• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tuberkulozi, vazhdon të ‘vrasë’

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Tuberkulozi është një nga sëmundjet më infektuese në vendet në zhvillim, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka për qëllim çrrënjosjen e sëmundjes deri në vitin 2015.
Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë njerëz vdesin në vit. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të New Jersey.

Kur njerëzit me tuberkuloz kolliten, teshtijnë ose edhe kur flasin, ata lëshojnë baktere të tuberkulozit në ajër. Reichman thotë se tuberkulozi përhapet më lehtë kur njerëzit qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë afër njëri tjetrit në mjedise të mbyllura si në autobusë, aeroplanë, trena udhëtarësh.

Në vende të pasura dhe ato të varfërve, tuberkulozi duket se bashkë-ekziston me virusin HIV që shkakton AIDS-in. Por problemi është se në vende të varfra, personi e ka të vështirë të trajtohet kundër tuberkulozit, kryesisht për shkak të numrit të pakët të klinikave, dhe edukatës së pamjaftueshme shëndetësore.

Në disa vende tuberkulozi shikohet edhe si tabu, dhe jo rrallë personat e prekur i shmangen kontrollit a diagnostikimit nga mjeku.
 

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,776
Pikët
113
Vendndodhja
Marvel Universe
Përgjigje e: Tuberkulozi, vazhdon të ‘vrasë’

Tuberkolozi ne fakt eshte nje semundje mjaft e perhapur, pamvaresisht se shpesh here e lidhim me te shkuaren duke menduar qe me gjendjen aktuale sociale dhe menyra me e larte e jeteses mund ta shmange si infeksion. Thjesht per kuriozitet, jane rreth 2 miliard njerezit te prekur nga tuberkolozi. Nje perqindje fare e vogel shfaq semundjen ndersa pjesa me e madhe mbeten tek ajo forme primare ku semundja autolimitohet nga sistemi imunitar.
Aktualisht tuberkolozi ka rimarre rendesi per shkak te migrimeve te shumta te popullates. Levizjet e njerezve kane bere qe te trasferohen individe nga zonat ku mundesia per infektim eshte me e larte ne ato ku eshte me e paket. Gjithashtu, rritja e te infektuarve me HIV sic e ka permend SEa me larte, ka bere qe te rritet numri i individeve me sistem imunitar te demtuar dhe si pasoje me te ekspozuar ndaj nje infektimi nga tuberkolozi ose nga nje riakutizim i tij.
Ajo qe vihet re kohet e fundit eshte rritja e formave atipike. Te gjithe kur mendojme per tuberkolozin, ne pergjithsi na vjen ne mendje nje individ qe humb peshe, djersit naten dhe nxjerr gjak nga goja (hemoftize). Pak prej nesh mendojne qe tuberkolozi mund te preke organe te tjera si trurin, veshkat, sistemin linfatik, kockat (semundja e Pott, rastin e fundit e kam pare tek nje i burgosur nga Togo...shpresoj te rigjej imazhet e rezonances magnetike) , aparatin urogjenital (shume here fillimi i nje rasti tuberkolozi eshte nje epididimit psh sic kishte qene fillimi tek rasti qe permenda)...etj etj!
Tuberkolozi nuk eshte zhdukur! Mesazhi qe u kalohet mjekeve eshte "nese nuk hedh hipotezen per tuberkoloz, nuk do ta diagnostikosh kurre" qe do te thote qe ne diagnozen diferenciale te semundjeve, duhet te kihet parasysh gjithmone qe ekziston edhe kjo semundje dhe mund te shfaqet ne format me te cuditshme!
 
Top