• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Verizon e sjell televizionin në iPad?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Mendoni se keni nevojë për një TV në shtëpi? Ndoshta tableti iPad nga Apple, do të bëjë punë në vend të një televizori të zakonshëm.
Kohën e fundit iPad ka tërhequr vëmendjen e industrisë televizive, pasi që Verizon Communications të mërkurën demonstroi se si një aplikacion mund ta shndërrojë tabletin iPad në një pajisje televizive, të cilin kjo kompani po mendon ta përdor për shfaqjen e përmbajtjes televizive që ajo e ofron në shërbimin e saj kabllor.

Nëse planet e Verizon realizohen deri në vitin e ardhshëm, ashtu siç edhe është parashikuar, atëherë konsumatorët e Verizon do të mund të shohin televizorin edhe kur janë në lëvizje nëpër shtëpi, pa pasur nevojë për telepilot.
 
Top