• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ushqimi yndyror rrit gjasat për kancerin e gjinjve

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Studimet kanë treguar një ngritje modeste të rrezikut për kancer të gjirit tek gratë e moshuara pas menopauzës.
Ka shumë dëshmi që lidhin ushqimin me nivel të lartë yndyrash, me një rritje modeste të kancerit të gjirit në mesin e grave të moshuara. Por nevojiten më shumë studime për të vërtetuar këtë një herë dhe përgjithmonë.

Gjatë një studimi të fundit, Instituti Amerikan për Kancerin, ka dëshmuar se gratë, ushqimi i të cilave ka përfshirë më shumë yndyra, kanë qenë të prira 15% më shumë ndaj kancerin e gjirit se sa gratë të cilat kanë ngrënë më pak yndyra. Ata kanë studiuar gra me mbipeshë, por edhe me peshë normale, me një mesatare moshe prej rreth 50 deri në 71 vjet.

Ky studim mendohet se mund të kontribuojë në debatet që zhvillohet rreth ushqimit të pasur me yndyra dhe rrezikut nga kanceri i gjirit. Megjithëse kjo përqindje e ngritjes është modeste, marrë në numrin e përgjithshëm të rasteve, është një e dhënë mjaft me rëndësi. Por, studiuesit sugjerojnë që gratë duhet të fokusohen më shumë në humbjen e peshës së tepërt se sa në uljen e ushqimit me yndyra
 
Top