• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vaji i ullirit si qumështi i nënës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
A e keni ditur se ekziston ngjashmëri ndërmjet qumështit të nënës dhe vajit të ullirit? Kështu që sapo të filloni me ushqyerjen, shtoni edhe pak vaj të ullirit.

Yndyrat në qumështin e nënës janë të përfaqësuara me përafërsisht 50 për qind të pjesës së energjisë së nevojshme, ndërsa lloji i yndyrës që mbizotëron është acidi yndyror, oleinski.

Pikërisht, ky acid yndyror gjendet në vaj të ullirit! Acidet esenciale yndyrore janë të nevojshme për rritje adekuate, ruajtjen e lëkurës së shëndoshë, shikimit, trurit dhe shumë funksione të tjera. Marrja e llojeve adekuate të yndyrave gjatë fëmijërisë së hershme është i rëndësishëm

për krijimin e kushteve të mira për shëndet në pjesën më të vonshme të jetës.

Foshnjës së shëndetshme, e cila ushqehet me qumësht të nënës, nuk i është e nevojshme ushqimi tjetër deri në muajin e gjashtë. Ushqimet e tjera futen në meny në periudhën pas disa ditëve. Pas ushqimeve me qumësht dhe pemë, në rend vijnë ushqimet me perime me shtesë të yndyrave bimore dhe qumështit, dhe më vonë mishi, peshku etj..

Në ushqim të foshnjës nuk vihet kripë, mëlmesa apo sheqer, por shtimi i yndyrave rekomandohet, sidomos kur të filloni me ushqime të perimeve dhe mishit. Një lugë me vaj të ullirit duhet ta shtoni në ushqimin e peshkut, apo në atë të perimeve.
 
Top