• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

vesel debil udbashi flet per referendum !

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Veseli: Referendum për Marrëveshjen Finale Kosovë-Serbi

Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë të dakordohen për marrëveshje, në finalen e procesit të Dialogut, Kryeparlamentari Kadri Veseli thotw se zgjidhja më e mirë është që qytetarët e Kosovës të jenë ata që do ta thonë fjalën e fundit.
Veseli, në një deklaratë për Express, thotë se për këtë pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për Referendum.
“Vendimi final duhet të legjitimohet me vullnetin e lirë të sovranit. Do të duhej të jenë vetë qytetarët e Kosovës që do ta thonë fjalën e fundit për rezultatet e procesit të Dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kohë që fton për arritjen e konsensusit nacional lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi, por dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV, vazhdojnë ta refuzojnë atë
Së fundi, ai ka marrë edhe një nismë për t’i mbledhur në një tryezë krerët e institucioneve, Ekipin Shtetëror për Dialogun, si dhe partitë parlamentare opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin që synon të çojë në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por,LDK dhe VV, po vazhdojnë ta bojkotojnë atë.
Veseli thotë se arritja e konsensusit të plotë është e rëndësishme për Kosovën, por në fund të fundit Dialogu do të vazhdojë edhe pa LDK-në dhe VV-në, sepse Kosova, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Vendi në Ekipin Shtetëror për Dialogun do të jetë i hapur për LDK-në dhe VV-në. Ata do të duhej t’i vendosnin interesat shtetërore përpara atyre partiake. Por, ne do të ecim tutje edhe pa ta. Erdhën apo nuk erdhën në Dialog, sidomos LDK, në fund vendimi do të merret nga qytetarët e Kosovës. Pa ta, por me popullin, ne do të marrim vendime”, është shprehur Veseli për Gazetën Express.
Kryeparlamentari Veseli përsërit se Kosova është e gatshme dhe e vendosur për Dialog me Serbinë, ndërsa shkon në këtë proces me qëllime të qarta - njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB. Ndërsa sot pas takimit me partitë në Kuvendin e Kosovës Veseli ka thënë se tërësia territoriale nuk cenohet me dialogun Kosovë -Serbi.
_________________________________________
https://www.gazetaexpress.com/lajme/veseli-referendum-per-marreveshjen-finale-kosove-serbi-615830/
_____________________________________________________
Kushtetuta e 17 Shkurtit e Republikes se Kosoves nuk mundeson kurfare referendumi.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,220
Pikët
83
Përgjigje e: vesel debil udbashi flet per referendum !

Sa i vertete eshte lajmi i sotem qe u perhap ne mengjes dhe u hoq pak ore me vone nga gjitha portalet ne lidhje me nje paralajmerim amerikan per heqjen e takses ndaj serbise per vazhdimin e dialogut?
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: vesel debil udbashi flet per referendum !

Sa i vertete eshte lajmi i sotem qe u perhap ne mengjes dhe u hoq pak ore me vone nga gjitha portalet ne lidhje me nje paralajmerim amerikan per heqjen e takses ndaj serbise per vazhdimin e dialogut?
Eshte fake news
si çdo "lajm" tjeter qe vjen nga taci,veseli dhe padroni i tyne, vucic cetniku.

Çdo lajm qe vjen nga keta legena ballkanik eshte jo fake news po materie fekale.
 
Top