• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

U takuan në urë për t’u vetëvrarë, tani do martohen

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Donin të vetëvriteshin, por ja që gjetën dashurinë e jetës. Kjo është historia e çuditshme e Andriej Ivanov, 26 vjec dhe Maria Petrova, 21.


U gjendën të dy në urën e UFA-s në Rusi, aty ku kishin ndërmend të hidheshin për t’i dhënë fund jetës. Ai ishte i shkatërruar pasi kishte humbur të dashurën në një aksident rrugor, ajo sapo ishte dëbuar prej shtëpie nga prindërit, pasi kishte mbetur shtatëzënë. Por disa çaste përpara se Petrova të hidhej në zbarzëti, Andriej Ivanov nuk rezistoi dot.

Diçka u ndez në zemrën time dhe nuk arrita ta ndaloja veten për ta penguar që të hidhej – rrëfen djali -. Nuk kishte rëndësi që zemra ime ishte plotësisht e copëtuar”. E kështu e frenoi duke thirrur: “Stop”.

Më pas, të dy u përqafuan dhe nisën të qajnë. Pasi u qetësuan nisën të flasin përgjatë gjithë natës, deri në vendimin për të ndihmuar njëri-tjetrin që të zgjidhin problemet respektive, që i kishin shtyrë deri në gjestin e çmendur.

Tashmë, të dy kanë në projekt të martohen, pasi i treguan familjeve të tyre sesi ndodhi takimi. Sidomos Maria është e çmendur për Andriej: “Ai është kavalieri im, shpëtimtari im.

E gjithë dhembja dhe vuajtja që ndjeva ia vlejtën që më dërguan te Andrieji im”. Domethënë, një histori e nisur keq dhe e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Emilia

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
56
Pikët
0
Përgjigje e: U takuan në urë për t’u vetëvrarë, tani do martohen

Me pelqen qe ata te dy kane happy ending por ama hic romantike :p
 
Top