• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vezë të mbushura

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Për 4 persona

* 2 dorëza majdanoz
* 1 lugë mustardë
* 2 lugë djathë i shkrirë
* 4 vezë të ziera
* 50 gr gjalp, va, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Vezët e ziera dhe të qëruara i presim përgjysmë. I nxjerrim të verdhat dhe i vëmë në kullojsë mbi një enë të thellë. Pastaj, me lugë i shtypim të verdhat e vezës. Në enën me të verdhat e vezës e shtojmë mustardën dhe djathin e shkrirë. E grijmë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.

Masën e fituar e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me masën i mbushim gjysmat e vezëve. Pastaj, i vëmë në enë qeramike. Sipër gjysmave të vezës vëmë nga një copë gjalpë. Sipër grijmë piper të zi.

Enën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 195 gradë. Pjatën për servirje e zbukurojmë me keçap. Në mes, të pjatës i servirim vezët e mbushura. E zbukurojmë me gjethe majdanozi
 
Top