• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e vuçiçit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
"Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi"



Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, të martën ka rrëfyer rastin e përdhunimit të saj nga forcat e policisë serbe në vitin 1999. Mirëpo, analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas kësaj, duke thënë se kot e ka shpallur “heroinë” shoqëria, sepse tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi.
Thaҫi ka shkruar në Facebook se shoqëria e ka shpallur kot Vasfijen heroinë, kur ajo nuk e ka rrëfyer ngjarjen e vet me mbiemrin e vajzërisë, Krasniqi, por me mbiemrin Goodman.
Ai thotë se të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës jetojnë në mesin tonë, por asnjëra asnjëherë nuk ka folur publikisht në televizion për tmerrin që ka kaluar, sepse shoqëria jonë është diskriminuese dhe paragjykuese , prandaj ato nuk kanë guxim ta bëjnë një gjë të tillë.
“Vlerësohet se në Kosovë janë rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Të gjitha këto jetojnë në mesin tonë, në familjet tona, në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Asnjëra nga këto nuk foli e nuk flet publikisht në televizion, madje as në rrethe të ngushta familjare e shoqërore, për tragjedinë e tyre. Nuk e bëjnë këtë sepse jetojnë në një familje, shtet e shoqëri vërtet-mbytëse, gojë-mbyllëse, paragjykuese, diskriminuese, damkosëse, refuzuese, shantazhuese, kërcënuese dhe ndëshkuese ndaj të gjitha atyre viktimave të dhunimit seksual, të cilat do të mund të merrnin guximin për ta pasqyruar publikisht tragjedinë e tyre”, ka shkruar Thaҫi
Ai tutje ka shkruar se Vasfijes iu desh që të jetonte në një shoqëri e shtet tjetër, për ta treguar publikisht tragjedinë e dhunimit seksual. Thaҫi thekson se këtë ajo e ka bërë në kohën kur jeton e lirë nga paragjykimet dhe nga “turpi” i të qenit viktimë e dhunës seksuale.
Thaҫi po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës po vazhdojnë t’i përkrahin ata që në emër të Kosovës duan t’I falin Serbisë krimet e bëra gjatë luftës, duke mos kërkuar nga ata që i kanë votuar që zyrtarisht të kërkojnë nga Serbia dënimin e kriminelëve që kanë kryer këto krime.
“Pra, o popull ultra-hipokrit i Kosovës, kot rrahni gjoks në dërrasë-gjoksin e skuqur nga rrahagjokset për vlerat e meritat e të tjerëve. Po të ishte për vlerat e meritat tuaja, dërrasë-gjoksi juaj do të ishte i virgjër, i paprekur nga rrahagjokset. Mos mashtroni e mos u vet-mashtroni! Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi”, ka theksuar Thaҫi./GazetaExpress
____________________________________________________
https://www.gazetaexpress.com/lajme/quot-tanune-e-theu-vasfije-goodman-jo-vasfije-krasniqi-quot-586245/

__________________________________
Kryetari i Kosoves, hasim taçi, shkon han e pin e qi...me kriminelet serbe qe mes viteve 1998-99 kane perdhunue mbi 20 mije vajza e gra shqiptare te Kosoves dhe kurre kush nuk i shqetesoi ne keto 20 vitet e fundit.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=9dlNnb6DbD8[/ame]
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

Kurti: Të pagjeturit dhe dhunimet e grave, plaga më e rënd e Kosovës


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se rrëfimi i Vasfije Krasniqit e cila rrëfeu mbrëmë që ishte dhunuar nga serbët, theu heshtjen e të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës raporton, "Zëri.info".
"Nga lufta e fundit në Kosovë plagët më të rënda janë të pagjeturit dhe gratë e dhunuara. Mbrëmë foli zonja Vasfije Krasniqi, ajo rrëfeu publikisht tmerrin e dhunimit derisa ishte vetëm 16 vjeçe, Krasniqi po ashtu përmendi edhe një proces të dështuar gjyqësor për këtë rast", tha Kurti në një konferencë për media.
Kurti, tutje rrëfimin e Krasniqit e cilësoi si thyerje të heshtjes për të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës.
Ai tha se shteti i Kosovës përmes drejtësisë duhet t’i ndihmoj gratë që ishin preh e dhunimeve nga serbët./Zeri
_____________________________________________
http://zeri.info/aktuale/221353/kurti-te-pagjeturit-dhe-dhunimet-e-grave-plaga-me-e-rend-e-kosoves/
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

Haxhiu: Njëri nga dy serbët që e dhunuan Vasfije Krasniqin është polic i Kosovës




Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se UNMIK-u dhe EULEX-i qëllimisht kanë dështuar proceset që do të sjellnin drejtësi për viktimat e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Në një konferencë për media deputetja Albulena Haxhiu ka dhënë edhe një detaj tjetër që sipas saj familjarët e Vasfije Krasniqit kanë dëshmi se njëri nga personat që kanë përdhunuar të bijën e tyre është aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës.
”Ndaj personave të dhunuar gjatë luftës është kryer krim i dyfisht. Krimi i parë ndodhi nga paramilitarët serbë ndërsa krimi i dytë ndaj këtyre personave është bërë pas luftës nga institucionet përkatës të cilët heshtën të vërtetën”.
”UNIMIK dhe EULEX, qëllimshëm i kanë dështuar proceset për të drejtat ndaj kësaj shoqërie, ata kanë amnistuar njerëzit e rëgjimit të Millosheviqit”.
”Ka bazë dyshimi se në rastin e Vasfije Krasniqit gjyqtarët e rastit janë korruptuar. Të paktën një nga policët që kishte kryer dhunimin mbi Vasfijen, është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Pra, një përdhunues pjesë e makinerisë së Millosheviqit është pjesëtar i Policisë së Kosovës”.
”Këto institucione nuk kanë bërë asnjë veprim të vetëm në ndëshkimin e këtyre personave. Gjatë kësaj kohe kur përfaqësuesit e Kosovës bënin konsesione me Serbinë, familja e Vasfijes bënin betejë për të fituar Serbi”.
”Ka pasur shumë skandale në këtë drejtim edhe për kundër rezolutës. As angazhim të avokatëve nuk kishin mundësuar. Institucionet e Kosovës, Qeveria e Presidenti dhe Kuvendi nuk guxojnë të ketë këtë qasje në raport me Serbinë”.
”Nuk mund të kemi raporte pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë. Ne pas rrëfimit që dëgjuam dje takuam familjarët e saj dhe vllau i saj na tregoi me dëshmi se si ikanë identifikuar ata, kjo është konferenca e parë pas atij rrëfimi ditët në vijim do t’i kemi të ditura hapat e parë”.
”Nuk guxojmë të lejojmë që një kriminel që ka përdhunuar në Kosovë të jetë pjesë e Policisë së Kosovës e të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Gratë dhe personat e dhunuar gjatë luftës duhet të kenë një strategji që të jenë më të qartë në hapat që duhet të marrin. Familjarët i kanë të gjitha të dhënat, dëshmitë e identiteti të tij”.
____________________________________________________
http://zeri.info/aktuale/221358/haxhiu-njeri-nga-dy-serbet-qe-e-dhunuan-vasfije-krasniqin-eshte-polic-i-kosoves/
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,085
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

edhe vjen dhakumi edhe sjell fotoja te babuqave te Kosoves, ec mos i thuaj nanuqin ty edhe atyre babuqave tu, ku te shkojne, ku te vejne, ku te nisen e kur te kthejne e ku te jene.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,570
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

Une mendoj se ne usa kto krime do i kqyrin.
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,645
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

Kam shume vjet qe e perseris kosova duhet te formoje njesit sekret special per hakmarrje. Eshte gjynahi me i madh mos te behet kjo gje. Ne ket menyre nuk prishet procesi e zhvillimit si shtet i kosoves si dipllomacia etj.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Përgjigje e: Vasfije Goodman Krasniqi rrefen tmerrin e perdhunimit nga kriminelet e v

Flet vëllai i Vasfije Krasniqit, thotë se nuk mund t’ia falin Serbisë

Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfije Krasniqit, ka thënë që motra e tij e ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes pas rastit të rëndë që i ka ndodhur.
Vasfije Krasniqi e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theu heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të.
Vasfija në moshën 16 vjeçare u dhunua seksualisht nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.
“Ne si familje kemi qenë gjithmonë të gatshëm për t’u ballafaquar por kanë qenë rrethanat ato që kanë ndikuar që ne të mos mund të shprehemi”, tha ai.
“Sa i përket Vasfijes të cilën ne e thërrasim Buqe ajo ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes dhe e kemi ditur se një ditë do flasë për shkak se nuk ja ka vlejt me mbulu krimin që ka ndodhur”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjatë një interviste në në Klan Kosova ka thënë që pas këtij rrëfimi ka pasur vetëm reagime pozitive nga njerëzit.
“Sa i përket reagimeve tashmë në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta ku të gjitha kanë qenë pozitive për veprimin e Buqes, pasë njerëz në rrugë të cilët janë ndalur për ta përshëndetur dhe përqafuar”, përfundoi ai.
___________________________________________
https://telegrafi.com/flet-vellai-vasfije-krasniqit-thote-se-nuk-mund-tia-falin-serbise/
_____________________________________________________

Deputetja Albulena Haxhiu vlereson se ”UNIMIK dhe EULEX, qëllimshëm i kanë dështuar proceset për të drejtat ndaj kësaj shoqërie, ata kanë amnistuar njerëzit e rëgjimit të Millosheviqit”.

Shefi i pare i unmikut ka qene francezi bernard kouchner.
Shefi i pare dhe i dyti i eulexit kane qene poashtu dy francez :
1) yves de kermabon dhe
2) xavier bout de marnhac.
 
Last edited:
Top