• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Turjanit i del nga qejfi programi “Mos u nxeh

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Formatet e show-t që bën duket se janë pasioni i tij, ndaj i pëlqen që një program ta zëvendësojë shumë shpejt me një tjetër për të provuar emocione të reja në televizion.


Kështu që mos u çudisni nëse Turjan Hyskën, një nga figurat më të njohura të programeve në “Vizion Plus”, nuk do ta shihni më duke drejtuar programin “Mos u nxeh”, që fitoi popullaritet brenda një kohe të shkurtër.

Mesa duket ky program i ka dalë tashmë nga qejfi pas dy sezonesh të plota televizive në transmetim, ndaj për sezonin e ri të “Vizion Plus” që nis në shtator, ai është duke ideuar një format krejtësisht të ri, që do të jeta dhe surpriza e re për këtë vit.

Do të jetë një “talk show”, por ende asgjë më shumë nuk mund të thuhet se si është konceptuar ky spektakël. Ndërkohë që Turi do të vazhdojë paralelisht dhe spektaklin “Apartamenti 2XL” se bashku me djemtë e Th SHBLSH-ave, Juli, Genti, Ermali, si dhe Lisa Kujofsën.

Spektakli “Mos u nxeh” ishte një ndryshim i audiencës së Turit, pas popullaritetit që fitoi në spektaklet me fëmijët. Programi ishte një format i ideuar për të vënë në lojë karrieristët, të cilët mund të ishin politikanë, juristë, artistë e sportistë, duke i bërë protagonistë në spektaklin e tij pa tabu.

Ideja për këtë program lindi për të provuar durimin e personazheve të njohur, duke i vendosur përballë situatave të paparashikuara në një studio televizive.

Për dy sezone rresht ata konkurruan me njëri-tjetrin të veshur në stilin sportiv, duke u zhveshur nga çdo lloj serioziteti. Gjatë spektaklit Turi i menaxhonte të ftuarit në shoqërinë e disa vajzave që kujdeseshin për ta.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top