• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vdes annie girardot një nga legjendat e filmit francez

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Aktorja vuante prej disa vitesh nga sëmundja e Alzheimerit, bërë publike në vitin 2006.Postuar më 01.03.2011 09:30:33 UTC


Aktorja legjendare franceze e viteve '70-80, Annie Girardot, vdiq dje në spitalin ''Lariboisière'' në Paris, në moshën 79 vjeçe, njoftoi vajza e saj e vogël, Lola Vogel.


Aktorja vuante prej disa vitesh nga sëmundja e Alzheimerit, bërë publike në vitin 2006.


Girardot u bë simbol i luftës së vështirë kundër kësaj sëmundjeje, pasi pranoi të filmohej për dokumentarin "Kështu ikën jeta'' (Ainsi va la vie) të Nicolas Baulieut.


E lindur 25 tetor 1931 në Paris, ajo debutoi me filmin "13 në tavolinë'' (Treize à table) të André Hunebelles, në 1955.


Girardot shkëlqeu në filmat "Burri i gruas me mjekër'' (Le mari de la femme à barbe"), "Dillinger vdiq'' (Dillinger est mort") të Marco Ferrerit, "Të jetosh për të jetuar'' (Vivre pour vivre) të Claude Lelouch dhe "Të vdesësh nga dashuria'' (Mourir d'aimer) të André Cayatte.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,553
Pikët
113
Përgjigje e: Vdes annie girardot një nga legjendat e filmit francez

Rip
 
Top