndryshme. Thesaret e mbretit Priamos ndodhen në muze në Moskë. Kali i Trojës i cili është një përfaqësues i historisë ndodhet në këmbë dhe pret vizitorë të ndryshëm, ai tashmë shërben vetëm për fotografi.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 1
Troja është një nga vendet ku natyra, historia dhe arti i kaligrafisë i kanë premtuar njëra-tjetrës për ta shndërruar atë në një thesar të përjetshëm.

Troja, një nga vendet ku natyra, historia dhe arti i kaligrafisë i kanë premtuar njëra-tjetrës për ta shndërruar atë në një thesar; që të gjithë vizitorëve të saj do t’u sjellë në mendje legjendat që kanë lexuar, dëgjuar në fëmijëri; do t’i bëjë ata të jetojnë ditët plot mister të së kaluarës, është një nga trashëgimitë kulturore që ndodhet brenda kufijve administrativ të Çanakalasë.

Qyteti i Çanakalasë, që me botën hapet në vendin ku bashkohen dy kontinente dhe dy dete, me veçoritë gjeologjike, klimatike, gjeografike dhe pasuritë natyrore që ka, ndërsa ka mirëpritur shumë qytetërime që nga periudhat prehistorike e këtej, i ka dhënë njerëzimit një akumulim kulturor të paçmueshëm. Në këto toka, ku brenda procesit më shumë se 7 mijë vjeçar të historisë janë zhvilluar një numër i madh luftërash, me Luftërat e Dardaneleve që kanë qenë pararojat e Luftës Çlirimtare Turke janë ndryshuar ekuilibrat botërorë dhe ka lindur Republika e Turqisë.

Gryka e Dardaneleve, e cila përbën edhe pjesën më të rëndësishme të bregdetit 671 km të gjatë; ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të panumërta, si notimi i Leandrit për të arritur tek e dashura e tij, Hera, që ndodhej matanë bregut, projekti i mbretit pers, Kserkes, për të formuar një urë me anije, fundosja e një anije suedeze me emrin Norban nga nëndetësja turke Dumlupinar. Kur të vini në këtë qytet të ngritur në të dyja anët e grykës, Kali i Drunjtë që do të shikoni në një shesh në qendër të qytetit, është kali që ka pasur edhe rolin kryesor në filmin me titull Troja, që filloi të shfaqej në vitin 2004. Kali i Drunjtë që qëndron kryelartë në këmbë duke parë larg në horizont, ndërsa evokon me respekt dëshmorët që prehen në këto toka, përpiqet t’i paralajmërojë njerëzit duke u përcjellë atyre fjalët e Mustafa Kemal Ataturkut, “përsa kohë nuk rrezikohet jeta e një populli, lufta është një krim”

Troja, një nga vendbanimet antike brenda kufijve administrativë të rrethit të Çanakalasë, ku duke filluar që nga kohët prehistorike e deri në shekullin e 20-të janë zhvilluar një numër i madh luftërash, është njësia etalon e arkeologjisë. Nga të dy krahët e Trojës, e cila ndodhet sipër kodrës Hisarlık, afërsisht 30 km në jug të qendrës së qytetit të Çanakalasë, 4,5 km larg nga Gryka e Dardaneleve, në një pozicion dominues mbi një fushë bregdetare, rrjedhin drejt Detit Egje përrenjtë Menderes dhe Dumrek.

Këto toka, në jug të të cilave lartësohet Mali i Olimpit, i njohur sot me emrin Malet Kaz, ku është bërë për herë të parë në botë Konkursi i Bukurisë, kanë qenë të banuara që nga epoka e gurit dhe bakrit, sipër kodrës Hisarlik njerëzimi ka ngritur qytete njëri mbi tjetrin. Troja, e cila me veçoritë që ka formon një atmosferë magjepse, kënaqësinë e saj të madhe e ka jetuar edhe duke e frymëzuar poetin më të madh të Anadollit, Homerin, për veprën e tij më të rëndësishme, Iliadën. Kjo vepër legjendare, ku ai flet për njërën nga periudhat më të shkëlqyera të qytetit, përbën periudhën prolog të historisë perëndimore, ëndrrat që janë ushqyer me këtë rrëfim epik kanë ardhur këtu dhe kanë formuar vepra të llojeve të ndryshme.

Vepra më e vjetër që njihet në lidhje me Trojën daton me vitin 1103 dhe është e Anglosakson Saewolf-it. Kur fletët e kalendarit tregonin vitin 1488, në Firence është nxjerrë botimi i parë i Iliadës në shtypshkronjë, dhe në shekullin e 16-të janë botuar versionet në anglisht dhe gjermanisht të saj. Një tjetër vepër në lidhje me Trojën, që i takon mesit të këtij shekulli, mban firmën e matematikanit me famë, Ignazio Danti. Në një nga 54 hartat e vizatuara në vaj të Dantit, që ekspozohen në Palazzo Vecchio dhe që përshkruajnë zonat dhe vendbanimet e rëndësishme të botës, zë vend edhe Troja.

Hartën e Trojës e kanë vizatuar edhe arkeologu francez Jean Baptiste Lechevalier, që në Trojë ka ardhur në vitet 1784 e 1786, dhe gjermani Franz Kauffer, që ka ardhur këtu më vonë, në vitin 1820, edhe në vitin 1822 skocezi Charles Macleren kishte botuar një studim që përshkruan përsëri Trojën. Vallë magjia në rreshtat e Homerit të ketë qenë ajo që i ka tërhequr për këtu, duke filluar që nga fillimi i shekullit të 7-të p.e.s. shumë personalitete historike si Aleksandri i Madh, Cezari, Augusti, Adriani, Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari, e një numër të madh udhëtarësh dhe studiuesish të tjerë?

Është e vërtetë se në këtë epope, që për më shumë se një kohë 2700 vjeçare i prek njerëzit nga ana emocionale janë dhënë të gjitha sekretet në lidhje me jetën që bëhej në qytet për atë hark kohor dhe për sulmet që i janë bërë qytetit. Por absolutisht ajo që nuk duhet nënvleftësuar këtu, është se edhe para dhe pas segmenteve kohorë që Homeri rrëfen në poemën e tij, në Trojë janë krijuar qytete të pasura dhe të fuqishme, ndërsa janë jetuar periudha të lavdishme, prapa tyre një kontribut të madh gjithmonë kanë pasur bollëk, pasuria e tokave pjellore të saj, bashkë me qytetërimet që kanë qenë shtresuar në Anadoll... Ja pra edhe shkaku që Troja ka qenë sulmuar vazhdimisht kanë qenë veçoritë e saj gjeografike, klimatike, gjeologjike, pasuria e burimeve dhe pozita strategjike.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 2
Ekspedita e parë e gërmimeve në Trojë është bërë në vitin 1863, dhe e dyta në vitin 1865, por për shkak të pamundësive financiare, këto kanë qenë punime të përmasave të vogla.



Ju përshëndesim të gjithëve nga Troja, e cila është një nga dritaret e Anadollit veriperëndimor që hapet drejt botës dhe dielli i jep asaj jetë duke i dërguar rrezatimet e kuqe si lule shege, të zbukuruara me tonet marramendëse të manushaqes dhe të verdhës.

Troja 7-mijë vjeçare, të cilën shkencëtarët e përshkruajnë si një trashëgimi kulturore dhe gur kilometrik të arkeologjisë, përshëndetjet, ua dërgon nga një kodër 31 metra e lartë, që lartësohet sipër një fushe shumë e përshtatshme për vendbanim në breg të detit. Kjo kodër e quajtur Hisarllëk (Hisarlık) dhe e formuar nga 9 shtresa banimesh dhe 41 etapa ndërtimore, është gjetur në vitin 1850 nga studiuesi i mesjetës, Franck Calvert. Ekspedita e parë e gërmimeve bërë në vitin 1863, dhe e dyta në vitin 1865, për shkak të pamundësive financiare, kanë qenë më shumë gërmime në shkallë të vogël. Me njohjen e tregtarit të pasur, Heinrich Schliemann, që kishte ardhur këtu me qëllim vizite, në vitin 1868 me Calvert-in ndodhën edhe ndryshimet e rëndësishme në kërkimet arkeologjike në Trojë.

Para kërkimeve që Schliemann-i, i cili thoshte se Iliadën e përdorte si një doracak udhërrëfyes, filloi në gusht të vitit 1868 në pjesën perëndimore të kodrës pa marrë leje dhe pa u kushtuar rëndësi detajeve, në lidhje me Trojën ishin botuar 140 raporte. Në Trojë Schliemann-i ka kryer gërmime zyrtare dhe të mëdha duke filluar me gërmimet e para në vitin 1871, dhe duke vazhduar me punimet në vitet pasuese 1872, 1878-79, 1882, 1889-1890. Gjatë këtyre punimeve një numër i madh objektesh arkitekturore janë dëmtuar duke ua hequr atyre vlerat dokumentuese, kurse shumica e veprave që janë gjetur këtu janë nxjerrë jashtë shtetit.

Pas vdekjes së Schliemann-it, i cili më shumë se gjetjen e veprave antike, për qëllim ka pasur vërtetimin se qyteti antik i Trojës ndodhej në kodrën Hisarlık, gërmimet arkeologjike në Trojë janë bërë në vitet 1893-1894 nga Wilhelm Dörpfeld, dhe në vitet 1932-1938 nga Carl W.Blengen në emër të Universitetit Cincinati. Të gjitha këto punime megjithëse kanë qenë të mbushura plot vetëmohim, ato nuk kanë mundur t’u japin një përgjigje të mjaftueshme pyetjeve lidhur me historinë e vendbanimit të Trojës, atmosferën ekonomike dhe politike si dhe gjeografinë kulturore të rajonit.



Gërmimet e reja në Trojë filluan në kodrat dhe në afërsi të Gjirit Beshige (Beşige) dhe 50 vjet më vonë pas kazmës së fundit të ngulitur në gërmimet e mëparshme, u drejtuan nga Prof.Dr.Manfred Korfmann, i cili ka vdekur në vitin 2005. Në këto punime gërmimesh arkeologjike, që u realizuan duke filluar që nga viti 1982, u përcaktua se Kepi Beşige, Gjiri Beşige bashkë me kodrat përreth kanë qenë banuar që nga fillimi i 3-mijëvjeçarit p.e.s, dhe këtu ka qenë një vend shumë i rëndësishëm edhe për trafikun detar.

Veçanërisht nekropoli në shpatet e kodrës Yassıtepe që daton me shekullin e 13-të p.e.s., dhe përkon me procesin e luftërave në kryeveprën e Homerit si dhe objektet e tjera që janë gjetur përreth, janë bërë edhe lajmëtaret se do të zhduken mjegullat në faqet e historisë, dhe se do të hapen dyert për komente të reja. Ashtu siç thotë edhe Rustem Asllan (Rüstem Aslan), një nga pjesëtarët e ekipit drejtues të gërmimeve që janë bërë këtu, stili i varrimit në këto nekropole të shekullit të 13-të p.e.s., pra varret me dhoma, përdorimi i pitos-ve (një lloj vegshi) dhe tradita e djegies së të vdekurit në veçanti ka tërhequr vëmendjen se banorët e këtushëm kanë patur të njëjtat rrënjë me ata të Anadollit.

Në këtë kornizë, po të mendojmë se Homeri në Luftën e Trojës e përmend shpesh se të vdekurit varroseshin pasi digjeshin me një ceremoni të madhe, ekzistenca krahas të ayre që janë varrosur direkt edhe të varrusurve të djegur e bën edhe më interesante situatën. Sipas Prof.Dr.Manfred Korfmann-it ndërtimi i këtij nekropoli në një vend të rëndësishëm nga pikëpamja gjeografike dhe datimi i tij me periudhën që përputhet me Luftërat e Trojës, patjetër që nuk është një diçka e rastit.

Edhe nekropoli, ashtu si Troja dokumenton se krahina ndërsa po hynte në shekullin e 13-të p.e.s. ka qenë bërë skenë e ngjarjeve të ndryshme. Në kuadër të këtyre ngjarjeve tregtia ekonomike që vazhdonte me botën e Mikenasve ka pasur një peshë mjaft të madhe. Sipas logjikës përballja e detarëve dhe trojanëve që kontrollonin tregtinë me njëri-tjetrin mund të ketë ndodhur pikërisht këtu, pra në Gjirin Beşik, që ka qenë edhe vendi i fundit për të hedhur spirancën pa u futur në grykën e Dardaneleve, që me një fjalë tjetër emërtohet edhe si limani i Trojës.

Tregtarët me origjinë të ndryshme, që edhe stilet e varrimit të njerëzve i kanë pasur të ndryshëm nga të njëri-tjetrit, duke ardhur bashkë me familjet e tyre këtu, janë vendosur për një kohë të shkurtër përreth gjirit. Ajo çfarë ka mbetur pas këtyre janë vetëm disa strehime të parëndësishme. Në mundësinë më të madhe vendosja e tyre në zonë është pranuar nga ana e trojanëve ose këta të fundit i kanë lejuar ata që të qëndronin këtu vetëm për një kohë të shkurtër.

Vazhdimësia e mureve rrethues të Trojës, megjithëse ky qytet është kërcënuar pa ndërprerje për një kohë më shumë se 2 mijë vjet, dokumentojnë se Troja ka arritur të mbijetojë. Duke qenë se përreth Trojës në çdo 100 vjet janë zhvilluar luftëra të ndryshme, përse të mos ketë ndodhur edhe një në shekullin e 13-të. Po të bashkohemi me mendimin e J.Latacz, një nga studiuesit specialist të Homerit ku thotë: “Qenia e Trojës, pra Ilion-it objekt i sulmeve armiqësore, është më afër mendjes se e kundërta e kësaj”, gjykoj se nuk do të jetë shumë e vështirë për të pohuar se edhe kjo ngjarje ashtu si çdo luftë që ka ndodhur më vonë përreth ngushticave, mbështetet në probleme ekonomike.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 3
Sipas burimeve të antikitetit të ardhurit nga Ishulli i Lesbos në vitet 600 p.e.s. kishin ngritur në perëndim të Grykës së Dardaneleve një vendbanim me emrin Akilion (Akhilleion). Kurse sipas Strabon-it dhe Plinit, Akilioni ndodhet pranë varrit të Akili-t.


Përshëndetje të gjithëve nga Troja. Artikullin e kaluar e kaluar e filluam duke ju dhënë datat e gërmimeve dhe studimeve që janë realizuar në Trojë deri në vitin 1988, dhe në vijim ju bëmë fjalë për gërmimet arkeologjike që janë bërë nën drejtimin e Prof.Dr.Manfred Korfman, në kodrën Jasëtepe (Yassıtepe) dhe në Gjirin Beshige (Beşige), i cili ndodhet pranë saj dhe që për shekuj ka qenë limani i Trojës dhe që ia kishte shtuar pasurinë qytetit me taksat që vileshin nga anijet që strehoheshin në këtë liman.

Sipas burimeve të antikitetit ata që kishin mërguar nga ishulli i Lesbos në vitet 600 p.e.s. për në perëndim të Grykës së Dardaneleve, kishin ngritur këtu një vendbanim me emrin Akilion (Akhilleion) dhe vendasit kishin luftuar me qytetin Sigeum në jug për të shtirë në dorë kontrollin e grykave, ashtu siç do të ndodhte në çdo luftë që do të zhvillohej më vonë këtu. Sigeum, aleatja e Athinës, pas kësaj lufte nuk ishte zgjeruar dhe kishte mbetur një vendbanim i vogël.

Sipas Strabon-it dhe Plinit, Akilioni ndodhet pranë varrit të Akili-t. Edhe nga poemat epike “Iliada” dhe “Odisea” del se varri i Akilit ndodhet në cep të kepit, ku nxorën anijet Akhallarët, në fushën kur një herë e një kohë kishin ngritur çadërat e fushimit Patrokli me Akilin. Në këtë kontekst sipas Prof.Manfred Korfman-it, i cili arriti në konkluzione shumë të reja në gërmimet që bëri në kodrën që ndodhet 600m në verilindje të Akilionit, ndoshta edhe ata që në epokën arkaike jetonin në Akilion, ose në Yassıtepe, siç quhet sot, këtë vend këtu e vlerësonin si vendi ku është varrosur Akili.

Ndërsa banorët e periudhës helenistike dhe disa nga ata që e kanë vizituar zonën në epokën romake, në mundësinë më të madhe besonin se varri i Akilit ndodhej me të vërtetë këtu. Ndoshta edhe, mbetjet e hirit me ngyrë të errët që qenë përhapur përreth tumulës së një venbanimi të epokës së vonë neolitike, që daton me fillimin e mijëvjeçarit të 4-ët p.e.s., i kanë interpretuar gabimisht si gjurmë të zjarrit ku janë djegur të vdekur Patrokli dhe Akili...

Mos vallë këtu ka qenë vendi ku janë organizuar ceremonitë trimërore të Akilit?... A është ndalur këtu për të flijuar diçka edhe Aleksandri i Madh?... Gërmimet e bëra këtu në vitet 1879 dhe 1824 me qëllim për tu gjetur përgjigje pyetjeve të tilla nuk kanë qenë të suksesshme, ndërsa në punimet që janë drejtuar nga Korfmani, duke filluar që nga viti 1982 e këtej, janë zbardhur shumë pyetje në lidhje me të kaluarën e Trojës.

Sendet që janë gjetur në varrin që nga ana gjeografike ka qenë ndërtuar në një vend të rëndësishëm, pikërisht në shpatet e kodrës Yassıtepe, ndërsa nënvizojnë atë se varrimi dhe tradita kanë patur të njëjtat rrënjë me ato të Anadollit, kanë sjellë të reja në datimin me një periudhë që përputhet me Luftërat e Trojës dhe në dokumentimin e ngjarjeve skenë e të cilave është bërë rajoni në fillim të shekullit të 13-të. Dhe një nga kontributet e rëndësishme të sendeve që u gjetën këtu, ka qenë datimi i shtresave bashkëkohëse të Trojës në një formë më të prerë.

Pas gërmimeve që u bënë në këtë sipërfaqe ku në dritë dolën; në pjesën e sipërme periudha bizantine, poshtë saj periudha helenistike në formën e dy shtresave, dhe poshtë saj shtresat e VI-të dhe VII-të të Trojës, dhe më poshtë 7 shtresat që i përkasin periudhës së I-rë të Trojës që daton me vitet 3100-2900 p.e.s si dhe gjetje të llojeve të ndryshme, grupi i shkencëtarëve të drejtuar nga Korfmani filluan të studiojnë Trojën. Deri tani në këto gërmime që vazhdojnë që nga viti 1988 janë hapur dritare të reja për Trojën 7-mijë vjeçare dhe për legjendën që për 2700 vjet ka influencuar sentimentalisht tek njerëzit.

Në sajë të punimeve sistematike dhe shkencore, deri gjysëm shekulli më parë ka tërhequr vëmendjen hipoteza “Troja, është qyteti të cilit Hititët i thoshnin Wilusa” e hedhur nga Tahsin Özgüç, një nga arkeologët e dëgjuar të botës hitite, dhe duke filluar që nga viti 1995 linguistët dhe arkeologët kanë filluar ta studiojnë me kujdes këtë temë.

Frank Starke, një nga hititologët e njohur, me shkrimet që ka botuar mbi hartën politike të Anadollit në 2-mijëvjeçarin p.e.s., të cilat ai i mbështet edhe me të dhëna të sakta filologjike, është një nga shkencëtarët që e përforcon identitetin Trojë-Wilusa, pra tezën se Troja ka qenë një qytet Anadollas.

Edhe arkeologu grek, Sipridon Iakovidhes, është ndalur në disa veçori që e ndajnë periudhën e bronxit të Trojës nga vendbanimet anakronike të Egjeut, dhe si një periudhë të huaj për Greqinë, dhe ndër këto veçori në Trojë ai përmend, shtëpitë e pjerrëta të 2-mijëvjeçarit p.e.s., muret mbrojtës, ndërtimet e sipërme prej qerpiçi bashkë me qytetin e poshtëm me mure mbrojtës, ku ka qenë kalaja e banuar. Sendet, objektet, të dhënat e jashtëzakonshme që janë përfitur në përfundim të shkrimeve, vlerësimeve të tilla dhe gërmimeve të reja që drejtohen nga ekipe ndërkombëtare, i kanë përmbysur të gjitha mendimet që kishin sunduar deri në periudhën e gërmimeve arkeologjike para vitit 1988.

Ekspertët janë bashkuar në mendimin se Ilios, për të cilin flet edhe Homeri, ose Troja është bashkëkohëse me Wilusa-n që përmendin Hititët, pra me Truisa-n, kështu është arritur në konkluzionin se Troja ka qenë një vendbanim me veçori Anadollase.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 4
Troja kishte tërhequr drejt vetes shumë personalitete historike, studiues, mbretër, perandorë, princa e kalorës të panumërt dhe i orientoi ata drejt përpjekjeve për të prodhuar rrënjët e tyre.

Përshëndetje të gjithëve nga Troja, e cila ka tërhequr drejt vetes shumë personalitete historike, studiues, që mbretër, perandorë, princa e kalorës të panumërt i ka orientuar në përpjekjet për të prodhuar rrënjët e tyre; që i dha shansin Jul Cezarit ta marrë emrin direkt nga krijuesi i saj legjendar, përshëndetje nga Ilus-i; që ka arritur të gëzojë lumturinë duke qenë burim frymëzimi për poemën më të rëndësishme të Homerit.

Tashmë dihet fakti që kjo poemë epike, e cila për mijëra vite ka ndikuar tek njerëzit në veçanti nga aspekti emocional, jep shenja në lidhje me ato që janë përjetuar në një nga periudhat e rëndësishme të Trojës. Ushtria ndërkombëtare e shkencës që bën gërmime dhe kërkime arkeologjike këtu që nga viti 1998, ndërsa u ka hapur dritare të reja të vërtetave të poemës epike, në 9 shtresa banuese ka përcaktuar 46 faza ndërtimi të ndryshme nga njëra-tjetra.

Objektet që janë nxjerrë në dritë në punimet e kujdesshme dhe sistematike kanë hedhur poshtë të gjitha mendimet që i përkisnin të kaluarës, ato kanë vërtetuar se Troja, ose Wilusa sipas Luvi-ve dhe Hititëve ka qenë një vendbanim me veçori anadollase. Një nga objektet shumë të rëndësishme që është gjetur në gërmimet e bëra në Trojë ka qenë edhe dokumenti i parë i gjetur në vitin 1995. Vula me hieroglifë në gjuhën Luvi, një nga qytetërimet e rëndësishme të Anadollit, në të dyja faqet, që siç pohon, Rustem Aslan-i, një nga pjesëtarët e grupit drejtues të punimeve, daton me epokën e vonë të bronzit dhe epokën e hershme të hekurit dhe që është gjetur në shtresën e VII-të të vendbanimit të Trojës, tregon se trojanët shkrimin e kanë përdorur menjëherë para fillimit të viteve 1100 p.e.s. Edhe përcaktimi i vulës së gjetur në Trojë si vulë dyshe, pasi në njërën anë ka figurën e një gruaje dhe në anën tjetër figurën e një burri, ka vërtetuar afrimitetin që ka pasur Troja me kulturën hitite. Siç dihet gratë hitite, jo vetëm që kanë qenë të barabarta me burrat para ligjeve që nga fillimi i Perandorisë Hitite, që kanë pasur një pozitë shoqërore të cilën gratë në Mesopotami dhe Egjipt vetëm mund ta ëndërronin, por merreshin edhe me tregti.


Vërtetimi se burimet e shkruara në Trojë kanë ekzistuar që nga epoka e errët, të sjell menjëherë në mendje atë se Homeri, ose ata që i kanë përcjellë informacionet Homerit, krahas traditës së burimeve gojëdhënore kanë përdorur edhe dokumentet. Përsëri figura e ushtarit që është gjetur në shtresën e VII-të banuese të Trojës, dhe që ngjan shumë me shembujt që janë gjetur në shumë qytete të Anadollit dhe të Lindjes së Afërt dhe që datojnë me Epokën e Bronzit, tregon se vendbanimi i Trojës dhe poema epike e Iliadës bartin mjaft elementë orientalë. Kjo figurë prej bronzi e ushtarit bart një rëndësi të madhe edhe nga aspekti, se ajo përbën një nga provat konkrete se Trojanët kanë pasur lidhje me hititët. Edhe rritja gradualisht e numrit të atyre që bashkohen me mendimin se krahina veriperëndimore e Anadollit i përkiste sipërfaqes ku dominonte gjuha Luvi, dhe se qyteti që përmendet në shkrimet Hitite dhe Luvi është identik me emrat Wilusa / Truisa / Tarova, është një qasje realiste me këtë situatë të re të vërtetuar me gjetjet arkeologjike.


Një numër i madh dokumentesh që janë gjetur më parë në kryeqytetin hitit, Hatushash (Hattuşaş), kanë hedhur dritë mbi çështjen dhe i kanë shtuar asaj një cilësi të pamohueshme. Një prej këtyre dokumenteve janë perënditë e Wilusa-s, që janë renditur me emra në fund të marrëveshjes që mbreti hitit, Muvattali II ka nënshkruar rreth viteve 1280 p.e.s me mbretin e Wilusa-s, Alaksandu, afërsisht 5 vite pas luftës së famshme të Kadesh-it. Një prej këtyre perëndive është perëndia e ajrit, Armee, emri i të cilës ka zënë vend si Apaliunas, dhe që nga kohët e vjetra nga shkencëtarët është identifikuar me Apollonin, që ky i fundit pranohet se është me origjinë anadollase.

Që Apolloni, i cili në poemën e Iliadës mban anën e trojanëve, me ndihmën edhe të stelave në hyrjen jugore të kalasë së VI të Trojës është vërtetuar edhe një herë që ai ka qenë një perëndi e Anadollit dhe që është lartësuar me kultin e stelë-s. Perëndia e tretë që përmendet në këtë marrëveshje është Kashkal Kur, që ka qenë perëndia e ujërave nëntokësore të hititëve. Ky emër është formuar nga fjalët Kashkal, që ka kuptimin e “rrugës” ose “tunelit” dhe Kur që do të thotë “nëntokë” ose “pjesa e poshtme e dheut”.

Dhe një gjetje tjetër e rëndësishme e viteve të fundit në gërmimet që janë bërë në qytetin antik të Trojës është një shpellë, që daton me fundin e Epokës së Bronzit dhe që është përcaktuar se ka qenë një vend kulti i Kashkal Kur-it, dhe që në shkrimet hitite përmendet si “Perëndia e Ujërave Nëntokësore.”

Në gërmimet e vitit 2000 të drejtuara Prof. Manfred Korfman, është përcaktuar ky tunel-shpellë, i përbërë nga hauzet për mbledhjen e ujërave nëntokësore me shumë hyrje artificiale të ndara këto në degë të ndryshme anësore. Një nga këto degë artificiale, në këto gjetje, të cilat vërtetojnë ndryshimin Trojë/Wilusa dhe kanë krijuar një surprizë në botën e arkeologjisë, në fillim përparon 28 m në drejtim të juglindjes, pastaj duke u hapur në të djathtë përparon 75 m në verilindje. Të paktën dy nga 3 zgavrat ndriçuese që dalin sipër tokës, ose formojnë hauze në sipërfaqen e shkëmbit ose zbresin poshtë.

Në studimet shkencore që janë bërë është përcaktuar se në këto gropëza në ditë rridhte gjysmë toni ose një ton e gjysëm ujë dhe se tuneli-shpellë me një gjatësi që i kalonte të 100 metrat i ka plotësuar nevojat e qytetit për ujë në epokën e Bronzit. Tuneli-shpellë ka luajtur një rol të madh në veçanti gjatë rrethimeve të armikut. Dihej që një lugore e tillë për grumbullimin e ujit ka qenë një sistem karakteristik i Anadollit, dhe se edhe Hititët për të vazhduar kulturën Kashkal-Kur kishin ndërtuar një sistem të tillë në kryeqytetin e tyre, Hattushash. Vetëm se shpella e gjetur në Wilusa/Trojë ka qenë 5 mijë vjeçare, dhe më e vjetra nga të gjitha ato që ishin gjetur deri atëherë... Sipas mendimit tuaj, këto punime vetmohuese, ndërsa hedhin dritë mbi veçoritë e qytetit, i cili pranohet si guri kilometrik i arkeologjisë dhe i kulturës, hedhin dritë mbi periudha të ndryshme të së kaluarës, a nuk vërtetojë atë të cilën rrëfyesi e përmend shpesh në Iliadë, se këtu ndodheshin edhe burime që rridhnin aq bukur, edhe anije të gdhendura në gurë... si thoni?... Përshëndesim Manfred Korfmanin, i cili nuk do të dalë asnjëherë nga mendjet me ato që i ka përfituar njerëzimit...
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 5
Nuk ka dyshim se Troja ka qenë një qendër e rëndësishme edhe në periudhat parahistorike. Çikrikun e poçarit që njihet si një nga dokumentet më të vjetra, përveç Lindjes së Afërt, nga fundi i 3 mijëvjeçarit p.e.s. është vënë re edhe këtu.


Ju përshëndesim nga Troja, qyteti antik ku gërmimet dhe studimet arkeologjike, që vazhdojnë me metoda bashkëkohore nga një ushtri e tërë shkencëtarësh që nga viti 1988 e këtej, ndërsa kanë hapur dritare të reja në interpretimin e poemës së famshme të Iliadës, kanë hedhur dritë edhe mbi historinë e njerëzimit. Ky vendbanim, i cili në dritën e gjetjeve në fazat e fundit të gërmimeve është vërtetuar se ka qenë një vendbanim anadollas dhe emri më i vjetër i tij ka qenë Wilusa ose Ilios, si i ka jetuar të 9 periudhat që nga 3 mijëvjeçari p.e.s e deri në vitet 300 të erës sonë?..

Troja, që për shekuj ka ushqyer ëndrrat e njerëzve, që i ka ftuar ata të bëjnë studime për të, që ka jetuar lumturinë e të qenit burim frymëzimi për vepra të llojeve të ndryshme, kujt ia dedikon rrënimin 9 herë dhe bërjes së famshme duke u rindërtuar përsëri për 9 herë?... Nëse dëshironi zbulimet arkeologjike në Trojë, e cila është e përbërë nga 9 shtresa banimi të ndryshme nga njëra tjetra dhe 41 faza ndërtimore, me ndihmën edhe të Prof. Dr. Manfred Korfmanit, drejtuesit të gërmimeve arkeologjike, që edhe pse është ndarë nga ne në vitin 2005, ne gjithmonë do ta kujtojmë me respekt, dhe të arkeologut turk, Rustem Aslan, i cili vazhdon akoma detyrën e tij në këtë projekt, le t’i shikojmë së bashku duke filluar nga shtresa e I-rë.

Ky qytet, që ka qenë njohur me emrat Wilusa, Ilios, Troisa, Troja, përveç asaj që rëndësinë e vet e ka ruajtur për një kohë të gjatë, arsyeja më e rëndësishme e ndërtimit këtu të shumë qyteteve njëri mbi tjetrin ka qenë si rrjedhim i pozicionit që ka patur. Krahas veçorive natyrore, gjeografike dhe gjeologjike edhe vendndodhja e saj në mes të rrugëve detare e tokësore, mes Evropës, Azisë, Mesdheut dhe Detit të Zi, i kishte përfituar qytetit një cilësi të rëndësishme nga pikëpamja strategjike.

Ashtu siç ka thënë edhe Prof. Dr. Manfred Kormani nga goja e Trojës, “unë jam Wilusa anadollase”, nuk ka dyshim se Troja ka qenë një qendër e rëndësishme edhe në periudhat parahistorike. Çikrikun e poçarit që njihet si një nga dokumentet më të vjetra, përveç Lindjes së Afërt, nga fundi i 3 mijëvjeçarit p.e.s. është vënë re edhe këtu. Ndërsa sendet prej bronzi, të po kësaj periudhe, që madje janë edhe më të vjetra, vënë në dukje regëtinë e kallajit. Të gjitha këto gjetje dhe cilësitë e tyre pasqyrojnë këtu një shtresë të pasur njerëzish që është marrë me tregtinë detare. Rezervat e peshqve përreth grykës patjetër që e kanë ruajtur rëndësinë e tyre në çdo periudhë. Ndërsa përpunimi i mineraleve të arit dhe bakrit në këtë zonë mundësisht shkon prapa në një të kaluar edhe më të hershme.

Vendbanimi i parë me emrin Wilusa që përfshin 11 faza ndërtimi, pra Troja e I-rë, ka qenë i vendosur menjëherë sipër masës shkëmbore në anë të detit dhe ka qenë i rrethuar me një mur mbrojtës rrethor me diametër 90 m dhe me trashësi 2,5 m. Muri rrethues i ndërtuar me gurë, që në pjesët e sipërmve mbi njëri-tjetrin ishin vendosur me një pjerrësi drejt majës, i përshtatej ndërtimit topografik të kodrës dhe në këtë vendbanim futeshe nga 4 porta. Nga këto hyrje të ndërtuara me kulla dhe të ngritura në formën e një sheshi, porta e jugut 2 m e gjerë pranohet edhe si hyrja kryesore.

Varret dhe stelat prej guri të zbukuruara sipër me figura njerëzish, dhe që pranohen si shembujt e parë të traditës së stelave, traditë që do të vazhdojë me mijëra vite në Trojë, janë gjetur në hyrjen me kulla në pjesën jugore të qytetit. Dhe një nga veçoritë e rëndësishme të periudhës në fjalë janë shtëpitë që reflektojnë traditën e arkitekturës anadollase. Në periudhat e hershme këto shtëpi janë ndërtuar si absidal, kurse më vonë ato janë kthyer në ndërtesa me hyrje nga përpara, në formë katrore dhe me plan megaron. Në shtëpitë e tipit megaron që janë ndërtuar pranë njëra-tjetrës, me planimetrinë e një ndërtese të gjatë e të ngushtë, me zgjatimin e pjesës përpara mureve të gjatë, është siguruar një vend i gjerë që quhej ante, përpara i hapur dhe sipër i mbuluar.

Në shumicën e shtëpive të tipit megaron të mbuluara me çati dërrase, në mes zinte vend vatra e zjarrit e rrethuar me gurë të ulët. Një vatër është përcaktuar edhe në megaronin që i takon fazës b të Trojës së I-rë, që bie në sy me përmasat 12,8x5,4 m dhe që siç mendohet ka qenë një saraj i sundimtarëve, përveç kësaj një vatër të dytë dhe një gropë e suvatuar me tokë muzgë janë gjetur edhe në kthinën që përdorej për të gatuar. Në murin përballë hyrjes ka dy krevatë që qëndrojnë mbi dy bazamente guri, njëri tek dhe tjetri dopio.

Në epokën e bronzit, që mendohet se nuk ka pasur mobilie të tilla si tavolinë dhe karrige, ose ato që kanë qenë të pakta në numër, trojanët janë ulur sipër postiqeve të shtruara mbi qerpiç në shumicën e rasteve të ngjeshur, ushqimet i vendosnin në qypa të mëdhenj të quajtur pithos ose në gropa të suvatuara me kujdes. Si thoni, a bashkoheni edhe ju me ne, që ta mbyllim këtu programin e sotëm, dhe portat që janë radhitur paralel me njëra tjetrën nga kodra në drejtim të mureve rethues; ato çfarë janë jetuar në shtëpitë që hapen drejt oborreve dhe ahureve, punimet e tyre lidhur me poçerinë, hekurin, argjilin, gurin dhe kockat, mënyrën e të ushqyerit, varret e tyre, pra gjithçka që ka të bëjë me shtresën e I të banimit në Trojë, ti lëmë për në shkrimin pasardhës.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 6
Hasja e kulturës së Trojës I edhe në vendbanime të vogla në Thrakë dhe në brigjet e Detit të Marmarasë vërteton se tregtia detare këtu ka filluar që nga epoka e parë e Bronzit.


Përshëndetje të gjithëve nga Troja e lashtë. Në shkrimin e kaluar ju folëm për ndërtesat e kalasë së Trojës I, e cila përmban 11 faza ndërtimore, dhe ka qenë e rrethuar me mure mbrojtës, trashësia e të cilëve shkonte deri në 3 m, dhe diametri deri në 90 m, dhe gurët në faqen e jashtme ishin vendosur njëri mbi tjetrin me një pjerrësi drejt majës, si dhe ju bëmë fjalë për veçoritë arkitekturore të këtyre ndërtimeve.

Hasja e kulturës së Trojës I edhe në vendbanime të vogla në Thrakë dhe në brigjet e Detit të Marmarasë, gjithashtu edhe lidhja që ka pasur ajo me Egjeun dhe Mesdheun, vërtetojnë se tregtia detare këtu ka filluar që nga epoka e parë e Bronzit. Banorët e Trojës së I-rë, e cila daton me vitet 2920-2600 p.e.s, që kanë jetuar në mirëqenie ekonomike, gjë që ua ka lehtësuar atyre jetën e përditshme, kanë qenë marrë me bujqësi, blegtori dhe peshkim.

Drithëra të tilla si grurë, elb, thjerrë, qiqra, bathë, ullinj që janë nxjerrë në dritë në gërmimet e bëra këtu bashkë me gjetjet e peshqve të vegjël e të mëdhenj dhe krustacëve, drerit, lepurit, derrit të egër, zogjve të egër që i kanë gjuajtur krahas gjetjeve të kafshëve si ka, dele, dhi, që këto kanë qenë të gjitha kafshë shtëpiake, tregojnë se ushqimi në Trojën I ka qenë mjaft i larmishëm. Ndërsa kockat e qenve që janë gjetur këtu vërtetojnë se edhe ata kanë qenë të zbutur.

Një nga dëshmitarët e heshtur të atyre që kanë jetuar në banesat e Trojës së I-rë, të cilat shtrihen në radhë si paralele me njëra-tjetrën, që mes tyre ka nga ato që kanë pasur oborre dhe ahure, dyert e të cilave hapen në rrugica dhe oborre të gurta, janë edhe enët e baltës. Poçeritë e Trojës së I-rë, nga të cilat deri tani janë gjetur më shumë se 60 forma të ndryshme, janë punime dore, me ngjyrë që ndryshon nga jeshilja e thellë në gri, pothuajse deri në ngjyrë të zezë dhe janë të lëmuara.

Enët e baltës janë pjekur në furra duke përdorur kacek, dhe sipas fushës së përdorimit ndaj tyre kanë qenë përdorur metoda të ndryshme, si shkëlqim, larje, lëmim, veshje me një shtresë përforcuese nga jashtë. Mes këtyre të përhapura kanë qenë format e tasëve me grykë të madhe, me pjesën e brendshme të trashësuar, tasë me grykë të madhe dhe fund të lartë, shtamba dhe poçe, janë përdorur në gatim edhe enë balte me tre këmbë të rezistueshme ndaj zjarrit. Sa do që enët e baltës të Trojës së I-rë përcaktohen në shumicën e tyre me ngjyrë të errët dhe pa zbukurime sipër, në to janë rastisur edhe vija, ullukë dhe zbukurime plastike.

Fytyrat e njeriut të punuara duke gërmuar pjesën e brendshme të vjegave, të punuara në formën e dalë jashtë taseve me grykë të madhe dhe të trashë përbrenda, janë tipike për Trojën e I-rë. Një karakteristikë të veçantë bartin edhe taset me këmbë të larta, përbrenda bosh, pjesërisht me vrima, kutitë që kanë vrima që shërbejnë për lidhjen e kapakëve dhe shtamba me grykë si të sqepit të zogjve. Në shtresat e banimit të Trojës së I-rë dhe të II-të, bashkë me enët e gurta përsëri janë gjetur edhe mjete të tilla guri të bëra nga lloje të ndryshme guri si sëpatë, daltë, gurë mulliri.

Trojanët mjetet e punës dhe armët kryesisht i bënin nga gurë të ndryshëm si strall, kuarc, kalcedon, obsidian dhe nga kockat e kafshëve, herë herë shfrytëzonin edhe metale si bakri dhe bronzi. Një enë derdhëse që është gjetur gjatë gërmimeve dhe për të cilën është përcaktuar se është përdorur në shkrirjen e tehut të thikës dhe majës së heshtës, tregon se teknika e përpunimit të metaleve është përdorur në periudha shumë të hershme.

Nga studimet që janë bërë ka dalë se trojanët për bërjen e mjeteve prerëse dhe shpuese, duke filluar që nga epoka neolitike kanë përdorur obsidianin (që është xham vullkanik) dhe po aq sa në përzgjedhjen e materialeve një zhvillim të shpejtë ata kanë demonstruar edhe në teknikën e përdorimit. Në Trojën e I-rë janë gjetur figurina, Terracotta lënda e parë e të cilave ka qenë argjili, kundër-pesha të vegjëve dhe kupshore. Kupshoret e mëdha në formën e sferës, me vrimë në mes që janë gjetur këtu, jo vetëm që janë përdorur kryesisht për tjerrje dhe si peshë në punët e endjes, por ato janë të zbukuruara me kujdes dhe janë përdorur edhe në veshje dhe stoli.

Trojanët veshjet i prodhonin nga lëkurë, gëzof dhe nga stofet që i thurnin duke përpunuar fijet e bimëve, dhe për të qepur këto rroba si dhe kopsat e tyre prej argjili, ata kanë përdorur gjilpërat prej kocke dhe bakri, disa prej të cilave kanë qenë shumë të holla, në vrimat e të cilave ata shkonin gjalmë, pe dhe fije liri. Bie në sy se mes këtyre gjilpërave ka patur nga ato prej kocke me pjesën e kokës së zbukuruar ose ato prej metali që janë përdorur si zinxhir.

Figurinat në formë të rrumbullakët të punuara nga gurë gëlqeror ose mermer që i përket industrisë së gurit në Trojë kanë filluar që në Trojën e I-rë dhe kanë vazhduar deri në Trojën e V-të. Pllakat e vogla të sheshta prej guri sipër të cilave është përshkruar trupi i grave me kofshë tepër të mëdha, që përfaqësojnë begatinë, ashtu siç janë nxjerrë në dritë në një numër të madh vendbanimesh që datojnë me të njëjtën periudhë në Anadoll, janë gjetur me shumicë edhe në Trojë.

Stela, para portës jugore, që njihet edhe si porta kryesore e qytetit, sipër të cilës është punuar një burrë që në dorë mban diçka që i ngjan armës, në mundësinë më të madhe është mbrojtësi i qytetit. Studimet që janë bërë në varrezat dhe kockat e njerëzve në Trojë, kanë treguar se varret e të mëdhenjve kanë qenë jashtë qytetit, ata janë vendosur brenda në pitos ose në varr dheu, ndërsa varret e fëmijëve kanë qenë brenda qytetit, të vdekurit janë varrosur me ceremoni dhe në mënyrë të ngjashme me ata që janë varrosur në Kumtepe, pra nuk do të jetë shumë e gabuar nëse themi se kanë pasur të njëjtat rrënjë me ata që jetonin në Anadoll.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 7
Në gërmimet që janë bërë në sipërfaqen e vendbanimit Troja II janë gjetur banesa me planimetri megaron të vendosura pranë njëra- tjetrës.

Përshëndetje tëgjithëve nga Troja e lashtë. Së fundi në udhëtimin tonë prapa në kohë që vazhdojmë në Trojë, e cila është një nga qendrat e rëndësishme të historisë së njerëzimit dhe sot ndodhet në pjesën veriperëndimore të Anadollit, u përpoqëm t’ju bëjmë fjalë për banesat e vendbanimit të I-rë në Trojë, që datojnë me vitet 2920-2600 p.e.s, ku të nguliturit e këtushëm brenda këtij harku kohor ishin marrë me bujqësi, blegtori, peshkim dhe tregtinë detare. Ju folëm për veshjet, enët e baltës, poçeritë, mjetet, armët, stolitë, statujat që ata i kishin prodhuar, punuar nga materiale të ndryshme, ju folëm për veçoritë e figurinave, për traditat e varrimit të njerëzve.

Në skenën historike, ashtu siç ka ndodhur në çdo vend tjetër edhe në ngulitjen e parë në Trojë ka patur një transformim që ka ndodhur bashkë me zhvillimet në harqet kohore që kanë pasuar njëri-tjetrin. Në këtë zhvillim të realizuar rreth viteve 2600 p.e.s. në pjesën jugore të qytetit kishte filluar të formohej një vendbanim i ri që barte cilësinë e vazhdimit të vendbanimit të vjetër, dhe në vendbanimin kala që u rrit dhe u pasurua më shpejt në krahasim me Trojën I kanë ndodhur ndryshime të mëdha e të rëndësishme

Ky vendbanim, të cilin shkencëtarët e kanë emërtuar Troja II, përmban 8 faza ndërtimore. Ndërmjet tij dhe Trojës I nuk është përcaktuar një ndërprerje kohore, ai ka qenë një nga qytetet më të mëdha në Anadollin e periudhës që i takon mesit të 3-mijëvjeçarit p.e.s. Vendbanimi Troja II, diametri i të cilit në krahasim me Troja I ka qenë 40m më i madh, me muret rrethues me themele guri, mure qerpiçi dhe të trashë e të fuqishëm, bashkë me portat me kulla në të dy krahët, ka qenë në madhësinë e një qyteti që mund të pranohet si monumental. Muri rrethues në periudhën e Trojës II kishte arritur gjatësinë 330 m, gjerësinë 4 m, lartësinë 8,5 m, ndërsa portat ishin zgjeruar më shumë nga pikëpamja e arkitekturës.

Nga këto porta, ajo që mbetej në anën jugore, ka qenë porta kryesore e qytetit, ndërsa ajo në pjesën juglindore ka qenë e veshur me pllaka guri, dhe platforma madhështore me dy bastione në të dy krahët e saj tregon se kjo platformë ka patur një funksion të veçantë. Sa do që banorët e Trojës II gjatë të gjithë jetës së tyre e kanë ndjerë veten të kërcënuar, nuk do të jetë gabim të themi se ata që kanë hyrë në qytet nga kjo portë, nuk janë habitur aspak përballë kësaj panorame madhështore që u ka dalë përpara dhe se nuk janë trembur nga trojanët. Trojanët e epokës së parë të bronzit kishin marrë vazhdimisht masa kundër plaçkitjes së qytetit të tyre, dhe kishin ndërtuar mure rrethues, hendekë gjigandë, si në qytetin e sipërm ashtu dhe në atë të poshtëm, dhe i kishin përforcuar edhe më tepër hyrjet e qytetit.

Ata që kanë bërë gërmime këtu, Wilusa-s, e cila daton me vitet 2920-2600 p.e.s dhe përmban 11 faza ndërtimore i kanë thënë Troja I, dhe shtresën e më vonshme, atë të Trojës II e kanë përcaktuar si një kulturë të ndryshme. Ndërkohë gërmimet dhe studimet që janë bërë pas vitit 1988 nga një grup i madh shkencëtarësh nën drejtimin e Prof. Dr. Manfred Korfmann-it, jo vetëm që kanë nxjerrë në dritë 8 faza ndërtimore, mes këtyre dy vendbanimeve dhe mbi të cilat nuk ka patur dijeni më parë, por kanë vërtetuar se nuk ka patur asnjë ndryshim në orientimin e arkitekturës së ambienteve dhe për sa i përket prodhimeve me dorë të poçerisë që janë përdorur këtu është realizuar një kalim i vijueshëm mes dy fazave

Kështu është qartësuar se nuk ka patur një vendbanim tjetër ndërmjet Troja I dhe Troja II. Kanë humbur vërtetësinë edhe hipotezat e vjetra në formën se në këtë sipërfaqe ka patur kultura shumë të ndryshme, për atë se është vënë re vazhdimësi në arkitekturë mes Troja II e Troja III, është identifikuar ekzistenca e vërtetë e grupit të vendbanimeve Troja I, II, III. Prof. Dr. Manfred Korfmann, të cilin do ta kujtojmë me dashuri e respekt edhe pse është ndarë nga ne në vitin 2005, kësaj kulture që ka qenë shtrirë në shumë vende të zonës së Marmarasë, Grykës së Dardaneleve dhe në Egjeun e Veriut i kishte vendosur emrin “kultura detare trojane”.

Në gërmimet që janë bërë në sipërfaqen e vendbanimit Troja II, që siç thamë përmban 8 faza ndërtimi, janë gjetur banesa me planimetri megaron të vendosura pranë njëra- tjetrës, ku disa prej të cilave janë prishur gjatë punimeve të Schliemann-it.

Megaroni në përmasat 30x14 m është edhe më i madhi mes banesave që janë gjetur këtu dhe në mes ka një oxhak me diametër 4m. Ky megaron mendohet të ketë qenë në pozicionin e një vendi pritjeje dhe grumbullimi për adhurim. Përbërja kryesore e vendbanimit në shtresën “d” që karakterizohet me gropat e mëdhaja të Troja II është ruajtur mirë, ndërsa megaroni i madh në mes të shtresës “g” jo vetëm që vazhdonte të përdorej akoma, por kishte ndryshuar edhe struktura ndërtimore përreth tij, rrugicat e ngushta ndanin nga njëri-tjetri komplekset e ndërtimeve me sipërfaqe më të vogla.

Zhvillimi më i dukshëm në Troja II është jetuar në poçeri dhe në punimin e metaleve. Ndërkohë që në këtë periudhë janë prodhuar produkte më të vyera nga pikëpamja artistike, me përdorimin për herë të parë të çikrikut të poçarit dhe përsosjen e teknikës së pjekjes në furrë, ka patur rritje të fitimeve që vinin nga fusha e tregtisë.

Mes produkteve të kësaj periudhe, ku janë përcaktuar më shumë se 65 lloje të formave të ndryshme; tipike kemi enë balte në formën e fytyrës së njeriut në dy stile, kupa të gjata, me dy doreza, dhe me fund të thellë. Përsëri përveç këtyre qeramikave trojanët kishin prodhuar brenda një kohe të shkurtër dhe në një numër të madh edhe enë të tjera, si tasë me buzët të hapura nga jashtë, çanakë të mëdhenj të shtypur, kupa me dy doreza, poça të gjatë, amfora me kapakë, vazo me bark, ibrikë me shumë vegjë. Shumica e këtyre enëve prej balte janë me astar të trashë në ngjyrë të kuqe, të veshur me një shtresë shkëlqyese, të zbukuruar me motife gjeometrike me shiritë horizontalë ose vertikalë.

Rrënojat e sarajit që është djegur si pasojë e një fatkeqësie natyrore si dhe rrënojat që janë gjetur brenda kthinave të sarajit, si dhe gjetjet e thesarit që janë nxjerrë në dritë në pjesën perëndimore të hyrjes me platformë të lartë në shtresat e banuara të Troja II dhe që përfshijnë faza të ndryshme ndërtimi tregojnë se Troja është zmadhuar dhe zgjeruar vazhdimisht. Ato më të spikaturat brenda këtyre gjetjeve të depos së këtij thesari, për të cilin disa thonë se i përket shtresës Troja III, kurse Prof. Dr. Manfred Kormnanni i ka vendosur emrin “Thesari A”, janë gjetje që përbëhen nga 8833 pjesë.



Ena prej ari me dy doreza e salcës, një shishe e vogël ari me grykë të ngushtë, një vazo bronzi antropomorfike (pra në formën e njeriut), një shirit ari që vendoset në ballë, vathë të varura në formën e shportës, rrathë ari për mbledhjen e flokëve, gjerdan ari i dredhur me dy rrathë, byzylyk ari, kupa ari, rruaza të vogla ari dhe varëse të tjera të cilat janë nxjerrë me rrugë të jashtëligjshme jashtë shtetit nga Heinrich Schliemann, janë vetëm disa prej veprave të tjera legjendare që bëjnë pjesë në këtë thesar. Këto dhe kupat (për ujë e pije) prej bronzi, rruaza ari me dy koka dhe vathë në formën e shportës, sëpatat e punuara nga guri nefri dhe lapis lazuli e që përdoreshin nëpër ceremonira, thjerrat nga gurët kristalorë, tapat bllokuese, figurinat prej bronzi, rozetat me kokë cilindrike dhe gjilpërat prej ari me motife spirale dhe të tjera si këto janë një provë që tregon se trojanët kanë qenë shumë të përparuar në argjendari dhe mjeshtëria në punimin e metalit dhe të gurit.



Si thoni, a nuk do të plotësohej detyra e respektit ndaj njerëzimit dhe këtyre mjeshtërve që i kanë krijuar këto vepra me ekspozimin në muzeun e Trojës të këtyre veprave që janë të mbushura plot e përlot me mallin e tokave ku kanë lindur?
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Troja, një nga çuditë e mëdha

TROJA E LASHTË 8
Troja, për shkak të pozicionit strategjik, veçorive dhe pasurive natyrore ka vazhduar që të jetë në qendër të vëmendjes, të bjerë në sy në çdo periudhë të historisë.
Përshëndetje të gjithëve nga Troja e epokës së hershme të bronzit, Troja, ku ishte krijuar autoriteti shoqëror e politik, ku ata që jetonin brenda një kalaje të fuqishme, kishin përfituar shumë mirë nga vlerat ekonomike të ambientit që i rrethonte, kishin prodhuar vepra estetike dhe plot mjeshtëri, që ishin marrë me tregti tokësore e detare.

Në Trojën II, ku është përcaktuar se ka patur vijueshmëri dhe njëkohësi me kulturën e parë të nivelit të lartë të vendbanimit që është emërtuar Troja I, që kjo e fundit përmbante 11 faza ndërtimore dhe tek e cila ne kemi qenë mysafirë në programet e kaluara, vendosja brenda kalasë ka qenë rritur e pasuruar edhe më shumë, niveli i mirëqenies ka qenë ngritur në masë të konsiderueshme.

Në Wilusa, pra në Troja II, ku janë përcaktuar 8 shtresa ndërtimi, ndërsa janë përdorur disa nga ndërtimet e periudhës së mëparshme bashkë me një saraj të ri, janë ndërtuar godina të reja banimi në pozicionin pingul me shpatin e kodrës. Pothuajse mbi të njëjtat themele ishin ndërtuar edhe megaronë të vegjël dhe me një pamje madhështore, ndërsa banorët e qytetit kishin filluar të vendoseshin drejt pjesës së sipërme të qytetit.

Edhe në Troja II, ashtu si në Troja I jeta vazhdonte edhe në qytetin e poshtëm. Trojanët, e kishin përparuar mjaft poçerinë dhe punimin e metaleve. Ata bënin tregti detare me zonat e Egjeut, Mesdheut dhe Detit të Zi, në këtë periudhë ata kishin përfituar edhe nga gjiri Beşige, që ka qenë mjaft i volitshëm për ankorimin e anijeve. Këtu ka qenë një gji, ku anijet hidhnin spirancën për të pritur erën e jugut e cila ka qenë e nevojshme për ti bërë ballë rrymës së fuqishme të ujit në Grykën e Dardaneleve.

Në studimet që ka bërë në Gjirin Beşige, i cili për mijëra vite ka luajtur rolin e një strehimi për anijet, Prof. Dr. İlhan Kayalı, është gjetur se gjiri ka filluar të banohet 6 mijë vjet para ditëve të sotme dhe me kalimin e kohës ka marrë formën e një lagune. Siç bëhet fjalë në veprën me titull “Libri i Detarisë” të Piri Reis-it, gjiri është përdorur edhe në periudhën e osmanlinjve.

Përveç kësaj, edhe vila verore që ka ndërtuar në afërsi të gjirit kapiteni turk, Derya Hasan Pasha, në vitin 1799, është një provë që vërteton se ky liman është përdorur për një kohë të gjatë. E ardhura më e rëndësishme për trojanët nga ky gji, që në ditët e sotme përshëndetjet Detit të Mesdheut ia dërgon nga feneri, kulla e të cilit lartësohet mbi gadishullin në jug të gjirit, ka qenë taksa që merrnin nga anijet tregtare që afroheshin në breg.

Troja, për shkak të pozicionit strategjik, veçorive dhe pasurive natyrore ka vazhduar që të jetë në qendër të vëmendjes, të bjerë në sy në çdo periudhë të historisë, dhe ashtu siç kishte ngjarë edhe më parë, do të ndodhte edhe më vonë, ajo ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme në harqet kohorë mes viteve 2600-2450 p.e.s.

Sa do që banorët e Troja II për të mbrojtur qytetet e tyre nga plaçkitësit i kishin zgjeruar muret rrethues monumentalë si në qytetin e sipërm ashtu dhe atë të poshtëm, kishin përforcuar muret, kishin ndërtuar porta dhe kulla mbrojtëse të reja, kishin hapur hendekë të rinj, por të gjitha këto masa nuk kishin arritur të evitonin shqetësimet që vinin nga fise të ndryshme dhe trazirat e brendshme shoqërore.

Gjurmët e zjarrit që janë përcaktuar në gërmimet që janë bërë këtu, thesaret dhe objektet e vyera të fshehura duke i groposur nëntokë nëpër sëndukë, qypa, shporta dhe bohçe mes shtëpive dhe brenda tyre, dhe fakti se këto nuk janë nxjerrë përsëri nga ata që i kishin fshehur janë prova të skenave tronditëse që janë jetuar në qytet.

Në Troja II, ku janë jetuar etapa të ndryshme, pas zjarreve që ranë këtu mes viteve 2480-2420 p.e.s banorët janë rikthyer në shtëpitë e tyre dhe kishin filluar punët e rindërtimit duke ndërtuar godina të reja. Në këtë vendbanimin, që në literaturë njihet si Troja III dhe që zë vend brenda kulturave të ngulitura, të cilën profesori gjerman, Korfman, e ka emërtuar “Kultura Detare Trojane”, godinat me një planimetri më të kujdesshme, të ndërtuar me mure guri, ishin zgjeruar menjëherë në tre dhoma, në vend të megaronëve ishin ndërtuar oborre me shumë dhoma, gjithashtu në këtë periudhë ka qenë përdorur edhe porta hyrëse me platformën e lartë prej guri.

Edhe pse ekonomia e qytetit ka qenë dobësuar pak, Troja III, nuk e kishte humbur veçorinë e të qenit një qendër drejtuese, e fuqishme dhe tregëtare. Nxjerrja në dritë e mbetjeve të thesarit në Troja III që formohet nga 4 faza ndërtimore tregon se regjimi tregtar që kishte zgjatur për 450 vjet nuk kishte ndryshuar edhe aq shumë. Një ndryshim të madh nuk ka patur as në kulturë, në poçeri kishte vazhduar bërja e enëve me dy vjegë, kupave të ujit dhe për pije, enë me kapakë sipër të cilëve ishin vizatuar fytyra njerëzish, punime këto që i përkisnin periudhës së Troja I si dhe bërja e kupshoreve (që përdoreshin në tjerrje) tipike të periudhës Troja II.

Në gërmimet që janë bërë, janë gjetur edhe punime argjili me figura të kafshëve, figurina të bëra nga gurë gëlqeror dhe mermer në formën e kupshores, mjete shumica të bëra nga kocka e drerit si dhe idole, idhuj të ndryshëm. Objektet e punuara nga guri nefrit që janë gjetur në gërmimet e këtushme, përbëjnë edhe provat e gjalla të lidhjes mes botës së Egjeut dhe zonës së Pamir-it.

Sendet e gjetura këtu, si ato prej guri ‘lapis lazuli’ që ishte sjellë nga Afganistani, vënë në dukje se në mundësinë më të madhe këta gurë janë sjellë në fillim me rrugë tokësore në Kaukaz, dhe prej andej janë transportuar për në Trojë përmes rrugës detare. Banorët e Troja III pas dy zjarreve mjaftë të mëdhenj, megjithëse janë munduar që ta ruanin veçorinë e qytetit të tyre si një qendër kulturore, nuk kishin se çfarë të bënin më shumë kundër goditjeve vdekjeprurëse të një fatkeqësie natyrore si tërmeti. Ata që dikur flijonin për perënditë kafshë duke organizuar ceremoni nëpër tempujt e qytetit, kësaj radhe ishin bërë vet kurban të natyrës.

Tani kishte marrë fund kultura e ngulitjes, të cilën Prof.Dr.Manfred Korfmani, e kishte emërtuar “Kultura Detare Trojane”, por pas fatkeqësisë natyrore për këtu do të ketë mërgime nga Anadolli, ata do t’u përshtaten banorëve vendas të këtushëm dhe bashkë me kulturën e përbashkët që do të krijohet do të ngrihet një vendbanim i ri, që do të marrë emrin Troja IV.
 
Top