• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Umberto Eco

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Umberto Eco eshte nje filozof arti dhe shkrimtar, nje nga me te njohurit ne letersine postmoderne italiane si edhe asaj boterore, po ashtu edhe themeluesi i semiotikes kulturore.
Umberto Eco ka lindur ne Alessandria, Piemonte me 1932. Karriera e tij eshte e mbushur me poste te respektueshme, si ne radiotelevizionin italian, Docent i estetikes ne universitetin e Torinos, ne ate te Milanos e me pas Profesor per komunikacionin vizual ne Firenze.
Gjate kohes ne Firenze, ai botoi nje nga veprat e tij me domethenese me titull “La struttura assente”, te cilen e perpunoi perseri ne nje botim te ri me titull “Trattato di semiotica generale”, e cila eshte nje traktat themelues i teorise semiotike.
Per nje kohe te gjate Eco ka mbajtur profesuren e semiotikes ne universitetin e Bologna-s.
Eco ka botuar nje sere studimesh filologjike dhe essayes filozofike si p.sh “Il problema estetico in San Tommaso”, “Apocalittici e integrati”, “Le forme del contenuto”, “Dalla periferia dell'impero” (i perkthyer ne gjermanisht me titullin “Über Gott und die Welt”), “Semiotica e filosofia del linguaggio”, “Sugli specchi e altri saggi”, “Im Labyrinth der Vernunft” dhe shume te tjera.
Si shkrimtar, Eco fitoi nje fame ne vitin 1980 me romanin “Il nome della rosa” (Emri i trendafilit), i cili eshte perkthyer pothuaj ne te gjitha gjuhet e botes perendimore dhe ka sherbyer si baze e filmit me te njejtin emer me aktoret Sean Connery dhe Christian Slater.
Tre vite me vone ai shkroi “Postille al nome della rosa” (Pasthenie e emrit te trendafilit).
Me librin “Il pendolo di Foucault” (Lavjerresi i Foucault) Umberto Eco ve ne dukje gjenialitetin e tij duke gershetuar semiotiken me dekonstrukcionin. Libri eshte i perkthyer ne te gjithe Europen, Amerike dhe Australi, vetem ne Shqiperi akoma jo :( . Si tek romani “Il pendolo di Foucault” ashtu edhe tek romani tjeter “L´isola del giorno prima”, rrjedh brenda e gjithe njohuria e Umberto Eco-s mbi filozofine dhe literaturen. Libri me i fundit i Umberto Eco-s eshte “Dire quasi la stessa cosa”, botuar ne 2003.

Ne “Lavjerresi i Foucault” behet fjale per tre redaktore te nje shtepie botuese, te cilet te shtyre fillimisht nga kureshtja rreth temes se doktorates te njerit prej tyre, Casaubon, mbi Kaloresit e Tempullit, ndeshen ne nje te ashtuquajtur “Plan i Madh”, me ndihmen e te cilit mund te vihet ne zoterim e gjithe bota. Te tre i futen punes, per sqarimin dhe nxjerrjen ne drite te ketij plani dhe zhyten ne nje bote okulte dhe mistike, te mbizoteruar nga te verteta te fshehura dhe te harruara. Ne fillim me shaka, por papritmas gjerat marrin trajta te frikshme. Njerez zhduken.
Libri nuk ka zhvillim linear, ngjarje te ndodhura ne kohe te ndryshme gershetohen, dhe narratoret shkembehen, kryesori eshte Casaubon, por edhe Belbo na shfaqet ndonjehere si narrator.
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Umberto Eco

Kur bie fjala per Bukurine


Virgjil Muci

Cfare eshte Bukuria? A ka nje Bukuri te vetme te dhene nje here e mire ne kohe e ne hapesire, apo ka disa lloj Bukurish? A eshte Bukuria nje nocion absolut apo relativ? A ka Bukuri te perjetshme apo Bukuria eshte e perkohshme? A ndryshon koncepti per Bukurine nga njeri popull te tjetri dhe nga njera kulture ne tjetren? A eshte e Bukura fizike apo eshte edhe shpirterore? A eshte e Bukura dialektike apo eshte metafizike? A ndryshon e Bukura ne art nga e Bukura ne jeten e perditshme? E pra, ky enumeracion lidhur me nje prej kategorive me te rendesishme te estetikes mund te zgjatej ne pafundesi, ndaj po ndalemi ketu per t’i hedhur nje sy dhe keqyrur me nga afer botimin e fundit te “Diturise” qe mbart titullin pretencioz “Historia e Bukurise” dhe eshte pergatitur nga nje penat me te mprehta e dijetaret me mendjendritur te bashkekohesise, Umberto Eco. Ne qofte se ka ndonje pergjigje te atyperatyshme per ndonjeren nga pyetjet qe parashtruam ne hyrje te ketij shkrimi - ne nje menyre ose nje tjeter i gjithe libri, domethene tektsi se bashku me ilustrimet e shumta, nuk ben gje tjeter u jep pergjigje pyetjeve te cituara, por edhe shume te tjerave qe per mungese kohe dhe vendi nuk i rreshtuam ketu - eshte se, “Ky liber ka per zanafille parimin se Bukuria nuk ka qene asnjehere dicka e dhene nje here e pergjithmone, por ka ardhur duke fituar pamje te ndryshme ne varesi te periudhes historike dhe te treves se caktuar. Dhe kjo nuk vlen vetem per bukurine fizike (te burrit, te gruas, te peizazhit), por edhe per Bukurine e Zotit, te shenjtoreve a te pikepamjeve...” Per ta bere suazen edhe me te plote do te lypsej te shtonim ketu edhe permasen e hapesires. Thene me shkoqur nje banor i ardhur nga kozmosi nuk do te gjente asgje te bukur, per te mos thene qe mund te disgustohej, nga Mona Lisa e Da Vincit, nderkohe qe po kete ndjesi kishte per te provuar edhe nje banor i Tokes kur te ballafaqohej me konceptin e se Bukures dhe misherimin e saj ne nje veper artistike te krijuar nga nje qenie jashtetokesore.

“Historia e Bukurise” se Ecos eshte konceptuar dhe ndertuar nga autori erudit si nje fare katalogu i krejt veprave te medha artistike te krijuara nga gjenialiteti njerezor pergjate gjithe historise. Dua te them se ne te gjejme kryeveprat e krijuara ne antikitetin greko-romak, por edhe popuj te tjere te te cilet ka qene e zhvilluar gjenia artistike per te mberritur deri ne ditet tona dhe per ta vezhguar e vleresuar te Bukuren edhe ne objekte qe per nje shtrese njerezish mund te mos perbeje ndonje kategori estetike te vlefshme per t’u marre ne konsiderate. Dhe ketu e kam fjalen per ate qe ne gjuhen e sotme njihet si Bukuri e shoqerise se konsumit dhe qe shkon e rrok te gjithe elementet fashinues te saj: kanacet e Coca-Colas, imazhet e reklamave televizive ose te atyre qe sheh ne billboardet gjigante te vendosura ne fasada pallatesh e keshtu me radhe. Por ajo qe ze kryet e vendit ne antologjine ekojane te se Bukures ka te beje me bukurine femerore ne dy aspekte kryesore: se pari, Bukuria femerore si objekt artistik ne piktura, fotografi, kinematografi dhe, se dyti, Bukuria femerore tek ajo si qenie njerezore; me kete rast mund te shijojme mrekullite e seksit te bukur pergjate gjithe epokave te njerezimit. S’do mend qe jashte ketij kategorizimi nuk mund te mbetej jashte as Bukuria mashkullore, edhe pse, ne syte e mi, nuk ka peshen dhe rendesine e asaj femerore. Gjithsesi, edhe kesaj here, lexuesi ka mundesi te kaloje neper duar disa nga mrekullite e artit boteror dhe atyre te krijuara nga mema natyre te misheruara ne figuren e mashkullit, si ne konceptin klasik ashtu edhe modern. Por ja qe e Bukura nuk gjendet vetem te simetrikja, harmonia e perkryera, me pak fjale tek ato tipare qe e ndajne ate nga kategorite e tjera te estetikes, cilatdo qofshin. Fjala vjen, le te shtrojme nje pyetje dhe te themi: A ka ndonjefare lidhje midis te Bukures dhe te Shemtuares? Dhe kuptohet, si ne rrafshin fizik ashtu edhe ate shpirteror. Duke u nisur nga letersia dhe nga nje roman freng i shekullit te tetembedhjete, i titulluar “Lidhje te rrezikshme”, autori kuturis e hyn ne nje arsyetim jo vetem te sofistikuar, por ne shume aspekte edhe te frikshem se vjen e hedh drite mbi skutat me te errta te shpirtit te njeriut, kur shkon e thote se, Bukuria e sterholluar dhe e kultivuar nuk eshte vecse nje maske, prapa se ciles fshihen anet e erreta te njeriut dhe sidomos etja per hakmarrje e gruas, e cila vendos te hakmerret me armet e mizorise dhe te se keqes per shtypjen qe gjinia e saj ka pesuar ne shekuj. Dhe ne kete pike vjen e na rishfaqet ne nje drite te re nje De Sad, i cili na kumton se perdorimi mizor dhe i pameshirshem i arsyes te shtyn te mendosh qe natyra njerezore ne vetvete nuk eshte as e mire, as e keqe, domethene as e bukur, as e shemtuar. Kete koncept autori nuk ngurron ta ilustroje me disa nga punimet me intriguese nga fusha e arteve pamore te realizuara nga mjeshter te pashoq, si: Goya, Pietro Longi etj.

Pertej karakterit jashtezakonisht te vyer e te dobishem nga ana didaktike, ketu e kam fjalen per te gjithe ata studente te letrave dhe arteve te bukura qe do ta kishin si nje veper te domosdoshme per punen e tyre te perditshme, ky botim i “Historise se Bukurise” eshte nje vlere e padiskutueshme per te gjithe artdashesit dhe njerezit e kultures, nje vlere e shtuar ne larmine e pafundme te punimeve te kesaj natyre, i cili, ruan, gjithsesi, nje perparesi mbi gjithcka tjeter te botuar me pare – ndonese ne shqip i kemi te rralla dhe te paplota botimet e kesaj natyre – ate te prurjes ne menyre kaq te kendshme te gjithe kesaj lende sa andjen e perjetojme si mendje ashtu edhe me shpirt, fale jo vetem dijeve oqeanike te autorit, por edhe nje shqipeje te paster e te rrjedhshme qe na e ka sjelle kete veper perkthyesi i njohur Shpetim Cucka.

Umberto Eco


“Histori e Bukurise”

Perktheu, Sh. Cucka
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,976
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Ma hiq qafe atë celular!


Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot. Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë shumë e bukur e komunës për rivlerësimin e peizazheve të vendit në pikturat e Piero della Franceskës, tre veta po më verbonin me flash-et e tyre, ndaj m’u desh t’u kujtoja rregullat e edukatës së mirë. Dukej se në të dy rastet verbuesit nuk ishin tipa nga ata që futen në Big Brother, por, me gjasë, njerëz të mësuar dhe që vijnë me dëshirë në veprimtari të tilla për të ndjekur diskutime në një fushë të dijes. Gjithsesi, është e qartë se sindroma e syrit elektronik i uli ata nën nivelin që mbase aspironin ngaqë, praktikisht të çinteresuar për çka po thuhej, donin vetëm ta regjistronin ngjarjen, qoftë edhe për ta vënë pastaj në YouTube. Nuk donin të kuptonin për çfarë po flitej, ngase atë që mund ta kishin rrokur përmes shqisave, mëtonin vetëm ta ruanin në kujtesën e telefonit celular.
Gjithëprania e syrit mekanik në vend të trurit më ngjan se ka ndryshuar mendërisht edhe njerëz përndryshe të qytetëruar. Nga veprimtaria ku qëllon të marrin pjesë, ata largohen duke marrë me vete ndonjë imazh, por pa kuptuar asgjë se ç’u tha e se ç’u bë (dhe do t’i kisha mirëkuptuar nëse do të isha ndonjë kërcimtar nudist). Sikundër e marr me mend, teksa i bien botës rrotull duke fotografuar çfarë u sheh syri, ata janë të dënuar që të nesërmen ta harrojnë ç’mundën të shohin një ditë më parë. Në disa raste kam rrëfyer se ç’më ndodhi në Francë më 1960-tën, kur pasi fotografova si i marrë një mori katedralesh, hoqa dorë përfundimisht nga bërja e fotografive. Sepse kur u ktheva në shtëpi nuk rikujtoja dot çfarë kisha parë, ndërsa nga udhëtimi më mbetën si kujtim vetëm disa foto pa vlerë. Prandaj e flaka aparatin dhe gjatë udhëtimeve të mëvonshme atë që shihja mundohesha vetëm ta regjistroja në mendje. Si kujtim për më vonë, më shumë për të tjerët sesa për vete, blija kartolina shumë të mira.

Dikur, isha vetëm njëmbëdhjetë vjeç, më tërhoqi vëmendjen poterja e pazakonshme në unazën e qytetit, ku më pati marrë osh turma e njerëzve. Pashë nga larg sesi kamioni pati përplasur një qerre që e ngiste një fshatar; kishte pasur edhe gruan me vete. Gruaja ishte plandosur përtokë me kafkën e çarë dhe dergjej mbi një grumbull gjaku dhe lënde trunore, ndërsa i shoqi e shtrëngonte në kraharor duke klithur nga dëshpërimi (në kujtimet e mia, ende të llahtarshme, skena më fanepsej si një tortë me pana e luleshtrydhe, e shkelur me këmbë). I terrorizuar nuk u avita më tepër, jo vetëm pse ishte hera e parë (fatmirësisht, edhe e fundit) që shihja tru të shpërndarë mbi asfalt, por sepse për herë të parë u gjenda përballë Vdekjes. Dhe përballë Dhimbjes, Dëshpërimit. Çfarë do të kishte ngjarë sikur të kisha pasur një celular me telekamera, sikurse e kanë sot të gjithë fëmijët? Mbase do ta kisha regjistruar skenën për t’u treguar miqve se unë isha aty, e pastaj ndoshta këtë pasuri do ta hidhja në YouTube për të kënaqur ithtarët e tjerë të “schadenfreude”, ndryshe, të gazit që ndien nga gjëma e tjetrit. Pastaj, ku i dihet, duke regjistruar fatkeqësi të tjera, dhimbja e tjetrit s’do më bënte më përshtypje. Përkundrazi, unë ngjarjen e regjistrova në kujtesë dhe ato pamje, edhe tash pas shtatëdhjetë vjetësh s’më hiqen nga mendja dhe vazhdojnë të më edukojnë: po, ato më bëjnë ta ndiej në shpirt dhimbjen e tjetrit. Nuk e di nëse djelmoshat e sotëm e kanë ende këtë mundësi për t’u ndjerë të rritur. Sot, kjo racë të rriturish ka humbur përgjithmonë, ngaqë fëmijët gjithë ditën e ditës i mbajnë sytë ngulur te telefonat celularë.
 

Ingenuous

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 5, 2012
Postime
11
Pikët
0
Vendndodhja
Shqipëri
Përgjigje e: Umberto Eco

Aktualisht po lexoj romanin "Varreza e Pragës" te Umbertos, pak i lodhshem, pasi kerkon nje gjendje qetesi me vete, por shume i arrire.

Mirulexoshim.
 
Top