• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

URIME KOSOVË ( 4.4.2021 )... dhe në vazhdim: shkrime politike

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,229
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
mos me votuar a nuk te duket ty sharje? Kjo eshte me shume se sharje. Nuk kishin faj ata drenicaket e forumit qe nuk folshin me ty, Hashimin aty e shkoje me i thene bravo Ramushit te rekes. I joti, qofte edhe krimineli me i qarti prej krejteve 😆 nuk jipet per te huajin, ani per Rrambon. Rrambo eshte si rrota e modhe e traktorit 😂 qe sillet ne midis lloçit, zhalloge me shkronjen zh te zhgl-se.
hahahah. Hyre në politikë. Kma thënë për një muaj nuk do t¨flas për politikë, konkretisht për Albinin. Dua të pres një kohë dhe përdi¨te lutem: ishalla nuk del ajo cfarë bindje kam për të. Uroj të del shumë i suksesshëm dhe nëse del që i realizon gjithë ato që ka premtuar, jo që nuk do ta shaj, por do të bëhem me të.
AI që punon mirë për Kosovën pa marrë parasysh kombësinë e tij, unë jam me të! ( qoftë edhe Hashimi )

* Për atë që po na shan ne drenicakëve, nuk ke faj ti, po ne që të kemi dhënë material të njaftueshëm!
Nuk po merrem me hashimin më! Keq më shkoi puna për shkak të tij! E di edhe ti edhe shumica!

* po bre e ka pas thënë një person që sillte fotografi të hashës - ThaQit.....! hahahahhaah. Për mua krimineli, pa marrë parasysh i cilit rejon është, vetëm kriminel është. Për Hashën nuk po thme se është kriminel, por për hajni, korrupsion e gjera të tjera, jo vec unë por e dinë të gjithë ( madje edhe militantët që e mbrojnë se është i trevës sonë ), e për krime, është gjykata ajo që do të merret me të. Uroj që kjy/krimi bile të mos jetë pjesë e tij!
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,229
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Enver Robelli

tSpe2onsorerdgh ·

Sorollatja e deputetëve dhe ministrave të VV-së nëpër Shqipëri për të marrë pjesë më fushatën elektorale është gabim. Gabim politik dhe gabim pandemik. Kjo sorollatje shkakton keqkuptime dhe tensione të panevojshme. Kjo sorollatje e pengon edhe bashkëpunimin institucional mes dy vendeve. Sepse një qeveri që përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër, gjithsesi do ta ketë vështirë të krijojë raport mirëbesimi me një qeveri eventuale të nesërme në Tiranë, të cilën qeveria e Prishtinës synon ta dëbojë nga pushteti. Edhe përzierjet pa takt të politikanëve të Shqipërisë në punët e brendshme të Kosovës në të kaluarën kanë shkaktuar dëme, polemika e keqkuptime të panevojshme. Le të punojë secili në kopshtin e vet për të mirën e përbashkët. Ndryshimet në Shqipëri nuk vijnë nga jashtë. Çdo nismë politike duhet të jetë burimore, ndryshe s'ka sukses.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,258
Pikët
113
Kosova pjesë e njërit nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s që udhëhiqet nga ushtria amerikane

Kosova.jpg

Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane raporton Gazeta Express.

Ushtrimi “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere.
Në këtë ushtrim do të zbarkojnë 28 mijë ushtarë përfshirë edhe ushtrinë e Kosovës për herë të parë.

Që nga marsi i këtij viti, 1200 mjete ushtarake kanë filluar lëvizjen nga 4 porte amerikane për në vendet evropiane./Express/

Kosova1.png

___________________

 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,258
Pikët
113
Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Mehaj.png

Ministri i mbrojtjes i Republikes Kosoves, Armend Mehaj

Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë. Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić.

Takimet tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate.

Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb, do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes.

Bashkëpunimi bilateral Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes, është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012.
____
 
Top