• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Uji i Zemzemit ushqyes dhe shërues

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113


Uji i Zemzemit është njëShenjë nga shenjat e ALLAHUT Fuqiplot. Ky ujë vec është një nga shenjat e Fuqiplotit në këtë tokë. Fjalët e Resulullahut s.a.v.s. për këtë ujë janë të shumta, ne do ti përmendim disa nga ato fjalë që tregojnë vlerën e këtij uji dhe dobitë që ka me pirjen e tij dhe edukatën e pirjes së këtij uji. Pejgamberi a.s. e ka përshkruar ujin e zemzemit duke thënë:

"Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje". Transmetohet nga ibn Xhurejxh të ketë thënë kam dëgjuar se thuhet: "uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit".

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah të ketë thënë: "Uji I zemzemit është për qka te pini" dhe ka shtuar Darekatni "nëse pin prej tij për t'u shëruar me të, ka për të shëruar Allahu, nëse pin për t'u ngopur, do ngopesh me të dhe nëse pin për largimin e etjes, ka për ta larguar Allahu, dhe ajo është goditja e Xhibrilit në tokë me të cilen Allahu ia ka shuar etjen Ismailit.

Transmeton ibn Maxhe prej Muhamed bin Abdurrahman bin ebi bekr ka thënë: "isha ulur tek ibn Abasi i erdhi atij një njeri dhe i tha: prej ku erdhe? Tha prej zemzemit, tha a pine prej tij ashtu siq duhet? Tha po si? Tha nëse pin prej tij drejtohu kibles dhe përmende emrin e Zotit dhe pije tri herë me ndërprerje dhe mbushi brit me ta dhe kur ta përfundon falënderoje Zotin sepse pejgamberi a.s ka thënë: "Me të vërtet dallimi mes neve dhe munafikve(dyftyrsave) është se ata nuk pin shumë prej zemzemit".

Sahabët, tabiinët dhe shumica e dijetarve të umetit dhe muslimanët në përgjithësi i kan dhënë rëndësi pirjes së shumtë të ujit të zemzemit dmth mbushjen e brive prej tij dhe e kan pi me njet të veqantë sepse lutja gjatë pirjes së ujit të zemzemit është e preferueshme (mustehab) ngase uji i zemzemit është për qka te pish, transmetohet nga xhabiri se ai ka bënte dua gjatë pirjes duke thënë:"O Zot unë po e pi kët ujë që t'ma largosh etjen ditën e kijametit".

Transmetohet për ibn Abasin kur pinte ujë të zemzemit thoshte:"O Zot të lutem ty për dituri të dobishme dhe furnizim të gjer dhe shërim të qdo sëmundje".

Kanë thënë disa dijetar se uji i zemzemit është zotëri i ujrave më i ndershmi dhe më i larti në pozitë dhe me i dashuri për shiprtrat dhe ka çmimin më të lartë dhe më i qmueshmi tek njerëzit.

Në vitin 1973 dhe 1980 është bër analiza e ujit të zemzemit dhe rezultatet kanë qenë te quditshme se uji I zemzemit është I pastër prej qdo lloji te ndytësirave. Uji zemzem konsiderohet prej ujrave mineral,përqindja e kriprave në minerale sillet prej 150-350 mgr ne litër,ndërsa në ujin e zemzemit arrin përqindja 2000 mgr në litër.Kriprat minerale më të shquarat në ujin e zemzemit janë: calcium, sodium, magnesium, botacium…

Konsiderohet uji I zemzemit prej ujrave më të pasura në botë që posedojnë elementin e kalciumit,përqindja e tij në zemzem është 200mlg në një litër,të vërtetën e tha Resulullahu kur tha: "Me të vërtet (zemzemi) është i bereqetshëm,ai është ushqyes". Zbulimet shkencore bashkohore vërtetuan se sëmundjet e artiereve të zemres janë më të pakta tek ata të cilët pinë ujë të zemzemit,te vërteten e tha Resulullahu"shërim i çdo sëmundje"

Ujrat e gazuara që ndihmojnë tretjen e ushqimit konsiderohen ato ujra që përmbajn rreth 250 mlg në litër prej bikrobanteve,uji I gazuar më I njohur në botë është burimi "Ifjan"në Francë,ku arrin përqindja e bikrobantëve në të deri 357 mlg në litër,ndërsa uji I zemzemit përqindjen e bikrobantëve e ka 366 mlg në një litër,të vërtetën e tha Resululllahu s.a.v.s kur tha:"uji I zemzemit është për qfardo që e pin".

Disa dijtar të mjeksis kanë thënë se ujrat minerale ndihmojnë në mjekimin e shumë sëmundjeve si:sëmundjet e reumatizmit,në tepricat e thatësirave në lukth,në sëmundjet kronike dhe vështirësive të tretjes,e tër kjo shërohet me një ndikim të lehtë ,të vërtetën e tha Resulullahu s.a.v.s kur tha:" "nëse pin prej tij për mu shëru me të ka met shëru Allahu,nëse pin për mu ngop ka me të ngop Allahu dhe nëse pin për me hek etjen ka me ta hek Allahu".

Ndoshta Allahu xh.sh nuk e ka bër të ëmbël për shkak që të mos humb ëmbëlsia e adhurimit gjatë pirjes së tij,megjithatë shija e tij është e pranuar,të vërtetën e tha pejgamberi a.s:"Me të vërtet dallimi mes neve dhe munafikve(dyftyrsave) është se ata nuk pin shumë prej zemzemit".

Tani pyesim: Cilat janë instucionet e shkencave botërore të cilat kanë qenë në kohën e pejgamberit a.s të cilat dhanë këto të vërteta të quditëshme për ujin e zemzemit dhe cilat janë organizatat për kërkime të specializuara të cilat arritën deri te këto rezultatet precize për këtë ujë dhe cilat janë ato lloje të analizave të cilat rezultuan përqindjen e kripërave minerale në ujin e zemzemit me një precezitet të lartë e në të cilat është mbështet pejgamberi a.s për t'na treguar për këtë ujë të bereqetshëm? Ai është shpallja,"Dhe ai nuk flet nga mendja e tij, ai (kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpalllet".

Ka thënë ibn Kajimi:"E kam provuar ujin e zemzemit për tu shëru dhe jam shëru prej disa sëmundjeve dhe jam pastru me lejen e Zotit, dhe kam pa të atillë të cilët e përdorin ujin e zemzemit si ushëqyes me ditë të tëra deri në gjysmë muaji apo më shumë dhe nuk ishin të uritur e bënin tavaf me njerëzit e tjerë, agjëronin etj…

Lusim Allahun xh.sh t'na shuan etjen prej burimit të pejgamberit a.s ne ditën e kijametit,ditën e etjes më të madhe,pirje që nuk do t'na kap etja kurrë pas saj…
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,259
Pikët
113
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Uji i Zemzemit ushqyes dhe shërues

Uji Zem-zem Mrekulli mjekësore dhe shkencore !


Në vitin 1971 një mjek Egjiptian ka thënë për “European Press” se kinse uji i Zemzemit është i ndotur dhe jo i mirë për pije pasiqë,burimi i ujit të Zemzemit ndodhet nën nivelin e objekteve banuese dhe ujrat e ndotur derdhen në këtë burim,ashtu që uji i Zemzemit nuk është i shëndetshëm për pije.

Kjo u bë si shkak që mbreti Fejsal i Arabisë saudite menjëherë urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë dhe Resurseve që të shqyrtojë dhe të dergojë mostër të ujit zem-zem në laboratoret europiane për të testuar pijshmërinë e tij. Më pas ministria urdhëroi “Xheddah Pawer” dhe “Desalination Plants” për t’u kujdesur rreth kësaj çështje dhe te angazhojë një grupë ekspertësh të mbrendshëm dhe të huaj që në laboratoret më të njohura botërore të bëhet analiza e ujit të Zem-zemit,kurse Muinudin Ahmed ishte përgjegjës për tubimin e këtyre analizave laboratorike.Gjatë marjes të ujit nga burimi i Zemzemit për analiza kanë mbetur të çuditur ata që ishin prezent kur panë se sa i ngushtë është vet vendi prej ku buron uji i Zemzemit.
Burimi i ujit Zemzem është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemit, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit. Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.
Pas dërgimit të ujit të Zemzemit për analizë nëpër laboratorit europiane dhe botërore,në fund të gjithë vërtetuan se uji i Zemzemit jo vetëm që bën për pije por bile zbuluan se edhe është uji më i pastër në botë dhe i cili nuk përmban bile asnjë llojë të bakterieve,që normalisht ujrat e burimeve tjera e kanë në permbajtjen e tyre.Shkencëtari japonez Dr Mesaru Imuti (Masaru Emoto) thotë se uji zemzem cilësohet si ujë me veti të veçanta dhe karakteristika të cilat nuk mund të gjinden tek ujërat tjerë të thjeshtë. Këtë pretendim e vërtetoi me anë të hulumtimeve të cilat i bëri në ujin zemzem me të ashtuquajturën nano-teknologji, gjë që nuk kishte mundësi ta ndryshoj asnjë veti specifike apo karakteristikë të ujit të zemzemit, dhe shtoi se me përzierjen e një pike të ujit zemzem me 1000 pika uji të rëndomtë fitohet përzierja e cila përfshin të gjitha cilësitë dhe karakteristikat e ujit zemzem.

Dr Mesaru Imuti, shkencëtar dhe hulumtues japonez, drejtor dhe president i Institutit për hulumtime shkencore “Had” në Tokio, i cili vizitoi Arabia Saudite dhe ligjëroi në fakultetin “Darul-hikme” për femra në Xhidde, në një takim ku morën pjesë mbi 500 shkencëtar dhe hulumtues.

Ai, gjithashtu, bëri të ditur për eksperimentin e tij në ujin zemzem (të cilin e mori nga një arab), dhe tha: “Zemzem është vërtet një ujë i veçantë, dallon nga ujërat tjerë nga përbërja dhe komponentet kristale që i përmban. Të gjitha provat që janë bërë në ujin zemzem nuk ia ndryshuan cilësinë dhe karakteristikat e tij, gjë që tregon se uji zemzem nuk është ujë i thjeshtë si ujërat tjerë”.

Ky shkencëtar i dalluar japonez, themelues i teorisë “kristalizimi i atomit të ujit”, teori e cila u ka hapur dyert e reja hulumtimeve në shkencën e ujit, dëshmoi se shqiptimi i fjalës “Bismilah” ka ndikim të çuditshëm në ujin e zemzemit dhe i jep forma shumë të bukura dhe të veçanta kristalore.

Dr. Mesaru Imuti, gjithashtu, theksoi se gjatë eksperimentit në ujin zemzem e lëshonte kasetën me leximin e Kur’anit në afërsi të ujit, gjë që ndikonte duke krijuar forma të veçanta kristalore shumë të pastra dhe shkëlqyese, dhe shtoi se kjo ishte njëra ndër gjërat më interesante dhe të çuditshme që u paraqiten gjatë këtij eksperimenti.

Ai tha se uji zemzem ka mundësi “kujtesë” të bëj depozitimin e të dhënave në veti, kështu p.sh. nëse lexohet ndonjë sure afër ujit zemzem, nga krijimi i valëve të veçanta në ujin zemzem gjatë leximit të Kur’anit me anë të teknologjisë është vërtetuar për cilën sure bëhet fjalë, gjë që nuk mund të shihet me anë të syrit.

Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga ekspertët gjegjës. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë.

Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.

1.Rihapja e pusit

Kur në Gadishullin Arabik u shfaq idhujtaria dhe njerëzit iu larguan mësimeve të pejgamberit Ibrahim alejhi selam, burimi i Zemzemit shteroi. Abdulmutalibit, gjyshit të pejgamberit Muhammed alejhi selam, i është urdhëruar në ëndërr që të hapë pusin Zemzem, dhe i është dëftuar vendi ku duhej gropuar. Gjatë gropimit hasi në sende, të cilat i kishin fshehur xherahimët kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj prej ari. Me shpatat stolisi portën e Qabes, në të vendosi (gozhdoi) edhe kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën përrreth tij për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zemzem, kurejshët u grindën me Abdulmutalibin duke thënë: “Ne duam të marrim pjesë me ty”, e ky u përgjigj: “Kurrsesi, unë jam i zgjedhuri për këtë punë”. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqit te magjistari nga beni seadët. Ende pa u kthyer në shtëpi, këta gjatë rrugës hasën në shenja, të cilat paralajmëronin se Abdulmutalibi kishte të drejtë. Atëherë Abdulmutalibi u betua se: Në qoftë se Zoti i dhuron dhjetë djem e ai jeton gjersa ata të rriten e ta ndihmojnë, do ta flijojë njërin prej tyre para Qabes.

2.Të veçantat e ujit të Zemzemit

Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjera për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.
Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.
Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.
Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”

Pershtati: Mjeksia Islame

Posted in: Uji Zem Zem
 
Top