• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vajza nga Kina ka 12 gishta në duar dhe 14 në këmbë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Emri i vajzës njëvjeçare nga Kina lei Yadi Min nga Yangon do të shkruhet në librin e rekordeve Guinness për vitin 2012. Kjo vajzë lindi me 26 gishta.
Në secilën dorë ka nga gjashtë gishta dhe nga shtatë në secilën këmbë. Rekordin e deritashëm e mbanin Pranamya Menaria (5) dhe Devendra Harne (15) nga India.

Të dyja kishin nga 12 gishta në duar dhe nga 13 në këmbë, respektivisht 25 gjithsej. Prindërit e Ley Yadinit janë të lumtur që vajza e tyre do të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness, përfaqësuesit e së cilit pritet t’i numërojnë gishtat e kinezes së vogël.

Ley Yadi ashtu si edhe Pranamya dhe Devendra vuajnë nga polidaktilia. Kjo anomali paraqitet në një nga 500 lindje.

Përveç tek njerëzit paraqitet edhe tek macet dhe qentë. Gishtat shtesë zakonisht nuk janë funksional.
 

Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
676
Pikët
63
Përgjigje e: Vajza nga Kina ka 12 gishta në duar dhe 14 në këmbë

Interesante kjo, por nuk do ishte mire qe te referoje dhe burimin?
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Përgjigje e: Vajza nga Kina ka 12 gishta në duar dhe 14 në këmbë

ta them un qe te jesh i qart eshte nga Telegrafi :)


eee kemi ardh ne fund te dynjas s'ka ma 2+2....:O
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Vajza nga Kina ka 12 gishta në duar dhe 14 në këmbë

E di une ca do kjo... Jepini nje pale shtiza te beje corap se ska nevoje te clodhet vec i nderron gishtat lol
 
Top