• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Unaza dhe shpjegimi supersticioz i saj

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Që në kohërat e hershme, dhurimi i një unaze simbolizonte një premtim dashurie. Edhe pse bëhej fjalë për një rreth të thjeshtë prej hekuri apo floriri, ëdo fejesë ose ceremoni martesore celebrohej në mënyrë solemne me ndërrimin e unazave. Me kalimin e viteve, përdorimi i unazës si një premtim dashurie po forcohej gjithnjë e më shumë.Në vitet 1400, unazës së fejesës dhe asaj të martesës iu shtua edhe guri i diamantit, simboli i këmbënguljes. Një objekt përfaqëson një simbol, një kujtim që zgjat në kohë. Ja sepse realizimi i saj duhet të bëhet me materiale cilësore dhe të përshtatshme për atë krijim. Njohja e materialeve është mjaft e rëndësishme, sepse në fakt mund të dallojë një material nga tjetri. Popullariteti i unazave u shtua gjatë periudhës së mesjetës. Njerëzit mbanin unaza dhe për këtë nuk kishte rëndësi fakti nëse ishin të pasur apo të varfër.

Materialet më të përdorshme për unaza ishin: hekuri, bakri, ari dhe argjendi. Ndarja klasore konstatohej vetëm nga materiali prej të cilit ishte bërë unaza. Më pas, me kalimin e viteve ato krijuan një "kod" të vërtetë, ku materiali, vendosja, forma, pesha etj., dëshmonin fuqi dhe qëllim. Tashmë, unazat janë një bizhuteri e dashur si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt, por jo ëdonjëri prej nesh e di se ëfarë domethënie kanë ato, si "lexohen", materiali apo gishti ku vendosen. ëfarë domethënie kanë në të vërtetë unazatë

Dora e majtë është dora e zemrës, dora e ndjenjave dhe intuitës, e artit, e reflektimit, e gjithë asaj që përfshihet në sferën emocionale; mbizotëruar nga hëna dhe argjendi. është dora e të panjohurës dhe instinktit. Ndërsa dora e djathtë është dora e veprimit, e logjikës dhe arsyes, e mbizotëruar nga ari dhe dielli. Nëse mbajmë një unazë argjendi në dorën e djathtë, nuk shkaktojmë ndonjë ëekuilibër në vetvete, por kjo tregon se jemi persona të prirur më shumë drejt instinktit, sesa logjikës dhe se kur bëjmë një veprim apo arsyetim, vendosim në përdorim më shumë intuitën sesa arsyen. E kundërta, nëse një unazë ari gjendet në dorën e majtë, tregon se forca dhe logjika jonë janë superiore ndaj instinktit, kështu jemi nga ata persona që mund të quhen "me këmbë në tokë".
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Titulli: Unaza dhe shpjegimi supersticioz i saj

Sh interesante..dhe e bukur ..dhe shum e vertet..un po tjem me dike qe me ka lenduar..puna e pare ate do ti beja...do hiqja unazen e do hidhja turinjve..aty ta kuptoj rendesin :D
 
Top