• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

UFO-t mbi New York shqetësuan qytetarët

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Paraqitja e një grupi të objekteve fluturuese misterioze mbi qiellin e Manhattanit të mërkurën ka shqetësuar qytetarët e New Yorkut. Trafiku është ndalur krejtësisht pasi njerëzit ishin ndalur në rrugë dhe po shikonin objektet që fluturonin mbi kokat e tyre.
Policia dhe Forcat Ajrore pranuan shumë thirrje nga qytetarët e shqetësuar, por përkundër hetimeve, nuk u vërtetua se për çfarë bëhej fjalë. “Të mërkurën në “Twitter” janë publikuar fotografitë e para dhe videot në “YouTube” ku shihen disa objekte të vogla duke fluturuar në lartësinë rreth 1.5 kilometra, shkruan “Daily Mail”.

“Mendja e shëndoshë thotë se këto fluturake nuk janë UFO, por ndoshta janë balona ose aeroplanë, por pamja ishte vërtetë e çuditshme”, tha dëshmitari Daniel Calhoun.

“Objektet qëndronin pezull në ajër në një vend. Këtë se kam parë kurrë më parë. Besoj se diç e çuditshme po ndodhë”, tha Joseph Torres.

“Kam parë pesë ose gjashtë objekte ndriçuese në qiell. Nuk ka mundësi të jenë balona. Objekti dukej i çuditshëm”, tha Pete Bryant. Në disa bloge këto objekte janë lidhur me deklaratat e oficerit Amerikan në pension të forcave ajrore Stanley A. Fulham, i cili tha se më 13 tetor do të paraqiten një numër i madh i UFO-ve mbi qiellin e qyteteve më të mëdha në botë.

Ai në librin e tij “Challenges of Change” shkroi se me këtë datë jashtëtokësorët nuk do të komunikojnë me njerëzit, pasi janë të vetëdijshëm se kjo do të shkaktonte panik. Objektet e çuditshme në maj të këtij viti ishin paraqitur edhe në New Jersey.

Banorët e Somervilleit dhe Bridgewater thirrën policinë kur panë një objekt të gjatë në formë cilindrike duke fluturuar në ajër. Zëri që dëgjuan ishte i ngjashëm me zhurmën e aeroplanëve.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: UFO-t mbi New York shqetësuan qytetarët

Kujtova se zbarkuan me ne fund , ata pa prekur token dhe paskan bezdisur imagjino te zbresin me mijera çfare behet , do kerkojne status refugjati edhe ata :)
 

shadow

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 21, 2010
Postime
15
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: UFO-t mbi New York shqetësuan qytetarët

faktikisht ne shumicen e rasteve behet fjaleper testime te tipit "TOP SECRET" te forcave ajrore te USA te cilat edhe atyre vet u intereson ti mbajne te fshehta nen iluzionin e UFO-ve. Por edhe cudi e madhe qe te kene qene vertet aliene mbi New York nuk me habit. It's a big world out there.
 
Top