• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vendet me pak mikpritese ne bote.

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Skyscanner.com beri vjet nje sondazh ku u pyeten 1200 perdorues te faqes, se cilet jane shtetet me pak mikpritese.
U dha nje liste prej 34 vendesh dhe ky ishte rezultati (ne krah perqindja e votuesve):

1. Franca 19.29
2. Rusia 16.56
3. Britania e Madhe 10.43
4. Gjermania 9.93
5. Tjeter 6.37
6. Kina 4.3
7. SHBA 3.39
8. Spanja 3.15
9. Italia 2.24
10. Polonia 2.24
11. Turqia 2.15
12. India 1.9
13. Zvicra 1.9
14. Greqia 1.74
15. Kroacia 1.57
16. Austria 1.41
17. Qiproja 1.24
18. Egjypti 1.24
19. Korea 1.24
20. Norvegjia 0.99
21. Australia 0.91
22. Hollanda 0.83
23. Irlanda 0.83
24. Suedia 0.83
25. Japonia 0.66
26. Danimarka 0.5
27. Kanadaja 0.41
28. Zelanda e Re 0.41
29. Indonezia 0.41
30. Portugalia 0.33
31. Tajlanda 0.25
32. Filipinet 0.17
33. Ishujt e Karaibeve0.08
34. Brazi 0.08

Cfare mendoni ju? Duke u bazuar tek eksperiencat tuaja, jeni relativisht dakord me kete rezultat?
Cilet jane vendet ku keni pasur eksperiencat me pozitive dhe me negative per sa i perket mikpritjes?
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
11,131
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

ME vendin e 5-ste nuk jam dakort :D lool Ku bie ky shtet "Tjeter" ???

Frances i ka dal nami -mendon- per Britanine kam degjuar qe eshte i pari per mikpritje
-boh-
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

ME vendin e 5-ste nuk jam dakort :D lool Ku bie ky shtet "Tjeter" ???

Frances i ka dal nami -mendon- per Britanine kam degjuar qe eshte i pari per mikpritje
-boh-
"tjeter" nenkupton nje grup shtetesh jo prezent ne liste. pra 6,37% e votuesve ka zgjedhur nje shtet qe nuk eshte prezent ne liste.

nuk kam qene ndonjehere ne britani te madhe, por ne me duket se nuk shquhen per mikpritje.
mendoj se turistet angleze, amerikane dhe ruse jane me arrogantet dhe te paedukatet qe ekzistojne.

sdq nese frances i ka dale nami, nje arsye ekziston. kam qene disa here ne france dhe nuk shquhen per mikpritje. e njejta gje per gjermanet.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

nuk kam qene ndonjehere ne britani te madhe, por ne me duket se nuk shquhen per mikpritje.
Duhet te vish njehere ketu e pastaj te deklarohesh.

mendoj se turistet angleze, amerikane dhe ruse jane me arrogantet dhe te paedukatet qe ekzistojne.

Ruset po; jane te vrazhde, nuk qeshin dot, nuk din rend, as edhe nje ''te lutem'' apo ''me falni'' nuk din ta thone ... thjesht pa kulture. Amerikanet se paku jane me te hapur dhe me te thjeshte, por perseri pa kulture, kauboj hesapi. Ndersa per Anglezet, cka te them shoku, kultura, sjellja dhe edukata pushojne aty. Duhet te vish ne Britani qe te vertetohesh.
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Duhet te vish njehere ketu e pastaj te deklarohesh.

Ruset po, jane te vrazhde, nuk qeshin dot, nuk din rend, as edhe nje ''te lutem'' apo ''me falni'' nuk din ta thone ... thjesht pa kulture. Amerikanet se paku jane me te hapur dhe te thjeshte. Ndersa per Anglezet, cka te them shoku, kultura, sjellja dhe edukata pushon aty. Duhet te vish ne Britani qe te vertetohesh.
meqe nuk kam qene ndonjehere shkruajta "nuk me duket se shquhen per mikpritje".

ndersa sjelljen e turisteve ruse, amerikane dhe angleze e shoh vete me syte e mi. nuk kam pse te shkoj kund per ta vertetuar.
kam te bej me ta shume shpesh.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

meqe nuk kam qene ndonjehere shkruajta "nuk me duket se shquhen per mikpritje".
Po, po Admiral, nuk te kundershtova une, vetem te sygjerova qe te vish ketu dhe te deklarohesh per vete, e jo per te tjeret, te duket apo jo !

ndersa sjelljen e turisteve ruse, amerikane dhe angleze e shoh vete me syte e mi. nuk kam pse te shkoj kund per ta vertetuar.
kam te bej me ta shume shpesh.
Si psh ?!

Nese e ke fjalen per futboll, eshte pune tjeter.

Une te them me plot bindjen time, nese edhe Anglezi nuk ka kulture, une nuk di kush ka tjeter !
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,729
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

sdq nese frances i ka dale nami, nje arsye ekziston. kam qene disa here ne france dhe nuk shquhen per mikpritje. e njejta gje per gjermanet.
Varet se ku ne France. Parisi eshte nje qytet i madh dhe i ftohte. Megjithate, edhe ne Paris ka vende ku njerezit dalin dhe shkembejne me njeri-tjetrin edhe pa u njohur fare.
Per ta mbyllur per Francen, mosmikepritja ndoshta vjen me teper nga mbyllja ne vetevete e njerezve sesa nje snobizem. Jo per gje po sapo fillon e flet me ta gjerat ndryshojne pak :)
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Si psh ?!

Nese e ke fjalen per futboll, eshte pune tjeter.

Une te them me plot bindjen time, nese edhe Anglezi nuk ka kulture, une nuk di kush ka tjeter !
mos e ngaterro me kulturen. edhe francezet kane kulture, por nuk jane mikprites...

nuk e kam fjalen per futboll dhe per pianeca jo.
punoj ne nje sektor ku kam te bej cdo dite me te huaj dhe jo te huaj cfaredo, por me njerez te klasit te larte.
anglezet futen ne grupin e amerikaneve dhe ruseve. te paedukate dhe arrogante.

Varet se ku ne France. Parisi eshte nje qytet i madh dhe i ftohte. Megjithate, edhe ne Paris ka vende ku njerezit dalin dhe shkembejne me njeri-tjetrin edhe pa u njohur fare.
Per ta mbyllur per Francen, mosmikepritja ndoshta vjen me teper nga mbyllja ne vetevete e njerezve sesa nje snobizem. Jo per gje po sapo fillon e flet me ta gjerat ndryshojne pak :)
une njoh parisin dhe komplet rivieren franceze.
te bej nje krahasim psh me portugaline (vendi europian me mikrpites per mua).
nuk flas as frengjisht e as portugezshe. kur kisha nevoje per informacione ne te dy vendet pyesja ne anglisht.
as francezet e as portugezet nuk flasin shume anglisht. portugezet ndalonin dhe kerkonin te me ndihmonin me cdo kusht. Madje me pyesnin nese kisha nevoje per ndihme. ndersa francezet jo.
edhe nese e flasin anglishten, shpesh bejne sikur nuk e flasin.
me ka rastisut disa here, te pyesja per dicka ne anglisht, te me kuptonin shume mire dhe te me pergjigjeshin ne frengjisht.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

mos e ngaterro me kulturen. edhe francezet kane kulture, por nuk jane mikprites...

Me cka ta ''ngaterroj'' tjeter pos me kulture, Admiral . Mikpritja reflekton kulturen e nje populli dhe nje vendi.

Respekti per mysafirin, permbushja e nevojave te tij, dhe trajtimi i barabarte me ty jane vlera te mikepritjes dhe reflektojne kryesisht kulturen e nje populli.

Askund tjeter ne Evrope apo edhe bote nuk mund ta ndish veten si ne shtepine tende me shume se ne Britani.

Dhe jo francezet jane teper shoviniste qe te jene mikeprites, u mungon kultura ketu. Kam qene dhe e kam perjetuar vete. As ne gjuhen angleze nuk me kane folur.



nuk e kam fjalen per futboll dhe per pianeca jo.
punoj ne nje sektor ku kam te bej cdo dite me te huaj dhe jo te huaj cfaredo, por me njerez te klasit te larte.
anglezet futen ne grupin e amerikaneve dhe ruseve. te paedukate dhe arrogante.
Jo nuk jane arrogante Anglezet i ke gjykuar gabimisht. Ata jane te rezervuar ne shikim te pare, por shume te sjellshem poashtu. Nese rri gjate me ta do te shohesh se kane nje rezervoar te madh ngrohtesie. Ai te beson me njohjen e pare. Me takimin e pare e ke besimin nga ai. Cfare respekti i madh eshte ky. Ne shume popuj te tjere eshte e kunderta.
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
4,997
Pikët
113
Re: Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Duhet te vish njehere ketu e pastaj te deklarohesh.




Ruset po; jane te vrazhde, nuk qeshin dot, nuk din rend, as edhe nje ''te lutem'' apo ''me falni'' nuk din ta thone ... thjesht pa kulture. Amerikanet se paku jane me te hapur dhe me te thjeshte, por perseri pa kulture, kauboj hesapi. Ndersa per Anglezet, cka te them shoku, kultura, sjellja dhe edukata pushojne aty. Duhet te vish ne Britani qe te vertetohesh.
Anglezet mikprites? Skocezet e deri diku Uellsi ndoshta, por Anglia jo <pervec zonave te thella qe s'kane turistike gjithesesi> ketu s'di njeri gjuhe te huaj perveç anglishtes (pavaresisht se ne shtete tjera kur shkojne te gjithe flasin anglisht -nani-
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Me cka ta ''ngaterroj'' tjeter pos me kulture, Admiral . Mikpritja reflekton kulturen e nje populli dhe nje vendi.

Respekti per mysafirin, permbushja e nevojave te tij, dhe trajtimi i barabarte me ty jane vlera te mikepritjes dhe reflektojne kryesisht kulturen e nje populli.

Askund tjeter ne Evrope apo edhe bote nuk mund ta ndish veten si ne shtepine tende me shume se ne Britani.

Dhe jo francezet jane teper shoviniste qe te jene mikeprites, u mungon kultura ketu. Kam qene dhe e kam perjetuar vete. As ne gjuhen angleze nuk me kane folur.


Jo nuk jane arrogante Anglezet i ke gjykuar gabimisht. Ata jane te rezervuar ne shikim te pare, por shume te sjellshem poashtu. Nese rri gjate me ta do te shohesh se kane nje rezervoar te madh ngrohtesie. Ai te beson me njohjen e pare. Me takimin e pare e ke besimin nga ai. Cfare respekti i madh eshte ky. Ne shume popuj te tjere eshte e kunderta.
nuk ka te beje. nje person i kulturuar mund te jete i rezervuar dhe i ftohte. si rrjedhoje nuk eshte mikprites. 2+2=4.
apo tajlandezet jane me te kulturuar se francezet sipas teje?

nuk qenke fare objektiv. jeton ne londer e tani na i bere anglezet si njerezit me mikprites. pfff.
ik beje nje xhiro ne azi juglindore e pastaj flasim.

po si ka mundesi kur behen sondazhe (si ai qe solla une), britania e madhe klasifikohet nder vendet me pak mikpritese???
behet fjale per sondazhe, pra opinonet e njerezve ne baze te eksperiencave te tyre personale.
si ka mundesi qe vendin me "mikprites" ne bote (sipas teje) e klasifikojne si nje nder vendet me pak mikpritese?

http://travel.cnn.com/explorations/life/worlds-rudest-countries-travelers-309852
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Miredita.
Jam dakord me Socio persa ju perket francezeve.Shovinist dhe arrogant sa ska ku te shkoje me.Ne Elsass(zona jug-lindore) shumica flasin perfekt gjermanisht,dhe ASNJERI/A nuk te jep pergjigje kur i pyet!Plus kam gjysmen e kolektivit,dhe te gjithe KOMPLET jane FALLS(pyesni gjermanet se cfare mendojne).Per te tjeret nuk kam mendim pervecse me ata/o qe kam kontakt perdite.Gjermanet jane te ftohte,por po i bere per <vete> shume ndihmues.Ruset meshkuj jane fshatare,femrat shume komunikuese!
 

lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,544
Pikët
0
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Për Francën nuk jam absolutisht dakord,më shumë koh kaloj në jug,dhe kam hasur përher edukatë dhe mirësjellje.Nuk e di se cilat kritere merren parasysh për të klasifikuar mikpritjen.Nge veriu edhe ndoshta,por jo sa të jetë vendi më pak mikpritës.
Idem Turqia,Greqia,Kroacia,Spanja,Italia,Portugalia,Gjermania,Hollanda,Irlanda,Egjipti etj
Unë në keto vende asnjëher nuk ja kam kaluar keq.
Meqë Karaibet qenkan nga vendet më mikpritëse,provoni të dilni jashtë paketës turistike dhe do te zhgënjeheni shumë nga "qytetërimi" i banorëve
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,729
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

mos e ngaterro me kulturen. edhe francezet kane kulture, por nuk jane mikprites...

nuk e kam fjalen per futboll dhe per pianeca jo.
punoj ne nje sektor ku kam te bej cdo dite me te huaj dhe jo te huaj cfaredo, por me njerez te klasit te larte.
anglezet futen ne grupin e amerikaneve dhe ruseve. te paedukate dhe arrogante.


une njoh parisin dhe komplet rivieren franceze.
te bej nje krahasim psh me portugaline (vendi europian me mikrpites per mua).
nuk flas as frengjisht e as portugezshe. kur kisha nevoje per informacione ne te dy vendet pyesja ne anglisht.
as francezet e as portugezet nuk flasin shume anglisht. portugezet ndalonin dhe kerkonin te me ndihmonin me cdo kusht. Madje me pyesnin nese kisha nevoje per ndihme. ndersa francezet jo.
edhe nese e flasin anglishten, shpesh bejne sikur nuk e flasin.
me ka rastisut disa here, te pyesja per dicka ne anglisht, te me kuptonin shume mire dhe te me pergjigjeshin ne frengjisht.
Une nuk e di per vete por kam 13 vjet qe jetoj ne France dhe sa here kam pasur nevoje per nje informacion, kam ndaluar kam pyetur dhe ma ka dhene pa asnje lloj problemi. Dhe mundet te them qe e kam shetitru Francen cep me cep.

PS: Fakti qe dikush mundet te kuptoje nje gjuhe te huaj nuk do te thote qe e flet ate :)
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

nuk ka te beje. nje person i kulturuar mund te jete i rezervuar dhe i ftohte. si rrjedhoje nuk eshte mikprites. [2+2=4.
Jo ka te beje si jo, kultura ka te beje me sjellje te pergjithshme . Dhe vetem ne relacion me mysafirin ai mund te gjykohet mikprites apo jo, dhe ne kete aspekt mund atij ti mungoj kultura.

apo tajlandezet jane me te kulturuar se francezet sipas teje?
Po si nuk qenkan ne aspektin e kultures se mikpritjes. Por ti nuk qenke ne vete Admiral. ?!

nuk qenke fare objektiv. jeton ne londer e tani na i bere anglezet si njerezit me mikprites. pfff.
ik beje nje xhiro ne azi juglindore e pastaj flasim.
po si ka mundesi kur behen sondazhe (si ai qe solla une), britania e madhe klasifikohet nder vendet me pak mikpritese???
behet fjale per sondazhe, pra opinonet e njerezve ne baze te eksperiencave te tyre personale.
si ka mundesi qe vendin me "mikprites" ne bote (sipas teje) e klasifikojne si nje nder vendet me pak mikpritese?
http://travel.cnn.com/explorations/life/worlds-rudest-countries-travelers-309852[/QUOTE]

Admiral, sondazhi yt nuk eshte objektiv, jo une. 60% te intervistuarve jane Britaneze e jo turiste. Hajgare hesapi eshte ky sondazh. Britanezet kane votuar veten aty.

About 60 percent of the respondents were British, yet the British voted themselves the third-most rude nation
Ja ketu e ke:http://www.ibtimes.com/rudest-and-friendliest-nations-travelers-554971
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Anglezet mikprites? Skocezet e deri diku Uellsi ndoshta, por Anglia jo <pervec zonave te thella qe s'kane turistike gjithesesi> ketu s'di njeri gjuhe te huaj perveç anglishtes (pavaresisht se ne shtete tjera kur shkojne te gjithe flasin anglisht -nani-
Ti sigurisht pjese e sondazhit ishe aty, apo jo. Por cka ka lidhje a di anglezi gjuhe te huaj apo jo me te qenurit mikeprites apo jo. Ai nuk ka nevoje te di gjuhe te huaj, sepse krejt bota flet Anglishten. Metutje, nuk gjykohet ketu niveli i mikepritjes se britanezve permbrenda vendit por ne relacion me popuj tjere. Dhe kur eshte ne relacion me popuj tjere, zeri yt (britanezit) nuk vlen ne gjykimin e mikpritjes britaneze.
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

ehuuu. perralla me mbret.
deri me lart fole per kulture e tani dole dole tek "kultura e mikpritjes".

te thash qe nje person mund te jete shume i kulturuar e i sjellshem, por ne te njejtin moment mund te jete edhe thjeshte i mbyllur, i rezervuar, i turpshem, person qe nuk socializon me te tjere etj etj etj.
keto e bejne te mos jete mikprites. kaq.
te mos jesh mikprites nuk do te thote patjeter te jesh arrogant apo t'i peshtysh tjetrit ne surrat.

flet ti per objektivitet? haha.
cfare koincidence. jeton ne britani te madhe dhe pikerisht britania e madhe na qenka vendi me mikprites ne bote sipas teje.
hajde objektivitet hajde.
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,314
Pikët
113
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Mikpritja eshte tradicion.
Miresjellja eshte kulture.

Te na falni per kete nderhyrje, dhe definicionet e mesiperme..:p

Popuj mikprites jane aziatiket.Ka dhe te tjere, por per mendimin tim, une vecoj Japonine, dhe Kore-ne (nuk po e perkuf.cilen prej dy Kore-ve).Dhe e di mire kete.....

Ka rit-e, rregulla per te nderuar miqte, madje edhe ne situata krejt te pafavorshme, ato detyrimisht duhen respektuar...
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,542
Pikët
113
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Popull me mikeprites se indianet e veriut nuk ka. Me vizitorin sharing cdo gje ne shtepine e tyre, perfshire edhe gruan. Jane njerez shume te bute..dhe te mrekullueshem.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Vendet me pak mikpritese ne bote.

Po dilni njehere ose beni shpenzime(jo si turist) Mulhouse,Haguenau,apo Benheim.
Pyetini jo ne gjuhen frenge,do jene indiferente apo nuk e kuptojne gjermanishten.
Lere me qe kane mbiemra Müller,Schmidt,dhe thone jemi franceze...pa bere histori!
 
Top