• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vajza të virgjëra, a gjenden më?

ARIS

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 10, 2010
Postime
191
Pikët
0
Sapo u hap bisedën, u pëlqen të tregojnë një batutë, tashmë shumë të përhapur në gjimnazet tona: “Çfarë kanë të përbashkët, vajzat e virgjëra me dinosaurët“? Dhe përgjigja vjen bashkë me një tufë të qeshurash: “Janë zhdukur 2 milionë vjet më parë...

Sapo u hap bisedën, u pëlqen të tregojnë një batutë, tashmë shumë të përhapur në gjimnazet tona: “Çfarë kanë të përbashkët, vajzat e virgjëra me dinosaurët“? Dhe përgjigja vjen bashkë me një tufë të qeshurash: “Janë zhdukur 2 milionë vjet më parë...“

Në fakt, seksi nuk është më një temë që mund të shkaktojë të qeshura të ndrojtura apo bishtime tek 17-18 vjeçarët. Sigurisht që, batutat dhe talljet nuk mungojnë, por përgjigjet janë të qarta dhe në të shumtën e rasteve, të sigurta. Gjimnazistët e sotëm në Tiranë, në masë (87 nga 100 të pyetur) mendojnë se nuk është e nevojshme që të ruhet virgjëria deri në mbarim të gjimnazit. Sigurisht që ky numër nuk përputhet me numrin e të virgjërave apo jo të virgjërave, sepse ishte një informacion që “nuk guxuam“ t’ua kërkonim. I pyetëm thjesht për mendimin mbi këtë temë.

Edhe prindërit janë disi “pesimistë“. Do të donin të gjithë, që të kishte më pak ngutje në jetën seksuale, por mendojnë në shumicë (41 nga 73 të pyetur) që është e pamundur në ditët e sotme që, një vajzë të ruajë virgjërinë deri në martesë.

Mbani parasysh që të dhënat e sondazheve tona japin vetëm të dhëna fragmentare dhe nuk pretendojnë të jenë shkencore. Ato vlejnë vetëm për Tiranën dhe vetëm për shkollat që përfshihen në testimet tona.

Prindërit:

Mendoni se është e mundur ende, që vajzat ta ruajnë virgjërinë deri në martesë?

Janë pyetur 73 persona (nga të cilat 60 nëna).

32 - po

41 - jo

Adoleshentët:

Mendoni se vajzat duhet ta ruajnë virgjërinë deri në mbarim të gjimnazit?

Janë pyetur 100 gjimnazistë.

87 - jo

13 - po

Vajzave që fejohen me shkesë, u kërkohet virgjëria



Ato janë të bindura që fakti që nuk janë më të virgjëra, mund t’u rrezikojë seriozisht të ardhmen, sidomos tani që “ u ka dalë fati”. Kjo është arsyeja kryesore që përplas shumë vajza në dyert e maternitetit “Koço Gliozheni” me kërkesën për të rikthyer virgjërinë me anë të kirurgjisë gjineokologjike.
duke i quajtur këto kërkesa një “fatkeqësi që mundon ende mentalitetin shqiptar” pohoet se këto ndërhyrje nuk bëhen në maternite pasi janë të paligjshme por ajo nuk përjashton mundësinë se ato mund të realizohen në në mënyrë të fshehtë në klinika të tjera private.

Po çfarë i shtyn vajzat të bëjnë këto kërkesa dhe sa të rrezikshme janë ato për shëndetin e tyre....

*****

Dikush ka hyrë shkesë që ato të fejohen, por virgjëria është kusht, në të kundërt nuk mund të jenë kurrë nuse për ta. Frika se jo vetëm do të turpërohen por do të mbesin pa burrë i detyron ato të kërkojnë të qepin cipën e virgjërisë (himeni) që tashmë e kanë humbur.

flitet se kategoria e vajzave që vijnë me këtë kërkesë, janë sidomos nga zonat rurale.

“Është e vërteta që ndeshemi shpesh me kërkesa të vajzave për të qepur cipën e virgjërisë dhe unë këtë e shoh si fatkeqësi. Nuk është ajo cipë e hollë që tregon ndershëmrinë e një vajze dhe nuk e kuptoj se si mund të gjenden ende përballë presioneve të tilla”, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se këto vajza duken përgjithësisht të traumatizuara kur vijnë kërkojnë këtë lloj ndihme.

Ndërkohë pohoet se ligjërisht në asnjë maternitet shtetëror nuk duhet të realizohen ndërhyrje të tilla.

A janë këto ndërhyrje të rrezikshme për shëndetin? Dr.... nuk i paraqet ato si traumatike.

“Nuk është se qepja e cipës së virgjërisë rrezikon shëndetin. Kjo më shumë rrezikon rëndë emancipimin e shoqërisë. Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet. Në këto raste, ende fatkeqësisht nuk vlersohet njeriu por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

Code:
“Nuk është se qepja e cipës së virgjërisë rrezikon shëndetin. Kjo më shumë rrezikon rëndë emancipimin e shoqërisë. Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet. Në këto raste, ende fatkeqësisht nuk vlersohet njeriu por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë.
ai qe ka shkruajtur keto reshta duhet te pakten te sqaronte cili esht simboli ndershmeris per ate
nese shprehesh keshtu ateher quhet fatkeqesi gjith jeta e shqiptarve neper shekuj ku dihet mir qe virgjeria e femres ka qen nji nga bazat e familjes se paster dhe moralit shoqeror
me pak fjal fatkeqesi esht te jesh e virgjer ndersa lumturi kur ska ngel gje tjeter per te kaluar siper perveç trenit i bie ky morali ktyre reshtave
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

“Nuk është se qepja e cipës së virgjërisë rrezikon shëndetin. Kjo më shumë rrezikon rëndë emancipimin e shoqërisë. Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet. Në këto raste, ende fatkeqësisht nuk vlersohet njeriu por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë.
__________________



Si pakuptim disi kjo..gjithmon "Ajo cipe" qe e quani si me qen 1tullumbace..vlersohet..kudo ne cdo vend te botes te jesh..nese Shqiperi po ndodh tani ajo nderhyrje kirugiale..n'bot ka ndodh me koh...po sikur ska hijeshin e meparshme ...
Po 1gje skuptoj un..dhe qe sdo ta pranoj..un sthem se duhet patjeter ..qe 1femer te jet Viergjeresh" ..ama ka lezetin e saj...seshte as per turp ..se sje e virgjer...As per turp qe se ke humbur ate..
nuk eshte obligim ajo eshte dicka e natyrshme....sdi ca mund te shtoj me ..
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

E keni bere temen lemsh me pak fjale .Tema eshte ` A gjenden vajza te virgjera me ` ?
Qe ne fillim eshte nisur gabim ..mundohuni te jeni pak me te qarte ne temat .
 

4x4

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2009
Postime
676
Pikët
0
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

dihet ka plas seksi sheshit :p
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

po si spaska vajza virgjerushe
beni ndonje xhiro nga kopshti
 

Barnaba

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 26, 2010
Postime
83
Pikët
0
Vendndodhja
Tirone
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

akoma me kto idiotlliqe. Bota i ka lon mrapa sot e 50 vjet ,ne hala kerkojme goca t'virgjera LOl ,vari lesht pastaj qe kjo e virgjera mund t'jete analfabete ,mund t'perputhet shume pak me ty ose mund t'kene n'gen dhe kurvllikun :p.

Nejse seicili i di vete punet e veta dhe zgjedhjen e vet por te nisesh me idene qe gruja duhet te jete patjeter e virgjer osh budallik m'vete.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,334
Pikët
113
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

Po. N'vesh. :D
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,916
Pikët
113
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

BOOOOOOO...ore e kuptoni qe eshte turp te flitet akoma per keto gjera?
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

BOOOOOOO...ore e kuptoni qe eshte turp te flitet akoma per keto gjera?
Kete pyetje ja bera nje shokut tim se isha kurioze
e di si me tha :nuk mund te martohem dot me nje grua te perdorur se pse te gjithe vellezerit tim i kan mare te virgjera...
Edhe ju ktheva me pyetjen : po ato vajza qe ti ke patur lidhje cdo bejne vallai nese dikush si ty i kerkon virgjeri?
Pergjigje nuk mora
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,916
Pikët
113
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

E di cili eshte problemi Helen qe djemte qe kane kete parim, jane meshkuj te pasigurte dhe pa personalitet..Sepse e dime shume mire, te gjithe ne, qe po deshen keto goca t'i genjejne, i genjejne pa problem. Atehere cfare do, ti,mashkulli shqiptar qe krekoseh kaq shume? Do genjeshtra..
Eshte e trishte qe vajzat duhet te heqin dore nga nje eksperience dashurie apo edhe seksi sepse ka meshkuj te tille..Ne fakt, i luajne fene ato femra qe i tallin dhe i genjejne me qepje apo cfare..pff eshte nje realitet shume i ulet dhe provincial...
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,195
Pikët
113
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

Juve te dyja siper do ju akuzojne per prishje te moralit;))
Dihet nga kush!
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
611
Pikët
0
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

Kjo eshte nje zgjedhje personale! Dhe shume banale per tu diskutuar. (duhen thyer tabute????!!!!!! ...jo gjithmone )
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,155
Pikët
113
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

...A thua cili eshte ai mashkull me fat, qe do shkon ne HENE..:p
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,740
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

po , ka vajza të virgjëra , pse jo , per ndryshe ish bo kjameti ...
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,740
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Vajza të virgjëra, a gjenden më?

Kjameti do ishte bo sikur te ishin te gjitha te virgjera.
po , per ta shpetue njerzimin nga kjameti osht dasht te humbet virgjiniteti... vajzat jon ma patritote ...
 
Top