• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Turshi te ndryshme

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


3kg patellxhane,,nuk duhet te jene serash sepse nxihen shpejt dhe zbuten

1kg domate

1kg speca

hudhra ,,kripe e zeze,,vaj ulliri,,majdanoz

PERGATITJA

1-grijme domatet dhe specat ne forma sipas deshires dhe i hedhim ne koven ku do bejm turshit

2-grijme majdanozin ,,hudhrat dhe i hedhim te domatet e specat

-TANI MERREMI ME PATELLXHANET VETEM PASI I KEMI MBARUAR PROCESET E MESIPERME

3-Vendosim ne zjarr nje tenxhere te madhe me uje ,,kur fillon dhe vlon fusim nje patellxhan duke e mbajtur nga bishti dhe e zhysim krejt ne ujin qe vlon dhe e nxjerrim ne sekond ( KUJDES FUTE PATELLXHANIN DHE NXIRRE NE SEKOND DHE VENDOSE NE NJE ENE ) vazhdo keshtu me te gjithe patellxhanet po i late me teper ne uje nxihen pra kujdes

4-priten patellxhanet ne feta dhe i fusim ne enen e domateve dhe specave

5- ju hedhim kripe dhe i perziejme mire e mire

6- ju vendosim siper nje peshe dhe i leme nje nate ashtu

7-te nesermen ato kane leshuar uje vete,,,hidhuni vaj ulliri derisa ti mbuloni dhe vendosni prap nje peshe siper ( nje pjate porcelani psh )

8-per 10 dite ato jane gati
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
69,527
Pikët
113
Përgjigje e: Patellxhane turshi

Ja ku e ke temën Leaf.
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
17,484
Pikët
113
Gogozhare

ose speca turshi

speca te kuq
Nese jane ne forme koni, hiqet vetem bishti dhe farat. Nese jane speca rrumbullake te kuq, pastrohen nga bishti dhe farat dhe priten ne riska te gjata (5-6 copa nje spec)

Hidhen ne nje tenxhere te thelle. Shtohet uthull e bardhe dhe vaj ulliri te dyja ne proporcion te njejte. Kripe, piper te zi kokerr dhe thelbinj hurdhrash. Dafine 4-5 gjethe .

Viret tenxherja me te gjitha keto ne flake midis mesatares dhe te nxehtes. Ne momentin qe fillon te valoje lengu, vir timer per 7 min (jo me shume ) dhe mbuloi me kapak. Sapo te kalojne 7 min, hiqi dhe leri te ftofen. Futi ne nje ene qelqi dhe hidhua edhe lengun brenda.

Voilà
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
17,484
Pikët
113
Pickles (cornichons)

Kastraveca turshi ose Dill Pickle sic njihen ne vendet anglofone


Kastraveca te vegjel me lekure te bute ose kastraveca te medhen te qeruar te pastruar nga farat te prere ne stika te gjata.


Ne nje ene perziej uje + uthull te bardhe+kripe+pak sheqer+piper te zi kokerr+dafine + (opsionale) fara koperi. Lere te valoje per 5 min. Hidhe siper kastravecave qe i ke futur nderkohe ne enen ku do t'i mbash. Lengu duhet te mbuloje krejtesisht pjeset e trangujve dhe nuk duhet te kete ajer ne ene. Mbylle helmetikisht dhe per 48 ore jane te bera e mund t'i fusesh ne frigorifer
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,510
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Turshi te ndryshme

Wow Leaf , so simple & quick . Thnx , e dashur . :)
 

Oxygen

Shy
Anëtar
Oct 24, 2013
Postime
10,082
Pikët
113
Përgjigje e: Pickles (cornichons)

Kastraveca turshi ose Dill Pickle sic njihen ne vendet anglofone


Kastraveca te vegjel me lekure te bute ose kastraveca te medhen te qeruar te pastruar nga farat te prere ne stika te gjata.


Ne nje ene perziej uje + uthull te bardhe+kripe+pak sheqer+piper te zi kokerr+dafine + (opsionale) fara koperi. Lere te valoje per 5 min. Hidhe siper kastravecave qe i ke futur nderkohe ne enen ku do t'i mbash. Lengu duhet te mbuloje krejtesisht pjeset e trangujve dhe nuk duhet te kete ajer ne ene. Mbylle helmetikisht dhe per 48 ore jane te bera e mund t'i fusesh ne frigorifer
Sheqer dhe kripe?

Ne se perdorim kurr sheqerin ne turshi, hera 1 qe e degjoj
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
17,484
Pikët
113
Përgjigje e: Pickles (cornichons)

Sheqer dhe kripe?

Ne se perdorim kurr sheqerin ne turshi, hera 1 qe e degjoj
Pak sheqer eshte per te sjelle shijen me te plote.
Sheqer perdoret edhe ne shume gjera qe ty s'ta merr mendja, pershembull une e perdor ne nje gatim qe e bej me leng portokalli, limoni dhe karkaleca deti, e perdor edhe ne perzierjen e orizit per sushi...
Ti edhe mund te mos e perdoresh por efektin e dallon vetem nese ke shije te holle dhe i provon te dyja ne te njejten kohe.

Greket e perdorin edhe ne xaxiki dhe une ne fakt nuk e pelqej kombinimin e mentes dhe sheqerit ne salcen e kosit por me pelqen tradicionalia shqiptare. Nese ti e blen te gatshme, mund ta shohesh ne perberesit ne paketim qe ka edhe sheqer.

Sheqer kane edhe shume e shume gjera te tjera qe s'kane lidhje fare me embelsirat

njikshu ti qun
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
39,224
Pikët
113
Përgjigje e: Turshi te ndryshme

Gjyshja ime perdor limontoz ..dalin me te mira se me uthull leaf?
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
39,224
Pikët
113
Përgjigje e: Turshi te ndryshme

Thash tprovoj me be po zgjasin shum skam durim .. u pa puna te gatshme prap :D
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,280
Pikët
113
Përgjigje e: Turshi te ndryshme

Bera patellxhan te shtruar. Dje e hapa. Hera e pare qe bej vet, por e vetmja trushi qe ha se nuk ka shume thartesi apo kripesi. Desha ti beja me speca te kuqe, pir s'mu gjenden ne shtepi. Harrova qe i kisha mbaruar. :D Ja futa me speca jeshile. Dolen shume te mira. :)
 

Attachments

Bad_Teacher

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
25,778
Pikët
113
Përgjigje e: Turshi te ndryshme

Me pelqen shume aroma e patllixhaneve turshi, me hapin oreksin :)
 
Top