• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Veprat e piktorit Jean-Léon Gerome për shqiptarët

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,990
Pikët
113
Jean.jpg

Nga mjeshtri Jean-Leon Gerome në Muzeun Metropolitan te Artit jane te ekspozuara pese piktura me tematike shqiptare,Pese piktura nga cikli i famshem i punimeve orientale te mjeshtrit Gerome.Jean-Leon Gerome u lind ne Vesoul, Haute-Saone, France, me 11 maj 1824 dhe vdiq ne Paris me 10 janar 1904

Piktori francez, Jean-Léon Gerome, eshte nje nga mjeshtrat me te medhenj te piktures boterore, veprat e te cilit jane te ekspozuara neper muzeumet me te famshme. Ne seksionin francez të Muzeut Metropolitan në New York, vizitori ka fatin te kundrojë disa nga punimet me te famshme te ketij mjeshtri te madh, punime qe jane ne pronesi te ketij Muzeu…

Kundrimi i çdo vepre te ketij mjeshtri te madh eshte nje kenaqesi e vertete estetike, por kur ndër ato vepra te ekspozuara në Metropolitan te Artit ne New York, artdashesi shqiptar gjen disa punime me tematike shqiptare, kenaqesia natyrshem kthehet në krenari!

Nga mjeshtri Jean-Leon Gerome në Muzeun Metropolitan te Artit jane te ekspozuara pese piktura me tematike shqiptare… Pese piktura nga cikli i famshem i punimeve orientale te mjeshtrit Gerome, punime qe i dhane fame ketij piktori si mjeshter orientalist!Po si u gjenden, si u bene shqiptaret objekt estetik në pikturat e ketij mjeshtri te madh?!Per t’iu pergjigjur kesaj pyetje me pare duhen shkruar disa te dhena per kete mjeshter te madh…

Jean-Leon Gerome u lind ne Vesoul, Haute-Saone, France, me 11 maj 1824 dhe vdiq ne Paris me 10 janar 1904. Jean-Leon Gerome eshte një nga piktoret me te spikatur te kohes se tij dhe njihet si nje nga perfaqesuesit me te medhenj te stilit te njohur me emrin “Akademizëm”, stil qe mjeshtri e ndoqi në pikturë dhe skulpturë. Ka realizuar shume vepra qe trajtojne temat historike dhe ato mitologjike. Gerome ka shkelqyer në portrete, tablo te natyres si dhe skulpturë, duke e çuar traditën e pikturës se stilit Akademik, në një pikë kulmore artistike.

Ne qarqet artistike, Gerome sot gjeresisht konsiderohet si një nga piktorët më të rëndësishem të Akademizmit, dhe përveç të qënit një piktor i madh, ai ishte edhe një mësuesi i një liste të gjatë piktoresh qe me vone u bene emra te njohur në art…

Nga mjeshtri Jean-Leon Gerome vleresohen me se shumti pikturat me teme orientale, punime qe erdhen si fryt i frymezimeve ne udhetimet qe beri në Afrike te Veriut dhe Lindje te Mesme… Temat qe realizoi nga frymezimet e atyre udhetimeve nga shume studies, kritike arti apo akademike sot vleresohen shume. Ajo seri pikturash kane njohur nje lloj veçimi estetik per nga vleresimi, në morinë e punimeve te qe ka lene pas Gerome… Një karakteristike e veprave eshte se thuajse në te gjjthe ciklin e mirenjohur, shqiptaret jane perhere dhe kudo te pranishem!Gjatë udhetimeve në Afrike te Veriut, në Egjipt Gerome njohu shqiptaret qe jetonin atje aso kohe…

Ne kontekstin historik duhet te theksojme se ne ate kohe kur Gerome vizitoi Egjiptin per te pare ne vititn 1856, sundimtar i Egjiptit ishte Said Pasha, djali i katert i Muhamet Ali Pashes, shqiptarit nga Zemblaku, sundimtar qe vinte nga dinastia me origjine shqiptare. Dihet qe Muhamet Ali Pasha, nga Zemblaku I Korces, ne vititn 1805 mori nen kontroll Egjiptin dhe themeloi dinastine mbreterore te Egjiptit, dinasti qe sundoi ate vend per 148 vjet me rradhe, deri ne vititn 1953…Mbas asaj vizite ne vititn 1856, Gerome shkoi edhe here tjera ne Egjipt dhe u prit me nderime nga familja mbreterore.

Gjate sundimit te kesaj familje mbreterore ne shume shqiptare emigruan, si thuhej ne Misir, duke punuar e jetuar atje…Duket qe në momentin e pare kur njohu shqiptaret Mjeshtri i madh u magjeps nga personaliteti i tyre, u magjeps nga bota e tyre e magjishme qe me se pari shpalohej ne kostumet popullore shqiptare… Kjo dallohet ne faktin qe veshjet tradicionale te shqiptareve zene vend te rëndësishem në pikturat e Jean-Leon Gerome… Shqiptaret jane te pranishem gati në gjithe punimet qe ka realizuar ky mjeshter ne Egjipt… Dhe nuk jane pak!Jane me dhjetera piktura… Ne gjithe ato punime mjeshtri ka arritur te nxjerre ne pah personalitetin e shqiptareve…Po vecojme nje nga punimet me te arrira ne kete drejtim sic eshte piktura “Falja e namazit në xhamine Amr”, e cila gjendet e ekzpozuar ne Muzeun Metropolitan ne New York…

ne treg
Piktura “Falja e namazit ne xhamine Amr” eshte nje pikture e realizuar me vaj ne kanavacë dhe mban si date, vitin 1871…Ka keto përmasa;eshte 88, 9 cm e larte me 74, 9 cm e gjere…Vepra i eshte dhuruar Muzeut Metropolitan te Artit ne New York, ne vitin 1887 nga Catharine Lorillard Wolfe, koleksioniste qe e ka blere nga autori dhe e ka dhuruar ne koleksionin e vet qe ka ne kete Muze, “Catharine Lorillard Wolfe Collection”…Te rralla jane punimet qe kane ngerthyer aq mjeshterisht personalitetin shqiptar…

Ne pikture menjehere bie ne sy nje burre gjysmë-lakuriq, thuajse ne mes te pictures i cili ka qëndruar jashtë linjës së drejtë formale të besimtareve qe jane rreshtuar ne faljen e namazit…Po ashtu menjehere bien ne sy tre burra qe jane portretizuar veçmas në njeren ane… Vecimi I tyre ne ane eshte bere qe te jene me afer pasi piktori ka dashur ti nxjerre ne pah. Kjo menjehere dallohet qe ka qene nje intence, (qellim) nga Gerome, për ti nxjerre ne kontrast me krejt tablone…SHQIPTARE QE LUAJNE SHAH

Me detaje, piktori paraqet një perspektivë lineare të kolona dhe harqeve, me pika të dallueshme, ku ka nje konvergjence te vijave paralele që piktori i realizon ne linjë të perspektives qe zhduket horizont. Brendia e xhamise eshte realizuar mjeshterisht, pjesa nen kulm, është një kryevepër me dimensionet, hapesiren me harqeve…Menyra se si eshte paraqitur dyshemeja po ashtu eshte nje mjeshteri me vete…Për të kompensuar perspektiven Gerome, pikat e konvergjences se vijave paralele, i nderthur ne horizont me rreshta e rregullt të besimtareve. Renditja, (rregullimi), i objekteve dhe imazheve në pikturë për këtë arsye është bere simetrik.SHQIPTARI JA LESHON TYMIN QENIT

Përdorimi i renditjes gjeometrike të objekteve në hapësirë , në këtë pikturë ndihmon për të nxjerrë ne pah temen. Domethene qe besimtaret te duken edhe ata sikur janë statike dhe të ngrire ne forme njejte si format e arkitekturës rreth tyre, ngjan sikur disa forca dominuese i mbajnë ata nën kontroll…Gjithe ky kontrast eshte ne funksion te paraqitjes se shqiptareve qe nuk mund te ngaterrohen nga veshja e tyre me fustanelle!E gjithe atmosfera eshte nderthurur per te paraqitur boten me vete te shqiptareve qe ishin ndryshe nga te tjeret…

Ja dallimet…Shqiptaret me se pari dallohet qe kane hyre ne xhami me arme…asnjeri nga te tre nuk ka dorezuar armet tek dera sic ka qene rregulli!Te tre mbajne armet ne brez dhe kane gjithe ate arsenal armesh ndersa luten!Xhamia eshte vend falje dhe aty besimtari duhet te gjeje paqen, per kete ide Gerome ka paraqitur pellumbat ne dyshemene e xhamise…Pastaj e dyta shqiptaret jane te veshur ndryshe dhe dallojne nga veshjet tipike te egjiptianeve qe jane veshje pa shprehje, te njetrajtshme deri ne uniformitet. Kostumet shqiptare jane plot ngjyre dhe jete!E treta shqiptaret edhe ne lutje ruajne hierarkine, nuk rreshtohen krahas si besimtaret egjiptinae;feudali sundimtar ka dale para sejmenet jane mbas tij!E katerta shqiptaret ketu nuk falen ne rresht me tjeret;kane zgjedhur nje cep me vete!Kane sjelle edhe qilimin e vet te vogel qe eshte theksuar me detaje! Shqiptaret ketu ne kete portretizim sikur jane ata qe ka pershkruar Bajroni “Te rrepte bijte e shqipes”…SHQIPTAR ME QENTE E TIJ

Feudali i pari ne rradhe, as lutjen nuk e ben si duhet, duart nuk i mban lart si eshte rregulli i namazit, gjestikulacioni i tij, gjuha e duarve te tij percjell mesazh pabindje, rrezaton nje force te madhe kundershtuese…E gjithe kjo eshte ne funksion te idese se Gerome qe shqiptaret jane krye me vete, te pavarur, rebele qe njiheshin per kuturisjen e tyre!

Deri edhe ne xhami, ne shtepine e Perendise ata shfaqin boten e tyre te mvetesishme!Njeriu mund te sodise kete pikture per ore te etra dhe e dallon ne cdo detaj se e gjithe kjo pikture eshte ne funksion te paraqitjes se mvetesise se shqiptarit, kryelartesise, individualitetit te tij!… Gerome sigurisht e ka mesuar se origjina e emrit “Arnaud” vinte nga osmanishte, (arabishtja), dhe kishte kuptimin “I Pabindur”
----------------
 
Top