• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ushtari i lumtur që do të bëhet femër

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ishte njëri prej ushtarëve më të mirë, pas një lëndimi të rëndë i dha fund karrierës ushtarake, u dashurua, u martua dhe sot ka dy fëmijë. Megjithatë, kurrë nuk ishte plotësisht i lumtur. Prej fëmijërisë luftonte me të vërtetën, ndërsa sot është në rrugë të mbarë për t’u bërë femër, në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Që në fëmijërinë e hershme Stuart Harrison e dinte se ishte ndryshe, se nuk ndjehej mirë si djalë, ndërsa nevoja e tij për t’u bërë femër me vite bëhej gjithnjë e më e fortë. Vendosi të heqë dorë nga ana e vet femërore kur u regjistrua në ushtri më 1995, ku u vlerësua si njëri ndër ushtarët më të mirë.



Shërbeu në Irlandën e Veriut dhe Sierra Leone, ndërtoi një karrierë të mirë ushtarake, ndërsa pas një beteje të mundimshme me veten, e cila zgjati me vite, vendosi t’ia pranojë vetes se kush është ai në të vërtetë.

Pas një lëndimi serioz vendosi të tërhiqej nga ushtria dhe u kthye në vendlindje në Shropshire, ku u njoh me Sarahn. Dashuria e saj ndaj tij rezultoi me martesë dhe lindjen e dy fëmijëve, por instinktet e tij të vërteta e bënin atë të palumtur.

U shkurorëzua pas dy vitesh dhe vendosi të kërkojë ndihmën e mjekut. Psikologu i cili e kontrolloi ia sqaroi se ai vuante nga distrofia gjinore, respektivisht ndjenja se ishte robëruar në trupin e gabuar. Filloi të pijë hormone femërore dhe vitin e ardhshëm do t’i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë.

Stuart, sot quhet Sophie dhe vishet si femër dhe pranon se kurrë nuk ka qenë më i lumtur se tash. Është i kënaqur që më në fund do të bëhet femër dhe do ta gjejë qetësinë shpirtërore.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ushtari i lumtur që do të bëhet femër

beh.. te pakten dikush paska gjetur lumturine... :)
 
Top