• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vargje nga bibla qe tregojne dashurine e Perendise

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Gjoni3: 16

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.



Perendia e dergoi Birin e Tij ne bote qe te vdiste ne kryq per mekatet tona. ne te gjithe kemi mekatuar . Asnje nuk eshte pa mekat.

Te gjithe pa perjashtim kane bere sikur minimumi nje mekat te vetem, megjithese ne bejme mekate me thes c'do ore te dites dhe c'do dite te javes.

Keto mekate na largojne nga Perendia .

Dhe Perendia e tregoi dashurine e Tij , ne kete menyre.

Nderkohe qe ne ishim mekatare dhe larg Perendise Ai dergoi pra Jezusin qe te vdiste, per te gjitha mekatet .

Mbani mend kete:
Kushdo qe beson tek krishti dhe vepra qe Ai beri per ne , do te shpetohet dhe do te kete jeten e perjeteshme.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Vargje nga bibla qe tregojne dashurine e Perendise

1 Korintasit, Kapitulli 13
4
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

5
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

7
i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

8
Dashuria nuk ligshtohet kurrë



Perkufizimi me i mire dhe me real i termit dashuri dhe i dashurise vete eshte pikerisht ne bibel ne kete pasazh qe kam sjelle.

te gjithe do te binim dakort qe kjo eshte e vertete.

Askush nuk e ka perkufizuar ndonjehere dashurine ne ate menyre sic bibla e ka bere.

Dhe mendoni se ky perkufizim eshte shkruar rreth 2000 vjet me pare , nga dora e apostullit pal dhe qe ishte i frymezuar nga Perendia.

E si te mos ishte keshtu? Perderisa vete ky perkufizim per dashurin eshte hyjnor, nuk mund te vinte nga mendja e nje njeriu.

Kjo tregon se bibla eshte fjala e Zotit drejtuar njerezimit dhe eshte nje mesazh dashurie per njerezimin.

Ne kete pasazh Perendia po na tregon se dashuria e vertete eshte kjo qe shihet ne kete pasazh.

Le te zevendesojme fjalen dashuri me emrin tone:




1 kor 13
4
Alkoma është i durueshem; plot mirësi; Alkoma nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

5
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të tijat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

7
i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

8
Alkoma nuk ligshtohet kurrë

A eshte e vertete kjo. A keni bere prove secili me emrin tuaj?
me duket se nuk eshte dhe aq e vertete .
Kjo tregon se njeriu nuk mund ta kete shkruar kete pasazh me mendjen e tij.



Le te zevendesojme fjalen dashuri me fjalen Krisht.
atehere do te dilte dicka e tille.

1 kor 13
4
Krishti është i durueshem; plot mirësi; Krishti nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

5
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të Tijat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

7
i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

8
Krishti nuk ligshtohet kurrë


Ku ndodhi kjo? Ku u tregua ?

Ku Krishti vuajti per ne , ne c'do kamxhik qe Ai duroi, ne c'do rrahje qe Ai mori, dhe ne c'do gozhde qe Ai mori. DHe kur vdiq ne kryq.

Krishti mendoi vetem per ty Ai te deshi prandaj dha jeten e Tij per ty.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Vargje nga bibla qe tregojne dashurine e Perendise

Perendia e dergoi Birin e Tij ne bote qe te vdiste ne kryq per mekatet tona. ne te gjithe kemi mekatuar . Asnje nuk eshte pa mekat.
Po ta them nje fjale edhe per kete, mos e mer per keq, pasi skam asgje kundra jush.


Si mund te doje perendia njerezimin kur ai vrau djalin e vet pa pike meshire, madje brutalisht?!

.............``Ec``
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Vargje nga bibla qe tregojne dashurine e Perendise

Po ta them nje fjale edhe per kete, mos e mer per keq, pasi skam asgje kundra jush.


Si mund te doje perendia njerezimin kur ai vrau djalin e vet pa pike meshire, madje brutalisht?!

.............``Ec``
Jezusi vdiq per mekatet tona.Isa 53:3

I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.


E vetmja aresye pse Ai vdiq ne kryq ishte:
Isa 53:4-5

4
Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
5
Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.


Pra c'fare beri Zoti ishte :Isaia 53:6
6
Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.



Per kete aresye e vrau Perendia:Isaia 53:10
10
Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.



Romaket 5- kjo eshte areyeja pse vdiq Krishti
7
Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.
8
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.


Krishti vdiq qe te pajtohemi me Perendine dhe te kemi jeten e perjeteshme.
Romaket5
10
Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.



respekte nga Alkoma.
 
Top