• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vargje mbi Tinguj

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Hidhni nje krijim tuajin poetik ktu duke e shoqeruar me tingujt e nje muzike. Shfaqni talentin tuaj artistik per te kombinuar muziken me ate qe keni shprehur ne vargje...
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Vargje mbi Tinguj

Shpirt ne Liri

Jo shpirti nuk burgoset
mund te brengoset por nuk burgoset
ai vallzon dhe pse me brengen partnere
flerton ne hapsirat e intimitetit
duke u fshehur ne erresiren e qytetit
duke lenguar
duke u perveluar
duke bertitur si bubullima
zjarr nga goja me shkreptima
dhe do driten tek ngjitet ta kap
nuk ndjen dhimje ai aspak
dhe kur agon fiton durim
fiton kurajo se ka shpetim
don te cirret te bertas
emrin tend kerkon te thras
te bertet e te mallkon
por ti prap nuk e degjon
o perbindesh i ksaj bote
nxirre klithmen qe mban sonte
nxirre ta degjojne te gjith
se nga gjumi duhesh zgjuar
nuk je vec... i dashuruar.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=aAifcIKAP4s&feature=related"]YouTube - Boat on a River - Styx - Lyrics
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Vargje mbi Tinguj

Balade.

Kam pare nje grua lakuriq
O zot sa e tmershme ishte
Era si bishe leshonte shuplakat
e gjer ne gjoks e gervishte
Me duar mbulonte pjeset e trupit
Per tu mbrojtur nga paturpesia
Oh c'kob nje grua lakuriq
E ndjekin pas si dreqin njerezia
Me gure e gjuajne e gjakosin
Prej flokesh e terheqin zvarre
I thyejne kembe e i thyejne krahe
E nga dhimbja qesh si e marre
Flakur nden nje shelg buze lumit
Nis te kendoje ngadale
Plaget e dhimbjes ja lante uji
E ndjehej me e bukur se me pare
Zerin e saj gjithkush e degjoi
E thane s'eshte e perdale
Kro grua qenka shenjtore
Sa keq qe jeta e paskerka vrare.[ame="http://www.youtube.com/watch?v=rJ0nfNWVyFo&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=rJ0nfNWVyFo&feature=related

Ps: Per kete e kishe fjalen?
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Vargje mbi Tinguj

Dua qetesi!

E dashur... më pyete më shikimin e vrarë në pikën e panjohur:
ku derdhet heshtja jonë?
...dhe unë rashë në krahët e heshtjes, si një fëmijë
u përkunda derisa sytë e mi panë zjarrin nën duart e ëmbla të heshtjes...
...dhe shikova pikën e paparë nga ti:
Atje, e dashur është metafora e ku s'do ta shohësh dot...

Sa lehtë pëshpërite: heshtja është e ëmbël.
Prapë heshtje dhe ti më pëshpërite rishtas,
e dua vetëm heshtjen...heshtje...heshtje.
Ajo u plandos dhe unë rashë në krahët e heshtjes,
si një fëmijë u përkunda, derisa sytë e mi,
panë zjarrin nën duart e ëmbla të heshtjes.
Si gjithmonë vetëm heshtje. Qielli i vizatuar ne luhatje abstrakte.
Hënë e shndritshme. Vetëm heshtje dhe ca dënesje
të herëpashershme, lehtësisht...
luhatet si në teh shpate koka ime, mes heshtjes e zhurmës,
nga t'ia mbajë, shpirti im. E sheh si digjet fytyra ime
në heshtje, e sheh ti, mos ta trazoj heshtjen në adresën e panjohur,
dhe po, në heshtje bredh në mënyrë rraskapitëse
me gjymtyrët e mia të rënda te sterlodhura.
Është kohë e vështirë e dashur, koha
e kujtimeve të pashkruara, asnjëherë të shkruara
shpirti im. Përtej heshtjes, pertej gjithckaje,mes horizontit
e dashur shoh një ëmbëlsi, pikërisht
në pikën që ndanë heshtjen dhe zhurmën,
e paprekshme, është e shenjtë dhe delikate.
Sa larg që gjendet! E, para se të përcaktohem për njërën,
më duhet të të pyes, të lutem, sërish në heshtje:
Ta vras apo mos ta vras heshtjen, e dashur... më thuaj!
Mbi gjakun si lumë të heshtjes, të eci bashkë me qiellin,
me zhurmën e tingujve të padëgjuar më parë,
me trajtat e poezisë së pashkruar më parë,
me refrenet e këngëve të pakënduara më parë,
me portretet e pikturave të papikturuara më parë.
Më thuaj e dashur, cila ia vlen!? Ta vras apo mos ta vras heshtjen,
ma thuaj sa më parë.
E, ti e bukur si asnjëherë më parë, më the: Lum' ata
që besojnë në dashurinë,
sepse atyre iu përkasin thesaret e panumërt të tokës;
lum' ata që besojnë në dashurinë,
sepse atyre iu përkasin thesaret e panumërt të qiellit;
lum' ata që gjunjëzohen para dashurisë,
sepse në katër këndet e botës kanë shikimet e shumëfishuara;
pastaj serish më the: lum' ata që besojnë në dashuri,
sepse i përkasin lumturise dhe krijojnë botën
prej asgjësë.
E une te thashe: Lum ne, se edhe vete zoti do te na kishte zili,
Lumenjtë kanë një nisje dhe një fund,
derdhën dosido shpirti im në qëllimin e tyre,
e, unë asnjëherë s'e kam analizuar atë qëllim. Më duhet
ta marr një çikë pauzë e dashur,
të shkruaj një monolog, të parëndësishëm ndoshta, për këtë temë,
të lutem t'më kuptosh, duhet të shkëputem nga gjoksi yt epshor
dhe të hidhem në krahët e monologut,
aty më duhet të kërkoj kohën time të pashkruar, është trashur
koha ime aty,
pluhuri si marimangë gërdie ka lëshuar rrjet, rrënjë
të papikturuara, të pakënduara,
të papara në filma tragjedish hollivudiane,
as nga gjyshi im, as nga stërgjyshi im, as nga prindërit e mi,
e pra, më duhet dosido ta ngjesh e ngjesh mirë këtë temë,
t'i fërkoj me freskinë mëngjesore legjendat e mitet
që janë pështjellur si lesh i pakrehur nën këmbët e mia.
S'ka alternativë shpirti im, më duhet
ta trondit fjalën e qelbur,
do kundërmojë pakëndshëm, helmueshëm... duhet të durosh!
Ose ti fli e qetë, sërish do kthehem në gjoksin tënd
dhe do prehemi në qetësinë e lumit të dashurisë,
mos harro, ai rrjedh përgjithmonë,
anipse nganjëherë valët e tij ndryshojnë
trajtat, ritmet, përmasat.
Dhe ja ku dolëm, lumenjtë rrjedhin dhe derdhen në një cak,
ky është qëllimi.
Pastaj e trembur prishe heshtjen, pa më dhënë përgjigjën;
cilën ta vras heshtjen apo zhurmën,
- më pyete me shikimin e vrarë
në pikën e panjohur: Ku derdhet heshtja jonë? - më bërtite
në ligjërimin tënd të pazakontë?
Unë s'të thashë asnjë përgjigje, madje asnjë fjalë,
asnjë shikim, madje as përqafim,
asnjë puthje të qetë në dridhjen e parë që pësoi heshtja,
në goditjen e parë që pësoi heshtja.
Dhe shikova pikën e paparë nga ti: Atje,
e dashur është metafora e ku s'do ta shohësh dot,
dhe një gjë ta kesh në mbamendje: Atje nuk shohin sytë e zakonshëm.
Ti, si asnjëherë nuk e ndale kureshtjen
të mësosh pse duhet heshtjen për ta thënë!
Ato që bota s'di t'i kultivojë në regjistra
dokumentesh burokratike,
në fjalime e konferenca të panumërta dhe absurde,
në ligje të panumërta që të pëlcasin kokën,
në teatrin absurd Beketian,
ku dramat antike e moderne janë bërë lëmsh...
Në trajtat më çoroditëse biseduam për procesin, e lidhëm atë me krijimin,
Zotin e paparë dhe shtatë ditët e tij magjike mbi tokë: Ai tha dhe u bë
mësim i përjetshëm: Në fillim ishte fjala,
pastaj Adami, Eva dhe një gjarpër i kuq mes tyre e dashur,
sa e çuditshme, e kupton? Kjo histori që ka një rrënjë rrënqethëse
duhet ta mbajmë mbi supe,
e pra, edhe nën tokën ku shkelim unë e ti
gjarpërinj thatanikë e gjakpirës kanë vërshuar sa të duash,
edhe Eva tradhtare.
Dhe procesi nuk u ndal, ai ende është proces.
Rrugëve të qytetit te heshtur një personazh vdiq si një qen,
por të mos harrosh, ai mbeti proces ... e dashur.
Tash më duhet t'i them 'mjaft më' dialogut tonë të pazakontë,
s'do na kuptojë as heshtja jonë ndoshta, askush,
ta vrasim zhurmën atëherë.
Unë sërish do të kthehem në gjirin tënd, butësisht me prit,
e dashur do të kthehem dhe do përkundem në mallin e madh të heshtjes.
se dilemat e mëdha 'të jesh a të mos jesh', nuk sqarohen me heshtje,
më duhet zhurma, fjalët e lidhura me kuptimet e zorshme,
për veshë të shurdhër e koka të trasha!
Tani po ec pas zhurmës, e dashur.
Bota e çartur vrapon si në një maratonë të pafund.
Ne lojtarët e parëndësishëm,artistet, të dashuruarit e gjithfarshëm,
gjendemi nga parafundi a fundi, aspak s'ka rëndësi,
mos u brengos të lutem, ne jemi në maratonë,
dhe kjo s'është alegori për të pagdhendurit,
mos e pandeh as për humor sarkastik, as tallje.
Është hera e parë që kam frikë, por mos më pandeh për frikacak e dashur,
kam frikë, në palcë e ndjej, ashtu
siç ndjeja butësinë e trupit tënd në heshtje, shpirti im.
Megjithatë duhet të ec,
nuk kam kohë të pres, duhet të ec...
Rrugës ka aq shumë gjarpërinj,
ka mace të çartura (vrapojnë drejtë meje),
fëmijë të lënë rrugëve, e dashur... ka perandorë të vdekjes,
ka diktatorë që jetojnë për të vrarë (o sa shumë ka të tillë shpirti im!).
Po, syresh që shumëzojnë urrejtjet me spermë rrugësh,
ka kurva që kërkojnë të dehem me to në epshe dashurie,
të bëjmë dashuri në mënyrën më të çmendur,
ka para e thesare të shumtë e dashur,
e, më duhet të kaloj mes-përmes tyre si një Alkimist.
Mos u brengos asnjëherë, s'do të dashurohem në shkretëtirë,
as më arabet e çmendura për dashuri,
ki besim, asnjëherë mos dysho në misionin e fjalës;
të ta përkujtoj se Penelopa nuk ka pritur kot,
as Odiseu nuk ka kërkuar kot.
Dhe ja, sërish dolëm tek qëllimi,
pra kemi arsye të ngrehim një dolli e dashur, para se të nisem
krahëhapur drejtë qëllimit,
më duhet të heq të ftohtit, nata po shkon në të sosur,
nesër duhet të kërkojë,
lëkurën e frikës më duhet ta heq, të lakuriqësohem.
Po agon ditë e re,
disa zogj trokasin në dritaret tona me ritmet e tyre mallëngjyese,
mos u përmallo, shpejt do kthehemi në folenë e heshtjes,
tani, sapo të bjerë rrezja e parë e diellit mbi tokë, duhet të nisem
drejtë zhurmës, nëpër rruget e zymta ,
deri në qetësinë absolute të cilën e njeh vetëm misteri i ironisë,
kam shumë rrugë për të bërë në universin e gjatë,
rrugëve me përplot kthesa, rreziqe e tundime!
Ji e vetëdijshme e dashur, ka dreqër me brirë, mjekra të pakrehura,
të shpallur profetë e antikrishtë, zotëra e zotërinj padronë,
të atillë që na përbejnë në Zot e Tokë,
mos u merakos, kam për mburojë metaforat,
për armë kam ndjenjat, për misionin fjalën,
për fe dashurinë, për kurajo poezinë...
Tash do përqafohemi fort,
rrezja e parë ra mbi tokë dhe mbi këtë varg,
më duhet të them fund por jo lamtumirë!
Do nisem tani...

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=zkXbzffVl44"]YouTube - Emiliana Torrini - Gollum's Song
 
Crystal

Ŧђαήк ¥☺ů...
Anëtar
Nov 9, 2012
Postime
73

Hollyyyyyyyyyyyyyyyy cow!!! Gjithe ketoooooooooo vargje! -profesor-
 
Top