• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vilma dhe Paul Cassidy, dasma me e pafat ne histori

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Keta te dy kane qene protagoniste te asaj qe mund te perkufizohet si dasma me e pafat ne bote.

Aventurat e pakendeshme nisen qe gjate ceremonise ne kishe; kur nje femije vetem 16 muajsh papritur u zbeh ne fytyre , duke rene pertoke pa fryme perpara te gjithe personave te ftuar. Pasi u transportua menjehere femija ne spital, ceremonia u duk sikur iu kthye qetesise.

Por jo! Mamase 76 vjecare se Paul i ra te fiket gjate fotove te ritit qe po bente me ciftin perballe altarit. Sapo kishin arritur ne spital duke transportuar femijen e vogel, dhe doktoret u kthyen me ambulance per te tranportuar dhe te moshuaren.

Si te mos mjaftonin te gjitha keto per te shkaterruar klimen e festes, njeres nga te ftuarave i erdhi nje mesazh ne te cilin lajmerohej per vdekjen e te atit. Megjithate, festa duhet te vazhdonte, keshtu qe pas ceremonise tek kisha St Mery of Melton Mowbray ne Mbreterine e Bashkuar, te gjithe te ftuarit, duke perfshire ketu edhe fatkeqen qe i kishte vdekur i ati, shkuan per tek pritja festuese e organizuar nga Paul dhe Vilma.

Por edhe ketu atmosfera e festes zgjati pak, pasi djali i ciftit, sapo mberriten tek banketi, u vra ne koke nga nje mbajtese xhami qe i ra persiper. Me pas, pas disa oresh, edhe motra me e madhe u vra, duke u goditur ne koke.

Per fat te mire ne mbasdite dasma mbaroi dhe dhenderi mund te shkonte ne spital te takonte te emen. Megjthese, ende nuk kishin mbaruar peripecite, pasi ai nuk mundi te shkonte ta takonte pasi makina e tij kishte ngelur e mbyllur ne parkimin ku e kishte lene.

Pavaresisht gjithe aventures dhe te qenit totalisht pafat, cifti buzeqesh dhe u tregojne me shaka gazetareve aventuren e tyre.

"Hoqem nje barre te madhe kur dita perfundoi. Menduam: 'Cfare tjeter mund te shkonte shtrember?'. Mendoj qe eshte nje nga dasmat me fatkeqe te historise." - thote 50 vjecari Paul.

Ndersa Vilma rrefen: "Dita ishte gjysem makth e gjysem fantastike. E ndieja qe dicka do te ndodhte, por nuk mendoja asnjehere qe do te ishte nje dite aq e tmerrshme."
 

clizia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2009
Postime
298
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e dikujt
Përgjigje e: Vilma dhe Paul Cassidy, dasma me e pafat ne histori

shyqyr qe nuk kishtew adio aj celibato ai se do shuante gjithe miq :D :D
 
Top