• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vërejtje për 100.000 “piratë” francezë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Afro 100.000 njerëz në Francë kanë marrë vërejtje për shkak të shkarkimit të përmbajtjeve të paligjshme, shkyçjet nga interneti ende priten të ndodhin.
Ligji tri vërejtjet është në vrullin e tij në Francë. Vërejtjet e para (para shkyçjes) për shkak të shkarkimit të përmbajtjeve të paligjshme i kanë pranuar 100.000 njerëz. Këto vërejtje janë hapi i parë i cili do të duhej t’i bindë njerëzit që ndërpresin veprimet e tyre të paligjshme në internet, e krejt kjo me qëllim të uljes së nivelit të piraterisë në Francë.

Mesatarisht 2.000 vërejtje dërgohen brenda ditës, mirëpo edhe kjo është shumë pak, pohojnë mbrojtësit e të drejtave autoriale të cilët brenda ditës paraqesin deri në 70.000 ankesa. Përgjegjësit thonë se deri tek kjo mospërputhje vjen për shkak të procesit të gjatë të vërtetimit të ankesave në mënyrë që vërejtjet t’u mos dërgohen njerëzve të pafajshëm.

Vitin tjetër fillon faza e dytë e dërgimit të vërejtjeve për ata të cilët kanë injoruar vërejtjet. Nëse aktivitetet e padëshirueshme vazhdojnë të kryhen edhe më tej, përdoruesit do të mbesin pa qasje në internet.
 
Top