• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vajza ruse ka kancer në sy, është thuajse e verbër

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer


Shpresa e saj e vetme, sipas mjekëve, është të shkojë në Izrael, ku mund t’i nënshtrohet një terapie në gjendje për t’i shpëtuar jetën


Lindi 20 vjet pas katastrofës së Chernobyl, por gjithsesi është goditur nga rrezet radioaktive të dala nga qendra nukleare 24 vjet më parë. Veronica, fëmija 4-vjecar që jeton në fshatin e Korosten, prej rreth një viti ka fytyrën totalisht të ndryshuar dhe sytë e saj janë të deformuar, duke ia ndaluar thuajse plotësisht shikimin. Kanceri që e ka goditur, i lindur në brendësi të nervit optik, është përhapur në të gjithë fytyrën, duke ia shtyrë kokordhokët jashtë orbitës (sic shihet në foto). Shpresa e saj e vetme, sipas mjekëve, është të shkojë në Izrael, ku mund t’i nënshtrohet një terapie në gjendje për t’i shpëtuar jetën. Gjithsesi, nëse Veronica do të qërndrojë në fshatin e saj, do t'i ketë ditët e numëruara. Por ja që kërkesa e mjekëve izraelitë është tepër e lartë: plot 40 mijë euro, teksa familja e vajzës është shumë e varfër. “Ime bijë vuan në çdo orë të jetës së saj – ka deklaruar nëna Svetlana, 31 vjec -. Nuk arrin as të mbyllë sytë dhe është thuajse e verbër”. Shoqata “Journalism Without Borders” po organizon një mbledhje fondesh për t’i lejuar kësaj fëmije të ketë një shpresë shërimi: operacioni i parashikuar në Izrael, në fakt do t’i jepte Veronicas shumë shanse për një rikthim në jetën normale.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Vajza ruse ka kancer në sy, është thuajse e verbër

Jam habit fare kur e kam pa e zotttttt sa keqqqqq :( :( :( ne kulmin e moshes i del semundje :( :( :( :S :S :S :S
 
Top