• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Një gjendje shpirtërore që ngjitet si gripi dhe infekton më tepër femrat, të cilat gjatë festave vuajnë më shumë dhe izolohen nga shoqëria.

Po ty a të ka ndodhur ndonjëherë?

Vetmia përhapet mes njerëzve pikërisht si gripi, pra është ngjitëse dhe femrat infektohen më shpejt se meshkujt. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga psikologët e Universitetit të Çikagos, Kalifornisë, San Diegos dhe Harvardit, të cilët kanë botuar edhe një artikull me të njëjtën temë në revistën shkencore "Journal of Personality and Social Psychology".
Personat e vetmuar janë të prirur t‘ua transmetojnë trishtimin e tyre njerëzve që i rrethojnë, pikërisht siç ndodh me një virus, gjë që në fund i bën të izolohen nga shoqëria. "Skema e infektimit i bën individët të jenë të mënjanuar nga shoqëria kur infektohen", shpjegon John Cacioppo, psikolog i Universitetit të Çikagos, ekspert i vetmisë dhe koordinator i studimit.
Në fakt, për vetminë flitet shumë, sidomos tani gjatë ditëve të festave dhe dihet që gjatë kësaj periudhe më të vetmuara e më të stresuara janë femrat. Takimet e sforcuara të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, si edhe përgatitjet për drekat e darkat familjare, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e thellojnë më shumë ndjesinë e melankolisë dhe ankthit që ndiejnë personat e vetmuar. Kjo gjë bën që t‘i kalojnë të stresuar ditët e festave.
Por le t‘i rikthehemi sërish studimit amerikan të vetmisë. Sipas tij, para se të humbasin miqtë, personat e vetmuar u transmetojnë vetmi edhe atyre pak miqve që u kanë mbetur, që edhe këta të fundit ka gjasa të infektohen nga vetmia. "Kemi vënë re një skemë shumë interesante infektimi, që i bën njerëzit të spostohen drejt cepave të rrjetit social kur janë të vetmuar", thotë psikologu. "Në periferi njerëzit kanë më pak dhe vetmia i bën ta humbasin pak nga pak edhe atë shoqëri që u kish mbetur. Kjo gjë i bën të kenë më pak besim te të tjerët, e si pasojë krijohet një rreth vicioz që e bën më të vështirë krijimin e lidhjeve të reja". Ajo që nevojitet në këto raste është ndihma. Është shumë e rëndësishme ta njohim këtë gjë te njerëzit që duam, të cilët janë prekur nga vetmia dhe t‘u qëndrojmë pranë për ta kapërcyer këtë gjendje.
"Sekreti për të luftuar vetminë është të kuptojmë se nuk është gjë tjetër veçse një sinjal biologjik i trupit tonë. Të gjithë njerëzit ndihen të vetmuar të paktën një herë në jetë, ashtu siç ndiejnë që kanë uri ose etje. Nëse eksperimentohet ndjenja e izolimit, nuk duhet nënvlerësuar, por duhet të përpiqemi ta kapërcejmë", shpjegon psikologu.
Studiuesit janë nisur nga të dhënat e "Framingham Heart Study" (FHS), projektuar fillimisht për të monitoruar sëmundjet e zemrës. Studimi nisi në vitin 1948 me 5209 persona, më pas është përhapur te 12 persona, mes të cilëve janë edhe fëmijët e nipërit e grupit fillestar. Testet e sotme përfshijnë edhe treguesit e depresionit dhe vetmisë. Objekt i studimit aktual kanë qenë edhe 5124 persona të brezit të dytë të FHS. Edhe për këta të fundit tema e studimit ka qenë problemi i vetmisë. Studiuesit duan të dinë me saktësi gjendjen emocionale të subjekteve të përfshirë në studim, me pyetësorë dhe intervista që mbulojnë edhe listat e miqve e të personave me të cilët janë të lidhur më shumë.
Duke ndërtuar grafikët që tregojnë historinë e ësive të subjekteve të ndryshëm dhe duke nxjerrë informacione nga intervistat e vazhdueshme mbi vetminë, studiuesit kanë arritur të krijojnë një skemë mbi izolimin që përhapet, forcohet dhe pak nga pak personat kanë më pak . Pra, në një farë mënyre personat e vetmuar "infektojnë" ata që kanë përreth. Studimi ka treguar gjithashtu se personat e vetmuar nuk kanë besim te njerëzit, gjë që e bën më të vështirë formimin e ësive të reja.
"Shoqëria do të kishte shumë përfitime duke e përballuar në mënyrë vendimtare problemin e personave të vetmuar, duke i ndihmuar të krijojnë rrjetin e tyre social dhe të krijojnë kufi mbrojtës kundër vetmisë. Studimet e mëparshme kanë treguar se vetmia dhe mungesa e kontaktit ka një efekt negativ mjaft domethënës mbi shëndetin në përgjithësi dhe mirëqenien e personave më të moshuar", është shprehur drejtori i divizionit të kërkimit komportamental dhe social, i cili ka financuar studimin.
Gjithsesi, të gjithë duhet të përpiqemi të rrëzojmë murin e kësaj sëmundjeje të vërtetë. Por edhe nëse "virusi" është i ri, fatmirësisht vaksina është gjetur prej kohësh.
"Përpiqu të gjesh kohën për të qenë mik: është rruga e vërtetë e lumturisë", thoshte dikur Nënë Tereza.
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Vetmia ndahet ne vetem dhe i vetmuar:
Vetem: kur vertet je vetem (fizikisht) dhe aspak nuk e njden mungesen e askujt.
Nganjehere dhe e nevojshme, ku gjen qetesi shpirti,analizon veprimet, te ben te mendosh gjerat thellesisht ose dhe rikthen kujtimet.
I vetmuar: kur ndjehesh vetem mes nje turme njerezish. Bosh nga brenda, pa shoqeri, pa parkrahje ...pesimist ne cdo aspekt.
Kjo vetmi eshte shqetesuese qe kerkon nje sherim te shpejte.
 

Viktoria

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 19, 2010
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Mali i Zi
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Seshumti vetmija noll mbas nje periudhet te vshtir kur mbesim me shum pyetje dhe deshira te heshtuna.Te gjitht kemi mendime te llojllojshme por nese degjojm se dikush esht i vetmuar ather edhe ma modeste jemi per at person.

Vetmija esht nje rast,nuk esht lgat,nuk esht smundje.

Njeriu lind i vetmuar!Dhe vdek i vetmuar! Ather edhe jeten duhet ta kuptojm si nje detyr e ber nga vetem duart tona.

I vetmuar duhet ti shikojm krejt jeten e ton-shkollimin,punene,detyrat,etj.Ne qeverin ku une jetoj prindrit bejn cdo pun per fmijen e tyre.Tani edhe nuk esht vshtir sepse cdo gjer esht me korumpime dhe me ket idej edhe i punsojn fmijen e tyre.Kur lindin nipat dhe nipet edhe me ta punojn,veprojn,levizin dhe nuk ndalin pa ndihmua dhe pa jetua jeten e fmijeve te tyne.Ather,cka u be me fmij???Ata do rriten dhe do vazhdojn jeten pa dij ta mbarojn nje pun dhe nje detyr me djes te vete.Ata do behen gjusha dhe gjyshe pa e lexua nje vijersh fmijeve te vet-sepse,tan jeten dikush tjeter e jetoi ne vend te tyne.

Ket rast e mora me qellim.Nese kemi gabuar dhe kemi mbet te vetmuar ajo esht vepra jon.Ather edhe vetmija e ben ma me vshtirsin jeten por ather leviz ti vet...
Ma mir dheze nje qiri se sa po te pengon erresira!!!
Lutu ne at vetmi!!!
Mendo ne at paq!!!
Dhe beso ne at vend te pakufi!!!!

...me kto,po shohim,vetmija mundet te jet dhurat,jo smundje.


-Edhe virgjereshat jan lule te rradha te cilat gjinden ne vende te vetmuara-Victor Hugo
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

personalisht vetmia me pelqen shume por dhe me tremb njekohesisht..adhuroj momentet e vetmise, adhuroj te rri vetem me veten time dhe mendimet e mia, adhuroj te fantastikoj ne vetmine time,por nese kjo vetmi do ishte e perhershme atehere do behej nje burg te cilit duhet ti largohem sa me shume..
une u bene vite qe jetoj vetem, kam krijuar ambientin tim pamvarsine time dhe kete gje e adhuroj nga nje ane, por nga ana tjeter me tremb sepse kam frike qe po ambientohem shume me vetmin dhe do e kem te veshtire me pas te bashkjetoj me dike..
 

Viktoria

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 19, 2010
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Mali i Zi
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Ndoshta kjo ndolli sepse nuk ke bashmendime me njerz te aferm.
Esht me randesi ta dijm si te siellem ne jet te perditshme,ne obligime dhe me probleme.Kur te gjithat i mbarove mir ather nuk esht problemi tek ti,dhe si e shkove(adhuroj momentet e vetmise).Ather ne ty ka forc dhe hapsir per te gjith njerzit dhe situatat dhe te jesh e vetmuar nuk esht keq per ty.
Dhe ne ket mnyr,ndoshta esht prova jote per ta kupotsh sa mundesh te durosh dhe te jesh e sakt ne idejen e vet.

Une besoj se cdo gjer esht me kuptim,si e mira,si e keqja dhe ne ket rast te vetmis tende dhe timen :) buzqeshja,mendimi i shendosh dhe drejtsija e mir jan afer nesh.Dhe,e sheh,nuk jemi te vetmuara :D
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

ne jeten e perditshme Viktoria jam e shoqeruar gjithmone nga miqte e mi, nuk kam kurre probleme ne raportet me njerezit qe me rrethojne, ne pergjithesi me ke nuk njoh jam shume e mbyllur dhe e ftohte por persa i perket shoqerise jam shume e hapur dhe disponueshme. nuk shmangem kurre daljemve me shoqeri, drekave ,darkave apo thjesht dhe mbasditeve per ti kaluar te gjithe bashke, kete vere kemi ndenjur nje muaj te gjithe bashke nga mengjezi deri ne darke vone dhe e beja me shume deshire, sepse me pelqen te rri me ta, por pas gjithe ketyre une gjeja momentin dhe rrija me veten time, pra e ndjej te nevojshme vetmine, shpesh here dhe pse rrinim te gjithe e nje vend une izolohesha ne mendimet e mia.. eshte nevoje per mua kjo.
 

Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,461
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Besoj se njeriu jeton ne shume lloj menyrash.

Nje esht edhe vetmia, mbremjeve jam gjithmone vetem dhe jam mesuar sme ben pershtypje, po pata njerez neper kemb nuk ndihem rehat.

Per vetmi ne kuptim tjeter skam cfare them se sjam ndjer e vetmuar ose skam vuajtur asnjehere.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

ne jeten e perditshme Viktoria jam e shoqeruar gjithmone nga miqte e mi, nuk kam kurre probleme ne raportet me njerezit qe me rrethojne, ne pergjithesi me ke nuk njoh jam shume e mbyllur dhe e ftohte por persa i perket shoqerise jam shume e hapur dhe disponueshme. nuk shmangem kurre daljemve me shoqeri, drekave ,darkave apo thjesht dhe mbasditeve per ti kaluar te gjithe bashke, kete vere kemi ndenjur nje muaj te gjithe bashke nga mengjezi deri ne darke vone dhe e beja me shume deshire, sepse me pelqen te rri me ta, por pas gjithe ketyre une gjeja momentin dhe rrija me veten time, pra e ndjej te nevojshme vetmine, shpesh here dhe pse rrinim te gjithe e nje vend une izolohesha ne mendimet e mia.. eshte nevoje per mua kjo.
Ne kemi festen e krishtlindjeve perpara(ne marredhenie pune) dhe u be lista kush do marri pjese ose kush ka deshire.Filluan direkt me justifikime: skam kohe,jam i zene,jam i ftuar,eshte shume larg etj....
Po mir me ju thashe,edhe 1 dite ne vit nuk gjeni kohe juve????
Me mir vetem(qe nuk eshte zgjidhje).
Lufte me kohen sot,fatkeqesisht...
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Izolimi nga shoqeria vjen nga pasiguria ne vetevete
Po te te dashurosh vetveten do shohesh qe do dashurohesh edhe nga te tjeret :)
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

ai qe beson ne zotin nuk eshte kurre vetem.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

....dhe ja qe dhe Zoti 's`te le rehat' te Jesh Vetem, kur ndjen kete nevoje..
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Athere nuk e paske kuptuar qe tema eshte : Vetmia eshte nje semundje ngjitese.
Fatkeqesishte nuk e ditke se ç'eshte vetmia!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Athere nuk e paske kuptuar qe tema eshte : Vetmia eshte nje semundje ngjitese.
Fatkeqesishte nuk e ditke se ç'eshte vetmia!
Se sme ze gjumi,pasiqe tejet i lodhur jam..
Na i shpego ti vetmine me ndihmen e zotit!
Fatmiresisht une nuk besoj.
PS: une nuk kam grope ne gjoks!!!!
Qenkeni brisk nga goja juve.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Një gjendje shpirtërore që ngjitet si gripi dhe infekton më tepër femrat, të cilat gjatë festave vuajnë më shumë dhe izolohen nga shoqëria.

Po ty a të ka ndodhur ndonjëherë?

..."Përpiqu të gjesh kohën për të qenë mik: është rruga e vërtetë e lumturisë", thoshte dikur Nënë Tereza.
Lexova gjithe artikullin qe paske shkruar , por gjithkund nuk pashe as edhe nje te vetmin fakt qe te te binde qe : Vetmia qenka semundje "ngjitese "
Mjaftoka te shkruash disa fjale kyce si : "studime , te dhena , psikolog , universitet ( Amerika eshte me e preferueshme (!) ,revista shkencore "Journal of Personality and Social Psychology", po munde sa me shume te perdoresh fjalen magjike HARVARD...etc " qe te besohet dhe gelltitet si e vertete ?!?!
C'amon , please give me a break !
Vetmia shfaqet shume qarte ne fytyren e personit qe vuan por ASPAK nuk eshte ngjitese . E vertete qe ne kohen e festave kur gjithe njerezit gather together me familjen , jane njerezit qe s'kane familje dhe shoqeri qe goditen nga kjo "semundje " ose its effects , por nuk do te thote qe eshte ngjitese . E vertete gjithashtu eshte qe vetmia sjell depresion , por edhe ajo e ka kuren e saj : extremely effective and FREE . The SUN is the right answer . Depresioni nuk eshte gje tjeter vecse mungese e vit D and fish oil .
Dil jashte ne diell , dil jashte per te gjetur shoqeri = Kjo eshte kura !
By the way semundjet ngjitese kerkojne "izolim" gje qe eshte me rrezik dhe ne kundershtim te plote ,kur do qe te shporresh "vetmine "= This is contradictory !

I love Nene Tereza , so my best tip is : Follow her advise !
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,680
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia është një sëmundje ngjitëse!!

Vetmia nuk esht semundje ngjitese,esht thjesht nje gjendje qe e kalon pothuajse cdo njeri gjat jetes se tij.
Kur je vetem mendon me shum per veten,per raportet e tua me njerezit qe te rrethojn,i shikon nga nje kendveshtrim tjeter(nga ai i pesimizmit).
Ndonjeher vetmia na ben me te fort,me te sukseshem.
Sic thot edhe shprehja ;-"Luani ecen vetem,e jo ne tuf si delet"
Por ne ditet e sotshme shqiptohet:-"Nje njeri (a)normal ecen vetem,dhe jo si njerezit normal te tjer"
Per fatin ton te keq :(
 
Top