• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vdiq evropiania më e vjetër e cila çdo ditë hante vezë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Evropiania më e vjetër, e cila thoshte se për jetëgjatësinë e saj meritore është dreka e përditshme me vezë të fërguara, ndërroi jetë pak pasi e festoi ditëlindjen e 114-të.

Florrie Baldwin vdiq në gjumë, në shtëpinë e pleqve të Britanisë së Madhe, ku jetoi vitet e fundit. Përndryshe ajo më 2007 është shpallur gruaja më e vjetër në Britaninë e Madhe, ndërsa vitin e kaluar edhe si më e vjetra në Evropë.

“Jemi të pikëlluar, por e dimë se ka pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur. Ajo ka jetuar dy jetë. Ka qenë një zonjë e shkëlqyeshme,” tha David Worsnop, nipi i Florrie Baldwin.

Zonja Baldwin festoi ditëlindjen e 114-të më 31 mars. Përndryshe, ajo është lindur më 1896 gjatë kohës së sundimit të mbretëreshës Victoria, dhe gjithmonë thoshte se vezët janë ushqimi kryesor që ia kanë zgjatur jetën.

Me bashkëshortin, i cili ishte piktor, ka kaluar një martesë të shkëlqyeshme, por ai vdiq më 1973 dhe prej asaj kohe Florrie Baldwin jetoi e vetme
 
Top