• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ushqimi si ‘armik’

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kur bëhet fjalë për dukjen, shumë femra janë të prira që ta përjetojnë ushqimin si armikun numër një. Disa prej tyre shkojnë aq larg, saqë mendojnë se pamja tejet e hollë është më e bukur.
Prandaj ato mbajnë dieta të pashëndetshme (të cilët pa mëdyshje mund të quhen URI) dhe çdo ditë rraskapiten në qendrat e fitnesit.

Nëse vazhdimisht konsumoni ushqim me kalori të ulët dhe uniforme, atëherë në trupin tuaj do të mungojnë proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, të cilët janë të domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit, ushqimin e lëkurës, thonjve dhe flokëve. Madje edhe nëse hani mjaft pemë dhe perime, ekziston rreziku që do ta rrezikoni dukjen tuaj, sepse ndoshta nuk siguroni kalori të mjaftueshme çdo ditë.

Femrat të cilat mbajnë dietë, në mënyrë të dhunshme ia ndalojnë vetes ushqimet e pasura me karbohidrate (siç janë patatet, buka dhe brumërat), duke mos llogaritur se ai është ushqimi i cili siguron energjinë dhe vitaminat B.

Edhe qumështi dhe produktet e qumështit, siç është djathi, në mënyrë radikale zvogëlohet konsumimi i tyre, sepse përmbajnë yndyra. Kuptohet edhe këta lloje të ushqimeve përmbajnë materie të rëndësishme ushqyese, siç është riboflavina, proteinat dhe kalciumi. Femrat të cilat shmangin këto lloj ushqimesh janë dukshëm të rrezikuara nga osteoporoza.
 
Top