• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vioresin sinani rikthehet tek vllaznia

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
VIORESIN SINANI RIKTHEHET TEK VLLAZNIA
Burime zyrtare nga klubi shkodran bëjnë të ditur se oferta në adresë të Sinanit kishte mbërritur që në fundjavën e kaluar.


Vioresin Sinani është firma më e re në radhët e kuqebluve të Vllaznisë. Ish-kapiteni i Vllaznisë, i cili më parë ka luajtur edhe me Tiranën, ndërkohë që sezonin e kaluar e mbylli me ekipin e Besës, që nga dita e sotme është lojtar i Vllaznisë së Shkodrës.


Burime zyrtare nga klubi shkodran bëjnë të ditur se oferta në adresë të Sinanit kishte mbërritur që në fundjavën e kaluar, ndërkohë takimi i sotëm me presidentin Fushaj, ku është arritur akordi financiar, ka sjellë edhe nënshkrimin e kontratës me afat kohor njëvjeçar.


Kështu, teknikut malazez që drejton Vllazninë, Mojash Radonjiç, i është plotësuar njëra nga kërkesat e paraqitura për repartin e sulmit, pasi ai kishte kërkuar dy lojtarë me përvojë për të qënë në rolin e titullarit.


Mësohet gjithashtu se firma tjetër për këtë repart mund të jetë e futbollistit kroat, Jumiç, të cilit, pas disa testimeve në skuadrën shkodrane, i është ofruar një kontratë njëvjeçare.


Në pritje të nënshkrimit me Vllazninë është edhe shkodrani Valdano Nimani, i cili në dy sezonet e kaluara ka luajtur për ngjyrat e Laçit
 
Top