• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vdes në punë, askush nuk e kupton

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Një amerikane, e quajtur Rebecca Wells, ndërroi jetë në vendin e punës, por u desh të kalonin 36 orë që dikush të kuptonte fatkeqësinë.

Në historinë e publikuar nga “US Today”, mësohet se 51-vjeçarja ishte e punësuar në Departamentin e Brendshëm të qeverisë lokale në Los Anxhelos.

Zemra e saj pushtoi të rrihte pasi u paraqit në punë në mëngjesin e së premtes, por vetëm të shtunën pasdite, u zbulua rastësisht se ajo ishte e pajetë.

Nga autopsia, mjekët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë arsyet e vdekjes së gruas, pasi nuk ka shenja të ndonjë infarkti.

Atë të premte, Rebecca ishte duke plotësuar disa raporte të kërkuar nga eprorët e saj, por sipas kolegëve, ajo ishte një prej atyre personave që mendojnë gjatë të gjithë kohës vetëm për punën dhe nuk kishte krijuar shoqëri me askënd.

Pas kësaj ndodhie, Departamenti ka vendosur që punonjësit e sigurisë, të inspektojnë çdo ditë ambientet e zyrave, pas përfundimit të turnit.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Vdes në punë, askush nuk e kupton

Eh,asnji ska vdek nga puna e shumte,po pse te rezikosh.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Vdes në punë, askush nuk e kupton

..E dhimbshme por, eshte vetem nje rastesi....vendi ku ka ndodhur.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Vdes në punë, askush nuk e kupton

rastesi vendi ku ka ndodhur po , por koha qe ka kaluar pa u interesuar askush per te, kjo jep me teper trishtim, jo vdekja
 
Top