• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

U ndërtua shtëpia më e shtrenjtë në botë

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Një biznesmen hindus ka ndërtuar shtëpinë më të shtrenjtë të ndërtuar ndonjëherë, e vlerësuar në rreth 723 milionë euro.
Shtëpia, apo më mirë të thuhet pallati, përfshin 3 fusha helikopterësh, një sistem kontrolli privat të trafikut ajror, një parking 6-katesh të veturave, 600 të punësuar, një kopsht të rrethuar me një mur të lartë deri në katër kate dhe një kinema, transmeton NOA.
Shtëpia është 173 metra e lartë dhe është quajtur Antilia, si emri mitologjik i ishullit të Oqeanit Atlantik dhe përfundoi pas 7 vjet ndërtimi.
Pronari është Mukesh Ambani dhe familja e tij, Nita gruaja dhe tre fëmijët, të cilët do të banojnë në këtë shtëpi më 28 tetor, ditën kur do të bëhet edhe një festë, ku do të jenë të pranishëm elita hinduse, duke përfshirë dhe kryeministrin Manmohan Singh si dhe yllin e briketit Sachin Tendulkar.
Ndërtesa ndodhet në Mumbai, duke i dhuruar kështu pronarit një panoramë të qartë mbi të gjithë qytetin dhe Detin Arabik.
 
Top