• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Veri..Jug? Dallimi?

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Vej re shpesh here, (pavaresishte nga shakate qesharake) qe krijohen diferenca sostancjale mbi veriut e jugut; ky paragjykim lind nga vet ne. Te shkosh ne Durres degjon: "Jo po erdhi maloku prej maleve te tij dhe na sjelli lopen ne qytet", "Veriu eshte i prapambetur si nga ekonomia si nga mentaliteti", "Lere aman se fshatar prej laberie mo". Konsideroj kete teme si teme me vlere, pikerishte nga fakti shume qe ky mentalitet eshte shume prezent ne shqiperi dhe kudo. Eshte normale te klasifikohen personat nga perardhja e tyre? Eshte e vertet veriu ne historine dhe aktualitetin Shqiptar, si nga ana ekonomike dhe nga ajo kulturale ka qene dhe eshte pak "i prapambetur" apo thjeshte nje mentalitet pa baza?
 
Last edited by a moderator:

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Veri..Jug? Diferenca?

ky esht nji nga problemet qe komunizmi qelbur i la shqiptarve dhe mesa duket po e vuajn akoma prej injorances qe mbizoteron ne shqiperi
keto ndarje jan ber ne kohen e komunizmit me te vetmin qellim perçarjen e njerzve per ti sunduar me leht politika perça e sundo esht e njohur te tiranet e ndryshem boteror e Enver Hoxha sben perjashtim prej tyre persa i perket injorances qe e karakterizonte,despotizmit,verberis,mizoris
thon per çezarin qe ishte mizor por po ta krahasosh me enverin çezari del qengj
kush e njef historin e shqiptarve vertet dhe esht albanofon ose me pak fjal mbrojtes i shqiptarve dhe ekzistences se tyre me mjete shkencore dhe historike e di fort mir qe shqiptaret skan pasur kurr ndarje ndermjet tyre ne gjith ekzistencen si komb
nji nga faktet qe e verteton kete esht lufta kunder turqve ku te gjith shqiptaret ishin se bashku ne nji trup
 
Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Titulli: Veri..Jug? Diferenca?

Kudo dhe ka qen ,ekziston dhe do ekzistoje ky mentalitet de merde ne Shqiperi...
se ca ndryshimi kan ..po kushdo qe shan ..shan veten n'rradhe te pare..
smarin shembuj ke Bota qe ca smban ne gji..kur jemi rracista brenda pre brenda shtetit..
ca mund tbehet me ne sikur tfusim brenda nesh lloj lloj rrace?
Pastaj harrojn qe ne jemi neper bot...po qe se marin parasysh qe jemi aq rracista..i bie qe ne shqiptareve ..tna e perplasin deren ne surrat ather....:(
Kesaj i bie me urru veten ton kaq...skam ca mund te shtoj me Shum se kaq :S
 
Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,725
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Ekziston nje mentalitet i cili me qellim keqperdoret per te krijuar diferencime mes veriut dhe jugut, i pari me i prapambetur i dyte me i perparuar.
Kam mesuar se pas luftes se dyte boterore, veriu ka qene shume rezistent ndaj pushtetit te komunisteve dhe kete e ka deshmuar nje sere revoltash si ajo e Postribes dhe te tjera ne Malesi.Jan shtypur me dhune e masakra nga ushtria e udhehequr nga Mehmet Shehu dhe jane vrare edhe antare te familjeve te kryengritesve malsore.
Kjo ndoshta ka sjelle me pas edhe nje diferencim te qellimshem qe i eshte bere zones se veriut nga qeveria e asaj kohe.Prandaj pasojat do te ndihen edhe sot nese vazhdojme me kete mentalitet dhe nuk eshte faji i njerzve kjo, por i asaj politike diskriminimi qe u eshte bere verioreve per dekada me radhe.
Te mire e te ligj, te mencur e me pak, te kulturuar e jo, ka gjithandej si ne jug dhe ne veri.
 
God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Kjo eshte nje dukuri qe gjendet kudo ne bote.Po te vesh re italianet shahen e grihen ndrmjet tyre veri-jug.Veriu mbahet si me i zhvilluaqr dhe shan jugun.Po ashtu ne amerik shahen redneck(fshatare) ne greqi po ashtu pra kudo egziston ky problem.Ne nje moment te caktuar dikush perdore kete lloj ofendimi per te ulur personin qe debaton duke i kujtuar vendin nga vjen.Por personin nuk e ben vendi nga vjen e ben vetvetja.Ke plot malesor qe i kan dhen Shqiperis ne fusha te ndryshe po ashtu si labet dhe pjes te tjera te Shqiperis.Ke shume qe prejardhjen e kan nga fshati por ti krahasosh me dike nga qyteti qendrojn me lart ne intelekt se ata qe duan ti ofendojn duke i etiketuar si fshatare(jam vet nga fshati).Pra eshte dicka qe do egzistoj gjithmon sa kohe njerzit do jetojn mbi toke(kur te vemi ne Mars do jemi te gjithe marsian nuk do ket ndasi:D
 
Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,725
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

God' o
Nese shkojne shqiptaret ne Mars, i pari do thote Une jam Qytetari, I dyti do te quhet provinciali, fshatari, apo maloku. :p
 
God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Epo ateher jemi te pandreqshem:D Stop thinking what others think of you,just live your life:D
 
Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Ka qene dhe do te mbetet nje problem! Na ndodh shpesh te degjojme peshperima,komente,paragjykime ne saje te krahinave!

Ai eshte malok,ai eshte fshatar,ku merr vesh katunari e te tjera me rradhe!
Nuk eshte aspak pozitive te kemi mendime te tilla edhe per njerezit qe jane pjese e vendit tone,te nje shteti,te nje tradite e kulture panvaresisht diferencimeve te vogla! Gjithsesi duhet te krijojme te gjithe bindjen qe njeriun nuk e ben njeri krahina por mendja dhe ajo c'ka ai/ajo perfaqeson ...
 
unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

po pra sikur vec shqiperia ka fshatar,maloke etj etj,edhe vendet e tjera te europes kane fshatare dhe kjo nuk paraqitet nje problem per ta as qe e mohojne origjinen e tyre por e thojne me krenari jam nga ky fshat,dhe shifen me po ate sy sic shifen ata qe jetojne ne qytet...Ne shqiperi ndodh e kunderta dhe them se kjo gje eshtee papelqyeshme por edhe rrenjet i ka qe ne kohen e xhaxhit pasi fshataret e kishin vec nje dite ne jave mund te uleshin ne qytet shto ketu qe dhe mundesi arsimimi dhe kulture nuk kishin te shumta dhe eshte krijuar kjo bindje qe fshataret jane injoranta....keshtu kur behet fjale per biseda te gjith shprehemi skemi paragjykime,por ne momentin qe na cenohet dicka nuk kusehemi te leshojme ndonje nofke te tipit:u be ai katundari,qe deri dje ka ndejt me lopen nje dhome:):)
 
Altruista

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2012
Postime
130
Pikët
0
Përgjigje e: Re: Veri..Jug? Diferenca?

ky esht nji nga problemet qe komunizmi qelbur i la shqiptarve dhe mesa duket po e vuajn akoma prej injorances qe mbizoteron ne shqiperi
keto ndarje jan ber ne kohen e komunizmit me te vetmin qellim perçarjen e njerzve per ti sunduar me leht politika perça e sundo esht e njohur te tiranet e ndryshem boteror e Enver Hoxha sben perjashtim prej tyre persa i perket injorances qe e karakterizonte,despotizmit,verberis,mizoris

Me fal me duhet te te kundershtoj. Diferenca veri jug ka ndodhur pas diktatures jo ne diktature . Une se di sa te njohur e keni ate kohe ,,por nuk kishte pike diference. Ne sa fshatra e qytete te veriut kishte ne cdo front te jetes njerez qe jetonin e punonin ne to nga jugu?
Prinderit e mi jane jugore e kane dhene nje pjese te konsiderueshme te jetes se tyre ne veri . E ju them me sinqeritet qe nuk ka pasur asnje lloj perbuzjeje apo ironie midis tyre , jug-veri sic po ndodh sot. Njerez qe jane lindur e rritur ne vende te ndryshme ndihmojne njeri tjetrin me mire per te ecur perpara.
Flasin keq per verioret ata qe nuk e kane idene sesi eshte ne thelb ai popull ,, une jam krenare qe jam rritur me ujin e burimit te atyre maleve edhe e kam pare ne jete qe ata njerez te japin uje ne bisht te luges . Ne fillim te provojne me menyren e tyre te fjaleve ,,edhe ironi e veshtire per tu kuptuar ,, por ne momentin qe e kuptojne si je gatuar ti jane njerez bujare e me mikpritsa se cdo vend tjeter i shqiperise .

Ne ate kohe degjohej njesoj si ritmi jugor apo verior ,, e njerzit e ndjenin veten SHQIPETARE te lindur si me cifteli ashtu edhe me kitare ne dore.

Koha e diktatures i bashkoi njerezit , demokracia i ndau per se gjalli .

Jugu zhvillimin e ka nga dalja ne emigrim jo se ka trasheguar kushedi cfare ,, kurse veriu zhvillimin dhe mbijetesen e ka krijuar ne token e tij pa pasur nevoje te perkulet ne boten e huaj . Atehere kush eshte me i zgjuar sipas jush ?
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,916
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

diferenca sostancjale = (ne shqip) ndryshimi thelbesor....;)
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,880
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Ekziston nje mentalitet i cili me qellim keqperdoret per te krijuar diferencime mes veriut dhe jugut, i pari me i prapambetur i dyte me i perparuar.
Kam mesuar se pas luftes se dyte boterore, veriu ka qene shume rezistent ndaj pushtetit te komunisteve dhe kete e ka deshmuar nje sere revoltash si ajo e Postribes dhe te tjera ne Malesi.Jan shtypur me dhune e masakra nga ushtria e udhehequr nga Mehmet Shehu dhe jane vrare edhe antare te familjeve te kryengritesve malsore.
Kjo ndoshta ka sjelle me pas edhe nje diferencim te qellimshem qe i eshte bere zones se veriut nga qeveria e asaj kohe.Prandaj pasojat do te ndihen edhe sot nese vazhdojme me kete mentalitet dhe nuk eshte faji i njerzve kjo, por i asaj politike diskriminimi qe u eshte bere verioreve per dekada me radhe.
Te mire e te ligj, te mencur e me pak, te kulturuar e jo, ka gjithandej si ne jug dhe ne veri.
-bravo- -bravo- -bravo-
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,880
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Kjo eshte nje dukuri qe gjendet kudo ne bote.Po te vesh re italianet shahen e grihen ndrmjet tyre veri-jug.Veriu mbahet si me i zhvilluaqr dhe shan jugun.:D
Mendoj se ajo qe shkruajti Meri me lart shpjegon shume bukur dhe shkurter arsyet pse behen dallime te tilla. Qe ne thelb do te thote se popullsia shqipetare ne shumice akoma eshte e dis-informuar per historine e vendit. Megjithate edhe une kam dicka per te thene rreth kesaj teme.

Veriu i Italise me Jugun kane ndryshime thelbesore si ne kulturen e tyre ashtu edhe ne entine. Sa me thelle ne te udhetosh ne Jug te Italise aq me teper dallohen ndryshimet rracore. Keshtu qe Italianet bazohen ne dicka te vertet. E njejta gje ndodh edhe ne Amerike ku popullate jugore e Amerikes eshte me pak e perzier se ajo e Veriut. Edhe ne Greqi dallime te tilla jane te bazuara ne nje te vertet. Sa me ne veri te Greqis te udhetosh do te shikosh me shume te bardh, me flok geshtenj, apo bjond me sy te kalter ose me gjyre te hapur. Keto jane karakteristika te rraces se bardh. Jane karakteristikat e popullates se jugut te Amerikes, te veriut te Italise, dhe ne Veri te Greqise. Pjesa derrmuese e Greqise veriore ka qene e populluar gjithmone me shumice nga Shqipetaret te pakten deri ne Janine. Pra ne keto vende egziston nje ndryshim rracash qe eshte shume evident. Dallime te tilla ne vendet me popull te perzier me rraca te ndryshme, sidomos kur jane te ndare ne rajone te vecante jane plotesisht te bazuara ne Racizem dhe do te egzistojn gjithmone.

Kurse dallimet qe behen ne Shqiperi jane plotesisht absurde dhe totalisht pasoj e luftes vella-vrasese qe komuniset filluan gjate luftes se dyte dhe e perhapen gjate rregjitmit komunist. Shume shqipetare jane plotesisht injorant kundrejt kontributit dhe ndikimit qe vendet malesore kane dhene per ceshtjen e shqiperise si me pen ashtu edhe me pushk.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,953
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Ekziston nje mentalitet i cili me qellim keqperdoret per te krijuar diferencime mes veriut dhe jugut, i pari me i prapambetur i dyte me i perparuar.
Kam mesuar se pas luftes se dyte boterore, veriu ka qene shume rezistent ndaj pushtetit te komunisteve dhe kete e ka deshmuar nje sere revoltash si ajo e Postribes dhe te tjera ne Malesi.Jan shtypur me dhune e masakra nga ushtria e udhehequr nga Mehmet Shehu dhe jane vrare edhe antare te familjeve te kryengritesve malsore.
Kjo ndoshta ka sjelle me pas edhe nje diferencim te qellimshem qe i eshte bere zones se veriut nga qeveria e asaj kohe.Prandaj pasojat do te ndihen edhe sot nese vazhdojme me kete mentalitet dhe nuk eshte faji i njerzve kjo, por i asaj politike diskriminimi qe u eshte bere verioreve per dekada me radhe.
Te mire e te ligj, te mencur e me pak, te kulturuar e jo, ka gjithandej si ne jug dhe ne veri.
Nuk ka pasur diferencime,ka pasur lufte per pushtet,jane vrare e shtypur dhe nga jugu apo Shqiperia e mesme.
Diferencimi avancoi ne demokraci.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,880
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Nuk ka pasur diferencime,ka pasur lufte per pushtet,jane vrare e shtypur dhe nga jugu apo Shqiperia e mesme.
Diferencimi avancoi ne demokraci.
Diferencizmi filloj qe me luften e dyte u perhap ne maksimum gjat regjimit komunist dhe vazhdon te egzisotj edhe sote tek shqipetari si pasoj e luftes psikologjike, perca e sundo, qe iu be per nje gjysem shekulli. Sa shkrimtare te veriut u promovuan gjate rregjimit komunist pervec Migjenit, ne krahasim me shkrimtaret e Jugut? Sa njerez kan qene ne dieni per Kryengritjen e Malesoreve ne 1911-en. E sa e sa gjarje te tjera qe akoma censurohen edhe sot?
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,953
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Diferencizmi filloj qe me luften e dyte u perhap ne maksimum gjat regjimit komunist dhe vazhdon te egzisotj edhe sote tek shqipetari si pasoj e luftes psikologjike, perca e sundo, qe iu be per nje gjysem shekulli. Sa shkrimtare te veriut u promovuan gjate rregjimit komunist pervec Migjenit, ne krahasim me shkrimtaret e Jugut? Sa njerez kan qene ne dieni per Kryengritjen e Malesoreve ne 1911-en. E sa e sa gjarje te tjera qe akoma censurohen edhe sot?
E shtron pyetjen gabim,ben dallime veri jug.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,880
Pikët
113
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

E shtron pyetjen gabim,ben dallime veri jug.
Projekt...une nuk mohoj qe shqipetaret u vran e u pren ne te katra anet e shqiperise gjate komunizmit. Ajo qe them une eshte se Veriu e pesoj me shume per aryet qe postoj Meri me lart. Veriu ishte pak me kokfort dhe as pak komprometues me cdo faktor qe do te mundoheshte te nderronte jeten e tyre rrenjesisht, ashtu sic beri komunizmi. Veriu jetonte me ligjet e kanunit te vet. Kurse Jugu u tregua pak, per te perdorur nje fjale me te mire, me pedant dhe me finok kundrejt komunisteve. Per arsyen se jugu menjanoj nga idologjia lindore qe me Fan Nolin. Keshtu qe idet joshese te komunizmit nuk e paten shume te veshtire tju imponoheshin masave me ane te kokave te caktuara qe luanin rrolin u udheheqesit. Sidomos ne ate perjudh, kur shumica e njerezve ishin analfabet dhe injorant te mirefillt, te cilet besuan se do te han me luge floriri me te vertet. Ishte kollaj ti impresjonoje ose ti mashtroje, ndoshta edhe vetem me hapjen e ndonje shkolle aty ku me pare nuk egzistonte. Ne ate kohe njerezit kenaqeshin me pak gje.
 
Meri eshte vetem,sa do e zgjuar eshte.
Jugu pedant dhe finok,po e kurseje pergjigjen,nje shkolle eshte hapi i pare.
 
Altruista

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2012
Postime
130
Pikët
0
Përgjigje e: Veri..Jug? Diferenca?

Askush nuk eshte perfekt ,,cdo kal i kuq e ka nje huq . Sja vlen te ngreme nje krahine e te ulim nje tjeter te tere jane e barabarte ne vlera ,tradita e gjithcka cfare disponojne. Faji ngelet gjithmone jetim ,,,flisni sa te doni por pyll pa derra nuk ka .
 
Top