• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Varesia nga Interneti-Internet Addiction Disorder
Kalimi nga komunikimi real ne ate "virtual"

Nje nga instrumentet moderne per menyra te reja komunikimi pa kufij eshte Interneti.
Midis terheqjes dhe mosbesimit ne web gjenden perdite nje mase gjithnje e me e madhe njerezish, te çdo race, moshe ,seksi;femijet gjejne menyra te reja loje ndersa te rinjte , te rriturit dhe ndonjehere dhe te moshuarit informohen,komunikojne, blejne dhe eksperimentojne veten ne nepermjet
"komunikimit virtual". Por si te gjitha mjetet e komunikimit, edhe interneti nuk perjashtohet nga keqperdorimi dhe abuzimi,
te cilat ne vitet e fundit kane çuar ne zbulimin ne fushen e shendetit mendor, te nje varesie moderne, te quajtur
Varesi nga Intereneti Retomania ose Internet Addiction Disorder(I.A.D)

Retomania si shume e disa faktoreve:

Nga studimet, sondazhet dhe deshmite e personave te cilet jane interneto-dipendent eshte vene re qe
ka tre kategori elementesh qe ndihmojne ne shfaqjen e kesaj Sindrome, sidoqofte nuk eshte e thene qe te jene prezente
te treja.

*Psikopatologji te predispozuara.
*Sjellje te "dyshimta"
*Potencialet patologjike te rrjetit vete.


Psikopatologji te predispozuara:

Rrjeti eshte nje "gur" me shume ne gjendjen klinike te personave qe paraqesin paqendrueshmeri emotive
ose qe kane te tjera shqetesime psikologjike si psh depresion,shqetesime bipolare,ose edhe obsesivo-kompulsive. Ne keto raste perdorimi i internetit eshte shume i lidhur me nje tentative per te kompensuar veshtiresite relazionale reale, duke kerkuar ne internet miq ose lidhje sentimentale nepermjet nje rruge me te shpejte qe ndihmon ne perballimin e pasigurive qe ne te vertete
shtohen nga relacionet e perditshme reale.
Kontakti shoqeror me ane te chatit, IRC, e-mail te komuniteteve, nese perdoret me kujdes , mund te jete nje mjet i mire per te kaluar veshtiresite e komunikimit,sepse lejon qe gjithkush te veje ne loje me nje njohje graduale, qe megjithate s'eshte jashte çdo rreziku(takimet me te panjohur)
dhe abuzimi(IAD). Ky pershkrim u perket atyre qe kane disa probleme psikologjike,dhe qe duhet te moderojne perdorimin e internetitdhe te mendojne(ose te udhehiqen per te menduar) per nevojat qe ndonjehere Rrjeti krijon iluzionin qe mund te kenaqe (sepse ne kete rast nuk krijon nje lidhje
po iluzionon qe je ne gjendje te krijosh nje lidhje) dhe per aspektet e personalitetit dhe pasigurive qe duhen perballuar gradualisht
pasi nevoja per te komunikuar duhet kenaqur duke mesuar te behet realisht, dhe jo duke pranuar kompromise.


Sjellje te "dyshimta"ose me rrezik:

RRjeti, qe eshte i pasur me informacione,njohja dhe konfrontimi, u pergjigjet mire nevojave te njerezve qe s'kane probleme psikologjike,
te cilet pavaresisht nga kjo mund te jene viktima te nevojave te tyre nepermjet disa Sjelljeve te "dyshimta" apo me rrezikshmeri te nje konsumimi te tepert,
ndonjehere te shoqeruara nga nje reduktim i eksperiencave jetesore dhe shoqerore reale.
Abuzimi me informacionet e rrjetit mund te çoje ne mbingopjen njohese te trurit, duke reduktuar vemendjen racionale; njekohesisht izolimi shoqeror si pasoje, çon ne perdorimin e Rrjetit per te kerkuar shoqeri virtuale qe ndikojne ekuilibret delikate te identitetit, duke krijuar keshtu mundesine per eksperimentimin
e roleve dhe pjeseve te vetes te paeksperimentueshme ne jeten reale qe,gjithashtu rrisin numrin e oreve online,dhe si rezultat mund te qendrohet ngulur ne nje
karrige me nje monitor perpara per dite te tera, duke lene pas dore eksperienca reale dhe te "shendetshme" te jetes. Nese personat nuk kane shenja psikiatrike po perdorin webin shume, vihet re tek keta tendence e sjelljes e quajtur "solipsizem telematik", qe eshte prirja per
te zgjedhur webin si nje vend strehues, ne te cilin mund te gjejne lehtesim per problemet e perditshme, sipas nje modaliteti qe shton mundesite qe Rrjeti te zeje
pjese gjithnje e me te medha te dites.

Potenciali psikopatologjik i rrjetit:

Rrjeti vete duke pasur nje material te gjere, permban ato qe quhen "potenciale psikopatologjike"si psh vetine te jape ndjesi plotfuqie, si te fitosh distancat dhe kohen, ose si te ndryshosh identitet dhe personalitet,
dhe kuptohet qe si instrument i fuqishem mund edhe te perdoret duke pasur kontrollin e sjelljes dhe vetite racionale.

Nevoja te jetuara ne rrjet midis emocioneve dhe iluzioneve:

Karakteristika kryesore e rrjetit qe eshte prezente ne rastet e varesise nga interneti eshte fakti qe
rrjeti ka mundesine tu pergjigjet(ose te japi iluzionin e perjgigjes) te shume nevojave njerezore, duke lejuar
eksperimentimin e ngjarjeve te rendesishme ne ndertimin e Unit dhe te jetohen emocionet duke u ndjere njekohesish
te mbrojtur. Interneti zhduk hapesiren dhe lejon ate qe ne realitet s'mund te realizohet ose realizohet pas shume kohesh,
duke udhetuar ore e duke kontaktuar gjithnje e me ngadale me struktura didaktike ose grupe te vegjel.
Ndersa chati, thyen kufijte dhe lejon te flitet ne dhoma qe ne realitet me veshtiresi do ekzistonin, lejon
te foluren paralele te mundur vetem "virtualisht".
komunitetet me te qendrueshme gjithashtu krijojne,ndjesi perkatesie, pak a shume te verteta, dhe kjo lidhet me nje tjeter nevoje njerezore dhe lejon te ushtrohet stervitja ne role dhe bashkeveprimi duke mbajtur pezull pasojat dhe rrjedhimisht dhe pergjegjesite,zgjedhjet dhe kufijte perfundimtare.
Ne dhomat virtuale mund te eksperimentohet identiteti ne te gjitha trajtat, duke ndryshuar moshen,
profesionin dhe ndonjehere dhe seksin, duke degjuar reagimet e te tjereve dhe duke krijuar bindje nepermjet
konfrontimit me personalitete te tjere pak a shume reale. Recitimi ne "teatrin on-line" eshte i deklaruar dhe ndahet me te tjeret edhe ne MUD(multi user dimensions),aty ku loja e roleve shkon ne limitet e fantazise dhe ku, duke qene ne hijen e personazhit qe interpretohet, mund te nxirren duke ngelur i fshehur, edhe instiktet me te erreta. Rreziqet jane ato qe shoqerojne çdo situate qe lejon te nxjerrin krye dhe kenaqen nevojat me te thella
dhe te pavetedijshme: eksperimentohen pjese te vetes qe mund te dalin jashte kontrollit, sidomos kur ekziston
nje mjet komunikimi qe lejon te ngelen "burra dhe gra pa fytyre", nje situate qe potencialisht mund te
favorizoje shfaqjen e sjelljeve qe udhehiqen nga minimumi i moralit. Per me te rinjte,ata ne moshe zhvillimi dhe per disa subjekte te predispozuar, rreziku eshte qe abuzimi
me rrjetin per te komunikuar krijon konfuzion ne dallimin midis "reales" dhe "virtuales" (mbi te gjitha ne
perceptimin e vetes), qe nuk eshte ne gjendje te kuptoje çfare "ben pjese te vetja" dhe çfare "eshte e mundur te eksperimentohet vetem virtualisht", pasi duke qene ne rrjet s'mund te kete te njejtat pasoja si ne jeten
reale. Duke konsideruar kete, femijet ne veçanti dhe te rinjte duhet te kufizojne kohen qe kalojne ne internet dhe te integrojne eksperienca komunikimi real, ne menyre qe te mos zhvillojne aftesi emotive dhe sociale me ane te ketij mjeti teknologjik sepse do ishin te kufizuara ose te deformuara ne krahasim me ato qe kerkon pershtatja ne jeten reale.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

Rruga drejt varesise nga interneti
...

Ne vitet '90 psikiatri i njohur Goldberg propozoi disa kritere diagnoze
qe u diskutuan shume , per diagnostikimin e I.A.D,duke iu referuar simptomave qe vereheshin ne izolimin e varesive me te njohura.
Ai, nenvizoi rendesine e diagnozes se shenjave klinike te tolerances,mungeses dhe demtimit te fushave shoqerore, te punes ose te tjera fusha te rendesishme.
kohet e fundit per te caktuar shenjat dhe per ti dalluar ato nga perdorimi jo-patologjik i internetit u referohet disa sjelljeve, qe perfaqesojne tregues cilesore dhe sasiore ne ndryshimin midis normales dhe patologjikes.Dallohen tre pika ne rrugen drejt nje varesie patologjike nga rrjeti

Pika e pare ose Faza fillestare
Karakterizohet nga vemendja obsesive dhe ideo-afektive ndaj temave dhe mjeteve te lidhura me perdorimin e mjetit, qe sjellin veprime si psh: kontrolli i shumte i postes elektronike gjate dites kerkimi i programeve dhe mjeteve te komunikimit te veòanta, kohe te shumta ne chat.

Pika e dyte ose Toksikofilia

Karakterizohet nga shtim i kohes qe kalohet online, ndjesi dobesie te pergjithshme qe vijne ne rritje nervozizem, mungese e diçkaje ose pasivitet gjate kohes qe s'perdoret rrjeti.
Ne fillim kjo shoqerohej nga nje rritje e shpenzimeve, qe shpesh perbente nje faktor frenimi per toksikofiline por sot s'ekziston me per shkak te tarifave shume te ulta.Mbeten tregues e rendesishem te toksikofilise dobesia subjektive offline dhe abuzimi online, shpesh edhe gjate oreve te punes dhe gjate nates
duke lene pas dore gjumin.

Pika e trete ose toksikomania
Varesia nga rrjeti vepron me gjere, duke demtuar fusha te jetes, si psh punen, marredheniet reale dhe fushen e studimeve ku verehen rezultate te ulta,mungese nga puna-shkolla dhe izolim nga shoqeria ndonjehere edhe total.

Nga ky klasifikim,mund te kuptohet qe sa me shume te kete sjellje toksikomanie aq me e veshtire eshte te pershkohet rruga drejt sherimit dhe drejt perdorimit jopatologjik te rrjetit.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

Shume e sakte kjo tema.. Une e kuptova edhe smerrem me me net :p Jam bere cun per shpi hahaha se kam gjet nuse :D
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

Gjera te sakta tregojme ne nga anet tona Alb Lover keshtu qe ben mire te mos kesh dyshime ne vazhdimesi ;)!

Me behet qejfi qe te paska ndergjegjesuar disi ky informacion edhe shyqyr qe paske gjetur nuse :p!
 

Remember

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
120
Pikët
0
Përgjigje e: Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

o sa mire me qen ne fazen fillestare :p
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

do te gjeje edhe ajo me kalimin e kohes nese vertete eshte e duhura ;)!
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Varesia nga interneti - Internet Addiction Disorder..

Eshte quiz interesant JM, nese vertet do japesh opsion real. Per te pare se ne cfare gjendje je. Une nuk e shikoje si varesi, duke ndenjure deri ne 12 ore ne dite. Pasi 10 ore une i kam ne pune, dhe jam i detyruar te jem i loguar, 2 ore i kam mbasdite per qejfin tim. Po mua qe neser nese me thuhet mos u fut ne kompjuter, do ta beja me deshiren me te madhe. Kam 16 vjet qe e beje te njejten gje, dhe me eshte bere i neveritshem, sado qe e kam dhe profesion. Po ndonjehere them mos ta prek me dore dhe te rri ca kohe larg. Sic e bera keto dy vitet e fundit qe nuk kam hyre po thuaje se fare.
 
Top