• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vetmia dhe Ti...?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Vetmia eshte te duash shume dhe te mos kesh cfare te duash ,te jesh kudo i tepert, i huaj mik i paftuar ne bote, hije pa nje kujtim qe te beje te vuash pa nje shprese per ate qe do vije...:(...po ankthi i diteve te mia pa ty ankthi im i perhershem per te gjitha ato qe i di dhe s'i di..:(:(

Ceshte vetmia?
A ndiheni vetem edhe pa arsye specifike..?
Cbeni per t'ju kaluar kjo ndjenj..?
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Eh mi Puffe...po c'eshte kjo teme moj cupe...Te gjithe jemi vetem..dhe ndjehemi vetem..Po ti mos e ca koken, sa te me kesh mua ketu......
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

U kapa te cepi ri dreq, po rashe..
 

Ester

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 11, 2010
Postime
18
Pikët
0
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

eshte lux,mjafton vetem te kuptosh qe je me njeriun qe do me shume,me veten! :)
 

No Way

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
44
Pikët
0
Vendndodhja
Larg
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Shume njerez,zgjedhin te rrine me njerez(shpesh jo te duhurit)....sepse kane frike te rrine me veten.....

Per vete kam marredhenie te mira me vetmine...me ndihmon te akumuloj...mendime,energji.......qe ne mes te tjereve te ndihem me mire....
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Siç the , eshte e nevojshme pasi duke ndejtur tere kohes mes njerezve e sidomos duke folur shume vjen nje moment qe nuk mendon dot aq shpejt fjalet qe thua dhe flet gjera pa vlere si dhe perseritese , e ndjen veten sikur jep e jep deri sa shterrohesh .
Biles ne kete kuptim me pelqen me teper te degjoj dike te flase ( duke bashkebiseduar ) se sa te flas vete tere kohes .
Vetmia me pelqen sepse me ndihmon te germoj me tutje se sa ne siperfaqe ku nuk shihet asgje qe te vleje .
Ne vetmi ke kohe ke edhe qetesi , ne momentin qe do vije , te thuash mendimin tend do te jete kenaqsi edhe per te tjeret te te degjojne dhe behesh as i tepert dhe as monoton duke thene gjera te pergjithshme
Shpesh i them vetes , lodhesh kot se keto gjera s'do te vije rradha t'i thuash ndonjehere , por jo , idete thurin njera tjetren dhe te ndihmojne qofte drejtperdrejt , qofte ne menyre krahasimi .
Keshtu qe besoj ja vlen gjithmone pasi vjen patjeter nje moment ku mund te shprehesh ne menyre ekzakte ate qe ke mesuar , te ofrohet nje çast i vyer me vemendjen e dikujt apo te shume veteve te cilen duhet ta shfrytezosh ne menyren me te arritur .
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

shpesh jam ne vetemi po kur jam me nerva me ndihmon se kur ulem e te pyes veten nuk me ndihmon asgje me kthen boten mbrapsht...:mad:
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Une jam mesuar me vetmine,kur nuk shkon me leshoj muzik klasike...ja ngre zerin pak,se ketu tek une komshite jane large.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Vetmia eshte te duash shume dhe te mos kesh cfare te duash ,te jesh kudo i tepert, i huaj mik i paftuar ne bote, hije pa nje kujtim qe te beje te vuash pa nje shprese per ate qe do vije...:(...po ankthi i diteve te mia pa ty ankthi im i perhershem per te gjitha ato qe i di dhe s'i di..:(:(

Ceshte vetmia?
A ndiheni vetem edhe pa arsye specifike..?
Cbeni per t'ju kaluar kjo ndjenj..?
Ok Teme interesante por ama e kam dicka per te ta thene si gjithmone lol

Vetmia eshte gjinia femerore...
Ti je gjinia femerore...
Pse gjithcka e trajton ne mashkullore madje edhe vete vetmine qe eshte nje femer e hijshme i jep imazhin e nej mashkulli? :p

Per sa i perket temes po te sjell perkufizimin filozofik qe te mund te vazhdohet me tej me mendimet vetjake.

Vetmia është pjesë shpirtërore e pandashme nga e cila nuk ik njeriu; përkundrazi atë e kerkon me intensitet kur ajo i mungon. Jeta e përditëshme ngarkon me të gjitha llojet e emocioneve: stress, hare, luftë psikokonkurenciale në mes individëve (sundimi dhe mbisundimi psiqik), ahengu e çdo lloj tjetër aktiviteti, kërkojnë çaste të vetmisë për pushim. Përpos kësaj, personaliteti vet, bota psiqike vet, janë të ndryshme nga njeriu në njeri që vetvetiu në thelb është një vetmi e lindur. Unë nuk mund të jemë tjetri dhe tjetri nuk mund të jetë unë. Askush nuk mund të mendoj e të veproj si tjetri et si pasojë, tjetri nuk mendon e vepron si unë. Cdo kush mendon vet në kokën e vet dhe me këtë, rritet jeta shpirtërore dhe vlerat morale të individit. Kjo vetmi është përsosje e lindur dhe nga ajo nuk ka tentim ikje po përkundrazi, asaj shpesh i këthehet njeriu se ka nevojë për të. Kjo vetmi e ndërlidhur me marrëdhënie me të tjerët, krijon presonalitetin dhe si përmenda më parë, formon vijat e moralit dhe sjelljeve me botën.

Procesi që çon në vetmim është pasojë e mbylljes graduale në vetvehte qoftë nga përjetime të dhimbshme, qoftë nga marrëdhënie të tendosura me të tjerët. Tendencat janë izolimi, shkëputja nga bota tjetër dhe mbyllje në vetvete. Në këtë formë të ndarjes më nuk ka vetmi por vetmim. Këtu shum pak ndihmon vrapi i kohpaskohshëm drejt tjetrit. Ndjenja e vetmisë persiston edhe në prezencë të tjetrit e sidomos rrikëthehett posa subjekti të gjindet vet. Vetmimi në plan psikologjik përshkohet me ndjenja të hedhjes nga të tjerët si dhe me fajësimin e vehtes e sidomos fajësimin e fatit të keq dhe fajësimin e botës që e rrethon. Shiquar në mënyrë rrënjësore, vetmimi është izolim dhe egocentrizëm. Është ndjenjë vetanake që nuk kërkon të ndaj e të kuptoj botën e tjetrit. Halli i vet është gjithëmonë më i madhi i halleve. Kjo ndjenjë, shkakton trazira të thella tanimë të luhatura te subjekti që kërkon shum shpesh, izolim (vetmim) dhe mbyllje ekstreme në vetvete. Kjo formë e vetmimit nënkupton edhe ndjenjën e braktisjes nga pala tjetër. Këtu flas për braktisje në dashuri. i "braktisuri" shpesh, tërhiqet në izolim duke ju nënshtruar sindromit të braktisjes e të hedhjes e kjo shëndrohet në vetmim të tendosur ankth, shpesh me përmasa tejet të thella.


P.S Them se çdo njeri ka nevojë për vetmi të shëndoshë, se aty e gjen rrugën e duhur dhe më të përpiktë të jetës. Më së shumti mësohet mbi vehten duke soditur në vetmi mbi relacionet me të tjerët dhe sjelljet e të tjerëve me ne.

"Vetmia është errësim i lidhjeve me të tjerët, izolimi është humbje e lidhjeve."

" Vetmia: Më e keqja nga vetmitë eshtë të jeshë akoma aty për të tjerët kur nuk je as për vetvete." (Francoise Chauvin)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Ok Teme interesante por ama e kam dicka per te ta thene si gjithmone

Vetmia eshte gjinia femerore...
Ti je gjinia femerore...
Pse gjithcka e trajton ne mashkullore madje edhe vete vetmine qe eshte nje femer e hijshme i jep imazhin e nej mashkulli?
lol e kam trajtu ashtu se nuk gje rruge zgjidhje dhe e trajtova si shoqe shok bile
edhe gjines asnjeanes ama kot ....:(

FLM !! per shpegimin filozofik se ktu po e gjej veten ..:)po kur e pershkruj me fjalet e mia askund nuk jam ...:O :( ndonjehere e urrej se me ben shume te padrejt
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,009
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Vetmia shume e konsiderojne si dicka negative per personin. Une e gjeje ne shume raste dicka teper pozitive. Shume here kam qene me mijera njerez , perreth meje dhe rrezikon te humbasesh dhe vetveten kur je me ta, nuk njeh me cfare do dhe cfare nuk do, por behesh skllave e deshirave te te tjereve.
Nuk flas qe te rrime gjithmone te vetmuar, por ne disa raste njeriu ka nevoje per te kuptuar dhe reflektuar mbi qenien e tij, mbi zgjedhjet dhe mbi te gjitha mbi kuptimin e aksioneve te tije.
E vertete qe vetveten e kupton nga raportet qe krijon me njerezit , por e vlerson keto arritje kur je ne vetmi.
Ndonjehere kur dua te jem ne vetmi, gje qe ndodh rralle,,, por kur dua te jem vetem jap koordinata te gabuara te vendndodhjes time dhe shpesh mund te jem diku tjeter ...por vetmia me bene te ndihem e PAVARUR.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

Un dhe vetmia i jemi betuar njeri_tjetrit per dashuri te perjetshme :D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

.....buzeqesh ashtu si une po te qesh, - me thote
me shiko, ashtu si une po te shoh .....me thote
.... mendoje trupin tend si nje pentagram dhe shpirtin tend, si notat qe vallezojne me kaq harmoni - me thote
fluturo ! - me thote....
fluturohet edhe lumturisht dhimbshem - me thote
mjafton pak caste, te harrosh 1 jete - me thote.
Vetmia ime, kjo....
Muzika.....

https://www.youtube.com/watch?v=DiaUAoa-9n4
 

drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
32,312
Pikët
113
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

.....buzeqesh ashtu si une po te qesh, - me thote
me shiko, ashtu si une po te shoh .....me thote
.... mendoje trupin tend si nje pentagram dhe shpirtin tend, si notat qe vallezojne me kaq harmoni - me thote
fluturo ! - me thote....
fluturohet edhe lumturisht dhimbshem - me thote
mjafton pak caste, te harrosh 1 jete - me thote.
Vetmia ime, kjo....
Muzika.....

https://www.youtube.com/watch?v=DiaUAoa-9n4
[YOUTUBE]dxaSPW1MN5I[/YOUTUBE]

jeto me mua vetem tre minuta`thankyou`
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Vetmia dhe Ti...?

===========================================
Vetmia* ime...

.....pa une...

https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
 
Top