• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ushtria çlirimtare kundër McDonaldsit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Organizata sekrete, e cila e quan veten Ushtria Çlirimtare e Ushqimit (mos u frikësoni nuk është UÇK) njoftoi se anëtarët e saj kanë kidnapuar klounin Ronald McDonald, i cili është shenjë mbrojtëse e restorantit të ‘ushqimit të shpejtë’, McDonalds.
Kidnapuesit kërcënuan se do ta “ekzekutojnë” klounin Ronaldo, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. E tërë skena i ngjan atyre videove të xhiruara nga anëtarët e organizatës terroriste al-Qaeda – pesë njerëz me maska në kokë qëndrojnë pas klounit Ronald, në kokën e të cilit gjendet kapela.

Zëdhënësi i grupit nga Finlanda kërkon që kompania e McDonaldsit të përgjigjet në pyetjet etike dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë, klouni do të ekzekutohet.

“Para dy ditësh kemi kidnapuar Ronald McDonaldsin nga restoranti McDonalds. Na pëlqejnë hamburgerët me pomfrit, por më nuk mund të durojmë kur shohim se si po na shkatërroni ushqimin tonë dhe na turpëroni për para. Për këtë arsye mishi juaj më nuk shikohet me sy. Nëse nuk përmbushni kërkesat tona, do ta vrasim Ronaldin të premten më 11 shkurt 2011 në orën 18:30”, tha zëdhënësi i ushtrisë çlirimtare, njoftoi AFP.

Pas kësaj zëdhënësi lexoi tetë pyetje në të cilat kidnapuesit dëshirojnë përgjigje të sinqerta për procesin e prodhimit, aditivët dhe mëlmesat, si dhe pyetën pse shpenzimet e ulëta të prodhimit janë vlera e vetme e McDonaldsit.

Zëdhënësja e kompanisë Mcdonalds tha se tentim “kidnapimi’ është joserioz duke mohuar se kjo kompani mban sekret detajet e prodhimit dhe kualitetit të ushqimit.

“McDonalds është gjithmonë i hapur për biseda konstruktive me klientët e vet, aksionarët dhe mediat. Veprimi i këtij grupi është i papërshtatshëm dhe mënyrë e gabuar e komunikimit”, tha zëdhënësja.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Ushtria çlirimtare kundër McDonaldsit

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=wcBuRSzCbM8&feature=player_embedded"]http://www.youtube.com/watch?v=wcBuRSzCbM8&feature=player_embedded
 
Top