• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Veprat e piktorit Dali, koleksioni më i madh

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Veprat e piktorit të famshëm Salvador Dali do të shfaqen në muzeun e ri kushtuar Dalisë në Shën Petersburg të Floridës. Muzeu në vlerë prej 36 miliondollarësh do të përfshijë koleksionin më të madh të pikturave të shfaqura ndonjëherë jashtë Spanjës. Para ceremonisë së hapjes, u organizua një paradë jo shumë e madhe, por festive, që karakterizonte lëvizjen surrealiste. Njerëzit ishin të veshur me kostume të inspiruar nga piktori spanjoll, të shoqëruar nga një grup marshues.
“Kjo ndërtesë, me galeritë speciale, shkallët, kopshtet, filloi nga një ide e thjeshtë , të mbrohet koleksioni i madh i Dalisë”, Hank Hine, drejtor i muzeut.
Ky muze përfshin koleksionin më të madh të veprave të Dalisë jashtë Spanjës me rreth 96 piktura të vajit dhe më shumë se 2000 vepra tjera arti. Muzeu është dyfishi i muzeut të vjetër, një depo e transformuar, e cila daton nga viti 1982
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Veprat e piktorit Dali, koleksioni më i madh

E meriton....:)...mua me pelqen shume
 
Top