• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Viewsonic lanson tabletin ViewPad 7

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompania Viewsonic, së fundmi e ka lansuar tabletin e saj Android, të cilin e ka quajtur ViewPad 7.
Siç sugjeron edhe emri i këtij tableti, Viewsonic ViewPad 7 është një tablet me 7 inç, i cili bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa i njëjti do të vijë në treg me “funksionalitetin e një telefoni mobil” gjë që duket të jetë mjaft interesante për një kompjuter tablet.

Thuhet se kompania Viewsonic së shpejti do t’i zbulojë edhe specifikat tjera lidhur me tabletin, ndërsa ajo që dihet tashmë është kamera prej 0.3 mega-piksel dhe kamera tjetër me 3 mega-piksel e cila i dedikohet komunikimit me video.

Viewsonic ViewPad 7 gjithashtu do të posedojë edhe Wi-Fi të integruar, si dhe lidhjen për 3G dhe Bluetooth, bashkë me portet për A-GPS dhe microSD kartelë.

Viewsonic ka thënë se në tabletin e saj ViewPad 7, përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin lidhjen 3G për SMS dhe MMS, si dhe të bëjnë thirrje të zakonshme përmes VoIP.
 
Top