• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Gardës

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,964
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
TIRANË- Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, në përfundim të akt-ekspertimeve të tre të vrarëve, kanë arritur në konkluzionin se të tre janë qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9 mm. Sipas këtyre të dhënave të siguruara nga burimet pranë Mjekësisë Ligjore dhe raporteve që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, mësohet se të tre viktimat janë vrarë nga armë zjarri në vende të ndryshme në një afat të ngushtë kohorë mes tyre. I pari që është qëlluar me armë zjarri ka qenë shtetasi Hekuran Deda nga Dibra, i cili ndodhej rreth 10 metra nga porta hyrëse e kryeministrisë, hipur në dy tavolina të vendosura nga televizionet private për të pasqyruar demonstratën. Viktima Deda ka qenë duke zbritur nga tavolinat, ku plumbi e ka qëlluar në anën e majtë të kokës, mes veshit dhe ballit, duke i shkaktuar një plagë tejshpuese dhe vdekjeprurëse.

Plumbi që ka qëlluar Dedën, ka goditur edhe një gazetar të televizionit ABC duke i shkaktuar plagosjen në dorë. Viktima Deda, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore ka gjetur vdekjen nga një plumb i kalibrit 9 mm.

Më pas, vetëm pak sekonda nga vrasja e Dedës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ziver Veizi nga Gjirokastra, i cili ndodhej rreth tre metra nga porta hyrëse e kryeministrisë në bulevard. Sipas raportit të mjeko-ligjorëve, viktima Veizi ka marrë një plumb në kraharor, në anën e djathtë ballore. "Plumbi që ka sjell vdekjen e tij, është i kalibrit 9 mm", - thuhet në raportin e prokurorisë.

Vetëm pak minuta nga këto dy vrasje, është qëlluar shtetasi Faik Myrtaj. "Vrasja e Myrtajt, është bërë nga një plumb i vetëm, i cili e ka goditur në shpatullën e djathtë duke përshkruar hyrjen me një pjerrtësi të vogël. Edhe plumbi që ka qëlluar Myrtajn është i kalibri 9 mm",- thuhet nga ekspertët.
Sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes, dhe në oborrin e kryeministrisë janë gjetur një sasi e madhe gëzhojash të të njëjtit kalibër 9 mm, të cilat janë shkrehur nga armët e efektivëve të Gardës së Republikës të tipit MP5 të prodhimit turk. Sipas prokurorisë, predhat e gjetura në trupin e të vrarëve, janë të armëve të kalibrit të njëjtë që efektivët e Gardës kanë në përdorim.

Që në orën 12:00 të mesditës së djeshme, prokuroria e kryeqytetit ka lëshuar gjashtë urdhër-arrestet për drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, mes tyre komandantin e këtij institucioni gjeneral Ndrea Prendi dhe pesë vartësit e tij, por, policia e shtetit nuk i zbaton këto urdhra.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës, ku grupi hetimor nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës prokurorit Sokol Malaj, ka konstatuar nga hetimet paraprake të ngjarjes, elementë të veprës penale të kryer nga drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, vartësit e të cilëve dyshohet se kanë vrarë tre demonstruesit dhe kanë plagosur me armë zjarri së paku 10 persona të tjerë.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi për Komandantin e Gardës gjeneral Ndrea Prendin i njohur si ish-shoqëruesi personal i kryeministrit Sali Berisha dhe pesë komandantët të njësive të Gardës, por ende nuk janë zbatuar nga Policia e Shtetit.

"Është lëshuar urdhër-arresti për Komandantin e Gardës gjeneral Ndrea Prendi, komandantin e njësisë numër dy të Gardës kolonel Dashamir Shehi, efektivët e të cilit sipas rregullores kishin për detyrë ruajtjen e ambienteve të kryeministrisë. Për komandantin e njësisë speciale të Gardës major Alfred Ahmetcenaj, komandantin Fran Prenga, komandat i njësisë Vladimir Ndreaj dhe një komandant tjetër i njësive që ishin organizatorët e planit të masave ndaj demonstratës",- thuhet nga prokuroria, të cilët nuk japin detaje për dy emrat e tjerë të gardistëve. "Shekulli" deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk ka mundur të sigurojë këto dy emra, por ka konfirmuar 4 prej tyre të cilët janë personat e sipërpërmendur.

Gjashtë drejtuesit e gardës akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprave penale të "shpërdorimit të detyrës" sipas Kodit Penal Ushtarak dhe akuzën e "vrasjes në rrethane cilësuese" kundër dy apo më shumë personave (pasi është qëlluar në drejtim të turmës) sipas Kodit Penal civil. Mësohet se urdhrat për arrestimin e gardistëve janë dërguar në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por, në mënyrë skandaloze, deri në mesnatën e djeshme, urdhrat nuk janë ekzekutuar nga policia në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit.

Prokuroria: Asnjë ligj nuk lejon që të qëllohen protestuesit jashtë rrethimit të kryeministrisë

Gjatë paradites së djeshme, hetuesit e çështjes kanë sekuestruar në ambientet e Gardës së Republikës rregulloren e këtij institucioni, ku tregon ndarjen e secilës njësi. Sipas këtyre dokumentacioneve të sekuestruar, rezulton se Garda është e ndarë në pesë njësi, atë speciale, numër një, numër dy, tre dhe katër, ku secila prej tyre i ka detyrat e ndara.
Ditën e demonstratës, mësohet se njësitë e Gardës ishin ndarë në pozicione të ndryshme, por të gjitha nën komandoni e njësisë numër dy të drejtuar nga kolonel Dashamir Shehi, që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e ambienteve të kryeministrisë.
Në hapësirën mes kryeministrisë dhe piramidës, sipas hetuesve, ka qenë njësia nr. 2 e gardës, ndërsa para kryeministrisë ka vepruar njësia e forcave speciale të gardës nën komandën e major Alfred Ahmetcenaj, në krahun mes hotelit të njohur dhe kryeministrisë ka qenë e vendosur në pozicion njësia nr. 1 nën drejtimin e kolonel Vladimir Ndreaj.
Ndërsa dy njësitë e tjera të drejtuar nga komandantët e tyre, kanë shërbyer si forcë mbështetëse për tri njësit e shpërndara për rreth kryeministrisë. Sipas planit të masave që tashmë është sekuestruar nga prokuroria, mësohet se Garda e Republikës kishte planifikuar disa masa për menaxhimin e situatës që pritej të demonstronin para kryeministrisë. Sipas këtyre të dhënave, në asnjë rast nuk ishte parashikuar specifikisht përdorimi i armëve.
"Në planin e masave, thuhej që në rastet kur situata del jashtë kontrollit të policisë dhe protestuesit hynë në ambientet e brendshme të rrethimit të kryeministrisë, efektivët e gardës duhet të zbatojnë ligjin për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë. Sipas ligjit për ruajtjen e këtyre institucioneve, parashikohet se në rast tejkalimi të situatës dhe personat që hyjnë me forcë brenda rrethimit të parashikuar, efektivët e gardës duhet të qëllojnë në ajër për të paralajmëruar gjithmonë nëse situata është përshkallëzuar. Në momentin që qëllohet në ajër dhe protestuesit nuk janë ndalur, efektivët e gardës kanë të drejtë të qëllojnë në drejtim të agresorëve gjithmonë, nëse kanë hyrë brenda rrethimit të institucionit", - thanë burimet e prokurorisë.
Por, në rastet e vrasjes së tre protestuesve, duket qartë që asnjëri prej tyre nuk është qëlluar brenda rrethimit të kryeministrisë por jashtë saj. Çka do të thotë, sipas hetuesve, se personat që kanë dhënë urdhër të qëllohet dhe ata që kanë zbatuar këto urdhra do të ndiqen penalisht.

Paraditen e djeshme, hetuesit dhe prokuroritë e kryeqytetit, kanë marr në pyetje të gjithë drejtuesit e Gardës së Republikës dhe një numër të konsiderueshëm oficerësh e ushtarësh, që ndodheshin në ruajtje të institucionit të kryeministrisë gjatë ditës së premte. Përveç këtyre, hetues e prokuror të grupit hetimor kanë administruar në dosjen hetimore edhe një sërë dëshmish të personave të plagosur me armë zjarri dhe atyre të lënduar nga të goditurat e policisë. Gjithashtu, prokurorët gjatë ditës së djeshme kanë siguruar edhe dëshmi të gazetarëve, të cilët mbetën të plagosur me armë, apo nga të goditurat e policisë gjatë demonstratës të së premtes në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
"Në dosjen hetimore janë administruar edhe disa akt-ekspertime të Mjekësisë Ligjore, ku bëhet fjalë për akt-ekspertimin e kufomave të të vrarëve, të plagosurve me armë, të dëmtuarve nga goditjet me shkopinj gome e mjete të forta të policisë",- thuhet nga burimet e prokurorisë.

Shekulli
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

mes dy te keqijat thuhet gjithmone qe mundohemi te zgjedhim te keqen me te vogel.por kur keto te keqija jane ne te njejten mase si i behet????
 
dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi për Komandantin e Gardës gjeneral Ndrea Prendin i njohur si ish-shoqëruesi personal i kryeministrit Sali Berisha ...

Mësohet se urdhrat për arrestimin e gardistëve janë dërguar në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por, në mënyrë skandaloze, deri në mesnatën e djeshme, urdhrat nuk janë ekzekutuar nga policia në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit.

Ja cfare kryministri dhe qeverie ka Shqiperia!
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

mes dy te keqijat thuhet gjithmone qe mundohemi te zgjedhim te keqen me te vogel.por kur keto te keqija jane ne te njejten mase si i behet????
Me kaq sa ke shkruar i bie te jesh jashte teme dhe po dal dhe une duke t'u pergjigjur. Nese do ishe me konkrete do ishte me mire.
Gjithmon ka nje zgjedhje, gjithmon ka dicka qe eshte me pak e keqe se tjetra. Pastaj varet se si i mat ti kto dy te keqijat dhe kush je ti qe i gjykon. Eshte e rendesishme qe ti te mos jesh pale mbeshtetese e ndonjeres prej tyre. Mandej eshte e rendesishme se si i mat ti kto dy te keqija. I mat nga morale, i mat nga ana ligjore, i mat nga ana filozofike, i mat nga ana e te mires se pergjithshme...? Si maten kto dy te keqija...? Pastaj vihen ne ballance se kush eshte ajo qe na intereson ne, e mira e pergjithshme, ana morale, ana ligjore, ana filozofike etj... Te bej me dije se e mira e pergjithshme ne shkencat filozofike eshte dhe si standart mates per te gjith te tjerat. Bujrum konkretizohu dhe ta diskutojme.

Pershendetje!
 
tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Me fal por me duket se keni harruar te keqen kryesore: ate qe i ben keta njerez te shkojne te rrezikojne jeten e tyre... Per cfare arsye ata po protestonin dhe kerkonin rrezimin e qeverise?

Mos behet fjale per nje diktature ku nuk rrespektohen te drejtat e njeriut?

Ku donin te arrinin ata qe futen flaken ne barut? Ne te njejten situate si ne 97? Kujt i sherben kaosi qe sjellin keto akte? Cfare cmimi per deshiren e disave per pushtet?

Ma ha mendja qe te gjithe duhet ti bejme vetes keto pyetje para se te angazhohemi ne akte te tilla...
 
nuk besoj se cfare kam shkruar me lart eshte jasht teme, madje sipas mendimit tim i pershtatet shume, por ky eshte mendimi im dhe nuk eshte e thene qe dhe ju te jeni dakort me cfare mendoj une.
dakort mbi faktin qe gjithmone ka nje zgjidhje, mund te kete nje zgjidhje te trete. aspak dakort mbi faktin qe njera pale eshte me pak e keqe se tjetra.. kur perdoret populli per ambicje personale e per pushtet, kur nuk respektohet mendimi dhe te drejtat e popullit atehere per mua te dy palet jane njesoj..
une te miren dhe te keqen i mas gjithmone nga ana njerezore
A ka te drejte qe populli shqiptar qe te ngrihet kunder politikaneve shqiptar, a ka te drejte te kerkoje nje jete me te mire ? po ka shume te drejte!!!
tani persa i perket temes, eshte absurde qe ne nje shtet qe e quan veten shtet demokratik prokuroria jem nje urdher arresti dhe ky urdher te mos zbatohet.. kjo na be te kuptojme qe asgje ka ndryshuar nga diktatura e 20 vjeteve me pare.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,426
Pikët
113
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Jo,krimi me i madh eshte qe ekzekutuan me plumb kokes apo ne kraharor tre te pafajshem.Dhe prokuroria ka leshuar flete-arresti,qe nuk zbatohet nga policia e shtetit.Dhe ka dhene fakte prokuroria perse.
Thjesht arrestohen(ndoshta edhe ne gjykim te lire) te pandehurit,dalin ne gjyq dhe ne fund: jane fajtore dhe denohen ose te pafajshem dhe demshperblehen(nga kasat e shtetit) si ne cdo vend demokratik ne bote.
Perse u be demostrata apo kush e organizoi???
Kur nuk ke sindikata kuptohet perse.
Shikoni protestat(per arsyet perse behen) ne France dhe Gjermani se si behen,digjen kerra perleshesh me forcat e rendit por nuk ekzekutohet demostrues(terrorista per disa te ashtequajtur shqiptare) me plumb kokes,sidomos ata qe rrine me duar ne xhepa.
Pa futur Greqine apo Italine ne mes....
Faktori i krimit quhet Sali Berisha,po iky nga pushteti qetesohen Shqiptaret.
Cpune ka garda e republikes me protestuesit,se nuk e kuptoj.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

aspak dakort mbi faktin qe njera pale eshte me pak e keqe se tjetra.. kur perdoret populli per ambicje personale e per pushtet, kur nuk respektohet mendimi dhe te drejtat e popullit atehere per mua te dy palet jane njesoj..
Qe populli doli per te drejtat e tij, ti kte e quan ambicie personale te Edi Rames? Une si popull dal per pradejtesit qe me behen, nese partia opozitare merr shkas nga mua per te perfituar ajo vete, nuk eshte faji im si popull dhe as nuk mbaj pergjegjesi per kete, eshte faji i vet pushtetit qe ka len shteg per kte. Me kte llogjike ti thua qe per inat te Edi Rames ta leme Berishen te na vjedhi, te na talli, te na keqtrajtoje, te na mohoje te drejtat dhe ne fund fare te na vrasi...

Me vjen keq, mos e merr personale, por kjo lloj llogjike qe mbizoteron ne shume Shqiptare per shkak te mosbesueshmerise, eshte shume e dobet dhe teprohet duke treguar moscivilizim dhe mosnjohje te demokracise. Jemi ne demokraci, ke te drejte te ngresh zerin dhe te vendosesh per fatin tend. Nuk ke pse ndikohesh nga propagandat lart e poshte, fundja fundit mos voto fare... une kam 20 vjet qe nuk votoj.

une te miren dhe te keqen i mas gjithmone nga ana njerezore
A ka te drejte qe populli shqiptar qe te ngrihet kunder politikaneve shqiptar, a ka te drejte te kerkoje nje jete me te mire ? po ka shume te drejte!!!
Kjo eshte e gjitha, nuk eshte shume e veshtire ta duash demokracine.
 
engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
7,238
Pikët
113
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Qe populli doli per te drejtat e tij, ti kte e quan ambicie personale te Edi Rames? Une si popull dal per pradejtesit qe me behen, nese partia opozitare merr shkas nga mua per te perfituar ajo vete, nuk eshte faji im si popull dhe as nuk mbaj pergjegjesi per kete, eshte faji i vet pushtetit qe ka len shteg per kte. Me kte llogjike ti thua qe per inat te Edi Rames ta leme Berishen te na vjedhi, te na talli, te na keqtrajtoje, te na mohoje te drejtat dhe ne fund fare te na vrasi...
Please kush i solli aotobuzat nga rrethet, kush e organizoi demostraten me fletushka posht deres , kush beri thirje me te madhe per daten 21 .01.2011?

Populli jo , por vete kryetari i ps i cili pasi i coi tek vendi ku i interesonte , iku si hajdut dhe i la ne meshire te fatit.

Populli ka te drejt te protestoj, por protest paqesore jo me gura, cadra dhe shishe apo kanoce benzine.

Persa i perket arrestimeve te shefave te gardes :
U identifikua personi qe shtiu me arme, u analizua ngjarja me hollesi , deklaroi ushtari i gardes qe shefi i tij urdheroi te shtien me arme ?
Si u leshokan ato fleta arreste , pa prova ?
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Me fal por me duket se keni harruar te keqen kryesore: ate qe i ben keta njerez te shkojne te rrezikojne jeten e tyre... Per cfare arsye ata po protestonin dhe kerkonin rrezimin e qeverise?

Mos behet fjale per nje diktature ku nuk rrespektohen te drejtat e njeriut?
Qe kur e drejta per te pasur nje pun nuk beka pjese tek te drejtat enjeriut
Qe kur e drejta per voten e lire nuk beka pjese tek te drejtat enjeriut?
Qe kur e drejta per te mos u vjedhur nga shteti nuk beka pjese tek te drejtat enjeriut?
Qe kur e drejta mbi jeten tende (qe ky shtet ta merr ) nuk beka pjese tek te drejtat enjeriut?

Ku donin te arrinin ata qe futen flaken ne barut? Ne te njejten situate si ne 97? Kujt i sherben kaosi qe sjellin keto akte? Cfare cmimi per deshiren e disave per pushtet?
Po ca '97 mer, me bishta cadrash do sillnin '97 ata? Po ju nuk jeni ne vete more... I filluan alucinacionet Saliut, ju filluan dhe juve... Te vetmit qe me kujtuan '97 aty ishin gardistat me kallashe qe vrane dhe njerez.

Ma ha mendja qe te gjithe duhet ti bejme vetes keto pyetje para se te angazhohemi ne akte te tilla...
C'far akti..? Per te marr pjese ne nje proteste per te drejtat e tua, per korrupsionin, per gerdecin, per shkodren, per '97 dhe per sa e sa vrasje politike qe ka bere ai Sali duke filluar qe nga Arben Broci e duke mbaruar tek kta 3 deshmoret e fundit te demokracise, per cfar akti e ke llafin..?

Une habitem si arrini akoma disa dhe e broni nje njeri qe ksaj rradhe i leu duart me gjak haptasi...? Habitem me ke bisedoj ktu ne forum... a vertet ndjeheni dhe ju Si Saliu, qe nuk ka asnje rendesi jeta e qytetarit..? Po sikur ai te kish ndonje i afermi yt a do flisje kshu, a do flisje akoma per mbrojtje te nje institucioni te qelbur qe edhe sikur ta kishin marre prap ashtu do e kishin lene prap, a do flisje kshu po te kishe qene vet atje dhe te te kishte kapur ndonje plumb qorr ne kok? Sigurisht qe nuk do flisje...
 
Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,875
Pikët
113
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Me vjen keq, mos e merr personale, por kjo lloj llogjike qe mbizoteron ne shume Shqiptare per shkak te mosbesueshmerise, eshte shume e dobet dhe teprohet duke treguar moscivilizim dhe mosnjohje te demokracise. Jemi ne demokraci, ke te drejte te ngresh zerin dhe te vendosesh per fatin tend. Nuk ke pse ndikohesh nga propagandat lart e poshte, fundja fundit mos voto fare... une kam 20 vjet qe nuk votoj.
.
E vertete, demokracia eshte i vetmi mjet qe njeriut i ka mbetur, qoft per te protestuar qofte per nje liri fjale.
Por duke par situaten ne Shqiperi demokracia ka kohe qe mungon.
Komunizmi pavaresisht se ka ikur, te tjeret e kane trasheguar ate.

Ps: Me vjen shume keq per ata viktima, e paguan fare kot.
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Qe populli doli per te drejtat e tij, ti kte e quan ambicie personale te Edi Rames? Une si popull dal per pradejtesit qe me behen, nese partia opozitare merr shkas nga mua per te perfituar ajo vete, nuk eshte faji im si popull dhe as nuk mbaj pergjegjesi per kete, eshte faji i vet pushtetit qe ka len shteg per kte. Me kte llogjike ti thua qe per inat te Edi Rames ta leme Berishen te na vjedhi, te na talli, te na keqtrajtoje, te na mohoje te drejtat dhe ne fund fare te na vrasi...Me vjen keq, mos e merr personale, por kjo lloj llogjike qe mbizoteron ne shume Shqiptare per shkak te mosbesueshmerise, eshte shume e dobet dhe teprohet duke treguar moscivilizim dhe mosnjohje te demokracise. Jemi ne demokraci, ke te drejte te ngresh zerin dhe te vendosesh per fatin tend. Nuk ke pse ndikohesh nga propagandat lart e poshte, fundja fundit mos voto fare... une kam 20 vjet qe nuk votojKjo eshte e gjitha, nuk eshte shume e veshtire ta duash demokracine.
eshte e vertete qe shume madje nje pjese e madhe e popullsise qe doli te premten ne demostrate e beri sepse jane lodhur nga jeta e veshtire dhe pa te ardhme qe po behet ne shqiperi,por une them perse ky popull lejon Edi Ramen a kush per te, ti perdore per qellimet e tija..jam shume dakort te ngrihet populli te protestoje ne te gjithe shqiperine ,te bojkotoje gjithcka por ama ta bej per veten e tij ta beje sepse kushtet jetike ne shqiperi nuk egzistojne sepse flasim per demokraci por demokraci nuk kemi. por e verteta eshte qe ne jemi nje popull qe biem shume shpejt pre e mashtrimeve politike, jemi po ai popull qe 97 e harruam shume shume shpejt, harruam sa njerez jane vrare, sa familje jane shkaterruar dhe e gjitha kjo per faj te te njejteve politikane qe po sot kemi..per fat te keq ne nuk jemi nje popull largpames, ne kenaqemi me pak, ne na mjafton nje thes me grure qe na japin per te blere voten tone, po nuk mendojme me gjate, nuk mendojme qe ajo vote qe shitem sot neser do te na kushtoje njemilion here me shume..te ngrihemi te protestojme, duhej te ishim ngritur me kohe, duhet te ishim ngritur qe ne momentet qe qeveria thote qe po luftohet korrupsioni, ne nje moment kur edhe tek gjerat me elementare ne shqiperi ka korrupsion ,madje dhe hapur fare,duhej te ngriheshim qe kur politikanet tane thone qe ne shqiperi % e papunesise po ulet ne menyre te ndjeshme kur ne te vertete ka arritur nje % shume te larte, duhej te ngriheshim me kohe qe kur flitej qe niveli i jetes eshte rritur ne shqiperi . nese livel jete quhen cmimet europjane qe gjejme ne treg dhe rrogat shqipatere qe marrim atehere nuk ja paskemi haberin fare cfare do te thote livel jetese...por per te gjitha keto kush valle na e ka fajin?? politikanet tane te korruptuar??? une them JO! jemi ne vete e keqja e vetvetes, sepse lejome te na tallin te na manipulojne te na poshterojne. bejne vfare te duan me ne dhe ne nuk flasim, madje jo , ne flasim ,flasish shume me shume nga sa duhet te flasim, ne flasim gjithe diten kafeneve me nje gote raki dhe nje kafe perpara, flasim tek parrikjeri , flasim ne treg, merremi gjithe diten me politike, Edi ketej ,Sala andej , PD keshtu , PS ashtu . ne zihemi per politike, vriteme per politike , me vellain ,komshiun me te panjohurin , vritemi me te gjithe sepse nuk perkrahin idete tona politike, por ama nuk bejme asgje per ti krijuar nje jete me te mire vetes dhe femive tane.. ne vetem flasim flasim flasim pafund dhe pastaj vritemi me njeri tjetrin nderkohe qe Edi dhe Saliu ne zyrat e tyre luksoze te veshur me kosumet e tyre qe kushtoje qidra ,mijera dollare vendosin ne cmenyre te perfitojne serish nga populli dele qe kane fatin te manipulojne
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Please kush i solli aotobuzat nga rrethet, kush e organizoi demostraten me fletushka posht deres , kush beri thirje me te madhe per daten 21 .01.2011?

Populli jo , por vete kryetari i ps i cili pasi i coi tek vendi ku i interesonte , iku si hajdut dhe i la ne meshire te fatit.

Populli ka te drejt te protestoj, por protest paqesore jo me gura, cadra dhe shishe apo kanoce benzine.

Persa i perket arrestimeve te shefave te gardes :
U identifikua personi qe shtiu me arme, u analizua ngjarja me hollesi , deklaroi ushtari i gardes qe shefi i tij urdheroi te shtien me arme ?
Si u leshokan ato fleta arreste , pa prova ?
Hehe.. pse si u bekan demostratat? Pa organizim..? Ajo eshte detyra e opozites, qe te organizoje popullin kundra padrejtesive dhe te ngrihet ne protesta. E ke iden ti se si funksionon demokracia...? Vetem ne 2010 per shkak te krizes ka pasur me mijra protesta ne Europe. Vetem ne Greqi do i kesh pasur nja 2000 protesta bashke te medhaja e te vogla, mos te flasim kur e dogjen gjith Athinen, vetem parlamenti shpetoi. Edhe ne Europe Opozita i organizon dhe nuk degjon kshu pyetjesh ordinere "pse i organizon opozita?" C'far te beje opozita sipas teje, tu japi hashash e ti veri ne gjume...? Se shteti po e vjedh qe po e vjell popullin, te beje dhe opozita nje vesh shurdh e nje sy qorr dhe te keqen o fukarallek o baballek..

E shikoj se nuk e paske fare, po fare iden ti se si funksionon sheti... Kur te theret prokuroria e di shteti ate pune se ti nuk merr vesh qe te besh analiza. Po qe Policia nuk ka te drejte ta mbaje tjetrin ne biruc me shume se 24 ore pa urdher te prokurorise e dije? Po qe policia vepron ne baze te diktateve te prokurorise e dije? Ca e din ti policine se vepron ne koke te vet..? Prokuroria qe te marresh vesh eshte shteti vet, ndersa policia organ i shtetit...

Aman o burre i dheut mos flisni budalleqe me oke, megjithse mund te jesh dhe ndonje adolishent dhe mbase nuk i di, por te pakten ti mesosh gjerat.
 
INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Perderisa Sala te vazhdoje te jete si ligji dhe maliqi, gjera te tilla nuk duhet te na habisin.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga armët e Ga

Ina Rama ne deklaraten per shtyp tha qe ishin urdher-ndalimi... mbase ka rendesi kjo nga ana juridike...
 
Top