• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Truri i maces e mund kompjuterin

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Macja e mund kompjuterin në të gjitha aspektet ku bëhet fjalë për përpunimin e informacioneve. Këtë e kanë zbuluar një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Miciganit që kërkon të prodhojë një gjeneratë të re mikrocipesh të bazuar në modelin e felinëve.


Ajo që duam të bëjmë është të krijojmë një kompjuter, ashtu siç natyra bën me trurin”, shprehet Wei Lu në televizionin NBC.

Në një kompjuter konvencional vetëm pak elementë janë të lidhur mes tyre.

Nga ana tjetër, një tru punon në paralel, duke kryer shumë operacione në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët theksojnë se truri i maces është 100 herë më superior se superkompjuteri Dawn që mund të simulojë 1 miliardë neurone. Për të arritur këtë, shkencëtarët po përpiqen të zhvillojnë disa elementë të cirkuiteve që janë në gjendje të kujtohen nëse janë përshkuar nga rryma elektrike.

Duke bashkuar dy cipe të zakonshëm arrihet diçka e ngjashme me bashkimin e dy neuroneve dhe një sinapsi. “Hapi i ardhshëm është bashkimi i qindra njësive për të arritur kapacitetin e një superkompjuteri me madhësi sa një shishe dy litërshe”, shprehen shkencëtarët.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top