• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Uta Ibrahimi, alpinistja femër e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve







Xhimi Begeja dhe familja e tij janë inicues dhe organizatorë të projektit ‘Femra Shqiptare në Himalaya’ dhe kanë vlerësuar se Uta Ibrahimi është alpiniste e cila meriton përkrahje në këtë projekt.

Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

Ecja ka filluar në fshatin Jagat, 1200 metër lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metër.

Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

Ekspedita alpine ka vazhduar më tutje nëpër kampe me lartësi të ndryshme mbidetare, kampi bazë 4900 metër, kampi i dytë 5400 metra dhe kampi i fundit në 5656 metër, si dhe çdo ditë me aktivitete alpine në lartësi të ndryshme mbidetare me qëllim të përgatitjeve teknike – ngjitje në gurë (rock climbing), ngjitje në akull (ice climbing), ngjitje alpine e kombinuar, ngjitje në glaciera dhe trajnim në kravasa, përgatitje psiqike dhe aklimatizim, dhe si përfundim ngjitje në 3 maje të Himalayave, Yalung Peak 5700 metër lartësi mbidetare, Nurbu Peak 5800 metër lartësi mbidetare, ngjitje teknike e shkallës D+ dhe së fundi Ramdung Peak 5925 metër lartësi mbidetare, ngjitje alpine e shkallës PD.

“Përveç përmirësimit të teknikave alpine, kjo eksperiencë më ka bë familjare me kuptimin e vërtetë të një alpinisti, në një masiv me shumë maje rreth e rrotull, me temperatura të ulëta deri në -20, me rrezikshmëri në çdo hap dhe respekt për bjeshkët dhe natyrën. Këtë përjetim ta ofrojnë vetëm Himalayat”, ka thënë Uta Ibrahimi.

Si fund, kjo ekspeditë është faza e parë e ekspeditës ‘Femra Shqiptare në Himalaya’ e që ka për qëllim pushtimin e disa majave të tjera në Himalaya gjatë dy viteve të ardhshme si dhe zhvillimin dhe promovimin e alpinizmit shqiptar.

“Në Mars 2017 vazhdon faza e dytë e kësaj ekpsedite me pushtimin e majës Sersung – 6422 metër lartësi mbidetare, maje teknike e shkallës D+ e cila nuk është pushtuar deri më tani ndonjëherë dhe kjo është ftesë që më është bërë pas përfundimit të këtij trajnimi 4 javor e që pjesëmarrës janë 5 ngjitës nga bota duke përfshi dhe guidën Nepalese”.

“Më duhet me ju falënderu publikisht Familjes Begeja për besimin që ma kanë dhënë në realizimin e këtij projekti madhor, anëtarët e Shoqatës ‘Dajti Alpin Turistik’ dhe Shoqata ‘Skarpa’ nga Prizreni”, ka thënë në fund Ibrahimi. /Telegrafi/
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
6,391
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

urime
cdmth UTA

...................
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Uta eshte emri i kesaj vajzes. Ndryshe UTA eshte instrument i vjeter muzikor.

Deri kur me ju mesu!
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
6,391
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Uta eshte emri i kesaj vajzes. Ndryshe UTA eshte instrument i vjeter muzikor.

Deri kur me ju mesu!
derisa te vdesim ``fumato``
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

derisa te vdesim ``fumato``
Nga 1 qershori bohet me lek -pis-

Shfrytezoni edhe keto pak dite free.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,551
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Uta vjen nga gjermanishtja e lashte Ute=prone,pasuri.
Ne shqip mund te marri kuptimin Oda.
LG.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Uta vjen nga gjermanishtja e lashte Ute=prone,pasuri.
Ne shqip mund te marri kuptimin Oda.
LG.
Eshte edhe nje instrument muzikor me tela, si puna e ciftelise por pak me ndryshe.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,551
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Eshte edhe nje instrument muzikor me tela, si puna e ciftelise por pak me ndryshe.
Ne rregull.
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,365
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Ne rregull.
Mbase jane gjerman foles ata te shtepise, por UTA .... eshte HUTA ne shqip.
Code:
https://sq.wiktionary.org/wiki/hutë
Kisha pershtypjen se hute andej nga veriu i thonje nje shpendi te ngjashem me petritin/sokolin ose version i shqiponjes, por jo kalin e qyqes.

Ne veri e permendin shume krahasimin me huten sidomos me femren. Ajo eshte hute ! Them qe UTA mund te jete pervec (H)UTA dhe shkurtimi i Teutes . TUTA, (T)UTA.

Sidoqofte UTA, jepi moter.Krahe te lehta dhe faqe e bardhe.
Nje gje s'e pertyp dot une...ate flamurin mix qe ti mban ne dore, por gjithsesi do e pranoj ashtu deri sa te Shqiperia te behet bashke. Me ka pelqyer te shoh ne Kosove varganin e dasmave ku prin flamuri kombetar. Nuk ka gje me te bukur.Dasem me flamur. Dhe pas tij flamuri i Kosoves (ate qe ja zgjodhi me konkurs UNMIK)
Code:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Flamuri_i_Kosovës
E dua Kosoven.E kam dashur gjithnje.E kam dashur dhe atehere kur e njihnim vetem nga librat e historise apo degjonim ne radio per te.
 

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,208
Pikët
48
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Eshte edhe nje instrument muzikor me tela, si puna e ciftelise por pak me ndryshe.
Ta shfrytezoj deri sa eshte for free LOL
Rex ,ka ndonje ngjajshmeri mes Lahutes e Utes?
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Ta shfrytezoj deri sa eshte for free LOL
Rex ,ka ndonje ngjajshmeri mes Lahutes e Utes?
Data paska kalu por hajt se po e bej nje leshim. Lol

Di qe eshte me tela dhe di qe e ka perdor orkestra e Isuf Myzyrit. Me shume se kaq snuk.

Mundet me qene i njejti instrument por qe krahinat e ndryshme e kane perdor me emer te ndryshem. Por mundet me pas edhe naj dallim.. psh plus minus ndonje tel.
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Bravo Uta,paske realizuar endrren time :)
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Përgjigje e: Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që pushton majat e Himalajeve

Uta Ibrahimi pushton edhe një maje në Himalaje



Alpinistja e parë shqiptare, Uta Ibrahimi ka pushtuar edhe një majë tjetër, bëhet fjalë për Majën Cho Oyu që është me 8,201 metra lartësi mbidetare , shkruan Klan Kosova.


Uta Ibrahimi tani gjindet në kampin bazë dhe së shpejti do të zbret në Kathmandu, Nepal. Pastaj me 7 tetor fillon ngjitjen në Amadablam, maje mjaft teknike, por jo e lartësisë 8 mijë metra.

‘Kjo ngjitje ka qenë më sfiduese nga të gjithat deri me tani. Rotacionet e aklimatizimit kryesisht i kam bërë vet dhe të gjitha paisjet personale i kam bajt vet, pra pa ndihmën e Sherpave, deri në ditën e majës kur ju kam bashku ekipeve të tjera. Këtu kam pas pak ndihmë nga sherpat e ngjitjes, por kryesisht jam ngjitur me shumë peshë shtesë’ – ka thënë Uta.

Brenda 18 muajve, Uta Ibrahimi ka ngjitur katër nga gjithsej 14 majeve më të larta në botë, që njihen si majet tetë mijëshe.

Ekspedita ’14 majet e Himalajeve’ e ndërmarrë nga vet Uta Ibrahimi, ka për qëllim që të pushtojë të gjitha 14 majet më të larta në botë, që gjinden në malet e Himalajeve. Këtë e kanë bërë shumë pak njerëz në botë, dhe Uta synon që të jetë shqiptarja e parë që e arrinë këtë/klankosova.tv
 
Top